Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Vorë. • Autoritetet bëjnë me dije se ka patur konflikt mes dy personave të cilët po lëviznin me një mjet "Volkswagen Golf 5" dhe një 31-vjeçari që lëvizte me një mjet tip "BMW". • Mësohet se 31-vjeçari ka hapur zjarr nga makina duke qëlluar një herë në ajër. • Nga e shtëna nuk ka persona të dëmtuar. • Gjithashtu mësohet se tre të rinjtë kishin komunikuar me njëri-tjetrin nëpërmjet telefonit për të caktuar një takim në Vorë për të sqaruar një konflikt të mëparshëm, ku dyshohet se ka të bëjë me një çështje borxhi. • Ndërkohë Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 31-vjeçarit që qëlloi me armë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
3 artikuj për këtë temë.
VORË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me me të shtënat me armë zjarri në Vorë. Mësohet se tre të rinjtë kishin komunikuar me njëri-tjetrin nëpërmjet telefonit për të caktuar një takim në Vorë për të sqaruar një konflikt të mëparshëm, ku dyshohet se ka të bëjë me një çështje borxhi.
Por gjatë takimit me njër-tjetrin situata ka agravuar dhe 31-vjeçari me iniciale J.L i cili udhëtonte me një mjet tip BMW ka qëlluar me armë zjarri nga makina. Gjithashtu 31-vjeçari është në kërkim nga policia.
VORË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat me armë zjarri në Vorë. Mësohet se ka patur konflikt mes dy personave të cilët po lëviznin me një mjet "Volkswagen Golf 5" dhe një 31-vjeçari që lëvizte me një mjet tip "BMW". Gjithashtu 31-vjeçari ka hapur zjarr nga makina duke qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.
Nga e shtëna nuk ka persona të dëmtuar. Ndërkohë Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 31-vjeçarit që qëlloi me armë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet "Volkswagen Golf 5", dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip "BMW". Gjatë konfliktit nga automjeti tip "BMW" dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VORË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Vorës në Tiranë. Mësohet se ka ndodhur një konflikt mes disa personave, e si pasojë ka pasur të shtëna me armë në ajër.
Gjithashtu nga të shtënat nuk ka persona të plagosur, ndërsa dyshohet se një borxh ka qenë shkak i konfliktit mes tyre. Po ashtu policia është nisur drejt vendngjarjes.