Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Udhëheqësit e shtatë prej vendeve më të pasura të botës janë takuar sot në samitin e G7-ës, për të diskutuar çështje gjeopolitike, ekonomike dhe klimatike. •Ngjarja zhvillohet në qytetin japonez të Hiroshimës. •Takimet do të zhvillohen deri më datë 21. •Në axhendën e sotme të diskutimeve janë lufta në Ukrainë dhe plani për paketat e reja të sanksioneve në Rusi. •I pranishëm në këtë takim të rëndësishëm është edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. •Pak pas nisjes së takimit, liderët e G7 nuk kanë humbur kohë, duke rënë dakord për vendosjen e më shumë sanksioneve kundër Rusisë, që synojnë kryesisht tregtinë e vendit por edhe individë dhe kompani. •Më herët kryeministri britanik, Rishi Sunak ftoi më shumë vende të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë, pak pasi Britania miratoi paketën e si ndëshkim për luftën e përgjakshme në Ukrainë. •Sanksionet synojnë 86 individë dhe organizata të lidhura me sektorët e energjisë, metaleve, mbrojtjes, transportit dhe financiar të Rusisë - duke rritur presionin mbi të ardhurat e mbetura të Putinit dhe përpjekjet për të përdorur këta sektorë për të mbështetur makinën ushtarake. •Një përgjigje e menjëhershme ka ardhur nga lideri rus, i cili shprehu bindjen se pavarësisht sanksioneve, eksportet bujqësore të Rusisë tejkalojnë 40 miliardë dollarë.
16 artikuj për këtë temë.
JAPONI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkon të dielën në Hiroshima të Japonisë për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të Grupit të shtatë vendeve më të pasura të botës. G7-a pritet të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe të marrë masa ndaj vendeve që e ndihmojnë atë t'i shmangë sanksionet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara nga Hiroshima, me këto hapa G7-a synon të vështirësojë aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.
Zoti Zelensky, që ndodhet në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në takimin e Lidhjes Arabe, flet të premten përmes internetit në takimin e G7-ës, ndërsa të dielën do të udhëtojë për në Hiroshima ku do t’iu bashkohet udhëheqësve të shtatë demokracive më të pasura, në ditën e fundit të bisedimeve.
Udhëheqësit e G-7-ës pritet të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë me qëllim dobësimin e aftësive të Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.
Në një takim me kryeministrin japonez Fumio Kishida, Presidenti Joe Biden tha se grupi ndan vlera të përbashkëta.
“Masat përfshijnë mbështetjen e popullit të Ukrainës ndërsa ata e mbrojnë territorin e tyre sovran dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për agresionin e saj brutal … për të siguruar një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, thotë presidenti amerikan, Joe Biden.
Shumica e sanksioneve janë vendosur nga SHBA-ja, kryesisht mbi asetet e rusëve me vlerë mbi 58 miliardë dollarë.
Udhëheqësit e G7-ës lëshuan një deklaratë pas takimeve me dyer të mbyllura ku thanë se “mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet”. Ata u zotuan se do “të qëndrojmë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
“Rusia e filloi këtë luftë dhe mund t'i japë fund kësaj lufte”, thanë ata.
“Viti i kaluar ishte viti i sanksioneve. Unë mendoj se ky vit është viti i zbatimit të këtyre sanksioneve, si edhe për të shqyrtuar se çfarë kontrollesh shtesë për eksportin mund të vendosen për të siguruar që Rusia nuk është në gjendje të sigurojë kapacitete ushtarake dhe të teknologjisë që i nevojiten për të zhvilluar luftën e saj”, thotë Kimberly Donovan nga Qendra Gjeo-Ekonimike e Këshillit Atlantik.
Megjithatë, grupi nuk do të shpallë një ndalim gjithëpërfshirës për mallrat e eksportuara në Rusi.
Takimi i nivelit të lartë gjithashtu do të përqëndrohet në kundërshtimin e asaj që grupi e quan “shtrëngim ekonomik” të Kinës apo praktikat ekonomike që Pekini i shfrytëzon për të rritur ndikimin tek shtetet e treta të cilave iu ka dhënë hua apo ku ka investuar.
“Gjatë takimit, unë do të doja të shprehja vendosmërinë e palëkundur të G-7-ës për të mbështetur rendin e lirë dhe të hapur ndërkombëtar të mbështetur në sundimin e ligjit”, thotë kryerministri japonez, Fumio Kishida.
Kërcënimet bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, së bashku me valën e provave me raketa të Koresë së Veriut dhe arsenalin bërthamor të Kinës që po zgjerohet me shpejtësi, kanë kontribuar që Japonia ta bëjë çarmatimin bërthamor një pjesë të rëndësishme të takimit të G7-ës. Ndërsa samiti u hap të premten, udhëheqësit e vizituan strukturën e vetme që është ende në këmbë pas bombardimit me bombë atomike të qytetit në vitin 1945 nga SHBA-të, tani një memorial për paqen.
Marrë nga VOA
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Jeddah ku ka mbajtur një fjalim në samitin e Ligës Arabe. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë fjalës së tij Zelenskyy ka treguar arsyen pse po luftojnë dhe ju ka bërë thirrje liderëve të Ligës Arabe për mbështetje të Ukrainës.
“Ukrainasit nuk e kanë zgjedhur kurrë luftën. Trupat tona nuk shkuan në vende të tjera. Ne nuk jemi përfshirë në aneksimin dhe plaçkitjen e burimeve të një kombi tjetër. Por ne kurrë nuk do t’i nënshtrohemi asnjë të huaji apo kolonizatori. Kjo është arsyeja pse ne luftojmë. Jam i sigurt se do të kuptoni emocionin tonë kryesor, thirrjen kryesore që dua të jap këtu në Jeddah, një thirrje fisnike për të gjithë ju për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit tonë, përfshirë komunitetin mysliman ukrainas. Tatarët e Krimesë duhet të mbeten pjesë integrale e komunitetit mysliman të botës, por Krimea ishte e para që vuajti nga pushtimi rus. Mbi të gjitha, ata që u është dashur të vuajnë pushtimin janë myslimanë. Fatkeqësisht ka disa në botë dhe këtu mes jush që mbyllin sytë ndaj atyre rasteve dhe aneksimeve të paligjshme,” tha ai.
Takimi i këtij viti do të mbahet nga data 19 deri më 21 maj në Hiroshimë të Japonisë, që në vitin 1945 ishte qyteti i parë që u bombardua me armë bërthamore. Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Ishujve Kuk për Forumin e Paqësorit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut e Vietnamit. G7-ta dhe shtetet e tjera perëndimore po përpiqen t’i forcojnë aleancat, të arrijnë te Jugu Global dhe ta mbrojnë ndikimin e tyre në tkurrje, pasi Kina dhe Rusia po përpiqen të depërtojnë ekonomikisht dhe të nxisin alternativa ndaj rendit ndërkombëtar ekzistues.
JAPONI- Kryeministri Britanik Rishi Sunak ndodhet në Hiroshima, në kuadër të samitit që po zhvillohet me liderët e tjerë botërorë, ku sot u diskutua për sanksionet ndaj Rusisë. Ai mbrëmjen e djeshme është takuar me homologun e tij Fumio Kishida, takim i cili po bëhet viral, kjo për arsyen se të gjithë kanë komentuar çorapet e Sunak ngjyrë të kuqe me logon e Hiroshima Toyo Carp.
Carp është një ekip profesionist japonez bejsbolli me bazë në Hiroshima dhe kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është një tifoz i madh.
Ambasada Britanike në Tokio postoi në Tëitter foto të dy liderëve duke treguar me gëzim çorapet e Sunak, duke thënë se “dy kryeministrat po afrohen më shumë”.
安心してください、はいて・・・ではなくて、実はこれ、広島カープのロゴ入り靴下。
— ????????UK in Japan???????? (@UKinJapan) May 19, 2023
大のカープファンだという岸田首相。スナク首相の粋な計らいで、両首相の距離がぐっと近づきました。 pic.tëitter.com/rXegy5BoJ0
JAPONI- Në samitin që po mbahet në Hiroshima në Japoni, liderët e G7 kanë kërkuar që Rusia të tërheqë plotësisht dhe pa kushte turpat dhe pajisjet e saj ushtarake nga i gjithë territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.
“Një paqe e drejtë nuk mund të realizohet pa tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse dhe kjo duhet të përfshihet në çdo thirrje për paqe”, thuhet në deklaratën e lidervë botërorë.
Sakaq në deklaratë thuhet se mbështetja për Ukrainën nuk do të lëkundet dhe vendet qëndrojnë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
ARABIA SAUDITE- Pas takimit me liderët e G7 në Japoni, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zhvilluar sot një vizitë në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe, shkruan CNN.
"Kam mbërritur në Arabinë Saudite.Unë do të flas në samitin e Ligës Arabe. Do të takohem me princin e kurorës Mohammed bin Salman Al Saud dhe do të zhvilloj bisedime të tjera dypalëshe. Prioritetet tona janë kthimi i të gjithë të burgosurve politikë të Krimesë dhe territoreve të pushtuara përkohësisht, kthimi i të gjithë të burgosurve dhe personave të deportuar ilegalisht, prezantimi i formulës sonë të paqes, zbatimi i së cilës duhet të përfshijë sa më shumë shtete, dhe garancia. të sigurisë energjetike dimrin e ardhshëm. Një prioritet tjetër është mbrojtja e komunitetit mysliman të Ukrainës. Mustafa Dzhemilev, udhëheqësi i popullit tatar të Krimesë, është me ne. Krimea ishte e para që vuajti nga pushtimi rus dhe shumica e atyre që po shtypen në Krimenë e pushtuar janë myslimanë", tha ai.
Ky është takimi i dytë i planifikuar për ditën e sotme nga lideri ukrainas i cili kërkon mbështetje nga të gjitha vendet për luftën ndaj Rusisë.
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping paraqiti të premten një plan ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore. Ky plan përfshin ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e tregtisë, duke shënuar daljen e Kinës si një lider i ri në një rajon që historikisht ka rënë brenda sferës së ndikimit të Rusisë.
Duke iu drejtuar Samitit Kinë-Azi Qendrore i organizuar në Kinën veriperëndimore, presidenti Xi shprehu gatishmërinë e Kinës për të lidhur strategjitë e zhvillimit me Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin. Ai theksoi promovimin e modernizimit për të gjitha këto vende.
“Ky samit i ka dhënë një shtysë të re zhvillimit dhe rivitalizimit të gjashtë qarqeve dhe ka instaluar energji të fortë pozitive në paqen dhe stabilitetin rajonal. Ne do të punojmë së bashku për të kultivuar një model të ri bashkëpunimi që është reciprokisht i dobishëm”, tha Xi në një konferencë shtypi me homologët e tij të Azisë Qendrore.
Duke u përfshirë në mënyrë aktive, Kina e ka pozicionuar veten si një kryesuese në garën për ndikim politik dhe akses në burimet e energjisë në rajonin e Azisë Qendrore. Për Kinën, një gjë e tillë është bërë më e lehtë për shkak se Rusia është e preokupuar me luftën në Ukrainë, si dhe për shkak të pranisë së reduktuar të SHBA-së në rajon, si rezultat i tërheqjes së forcave nga Afganistani.
Pesë republikat ish-sovjetike në Azinë Qendrore i ofrojnë Kinës rrugë alternative transporti për karburant, ushqim dhe mallra të tjera në rast të ndërprerjeve në rajone të tjera.
Angazhimet e mbështetjes dhe bashkëpunimit të bëra gjatë samitit dy-ditor shërbejnë si një kontrast i fortë me portretizimin “negativ” të Kinës gjatë samitit të fundit të liderëve të Grupit të Shtatë (G7) në Japoni.
Mbështetja e Kinës për Azinë Qendrore duket se është gjithashtu një kundërpeshë ndaj akuzave të SHBA-së për diplomacinë e saj shtrënguese. Xi tha se Kina dhe vendet e Azisë Qendrore duhet të thellojnë besimin dhe të ofrojnë “mbështetje të qartë dhe të fortë” për interesat thelbësore si sovraniteti, pavarësia, dinjiteti kombëtar dhe zhvillimit afatgjatë.
Ai nuk përmendi Ukrainën, e cila ashtu si vendet e Azisë Qendrore, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.
“Kina është e gatshme të ndihmojë vendet e Azisë Qendrore të përmirësojnë zbatimin e ligjit, sigurinë dhe ndërtimin e aftësive të tyre mbrojtëse”, tha ai.
Tregti dhe investime
Xi deklaroi se Kina planifikon të përmirësojë marrëveshjet dypalëshe të investimeve dhe të rrisë vëllimin e eksporteve të mallrave me rajonin. Ai tha se do të inkurajojë bizneset e financuara nga Kina në Azinë Qendrore për të krijuar më shumë vende pune, për të ndërtuar fabirka dhe për të nisur një linjë të veçantë të trenave që synon promovimin e turizmit.
“Për të forcuar bashkëpunimin tonë dhe zhvillimin e Azisë Qendrore, Kina do t’u sigurojë vendeve të Azisë Qendrore një total prej 26 miliardë juanë (3.5 miliardë euro) mbështetje financiare dhe grante”, tha Xi.
Xi theksoi nevojën për të përshpejtuar ndërtimin e Linjës D të tubacionit të gazit natyror Kinë-Azi Qendrore. Ai bëri thirrje gjithashtu për rritjen e tregtisë së naftës dhe gazit midis Kinës dhe Azisë Qendrore, zhvillimin e bashkëpunimit energjetik në industri të ndryshme dhe nxitjen e bashkëpunimit në burimet e reja të energjisë dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.
Kina mbështet gjithashtu ndërtimin e një korridori transporti ndërkombëtar ndër Detin Kaspik dhe synon të forcojë zhvillimin e qendrave të transportit për shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë, tha Xi/REL
JAPONI- Australia ka vendosur sanksione të reja financiare dhe një ndalin eksporti ndaj Rusisë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të përbashkët mediatik, kryeministri Anthony Albanese dhe ministrja e jashtme Penny Wong. Sanksionet do të synojnë 21 njësi, duke përfshirë filialet e kompanisë shtetërore të energjisë Rosatom dhe kompanitë më të mëdha ruse të naftës dhe arit.
Sipas njoftimit, subjektet e mbrojtjes që mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë dhe pesë banka ruse, si dhe tre individë janë gjithashtu në shënjestër. Ndërkohë, Australia do të ndalojë gjithashtu eksportin e të gjitha makinerive dhe pjesëve të lidhura me to në Rusi dhe zonat përkohësisht nën kontrollin rus, shkruajnë mediat e huaja.
Ministrja e Jashtme Penny Wong tha se sanksionet synonin sektorë me rëndësi ekonomike dhe strategjike për Rusinë. Ky vendim vjen pasi Albanese mbërriti sot në Japoni për të marrë pjesë në Samitin e G7 në Hiroshima.
"Ne do të vazhdojmë të punojmë me G7 dhe partnerët ndërkombëtarë për të adresuar ndikimet globale të pushtimit rus. Kjo përfshin pasigurinë ushqimore dhe energjitike, e cila është një shqetësim i rëndësishëm për rajonin tonë," tha Albanese në njoftim.
Më herët, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian njoftuan gjithashtu sanksione të reja ndaj Rusisë.
Guvernatori rus ka njoftuar se forcat ruse kanë rrëzuan katër dronë ukrainas në Krime. Ai shtoi se nuk ka pasur viktima apo dëme.
“Gjatë natës, katër UAV u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore në Krimenë e Veriut”, tha Sergey Aksenov në Telegram.
Ushtria ukrainase ka kryer muajt e fundit sulme në Krime për të ngacmuar flotën ruse të Detit të Zi dhe për të prishur linjat jetike të furnizimit ruse, shkruajnë mediat e huaja. Udhëheqësit ukrainas kanë deklaruar më parë se qëllimi i tyre është të rimarrin Krimenë, e cila u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.
JAPONI- Liderët e G7 në samitin që po zhvillohet sot në Hiroshimë në Japoni, kanë rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen ndaj Ukrainës duke rënë dakord për më shumë sanksione kundër Rusisë. G7 synon të sanksionojë kryesisht tregtinë ruse, në mënyrë që Rusia të reflektojë dhe të ndalojë luftën e përgjakshme në Ukrainë, shkruajnëmediat e huaja.
Takimi i këtij viti do të mbahet nga data 19 deri më 21 maj në Hiroshimë të Japonisë, që në vitin 1945 ishte qyteti i parë që u bombardua me armë bërthamore. Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Ishujve Kuk për Forumin e Paqësorit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut e Vietnamit. G7-ta dhe shtetet e tjera perëndimore po përpiqen t’i forcojnë aleancat, të arrijnë te Jugu Global dhe ta mbrojnë ndikimin e tyre në tkurrje, pasi Kina dhe Rusia po përpiqen të depërtojnë ekonomikisht dhe të nxisin alternativa ndaj rendit ndërkombëtar ekzistues.
BRITANI- Kryeministri britanik, Rishi Sunak ndodhet në Hiroshima në Japoni në kuadër të samititi të vendeve të G7. Në fjalën e tij, Sunak tha se më shumë vende duhet të sanksionojnë Rusinë, pas shpalljes së sanksioneve të reja që synojnë eksportet ruse.
Importet e diamanteve ruse në Britaninë e Madhe janë ndër artikujt që do të ndalohen nga qeveria. Industria ruse e diamanteve ishte me vlerë 4 miliardë dollarë (3.2 miliardë £) në eksporte në 2021. Importet e bakrit, aluminit dhe nikelit me origjinë ruse do të bllokohen gjithashtu, sipas legjislacionit që do të futet gjatë këtij viti, skhruajnë mediat e huaja.
Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Ishujve Kuk për Forumin e Paqësorit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut e Vietnamit. G7-ta dhe shtetet e tjera perëndimore po përpiqen t’i forcojnë aleancat, të arrijnë te Jugu Global dhe ta mbrojnë ndikimin e tyre në tkurrje, pasi Kina dhe Rusia po përpiqen të depërtojnë ekonomikisht dhe të nxisin alternativa ndaj rendit ndërkombëtar ekzistues.
1. Samiti i G7
Presidenti Joe Biden erdhi në Japoni për samitin e G7, një mbledhje për liderët e disa prej ekonomive më të mëdha në botë për të diskutuar çështjet në skenën globale. Anëtarët e G7 që janë France, Gjermani, Itali, Britani e Madhe, Kanada, Japoni dhe SHBA do të marrin pjesë në disa ditë të takimeve për të forcuar aleatët mes ambicieve në rritjen ushtarake dhe ekonomike të amerikanëve.
2. Ndalimi i TikTok
Montana është bërë i parë amerikan që ndalon TikTok, por ky pritet të përballet me një mori sfidash ligjore. Guvernatori republikan i Montanës, Greg Gianforte, nënshkroi një projekt-ligj të mërkurë që ndalon programin të funksionojë brenda linjave të tij duke filluar nga janari. Ligji i miratimit të gjobat e para prej 10,000 dollarë në ditë për shkelje, duke përfshirë dyqanet e aplikacioneve që gjenden të presin aplikacionin e mediave sociale. Në një për CNN, Tik e quajti ndalimin "të paligjshëm" dhe se do të nxiste mbrojtjen e të dhënave të veçanta në Montana. Ligji vjen pasi shumë zyrtarë amerikanë kanë frikën se qeveria kineze të ketë akses në të dhënat e SHBA-së TikTok për qëllime spiunazhi,
3. Dokumentet e klasifikuara
Arkivi Kombëtar ka informuar ish-presidentin Donald Trump se do të dorëzojë dokumentet e një këshilltari special që tregon Trump dhe këshilltarët e kryesorëve kishin njohuri për procesin e saktë të deklasifikimit gjatë kohës që ai ishte president, sipas burimeve të tij. Trump dhe aleatët e tij kanë këmbëngulur se si president, Trump nuk duhej të ndiqte një proces specifik për dokumentet që u gjetën në rezidencën e tij në Mar-a-Lago. Burimet thonë se të dhënat do t'i dorëzojnë Jack Smith , këshilltarit special që hetimet për penalet e dokumenteve të Trump. Kjo mund të shohë një pasqyrë të qëllimit të Trump dhe nëse ai me dashje të shpërfilli ato që ai dinte se ishin protokolle të dukshme të dukshme.
4. Kontrolli i armëve
Guvernatori republikan i Nevadës, Joe Lombardo, vuri veton të mërkurën mbi një projektligj për kontrollin e armëve që synonin të rrisin ndërmarrjen për të zotëruar disa armë zjarri dhe të kufizonin se kush mund t'i marrë ato. "Unë nuk do të mbështesë në këto të drejta të kushteve të Nevadanëve," tha Lombardo. Vetoja vjen pasi vendi përballet me një ritëm rekord të shtënave masive dhe ndërkohë që shtetet lëvizin në drejtim të kundërta me politikën për të frenuar ose forcuar masat e miqve me armë. Kjo javë, guvernator demokrat i Maryland nënshkroi disa masa që u pritën me një padi nga NRA. Muajin e kaluar, guvernatori i Miçiganit, gjithashtu një demokrat, nënshkroi një ndalim për shitjet e armëve të stilit të sulmit. Nga ana tjeter,
5. Florida
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, të mërkurën nën ligjin për kufizime të reja për trajtimet që konfirmojnë gjininë për të miturit, shfaqjet zvarritëse, pamjet e banjës dhe ato përemra mund të jenë në shkolla. Paketa e politikave ishte një prioritet për DeSantis, i cili ka filluar të ketë këto fjali në fjalimet politike ndërsa marshon drejt një fushate presidenciale të pritshme në ditët në vijim. Një nga projektligjet e nënshkruar nga DeSantis i mësuesve, pedagogët dhe kufijtë që përdoren për të zgjedhur nga tire në shkollat publike. Ai projektligj pohoi gjithashtu se orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk mund të mësohen në shkollat deri në klasën e tetë. Ashtu të mërkurën,
BRITANI- Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sot (e premte 19 maj) një valë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar bizneset dhe individët e lidhur me kapacitetin e Rusisë për të financuar dhe zhvilluar luftën.
Sanksionet synojnë 86 individë dhe organizata të lidhura me sektorët e energjisë, metaleve, mbrojtjes, transportit dhe financiar të Rusisë - duke rritur presionin mbi të ardhurat e mbetura të Putinit dhe përpjekjet për të përdorur këta sektorë për të mbështetur makinën ushtarake.
Emërtimet vijnë pasi kryeministri Rishi Sunak njoftoi ndalime të reja të importit të diamanteve dhe metaleve ruse në G7 në Japoni më herët sot, shkruajnë mediat e huaja.
Kompanitë e lidhura me Rosatom, të cilat prodhojnë materiale dhe teknologji të avancuar, duke përfshirë lazer, janë sanksionuar gjithashtu. Sekretari i Jashtëm ka njoftuar gjithashtu, në përputhje me ligjet tona, se asetet sovrane të Rusisë në juridiksionet tona do të mbeten të palëvizura derisa Rusia të pranojë të paguajë për dëmin që i ka shkaktuar Ukrainës.
Këto sanksione të reja vijnë pasi Kryeministri takohet me homologët e tij në Samitin e G7 në Japoni dhe zhvillon bisedime për mbështetjen afatgjatë për mbrojtjen e Ukrainës dhe veprimin e përbashkët ndaj aktivitetit keqdashës të Rusisë.
JAPONI- Krerwt e shteteve dhe qeverive të G7 në Hiroshima të Japonisë, vizituan Muzeun Përkujtimor të Paqes nw përkujtim tw bombardimit atomik të pësuar nga qyteti japonez në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Sipas një deklarate për shtyp nga Ministria e Jashtme japoneze, vizita shërbeu për të thelluar realitetin tragjik të bombardimeve atomik, shkruajnë mediat e huaja. Pas vizitës, e ndjekur nga nënshkrimi i përbashkët i Librit të Nderit të muzeut, drejtuesit e G7 vendosën kurora me lule në Cenotafin e viktimave të bombës atomike që shkatërroi Hiroshimën më 6 gusht 1945 dhe mbollën pemë qershie.
Takimi i këtij viti do të mbahet nga data 19 deri më 21 maj në Hiroshimë të Japonisë, që në vitin 1945 ishte qyteti i parë që u bombardua me armë bërthamore. Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Ishujve Kuk për Forumin e Paqësorit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut e Vietnamit. G7-ta dhe shtetet e tjera perëndimore po përpiqen t’i forcojnë aleancat, të arrijnë te Jugu Global dhe ta mbrojnë ndikimin e tyre në tkurrje, pasi Kina dhe Rusia po përpiqen të depërtojnë ekonomikisht dhe të nxisin alternativa ndaj rendit ndërkombëtar ekzistues.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të shkojë në Hiroshima (Japoni) për t'u bashkuar me liderët e vendeve të G7. Zelenskyy do të fluturojë për në Japoni me një avion ushtarak amerikan pasi të ndalojë në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe.
Zyrtarët japonezë thuhet se kanë thënë më herët se Zelenskyy do t'i bashkohet samitit virtualisht, edhe pse një seancë shtesë për Ukrainën u shtua të dielën, 21 maj, për të përshtatur planin e presidentit ukrainas, shkruajnë mediat e huaja.
“Vizita në Hiroshima, pikë zero për sulmin e parë bërthamor 78 vjet më parë, është veçanërisht simbolike duke pasur parasysh kërcënimet periodike të presidentit rus Vladimir Putin për përdorimin e armëve atomike në Ukrainë”, tha Bloomberg.
Samiti i liderëve të G7 do të fillojë më 19 maj në qytetin japonez të Hiroshima. Pjesëmarrësit e samitit planifikojnë të shpallin sanksione të reja kundër Rusisë.
BRITANI- Sekretari i Jashtëm britanik përshëndeti të enjten zgjatjen e Marrëveshjes së Kokrrave të Detit të Zi, duke i bërë thirrje Rusisë që të angazhohet për zbatimin e plotë të marrëveshjes.
"Vazhdimi i BSGI (Marrëveshja e grurit të Detit të Zi) është një hap pozitiv, por afati i rremë i Rusisë e destabilizoi marrëveshjen dhe ngadalësoi arritjen e ushqimit tek ata që kishin më shumë nevojë," tha James Cleverly në Twitter.
Ai falënderoi Turqinë dhe OKB-në për përpjekjet e tyre për zgjatjen e marrëveshjes, shkruajnë mediat e huaja.
“Rusia duhet të ndalojë përdorimin e ushqimit si armë dhe të angazhohet për zbatimin e plotë të marrëveshjes”, shtoi ai.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se marrëveshja, e cila ishte caktuar të skadonte më 18 maj, u zgjat për dy muaj. Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina fillimisht nënshkruan marrëveshjen në Stamboll korrikun e kaluar për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022. Marrëveshja është zgjatur tre herë që kur u nënshkrua për herë të parë për 120 ditë. Fillimisht u zgjat në nëntor 2022 dhe më pas në mars.
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia i siguron vetes të gjitha llojet bazë të ushqimit. Ai shtoi se për grurin, kjo shifër ishte 185.4%, shkruajnë mediat e huaja.
"Dua të theksoj se, në përgjithësi, kompleksi agro-industrial rus tregon një prirje shumë pozitive. Kështu, vitin e kaluar indeksi i prodhimit bujqësor arriti në 110.2%. U arrit një korrje rekord e grurit - pothuajse 158 milionë tonë," ai tha.
Putin theksoi se pavarësisht të gjitha sanksioneve, eksportet bujqësore të Rusisë arritën në 41.6 miliardë dollarë dhe këtë vit Rusia do të eksportojë 55-60 milionë tonë drithë.