QSUT
TIRANË- Detaje kanë dalë nga dosja e mjekut dhe një tekniku të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që akuzohen për korrupsion. Gazetarja Anila Hoxha për Top Channel ka zbuluar një bisedë mes Nazmi Metaliut dhe Astrit Mansakut në lidhje me skemën që këta të dy bënin në QSUT.
Personi që ka kallëzuar çështjen, e cila solli dhe arrestimin e dy personave përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë një aksident me makinë ku ai ishte si pasagjer. Kur kallëzuesi ka shkuar për t’u interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është takuar rastësisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ishte vizituar disa vite më parë dhe gjatë bisedës së bërë me të i ka treguar për shqetësimet shëndetësore që kishte, ndërsa ky i fundit i ka thënë se do ta ndihmonte.
“Kallezuesi e ka pyetur doktorin se per ta marre kete sherbim mos duhet te ishte i shtruar ne spital por ai i thote se nuk ka problem pasi keto gjera do ti rregullonte ai pasi do fliste me personelin mjekesor aty por duhet dhene para tek ata sepse si rregull behet me planifikim e vononte disa muaj. Doktor Nazmiu me tha qe per te bere skanerin duheshin 6.000 leke te reja dhe u lidh ne telefon me kolegun e tij Astrit Mansaku ku i tha se po vinte bashke me ate tek bondrumi qe te bente skanerin. Tek bodrumi doli doktor Astriti te cilit Nazmiu i tha qe te me bente mua nje skaner barku dhe gjoksi“, sipas dosjes.
Metaliu i ka thënë të bënte skaner të trupit, shërbim që mund ta përfitonte duke dhënë para ose do të priste disa muaj sa t’i vinte radha, sipas procedurave të spitalit. Metaliu i ka thënë denoncuesit që për një skaner ata merrnin 12.500 ndërsa për të do të merrte 6.000-7000 lekë. Më pas mjeku komunikon me kolegun e tij teknikun e imazherisë, Astrit Mansaku dhe skaneri realizohet.
“Ne procesverbalin e transkiptimit te bisedes ambjentale te zhvilluar ne ambjentet e Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne daten 02.02.2023 ora 12.45 mes shtetasve Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku rezulton : Astriti I thote Nazmiut a e di cfare ke bere ti? Nazmiu I thote kam pushkatu veten, te kam pushkatu dhe ty. Astriti I thote ne sikur tja bejme vetes eshte tjeter histori por me ja bere shokut…. Nazmiu I thote pse du une me ja bo vetes… erdhi ai …qe e pat abo para dy javesh dhe sa e bo tha e I thashe… paska qene njeri i pabese or burre. Astriti I thote kjo eshte shoqeria mor burre, kjo eshte me vra veten , me u var ne litar, nuk ke ci bo o Naz. Nazmiu I thote me thoshte hajde me mu, me vra veten. Astriti I thote as me fol nuk fol dot ma dhe Nazmiu I pergjigjet se mos kete ndonje djall kete , mos fol…erdh tek une dhe me tha hajde mere nje kafe, po lene i thashe une, po cfare plehre paska qene. Astriti I thote po lene ate pune kane ato sikur ne kemi punen tone dhe ata kane te veten, ai eshte ne rregull me veten, ai per ate pune ka dale, ske pse e shan faji eshte i joni”, sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha.