LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha: Shiko atë 'Mitrokhin' (Debatet)

• Është zhvilluar me debate të forta seanca e sotme plenare. Në qendër të diskutimeve ishin problematikat e zonave të cilat u sollën në veëmendje nga deputetët të cilët për më shumë se 5 orë debatuan nga foltorja e Kuvendit. • Duke folur nga foltorja e Kuvendit deputeti i PD-së për qarkun e Elbasanit, Dashnor Sula ngriti shqetësimin për problematikat që hasin banorët e qarkut të Elbasanit. Ai u ndal në Peqin, vend për të cilin tha që nuk ka përfituar nga Rilindja urbane dhe që fëmijët kanë mbetur pa shkollë për shkak të mos shtrimit të rrugëve. • Nga ana tjetër deputeti demokrat i Shkodrës Helidon Bushati foli për fashën e energjisë. Ai tha se qeveria duhet të kishte kërkuar falje që propozoi dhe hoqi fashën prej 800 kilovat që nuk u vu kurrë. Ai pyeti kryeministrin Edi Rama dhe për rrugët e çmimet e karburanteve, por përgjigjen e mori nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku. • Përgjigjen Bushati e mori nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e cila nuk i kurseu as ironitë teksa u shpreh që i vinte keq sepse me heqjen e fashës, tashmë Opozita kishte mbetur pa temë për protestat. • Financimi rus i Partisë Demokratike u rikthyer sërish në vëmendje ditën e sotme. Kryeministri Rama bëri një deklaratë të fortë teksa u shpreh se ish-krydemokrati, Lulzim Basha nuk ishte i vetëm në këtë punë dhe se fakte të tjera do të dalin. Megjithatë nuk dha asnjë detaj tjetër lidhur me çfarë dinte dhe ç'pritej nga opozita e vendit. • Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit u rikthye sërish në vëmendje si dhe u shoqërua me debate të forta mes deputetës së PD-së, Ina Zhupa dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Zhupa hodhi akuza ndaj qeverisë ndërsa ministrja e akuzoi se po përdor fëmijët për politikë. • Debat i fortë ishte dhe ai mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kreut të demokratëve, Sali Berisha. Balla akuzoi kreun e selisë Blu se ka lidhje me aferën korruptive të CEZ si dhe i bëri thirrje SPAK që të thërrasë Berishën lidhur me këtë. Nga ana tjetër kryetari i PD tha se qeveria me anë të një platforme m,afioze sipas tij ka blerë 32 milion euro energji për 5 orë. Berisha u ndal dhe tek dosja Mitrokhin për të cilën tha se Rama duhet të shohë se kë do të gjejë aty.

23 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Gjirokastra "përplas" Shehun dhe Kumbaron/ Deputeti: Po shpopullohet! Ministrja: Broçkulla, qyteti është plot me turistë

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Mirela Kumbaro dhe Tritan Shehu

TIRANË- Nuk kanë munguar debatet në Kuvend edhe mes deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Ata u "përpalsen" në lidhje me investimet në qytetin e Gjirokastrës.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nga Foltorja e Kuvendit u shpreh se qeveria e kryeministri Rama do të njihet me një emër të vetëm, qeveria e shpopullimit të Shqipërisë. 

Nga ana tjetër ministrja, njëherazi dhe deputete e Gjirokastrës nuk i kurseu ironitë në përgjigjen që i dha kolegut. Kumbaro tha se sot nuk ka gjirokastrit që nuk do vinte buzën në gaz duke dëgjuar këto broçkulla. Ministrja tha se Gjirokastra është plot e përplot e mbushur me turistë.

Tritan Shehu:Qeveria e boshatisjes së Shqipërisë. Një plan djallëzor, nuk është rastësor. Kryeministri juaj mendon të sundojë dhe për të sunduar nuk i duhen më shumë se 800 mijë shqiptarë. Është një plan për të mbushur vendin me të ardhur nga lindja. Turp i botës. Një shembull konkret dhe real është Gjirokastra, të cilin ju e keni shpopulluar në mënyrën më të keqe. Qarku i Gjirokastrës ka vetëm 41% banorë të atyre që janë të regjistruar. Është ulur 50% numri i banorëve në atë qark, e dini që po shkretohet. E dini ju që kudo ka vetëm tabela shitet apo jepet me qira. Pse? Se ju e zbrazët, i përzutë njerëzit. Po e zhvishni Gjirokastrën, po e shkatërroni për interesat tuaja. Keni një program dhe plan që e keni për gjithë Shqipërinë.

Mirela Kumbaro: Nuk ka gjirokastrit që nuk do vinte buzën në gaz duke dëgjuar broçkulla nga kjo foltore, sikur për fat të keq na ndodh të dëgjojmë. Të flasësh për Gjirokastrën dhe të thuash broçkulla, është të gajasësh gjithë qafën e pazarit dhe të gjitha hotelet e Gjirokastrës që nuk i kishit parë deri në vitin 2013 as në ëndrrat më të bukura sepse e kishit kthyer në ëndrrën më të keqe. Shkoni sot në Gjirokastër. Futuni sot në booking se sa oferta dhe sa struktura bujtëse ka. Kjo tregoi se çfarë vitaliteti kanë gjirokastritët. Sot Gjirokastra është një model i bukur i asaj që është Shqipëria në turizëm. Është një hartë turistike që pa frikë ke 10 ditë për të bërë shumë gjëra dhe nuk të dalin. Gjirokastra është plot e përplot e mbushur me turistë. Si mund të flisni për Gjirokastrën me një mllef të tillë. Ajo vazhdon të jetë një atraksion.Si i thonë atij llafi, që qentë le të lehin, karvani ecën përpara. Edhe Gjirokastra vetëm përpara do të ecë.

2 MUAJ ME PARE

DEBATET/ Berisha: Flet me Gentian Sharrën! Balla: S'ke qenë kurrë burrë! SPAK të hetojë CEZ

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u "përplas" me kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla për çështje CEZ-DIA dhe dyshimet për financimin rus në Partinë Demokratike. 

Duke folur nga foltorja e KLuvendit Berisha akuzoi qeverinë e cila sipas tij duke përdorur një platformë mafioze ka blerë 34 milion euro energji në vetëm, 5 orë. Ai tha se qytetarët po vidhen ndërkohë që qeveritarët pasurohen.

Kjo ka mjaftuar që Balla të kërkonte që kryedemokrati të hetohet nga SPAK në lidhje me çështjen CEZ-DIAZ. Balla tha se Berisha ishte përfituesi kryesor i kësaj afere që i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 400 milion euro. Nga ana tjetër kreu i selisë Blu e akuzoi Ballën si të lidhur me bandat e krimit duke e akuzuar se ka kontakte me Gentian Sharrën ( nje person me të shkuar kriminale, i akuzuar për një sërë veprash të rënda kriminale).

Sali BerishaËshtë bërë bajate dhe vulgare se nga kjo sallë, deputetët e pseudomazhorancës kanë vetëm dy tema kryesore, sëpari sulmin e opozitës, së dyti lavdërimet e qeverisë. Lavdërimet e një grupi njerëzish që nuk guxojnë të takojnë një qytetarë të vetëm. Lavdërimet e një grupi njerëzish që në çdo pozicion, në çdo ditë e çdo kohë vetëm vjedhin. Lavdërimin e një grupi njerëzish që janë bërë urrejtje kryesore e qytetarëve shqiptarë. Lavdërimin e një grupi njerëzish me në krye Edi Ramën që fluturon me një aeroplan me 150-300 mijë euro. Në dallim nga të gjithë qeveritë e tjera në Europë, ndërtojnë 1 km rrugë në fushë 24 mln euro. 8 Herë më lartë se çmimin sepse ndajnë paratë me njëri-tjetrin. E kanë shndërruar administratën shtetërore, në një vend hajdutësh. Një grup njerëzish që vendosin format më të egra të vjedhjes dhe rrjepjes së qytetarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë jeni ju këtu për të përfaqësuar qytetarët? Këta që kam unë mbrapa s'kanë lidhje me qytetarët, janë në tjetër planet. Nuk shoh të bënte takim me qytetarët, sikur problemi i qytetarëve nuk janë vjedhjet e qytetarëve por Opozita që i denoncon ato. Ju po e damkosni parlamentin. Flisni për krizë energjitike. Të dashur qytetarë shqiptarë, Shqipëria nuk ka asnjë kusht për vjedhje të energjisë elektrike. Nuk ka lidhje energjia elektrike që prodhohet në Shqipëri me luftën në Ukrainë. Kriza në vendin tonë lidhet fund e krye me mashtrimin me vjedhjen e energjisë elektrike. Si asnjëherë më parë, Shqipëria po proshon 9 terravat energji. Ky deklaron që kemi mungesa. Ja ku e keni tenderin e fundit. Një javë më parë, bënë tender të energjisë në KESH dhe shpallën në datën 29 shtator në orën 10 tenderin që duhej të mbyllej në 12. Hajdutë si ju s'ka parë bota, hapet tenderi në orën 10, mbyllet në 12. Me se hapet dhe si hapet, me një platformë mafioze që nuk e ka miratuar askush, Me një platformë që e kanë servirur firmat me të cilat ju ndani paratë. Nuk them për ju sepse ju zbrisni atje poshtë, por këta, këta që mbushin thasët. A mund të ecet në këtë mënyrë, më thoni ju mua. Ky është një rast, por sigurisht që ka krizë sepse brenda dy orëve blini 34 mln euro energji. Nuk prisni as pesë orë dhe as dy ditë, me një platformë që ua kanë vënë firmat që fitojnë tenderat. Në krye të kësaj piramide hajnie qëndron Edi Rama. Ai është arkitekti i të gjitha këtyre vjedhjeve. 

Taulant BallaZonja kryetare për procedurë. Bzuar në rregulloren, Kuvendi ka votur këtu me 74 vota për të kallëzuar penalisht Sali Berishën dhe bandën e tij në qeveri për një dëm prej 400 milion eurosh.Një ditë me diell dy javë para zgjedhjeve të viti 2009, një person, i cili ishte sekseri dhe njoftonte palën çeke që kam folur me kryeministrin, ky person është paraqitur në derën e një banke të nivelit të dytë dhe ka tërhequr brenda ditës 6.8 milionë euro. Sekseri ka tërhequr 6.8 mln euro. Kuvendi duhet të ndjekë vendimet që merr vetë. 410 milionë euro i ka kushtuar ai Shqipërisë, atë 6.8 milionë euroshin, një gjë është e sigurt, do gjendet dhe do tu kthehet taksapaguesve shqiptarë. Edhe…të trashëgoheni. 

Sali BerishaTë nderuar deputetë, ky këtu ngrihet dhe sulmon opzitën. Flet për Partinë Demokratike dhe financimet. Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë dikush është Lulzim Basha. Edi Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe që i deklaroi Bashës që i ke futur duart në xhepat rusë, bëri gjithçka që t'ja mbyllë dosjen. Kush të odjë të marrë dosjen dhe të shohë se sa qesharakë është mbyllja e asaj dosjeje. PD ka ngritur një komision, Basha të tregojë kush ia dha paratë. Ju them një gjë, ekziston një dosje Mitrokhin, të shohë pak Edi Rama se cilin do të gjejë në dosjen Mitrokhin. Do vazhdojë dosja ruse dhe këtu do jemi.

Taulant BallaTani që të doli Luli nga gafa ti i thua këto. Po qe burrë shko denoncoje Lulin në Prokurori, po ti s'ke qenë kurrë burrë.

2 MUAJ ME PARE

"Me disa mbiemra droge"/ Berisha-Ballës: Do të të nxjerr të gjitha skriptet, flet ende me Gentian Sharrën

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla si të lidhur me klanet e drogës. Duke folur nga foltorja e Kuvendit kryedemokrati u shpreh se poseidon dhe skriptet e bisedave për të cilat tha se do i nxjerrë.

Ai e akuzoi Ballën se ka ende kontakkte me Gentian Sharra (person me të shkuar kriminale të cilit SPAK i sekuestroi pasuritë).

Sali Berisha: Njeriu që sapo foli është me disa mbiemra droge, por unë në respket të qytetarëve po kthej përgjigje. Me marrëveshjen që Edi Rama bëri me CEZ i shkaktoi Shqipërisë 620 milionë dollarë fatura, kjo ishte marrëdhënia e tij me Stefan Fule. 3.2 miliardë euro zhdëmtime nga CEZ, por CEZ e peshoi në kandar Edi Ramën e në kundërshtim flagrant me arbitrin që kishim kontraktuar, Rama firmosi marrëveshjen më korruptive duke u zhytur me 620 mln dollarë dhe më pas 3.2 mld euro. Më mirë nxirr këtu Gentian Sharrën, do të nxjerr skriptet, edhe sot je i implikuar me të. 

2 MUAJ ME PARE

DENONCIMI/ Berisha: Ekziston një dosje Mitrokhin, të shohë pak Rama se cilin do të gjejë aty

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar edhe gjatë fjalës në Kuvend debatin në lidhje me financimet ruse në Partinë Demokratike. Ai tha se Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë qindarkë ndërsa akuzoi kreun e ekzekutivit se ka mbrojtur ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Ai tha se ekziston një dosje Mitrokhin për të cilën tha se Rama duhet të shohë se kë do të gjejë aty.

Ndërkohë që kryedemokrati fliste nga foltorja e Kuvendit në sallë dëgjoheshin të qeshura që nuk dihet se nga cilët deputetë vinin.

Sali Berisha: Të nderuar deputetë, ky këtu ngrihet dhe sulmon opzitën. Flet për Partinë Demokratike dhe financimet. Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë dikush është Lulzim Basha. Edi Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe që i deklaroi Bashës që i ke futur duart në xhepat rusë, bëri gjithçka që t'ja mbyllë dosjen. Kush të odjë të marrë dosjen dhe të shohë se sa qesharakë është mbyllja e asaj dosjeje. PD ka ngritur një komision, Basha të tregojë kush ia dha paratë. Ju them një gjë, ekziston një dosje Mitrokhin, të shohë pak Edi Rama se cilin do të gjejë në dosjen Mitrokhin. Do vazhdojë dosja ruse dhe këtu do jemi.

2 MUAJ ME PARE

Çështja CEZ/ Balla: SPAK të hetojë Berishën, i ka kushtuar vendit 400 milion euro! S'ke qenë kurrë burrë

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Taulant Balla

TIRANË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme plenare. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi kryedemokratin si të lidhur me aferën e CEZ. Balla tha se kjo aferë korrupsiuoni i ka kushtuar buxhetit të shtetit 400 milion euro. 

Ai tha se Kuvendi duhet t'i kërkojë SPAK që të nisë hetimet ndaj Berishës pasi sipas tij është e çuditshme se si ende nuk është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, Sali Berisha. Duke folur për financimet ruse në PD, Balla u shpreh se Berisha sot sulmon Bashën por dje e mbronte ndërkohë që PS e dërgoi çështjen në Gjykatë.

Taulant Balla: Zonja kryetare për procedurë. Bzuar në rregullore Kuvendi ka votur këtu me 74 vota për të kallëzuar penalisht Sali Berishën dhe bandën e tij në qeveri për një dëm prej 400 milion eurosh. Kuvendi duhet t'i drejtohet SPAK, duke qenë se Komisooni hetimor kanë qenë ngritur nga Kuvendi se përse nuk merret në pyetje ende Sali Berisha. 74 deputetë kanë gjetur ndër të tjera dhe faktin më flgrant, që një ditë për diell 2 javë para 28 qershorit kur zhvilloheshin zgjedhjet, i cili ishte sekseri thoshte kam biseduar me kryeministrin. Ky person është paraqitur në bankë dhe ka tërhequr brenda ditën 6.8 milion euro, perosni që në emaile thoshte kam biseduar me këtë personin. Atë që po i themk Kuvendit, Kuvendi duhet të ndjekë vendimet që merr vetë. 400 milion euro i ka kushtuar ai Shqipërisë. Të trashëgohoni. Kuvendi ka miratuar një komision mbi partizan, ka qenë dhe Ilir Meta që ka votuar për ta hetuar penalisht këtë person. Luli është i yti, nuk e bëra unë. Tani që të doli Luli nga gafa ti i thua këto. Po qe burrë shko denoncoje Lulin në Prokurori, po ti s'ke qenë kurrë burrë.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Qeveria bleu 34 mln euro energji brenda 2 orëve me një platformë mafioze

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Ka vijuar me debate seanca e sotme plenare. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë sa i përket krizës energjetike. 

Berisha tha se qeverias ka blerë 34 milion euro energji brenda dy orëve me një platformë mafioze. Berisha akuzoi qeverinë për një keqmenaxhim të krizës teksa shtoi që sipas tij qytetarët shqiptarë po vidhen.

Sali Berisha: Është bërë bajate dhe vulgare se nga kjo sallë, deputetët e pseudomazhorancës kanë vetëm dy tema kryesore, sëpari sulmin e opozitës, së dyti lavdërimet e qeverisë. Lavdërimet e një grupi njerëzish që nuk guxojnë të takojnë një qytetarë të vetëm. Lavdërimet e një grupi njerëzish që në çdo pozicion, në çdo ditë e çdo kohë vetëm vjedhin. Lavdërimin e një grupi njerëzish që janë bërë urrejtje kryesore e qytetarëve shqiptarë. Lavdërimin e një grupi njerëzish me në krye Edi Ramën që fluturon me një aeroplan me 150-300 mijë euro. Në dallim nga të gjithë qeveritë e tjera në Europë, ndërtojnë 1 km rrugë në fushë 24 mln euro. 8 Herë më lartë se çmimin sepse ndajnë paratë me njëri-tjetrin. E kanë shndërruar administratën shtetërore, në një vend hajdutësh. Një grup njerëzish që vendosin format më të egra të vjedhjes dhe rrjepjes së qytetarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë jeni ju këtu për të përfaqësuar qytetarët? Këta që kam unë mbrapa s'kanë lidhje me qytetarët, janë në tjetër planet. Nuk shoh të bënte takim me qytetarët, sikur problemi i qytetarëve nuk janë vjedhjet e qytetarëve por Opozita që i denoncon ato. Ju po e damkosni parlamentin. Flisni për krizë energjitike. Të dashur qytetarë shqiptarë, Shqipëria nuk ka asnjë kusht për vjedhje të energjisë elektrike. Nuk ka lidhje energjia elektrike që prodhohet në Shqipëri me luftën në Ukrainë. Kriza në vendin tonë lidhet fund e krye me mashtrimin me vjedhjen e energjisë elektrike. Si asnjëherë më parë, Shqipëria po proshon 9 terravat energji. Ky deklaron që kemi mungesa. Ja ku e keni tenderin e fundit. Një javë më parë, bënë tender të energjisë në KESH dhe shpallën në datën 29 shtator në orën 10 tenderin që duhej të mbyllej në 12. Hajdutë si ju s'ka parë bota, hapet tenderi në orën 10, mbyllet në 12. Me se hapet dhe si hapet, me një platformë mafioze që nuk e ka miratuar askush, Me një platformë që e kanë servirur firmat me të cilat ju ndani paratë. Nuk them për ju sepse ju zbrisni atje poshtë, por këta, këta që mbushin thasët. A mund të ecet në këtë mënyrë, më thoni ju mua. Ky është një rast, por sigurisht që ka krizë sepse brenda dy orëve blini 34 mln euro energji. Nuk prisni as pesë orë dhe as dy ditë, me një platformë që ua kanë vënë firmat që fitojnë tenderat. Në krye të kësaj piramide hajnie qëndron Edi Rama. Ai është arkitekti i të gjitha këtyre vjedhjeve. 

2 MUAJ ME PARE

DEBATI/ Zhupa: Këta vjedhin bukën e jetimeve, Manastirliu: Mos bëj si gjithologe! Po përdorni fëmijët për politikë

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Ina Zhupa

TIRANË- Ka vijuar me debate të forta seanca e sotme plenare. Gjatë fjalës së saj deputetja demokrate, Ina Zhupa u ndal tek raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili kishte konstatuar mangësi në lidhje me trajtimin e fëmijëve sa i përket kuotave ushqimore dhe cilësisë së ushqimeve në Shtëpinë e Fëmijës "Zyber Hallulli" në kryeqytet.

Zhupa akuzoi ministren e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Ogerta Manastirliu si dhe u shpreh se kjo që po ndodh është vjedhje e bukës së jetimëve.

Në përgjhigje, ministrja e akuzoi Zhupën se po bën politikë me këtë çështje se po përdor fëmijët për politikë dhe kjo sipas saj është e turpshme. Manastirliu hodhi poshtë akuzat teksa nuk kurseu as ironitë me deputetën demokrate teksa iu drejtua si "gjithologe".

Ina Zhupa: Do të ishte në dinjitetin e kësaj qeverie që të reagote pas raportit të KLSH për shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli". Raporti është maja e ajbergut. Këta vjedhin bukën e jetimëve. Raporti thotë se marrin rreth 2000 lekë më pak kuotë ditore. Dhe atë që ju japin fëmijëve, jua vjedhin. Menuja duhet të jetë e përcaktuar nga një ekip multidisplinor, kjo nuk bëhet. Operatorët e zgjedhur nuk janë ato që kanë certifikatën e AKU, dhe ato pak ushqime që blihen nuk dihen a janë të sigurta. A nuk ndjeheni fajtor? Ndihem fajtore unë që jam në opozitë. Ne kemi një grup për fëmijët, ne jemi shumë të mirë për të bërë foto me fëmijët. Ministrja duhet të marrë përgjegjësi, të jetë e para që të viju këtu. Në fund të ditës ne jemi qytetarë dhe si qytetarë të përgjegjshëm duhet të bëjmë gjithçka për fëmijët.

Ogerta Manastirliu: E kuptoj shqetësimin tuaj dhe reagimet që kjo çështje ka pasur, edhe unë vetë si nënë e dy fëmijëve kam këtë ndjeshmëri. Llogaritëe janë bërë me makina të prishura të dhënë nga poliotika. Po keqpërdoret raporti i KLSH. Ju e keni reduktuar qëllimisht vetëm me dy fjali rapoortin. Ndryshe nga ju ne e respektojmë këtë temë që ka ndjeshmëri në publik. Drejtoria e Shërbimit Social e ka bërë të ditur që në fillm këtë. Fëmijëve nuk u është prekur dieta dhe cilësia ushqimore. Je dhe nënkryetare e miqve të fëmijëve dhe s'u kujtove sot, the të pavërteta. Nuk di statusin e atyre fëmijëve. Akuzat tuaja janë të bëra nëe vlerësime hipotetike dhe jo faktike. Ky është një raport për vitin 2022 se flet për indeksimin dhe nuk e di çështë, se bën si gjithologe. Për produktet ushqimore bëhet nëpërmjet blerjeve të përqëndruara. Mos keqinformo qytetarët se nuk duhet të përdorën fëmijët për politikë. Ju doni t'i përdorni fëmijët për kauzën e humbur politike. Në lidhje me marrëveshjet ekzistuese nuk ka pasur asnjë kërkesë në ministri për referimin e masave indikuesëe sa i përket kuotave dhe nuk ka pasur kërkesë nga operatorët për të rritur çmimet, kush është halli juaj, mos përdor fëmijët se ne kujdesimi çdo ditë dhe jo njëherë në hënë.

Ina Zhupa nga vendi: Ju mbaroj koha.

Ermonela Felaj: Ju lutem zonja ministre, mbaroni.

Ogerta Manastirliu: Nuk mbaron koha kur flitet për fëmijët. Kujdes kur ju drejtoheni atyre fëmijëve se më kanë konbtaltuar edukatorët, dhe janë ndjerë keq. Ata kanë mangësi prindërore nuk janë jetimë biologjikë.

Ina Zhupa: Nëse ke vërenjte shumë mirë hajde në komision hetimor. Silli letrat dhe referohu. Unë kam gjithë të drejtët që t'i referohem Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ka qenë më e ulët se ç’ka qenë më herët. Përgjegjësi kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. E thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit. E thotë KLSH, jo unë. Nëse ju nuk e keni lexuar, por keni lexuar vetëm portalet, merreni dhe lexojini, mos kërkoni vërdallë. E kanë shumë gabim edhe ato edukatoret që i lënë fëmijët të shohin parlamentin dhe jo ato që duhen parë.

2 MUAJ ME PARE

Saimir Korreshi: Jeta në Lushnjë është kthyer në 'jetë qeni', shyqyr që na erdhi Taulanti…

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pas javës së gjelbër, ka ndarë problemet e Lushnjes në Foltoren e Kuvendit. Në seancën e sotme plenare, Korreshi tha se fermerët që kultivojnë rrush kanë dalë në protestë, pasi ka mungesë tregu dhe se me rritjen e çmimeve, prodhimi i tyre ka kosto. Ndërsa përmendi edhe problemet në shkolla në zonën e  Lushnjes.

Pjesë nga fjala e deputetit Korreshi:

Me të thënë të drejtën sesi është situata në Lushnjë dhe më gjerë, duhet të dalim të gjithë dhe të shikojmë se vetëm jetë nuk ka atje, është kthyer në jetë qeni. Shyqyr që erdhi Taulanti dhe e dëgjojnë llafin dhe i japin ndonjë investim, se Lushnja kishte 12 vite dhe nuk ishte prekur ndonjëherë, si duket paska takat dhe forcë Taulanti, gjithsesi. Falë Zotit që tavani i shkollës ra natën, ky është një problem që të gjithë deputetët e Lushnjës duhet ta dinin. Keni dërguar dy persona atje për të suvatuar, turp, aty po bien kolonat.

Të gjithë fermerët kanë dalë në protestë për rrushin, 200 lekë kg, ku është qeveria, vetëm gruri? Po rrushi? Kemi rrezik me këtë situatë të na ngeli rrushi varur dhe preshi përpjetë në arë me këto çmime. Gjithsesi pjesa tjetër e kanalizimeve dhe kullimit, sfidoj këdo këtu meqë çonin ujin dhe njomnin, të shkojmë në njësinë Administrative Dushk, Gramsh, Zhamë, në qoftë se shkon pikë uji atje, mund të bëjmë një bast publik dhe të shkojmë bashkërisht atje.

 

2 MUAJ ME PARE

Mbledhja me dyer të mbyllura/ Salianji: SHISH konfirmoi që ka pasur rrjedhje sensitive të dhënash nga sulmet kibernetike

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar nga foltorja e Parlamentit se si pasojë e sulmeve kibernetike, ka patur rrjedhje të të dhënave sensitive. Kjo sipas tij, është konfirmuar nga ana e SHISH gjatë raportimit të përfaqësuesve të tyre në Komisionin e Sigurisë.

Salianji preku edhe çështjen e financimeve ruse në Partinë Demokratike. Ai deklaroi se kjo çështje duhej adresuar që më parë duke marrë masa ligjore dhe të mos përdorej politikisht për interesa të vogla.

Ervin Salianji: Ajo që tha kryeministri, ishin të pavërteta të mëdha. Sot për aq sa më lejon të thuhet, një institucion që është më prestigjozi e konfirmoi se ka rrjedhje të dhënave sensitive. Në një mbledhje me dyer të mbyllura. Ka prekje të sistemeve që nuk duheshin prekur sidomos në Policinë e Shtetit. Ka përgjetgjësi të drejtë qeveria. Sa shpenzon Shqipëria sot për mbrojtjen kibernetike. A ka ndodnjë shpenzim për mbrojtjen dhe më pas hajde flasim për përgjegjësinë. Të gjitha hetimet janë mbyllur për rrjedhjen e të dhënave. Një çështje që u hap këtu ishte çështja ruse. Ne i besojmë SHBA-së, po kjo është një çështje shqetësuese. Si kryeministri i Shqipërisë, kanë dështuar institucionet. Nëse kanë hyrë para ruse, duhet të bënte mbledhje tamam në Parlament. Hajde bëjmë një ligj të ashpërsojmë. Nuk duhet që të përdoret për interesa të vogla politike, përdorimi i parave ruse. Nëse i intereson të përdorë politikisht dikë, hajde silleni ta diskutojmë.

2 MUAJ ME PARE

Kushi për mbylljen e ‘Mehmet Akif’: Edhe shkollës time i doli pronari kur isha e vogël, nuk dola në protestë

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka paralelizuar mbylljen e shkollës "Mehmet Akif" me atë që i ka ndodhur asaj në fëmijëri. E pranishme në Kuvend, Kushi tha se edhe asaj i është mbyllur shkolla kur ka qenë e vogël, por që nuk ka protestuar për këtë gjë. Kushi shtoi se shkollës ku ajo mësonte i doli pronari dhe atë e transferuar në një tjetër institucion arsimor.

"Unë e kam bërë shkollën në kala, pas shumë viteve shkollës i doli pronari. Sot ajo shkollë nuk ekziston më. Nuk protestuam ne, nuk dolëm në protestë. Ishte respektimi i ligjit, dolën pronarët e shkollës. Shkuam në një shkollë tjetër, gjithashtu shumë të mira. Nuk protestoi askush. Këta pronarë dalin në media e bëjnë si viktima, kanë detyrime para nxënësve që i lanë në mes të rrugës. Do të bëjmë maksimumin që t’i regjistrojmë në shkollat më të përshtatshme,"- tha Kushi ndër të tjera. 

2 MUAJ ME PARE

Sërish SHERR në Kuvend, Spaho kërkon fjalën pas akuzave të Ramës, Felaj ia mohon

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kërkuar fjalën për replikë ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me financimin rus në PD-së. Rama iku nga salla, ndërsa Spahos iu ndalua fjala nga Ermonela Felaj.

"Për të njëjtën gjë nuk e merrni dot fjalën dy herë. Ka kërkuar të ndërhyjë ministrja e Arsimit. Ju e konsumuat fjalën tuaj,"-tha në fjalën e saj Ermonela Felaj.

2 MUAJ ME PARE

Xhaferraj-Ramës: Hakerat bënë copë sistemet e sigurisë! Kryeministri: Nuk morën asnjë material "sekret", mos u bëni qesharakë

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta dhe seanca e sotme plenare në Kuvend. Gjatë një ndërhyrje nga vendi duke iu përgjigjur kreut të ekzekutivit, Edi Rama deputeti demokrat i Durrësit, Ferdinant Xhaferraj hodhi akuza ndaj qeverisë sa i përket sulmeve kiberneti të ndodhura në vedn muajt e fundit. 

Xhaferraj u shpreh se hakerat e kanë bërë "copë" sistemin e sigurisë në vend. Ai nuk nguroi t'i përmende edhe disa të mira qeverisë teksa përmendi bazën e Kuçoves dhe ardhjen e opozitës iranianse në vend por sipas tij pikërisht për këtë duhej të ishin marrë masat pasi tashmë jemi të ekspozuar ndaj sulmeve.

Ferdinand Xhaferraj: Hakerat e bënë copë sistemin. Është bërë një punë e mirë në sistemin energjetik por jo tek ujësjellsat e të tjerë që janë të ekspozuar lehtësisht ndaj sulmeve. Shumë mirë bëri kryeministri për bazën e Kuçovës, shumë mirë bëri për opozitën iraniane MEK por kjo na ka ekspozuar përballë sulmeve të hakerave prandaj duheshin marrë masa.

Duke iu përgjigjur, kryeministri Edi Rama nuk kurseu as ironitë. Rama tha se grupi i hakerave që sulmuan sistemet dixhitale të vendit janë grupet më të mira në botë sa i përket kësaj. Rama mori shgembull dhe sulmet kibernetike të ndodhura në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit. Ndërsa duke u ndalur dhe tek publikemet e fund të hakerave sa i përket sistemi MEMEX të Policisë së Shtetit ku janë dhe skedarët e njerëzve që dyshohet apo janë hetuar për lidhje me krimin. Kreu i ekzekutivit tha se ai që është publikuar nuk është ky sistem.

Edi Rama: Kujdes me këtë pjesë sepse ka akoma. E vërteta është që jo, e prapë nuk e them unë, se ju keni dhe një hall të madh, kur flisni për amerikanët i përdorni kundër njëri-tjetrit. I keni bërë si Guri tek filmi "Mëngjese lufte". Meqë përdore amerikanët që i dinë ata ato punë, ata kanë nxjerrë një raport e thonë që sulmi nuk e ka realizuar objektivin. Ka pasur 4 grupe, njëri prej tyre ndër 10 të parët në listën e terrorit kibernetik nuk ia ka dalë qëllimit. Faktikisht sistemi është ringritur në një kohë shumë të shpejtë. Faktikisht, asgjë nuk është marrë dhe nuk ka asnjë lloj vlere. Ne kemi ende proces për dixhitalizimin e arkivave. E treta është arsyeja pse nuk e ka arritur qëllimin sulmi është se kemi një nivel të caktuar mbrojtjeje. Plani është parashikuar në disa faza. Nuk i kemi mundësitë që t'i çojmë gjërat që duam në të gjitha drejtimet. Mos ki merak për ujësjellësin e Durrësit sepse nuk ka haker që bllokon ujin që vjen në çezmën tuaj. Nga ana tjetër kemi një infrastrukturë kritike që është OST, OSHEE, KESH. Mos bëhemi qesharakë që çdo gjëje që ndodh vetëm tek ne, para ca kohësh, në Maqedoninë e Veriut është marrë një sistem i tërë peng. Ky i yni është një sulm i një niveli shumë të lartë. Mbase do të donit të në kishte gjetur ndonjë hata, por nuk na ka gjetur. Mos u koturisni në konkluzione qesharake. Sot e kemi gjithë infrastrukturën dixhitale të ngritur. Flitet për një terren që gjendet në kanalet dhe portalet tona një grup që ka qëllime dashakëqija të vendit. Në një listë të fotomontuar me kriminelë, gazetarë e politikanë fut në dyshim duke hedhur teza dhe hipoteza. S'ka terren më pjellor se kanalet, portalet dhe ju, se menjëherë ngrihni në këmbë. Ajo që keni parë nuk është MEMEX.

2 MUAJ ME PARE

Kuvendi nis me debate për energjinë elektrike, Bushati: Turp s’kërkuat falje për fashën. Balluku: Kur s’keni çfarë t’i bëni gomarit, i bini samarit (Sfida e Sulës)

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Dashnor Sula, Belinda Balluku dhe Helidon Bushati

TIRANË- Nis me debate seanca plenare në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ngriti shqetësimin për problematikat që hasin banorët e qarkut të Elbasanit. Ai u ndal në Peqin, vend për të cilin tha që nuk ka përfunduar nga Rilindja urbane dhe që fëmijët kanë mbetur pa shkollë për shkak të mos shtrimit të rrugëve.

Demokrati tjetër, Helidon Bushati foli për fashën e energjisë. Ai tha se qeveria duhet të kishte kërkuar falje që propozoi dhe hoqi fashën prej 800 kilovat që nuk u vu kurrë. Ai pyeti kryeministrin Edi Rama dhe për rrugët e çmimet e karburanteve, por përgjigjen e mori nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku. Balluku tha me tone ironie që i vinte keq sepse me heqjen e fashës, tashmë Opozita kishte mbetur pa temë për protestat. 

Pjesë nga replikat:

Dashnor Sula: Bashkia e Peqinit, është një problematikë jashtëzakonisht e madhe. Është e vetmja në Republike që nuk pa përfituar nga Rilindja Urbane. Do ju jap prova dhe fakte të pakundërshtueshme që në Bashkinë e Peqinit, në vitin e 10 nuk është investuar qoftë asnjë lek. Ju garantoj dhe sfidoj, edhe në 5 komunat nuk është investuar asgjë. Këto janë foto që tregojnë gjendjen. Gropa është në mes të rrugës. Zotërinjtë e qeverisë, kryeministrit po i lutem të vë dorën në zemër. Bashkia çdo ditë po zbrazet për shkak të migrimit.Është zonë me resurse të shumta, porn ë Peqin qeveria nuk ka investuar qoftë edhe një lek. Sic është lënë qendra e qyteti është lënë dhe futbolli. Ish komuna e Shezës ka një problematikë të madhe. Shikoni si është rruga. Ka 6 vite është prish dhe as nuk ndërtohet. Fermerët e zonës së Peqinit kultivojnë shumë nektarina, por rreth 7 kuintal ikin. Është viti i 6 që është hequr shkolla e fëmijëve nga qendra e komunës për disa fshatra të tjerë. Nga Fshatin ku është caktuar shkolla, janë 10 km rrugë për të shkuar fëmijët e këtyre fshatrave. Prindërit janë ngritur disa herë në protestë, dhe para 3 ditësh u vendos që mësimi të zhvillohet paradite, por prapë fluksi nuk e përballon. I lutem ministres së Arsimit, të zgjidhë situatën. Vini dorë mbi Peqinin.

Helidon Bushati: Kam 3 pyetje për qytetarë të veriut që gjatë verës, 8 km rrugë i bëjnë për 2 orë. U nënshkrua kontrata në 2018, duhet të mbaronte në 2021, nuk është hedhur asnjë lopatë. Ministrja Balluku tha që në mars 2022 do fillonte puna, asgjë nuk është bërë. Edhe sa duhet të presin qytetarët e veriut dhe turistët që frekuentojnë plazhet ose qytetet e veriut? Një gënjeshtër e stërholluar. Një oligark po tallet me banorët e veriut, shkon në prokurori se ka fituar dhjetra miliona euro me dokumente false. Pyetja tjetër është përse ne duhet të paguajmë çmimet e karburanteve më të shtrenjta në Europë? Meqë jemi këtu kryeministër, keni thënë që çmimet më të shtrenjta në Shqipëri janë prej taksës së qarkullimit që është 27 lekë/litër. Edhe nëse e heqim këtë, prap karburantet janë me çmime të larta. E treta është për fashën 800 KW. Nga frika e kthyet vendimin dhe nuk kërkoni as falje, është e turpshme. Edhe shiun e keni bërë bashkëdrejtues të kësaj qeverie.

Belinda Balluku: Unë e kuptoj që jeni mërzitur që nuk u aplikua fasha 800 kv/h. Ne nuk i marrim vendimet duke vlerësuar a mërziteni apo nuk mërziteni ju. Ju siguroj që nuk kemi pasur presion nga ju. Ne kemi vlerësuar situatën hidrike. Qytetarët kanë filluar të sensibilizohen për ulje të konsumit. Përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës dhe ulja e konsumit na bëri të rishikojmë rritjen e fashës për këtë muaj. Ne as e përdorim ERE-n, por edhe ju që i hidheni ERE-s në kurriz se nuk kemi çfarë i bëni gomarit dhe i bini samarit nuk është mirë. ERE ka burra dhe gra të nderuar, ju keni një javë që i bëni copë. ERE e ka bërë punën siç duhet. Është në dorë të ERE-s apo të qeverisë politike e mbrojtjes për ekspozimin e qytetarëve ndaj çmimit të rritur. Nëse qeveria vendos ta aplikojë mburojën sociale për të mbrojtur qytetarët do dalë ERE dhe do thotë jo mos i mbroni se mërzitet opozita se i bie kauza për protesta?! Na vjen keq që jeni mërzitur. Shpresojmë që edhe në nëntor të kemi përmirësim të situatës dhe ne do ta ofrojmë mburojën. Na vjen keq që ju prishëm planet

2 MUAJ ME PARE

Rama bën deklaratën e FORTË për PD: Financimi rus jo i vetmi! Ka akoma...

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë nga Foltorja e Kuvendit. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që të mos nxitoheshin me deklaratat, pasi fakte të tjera do të dilnin. Megjithatë nuk dha asnjë detaj tjetër lidhur me çfarë dinte dhe ç'pritej nga opozita e vendit. 

"Do të thoja vetëm kaq, jo vetëm që ato para kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish, por ka më shumë se aq. Do iu sugjeroja të mos hezitoni me deklarata që mund t’ju bien prap ndesh e detyroheni të merrni pozicion tjetër. Ju s’keni lidhje me asgjë nga ato që duhen thënë sot. Ky është një vend sovran që nuk do të dijë për asnjëri, por sidoqoftë këtë kam për borxh t’ua them. Ju nuk e keni problem që nesër t'i mohoni të gjitha. Mos u ngusni se ka akoma...Ka akoma!,”- tha Rama.

Ndërkohë që as nga opozita nuk pati asnjë reagim për të lënë të kuptohet se ç'dinte numri një i qeverisë. 

2 MUAJ ME PARE

Financimi rus në PD/ Rama: Ju zinit be për "virgjërinë e Lulit". Ju kanë dhënë para rusët, kjo s'ka dyshim

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Kuvend duke ironizuar kryedemokratin Sali Berisha dhe çështjen e lobingut rus në Partinë Demokratike. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se Berisha më herët i dilte në mbrojtje Bashës, ndërsa shtoi se vetë ai nuk ka asnjë dyshim që PD është financuar nga Rusia. Por nuk bëri me dije asnjë fakt që të vërtetojë bindjen e tij. 

“Për sa kohë, ju do keni njerëz të cilët besojnë çdo gjë dhe të kundërtën e çdo gjëje, jeni në të drejtën tuaj të ushqeni iluzionin se mund të talleni me të gjithë por siç nuk ju ka ecur asnjëherë, sërish nuk do t'ju ecë kjo tallje me të gjithë sepse do të bënte sens gjithë kjo vijë logjike nëse nuk do të kishit qenë po ju që në atë kohë kur kjo çështje u bë publike nuk do të kishit bërë betime e përbetime për virgjërinë e Lulit.

Nëse nuk do të kishte qenë non grata juaj që nuk do të kishte dalë me carcafin e bardhë me asnjë njollë për të predikuar pastërtinë e virgjereshës që mbanit në krye. Nëse nuk do akuzonit Sorosin për fakte që sot medemek kërkoni t'i nxirrni nga kthetrat që i paskam kycur unë për llogari të atij që ju hodhi përtokë në momenti që s’ju duhej më.

Që PD është financuar me para ruse, dihet. I dalë në atë kohë, i mohuar kategorikisht nga ju. Kjo është shumë e thjeshtë që PD është financuar me para ruse, kjo dihet, është fakt i njohur, i mohuar nga ju. Se unë nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëherë. Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër. Mos ma prekni Lulin, kush e thoshte? Ishte ai që ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur për luftë me Amerikën. Kështu që do thoja vetëm kaq, jo vetëm që ato para kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish, por ka më shumë se aq. Do ju sugjeroja të mos hezitoni me deklarata që mund t’ju bien prap ndesh e detyroheni të merrni pozicion tjetër. Ju s’keni lidhje me asgjë nga ato që duhen thënë sot. Ky është një vend sovran që nuk do të dijë për asnjëri, por sidoqoftë këtë kam për borxh t’ua them. Mos u ngusni se ka akoma,”- tha Rama.

2 MUAJ ME PARE

Basha nisi takimet! Berisha tregon problemin që ka me të: Të zbardhë dosjen e lobingut rus, s'kemi komunikuar, por do japë llogari

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike të japë llogari dhe të sqarojë çështjen e lobingut rus. Në një prononcim për mediat, para futjes së tij në Kuvend, Berisha tha se nuk ka asnjë koment në lidhje me takimet që nis Basha. Ai shtoi se çështja e lobingut rus duhet sqaruar pasi ndikon drejtpërdrejt Partinë Demokratike. 

Pjesë nga biseda: 

Keni një koment për takimet që ka nisur Basha?

Sali Berisha: I vetmi koment që kam unë për Bashën është që të bëjë transparencë për fondet ruse

Keni komunikuar me të së fundmi?

Sali Berisha: Jo, por komisioni i ngritur për këtë qëllim do t'i japë të drejtën të shpjegohet para kësaj aktakuze. Është faktuar që s'ka pasur lidhje me asnjë institucion të PD. Nga arka e PD-së nuk ka hyrë e nuk ka dalë asnjë qindarkë. Ëështë e domosdoshme të sqarojë këtë akuzë të përsëritur. U bë njëherë nga Mother Jones, por tani nuk është nga Mother Jones. Janë institucionet e shërbimeve inteligjente.

Pra këto takime i shikoni të padëmshme.

Sali Berisha: Jua thashë, me Bashën kam vetëm këtë problem për sa kohë është anëtar i PD. Nuk pranohet një gjë e tillë.

 

2 MUAJ ME PARE

Kandidatë të përbashkët për lokalet? Berisha mbështet propozimin e Metës: Të konsultohemi me çdo parti, parlamentare ose jo

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se e mbështet idenë e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se konsultimet me aleatët vijojnë. Ai tha më tej se bashkëpunimi do të vijojë bashkë me konsultimet me të gjitha partitë e spektrit të djathtë, parlmentare ose jo. 

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Po vazhdojmë konsultimet me aleatët, ka mendime për kandidatë të përbashkët, jemi të hapur. Por duhet të diskutojmë fillimisht me aleatët

Cilët janë përveç Partisë së Lirisë?

Sali Berisha: Të gjitha partitë e spektrit të djathtë, ka parti parlamentare dhe jo parlamentare. 

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Beteja e Opozitës me Ramën është më e madhe se mali i Dajtit, sa Korabi

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Sali Berisha:

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se betejat e Opozitës do të vijojë me kryeministrin Edi Rama pavarësisht heqjes së fashës prej 800 kilovatësh. Në një prononcim për gazetarët, Berisha e krahasoi me malet në Shqipëri dhe tha se kjo betejë ia kalon malit të Dajtit. Ai shtoi më tej se fasha nuk ka qenë objektivi kryesor, por u shtua në momentin që u paralajmëruar vendosja e saj nga qeveria. 

Pjesë nga prononcimi:

Keni një plan B nëse gjykata vendos kundër jush?

Sali Berisha: Ne po ecim me shumë plane, njëri është me protestat e fuqishme kundër Ramës. Plani i dytë janë primaret dhe standartet e reja demokratike. Është një betejë shumë planëshe. 

A mund të jenë betejat të rëndësishme tani që u hoq fasha 900 kilovat

Sali Berisha: Vjeshta e protestave është e kahershme dhe duhet të konkretizohet sa më shpejt. Kjo ishte një palosje e tij nga ultimatumi i Opozitës. Ajo nuk ka qenë pjesë, por u shtua kur doli. Beteja me Ramën është më e madhe se mali i Dajtit

Sa Korabi?

Sali Berisha: Sa Korabi, ke të drejtë 

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Shqiptarët të regjistrohen, Vuçiç po na zvogëlon artificialisht popullatën

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të Serbisë që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Në një prononcim për gazetarët para futjes në Kuvend, Berisha tha se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka marrë përsipër të zvogëlojë popullsinë shqiptare në mënyrë artificiale. Ai tha ndër të tjera se qytetarët nuk regjistrohen edhe nëse rastësisht në moment që zyrtari u troket në derë, nuk gjenden aty. 

"Një thirrje vëllazërore për të gjithë shqiptarë e Luginës së Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës, dhe të gjithë shqiptarëve në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që po bën kjo republikë, një regjistrim problematik dhe ka bërë gjithçka Vuçiç me politikat që ka ndjekur të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta mijëvjeçare në Luginën e Preshevës. Format e përdorura nga serbo-madhi Vuçiç për të ç’regjistruar banorët e këtyre komunave nga trojet e tyre shekullore janë unikë në botë. Njëra prej të cilave, mjafton që portieri të trokasë në derë dhe të mos e hapë kush, ajo familje ç’regjistrohej. Edhe dhjetëra forma të tjera. Kjo idiosinkrasi që ultranacionalistët serbë dëshmojnë ndaj shqiptarëve, ky racizëm primitiv duhet të marrë vetëm një përgjigje; regjistrimin masiv të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në Serbi apo në Europë e SHBA, pranë vatrave të tyre familjare si banorë të fshatrave të Luginës së Preshevës. Aty ata kanë qenë në shekuj dhe aty do të jenë, duke rezistuar natyrisht programeve të egra shpopulluese të serbomadhisë. Edhe njëherë thirrja ime është të regjistrohet çdo shqiptar, me origjinë, ose i lindur në komunat e Luginës së Preshevës, kudo që ndodhen,"- tha Berisha ndër të tjera. 

2 MUAJ ME PARE

Veliaj presion Ramës? Berisha: Lufta nisi me Ballukun e kullat, balancat janë spostuar në duart e kryebashkiakut

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk mund ta konfirmojë Erion Veliajn si kandidaturë për zgjedhjet lokale të 2023-shit, por mund të ndodhë e anasjellta. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se Rama është në dy hetime ndërkombëtare, duke nënkuptuar se Veliaj po e mban nën presion. Berisha shtoi se lufta e Veliaj ka nisur edhe me Belinda Ballukkun, të cilën sipas tij e 'dërgoi' në Dibër. 

Pjesë nga biseda: 

Pyetje: Edi Rama konfirmoi Veliajn si kandidat në Bashkinë e Tiranës, po opozita kur do e nxjerrë emrin e saj, mos është pak vonë?

Berisha: A mund të ju pyes pak, kush e rikonfirmoi shokun, Veliaj, Ramën apo Rama, Veliajn. Ky është problemi tani, nuk po merret vesh se cili do e rikonfirmojnë. Ju e shikoni tani që Rama është në dy hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta, kjo është absolutisht e vërteta. Njëri nuk di për fatin e tij, tjetri është në vazhdim e sipër. Di që në këtë mes, unë nuk besoj atë që thatë ju, që Rama konfirmoi Veliajn.

Pyetje: Ju po thoni se Veliaj po bën presion te kryeministri?

Berisha: Veliaj, jo presion, por siç e shifni, e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi pak te beteja që nisi. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij. Ballukun e degdisi në Dibër, Veliaj. Nuk ishte Rama që e çoi. Rama e solli për Tiranën, Ballukun. Nisi betejën me kullat, Veliaj i tha vazhdo se katet janë të tuat dhe unë do i nxjerr. Se te kullat Rama ka fjalën finale dhe u garantoj ju se, ajo ç’ka në pamje të parë e konsideruat në një betejë kundër Veliajt, Veliaj e kthej në një betejë kundër Ramës. Pra mund të ju them se balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është në kohëra, fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës.

Pyetje: Po opozita nuk është pak vonë me zgjedhjen e kandidatit?

Berisha: Opozita nuk i emëron siç i emëron Edi Rama, por do ti zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e përzgjedhjes së kandidateve nëpërmjet primareve, qytetarëve. Shënuam një hap jashtëzakonisht të madh përpara, duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan. Pra sjellim në këto zgjedhje një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë. Ne nuk ka i cakton as droga, as partia shtet, as krimi. Ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, të përcaktojmë këto 2-3 ditë format e daljes. Ka mendime për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim. Por ne jemi të hapur me aleatët tanë të gjejmë format më të përshtatshme të një gare të suksesshme. 

2 MUAJ ME PARE

Arta Mandro zgjidhet anëtare e KLP, s'merr shumicën e votave, por ligji e miraton

Kuvendi/ Rama-PD-së: Dosja e rusëve s'mbyllet me Lulin. Berisha:
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Arta Mandro është zgjedhur anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Mandro nuk mori shumicën e votave në Parlament, por sipas ligjit, duke qenë se ishte hera e tretë që hidhej për votim emri i saj, kandidati konsiderohet i zgjedhur.

“Atëherë zonja Mandro mori 58 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim. Nuk është bërë shumica e kërkuar, ligji përcakton që në votimin e tretë në Parlament kandidati konsiderohet i zgjedhur. Në pikën 16 të nenit 35 të ligjit 115/2016 për organet e sistemit të drejtësisë së ndryshuar neni 35 është përcaktuar se në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej 2/3 edhe në raundin e tretë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Sa më lart, kandidatura e Arta Mandros, konsiderohet e zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,”- tha Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

seance plenare 3 tetor 2022

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE