LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja personale e ministrit të Financave! Zhupa: Butrintin e kthyet në qofteri! Berisha: Votoni rezolutën kundër genocidit serb

• Seanca plenare e ditës së sotme vijon mes debatesh. • Projektligji i nisur nga PS-ja për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje ka sjell debate mes deputetëve në Kuvend. • Kreu i Grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për projektligjin për faljen e gjobave. • Deputeti socialist Toni Gogu ka theksuar se projektligji për faljen e gjobave do të miratohet do apo nuk do opozita. • Deputetja Ina Zhupa gjatë interperlancës me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka konsideruar ligjin për zonat e mbrojtura si ligj klientelist dhe se kjo qeveri ka betonizuar të gjitha zonat e mbrojtura në vend. • Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro i është përgjigjur deputetes Ina Zhupa duke deklaruar se qeverisja e PD-së ka ndjekur parimin e çurbanizimit. • Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas rinisjes së seancës në Kuvend ka reaguar ashpër për ndërprerjen e seancës u shpreh se nuk është kafja personale e ministrit të Financave, Petrit Malaj. • Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në Kuvend se mazhoranca ka regjistruar sot një tjetër rekord të zi në historinë e parlamentit. • Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, foli në Kuvend për projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. • Manja tha se kërkohet më tepër ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa sanksionet mund të shkojnë deri në 10 milionë euro. • Ai shtoi se a i përket zbatimit të ligjit kapacitetet dhe kompetencat e komisionerit do të duhet që të rriten nëse kërkohet që ai të përballojë me efikasitet përgjegjësit e reja që do të lindin nga miratimi i këtij ligi. • Ndërkohë mori fjalën sërish Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili kërkoi votimin e rezolutës kundër genocidit serb në Kosovë. • Duke marrë shkas nga mbajtja e Kuvendit të përbashkët Kosovë-Shqipëri ditën e nesërme, Berisha tha se qeveritarët do të ulen atje më shumë si përfaqësues të Serbisë sesa të Shqipërisë. • Ai shtoi se rezoluta duhej votuar sonte që nesër të shkohej në Kuvendin e përbashkët si si përfaqësues të shqiptarëve, dhe jo si ata që nuk njohin krimet.

29 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Berisha kërkon votimin e rezolutës kundër genocidit serb/ Balla: Arrestuat Adem Jasharin! Kreu i PD-së: Trillim serbo-shqiptar i turpshëm

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Taulant Balla

TIRANA- Seanca plenare në Kuvend vijon mes debatesh mbrëmjen e sotme teksa kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi votimin e rezolutës kundër genocidit serb në Kosovë. Berisha i kërkon socialistëve ta votojnë rezolutën, ndërsa përmendi edhe këngën e Adem Jasharit e cila është ndaluar sipas tij në stadiume. Nga ana tjetër Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se Adem Jasharin e arrestuan qeverisja e PD-së në vitet 92-97. Berisha i hodhi poshtë akuzat duke thënë se kjo ishte një trillim serbo-shqiptar i turpshëm.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Balla: Adem Jasharin e arrestuat ju. Sa i përket dhembshurisë së madhe për atë që do të marri liken ë facebook për këngën e mikut tim Naim Gjoshit. Kënga as ka thënë dikush se është ndaluar. I kam thënë Shkurtes mos i beso gojëve të liga. Meqë nesër kemi takimin e Kuvendeve le të themi ca rrena se ecin shumë shpejt. Mos lejoni të flasin për futboll njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli.

Berisha: Arrestimi i Adem Jasharit është trillim serbo-shqiptar i turpshëm. Nuk ka ndodhur kurrë. U trajnua 1992 1993 dhe nuk është arrestuar kurrë në asnjë rast. Ata të cilët e hapën këtë shpifje e morën në Beograd dhe e sollën në Tiranë. Rezolutën e keni rrëzuar, e keni vonuar dy vjet. Votojeni sonte që të hiqni njollën e zezë kundër jush. Nuk po bëj politikë unë. Janë jetët e njerëzve shqiptarë që janë vrarë. Ju keni frikë nga Beogradi.

1 VITE ME PARE

"Shkoni në Kosovë më shumë si përfaqësues të Serbisë"/ Spiropali i përgjigjet Berishës: Provokime të pavend, nesër dy Kuvendet me deklaratë të përbashkët

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Spiropali

TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i quajti provokime të pavend dhe të papërshtatshme deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, në lidhje me mbajtjen e Kuvendit të përbashkët Shqipëri-Kosovë ditën e nesërme. Berisha tha se qeveritarët do të ulen atje më shumë si përfaqësuses të Serbisë sesa të Shqipërisë. 

“Këto provokime janë të pavend dhe të paparshtashme”, u shpreh Spiropali.

Spiropali deklaroi se ditën e nesërme dy Kuvendet Shqipëri-Kosovë do të dalin me një deklaratë të përbashkët që do përfshijë shumë çështje. Kryetarja e Kuvendit tha se me anë të deklaratës do të qartësohen të gjitha çështjet, nga rruga europiane tek kërkesa e Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon.

"Nesër do dalim me një deklaratë të përbashkët, do jetë e qartë për të gjithë çështjet, nga rruga evropiane tek kërkesa e rrugëtimit të Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon. Nuk është vendi për të bërë politikën e ditës me Kosovën", deklaroi Spiropali. 

1 VITE ME PARE

"Trump i përdori për të fituar zgjedhjet", Balla: Patronazhistët do jenë prezentë edhe në zgjedhjet e 11 majit

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Balla

TIRANË- Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla gjatë një replike më deputeten e opozitës Jorida Tabaku, ka konifrmuar prezencën e patronazhistëve më 11 maj. Nga foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se patronazhistët e PS-së do të jenë prezentë në zgjedhjet e ardhshme. 

Teksa i drejtohet opozitës, Balla shtoi se patronazhistët u përdorën edhe në zgjedhjet amerikane. Madje ai theksoi se pikërisht Trump fitoi pasi patronazhistët e tij ishin më të zotë. Balla bëri krahasimin mes tyre, duke thënë se e njëjta gjë ndodhi me zgjedhjet në ShBA 4 vite më parë kur fitoi Biden. Sipap tij, Biden kishte patronazhistë më të mirë dhe fitoi zgjedhjet.

“Sa ju përmendim patronazhistët ju hyn frika juve, aty do i keni prapë, edhe në 11 maj. Për dikë që di si bëhen fushatat elektorale, edhe në SHBA patronazhistët e Trump ishin më të zotë se ata të Biden. 4 vite më parë Biden fitoi se kishte patronazhistë më të mirë”, u shpreh Balla.

1 VITE ME PARE

Nesër Kuvendi i përbashkët Kosovë-Shqipëri/ Berisha: Ndërprisni punimet në seancë plenare dhe votoni rezolutën kundër genocidit serb

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Foto nga Kuvendi

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi sot në seancë plenare votimin e rezolutës kundër genocidit serb në Kosovë. Duke marrë shkas nga mbajtja e Kuvendit të përbashkët Kosovë-Shqipëri ditën e nesërme, Berisha tha se qeveritarët do të ulen atje më shumë si përfaqësues të Serbisë sesa të Shqipërisë. Ai shtoi se rezoluta duhej votuar sonte që nesër të shkohej në Kuvendin e përbashkët si si përfaqësues të shqiptarëve, dhe jo si ata që nuk njohin krimet.

"Meqenë se edhe në mëngjes e ngrita çështjen para mediave thash ta shtroj dhe në Parlament. Të ndërprisni menjëherë punimet, të sillni këtu rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë se përndryshe ulja juaj në parlamentin e Kosovës është më e largët si përfaqësues të Shqipërisë dhe më e afërt si përfaqësues të Serbisë sepse ju e keni refuzuar rezolutën. 

Votoni sonte rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë, në mënyrë që të shkoni nesër si përfaqësues të shqiptarëve, dhe jo si ata që nuk njihni krimet e shëmtuara. Unë, po ju them ju këtu, që në librat e gjenocidit ato janë të përshkruara si krimet më të padëgjuara ndonjëherë në histori, dhe ju e hidhni poshtë këtë. Prandaj, zonjë, çfarë të të them unë ty.

Merr, silleni rezolutën ta votoni. Të votoni një ndjesë publike për sanksionet që i vutë Kosovës të parët në Europë. Të votoni një ndjesë publike për ndalimin që i bëtë himnit për Adem Jasharin “Mora fjalë”, dhe u fsheh pastaj se zëvendësuan me një këngë shumë të bukur, nuk e mohoj, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, për Shqipërinë, por nuk zëvendësohej se, ajo e zuri vendin.

Shkurte Fejzën e ftuan, ishte në stadium dhe tani u erdhi telefoni i kuq nga Beogradi dhe e hiqni ju atë. Si do shkoni ju atje Hidhe në votë propozimin tim. Moj zonjë, hidhe në votë propozimin tim, kaq. Jeni dakord, të ndërpresim seancën dhe të sjellim rezolutën, apo s’jeni dakord? Këtë kërkoj unë", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Mbrojtja e të dhënave personale/ Manja: Duhet ndërgjegjësim për këtë çështje, sanksione deri në 10 mln euro

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Ulsi Manja

TIRANA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, foli në Kuvend për projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Manja tha se kërkohet më tepër ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa sanksionet mund të shkojnë deri në 10 milionë euro. Ai shtoi se a i përket zbatimit të ligjit kapacitetet dhe kompetencat e komisionerit do të duhet që të rriten nëse kërkohet që ai të përballojë me efikasitet përgjegjësit e reja që do të lindin nga miratimi i këtij ligi. 

"Ky është një nga projektligjet më të rëndësishme. Një kërkesë e vazhdueshme e Komisonit europian e cituar edhe në progresraporte. Kërkohet përmirësimi i të drejtave themelore duke rritur kapacitet institucionele për të drejatat e njeriut.  Dua që të kërkojë votën e secilit prej jush për miratimin e një ligji të tillë që përforcon mbrojtjen e të dhënave personale të qytetareve shqiptar duke përforëcuar standrdet sa i takon mbrojtjes së të dhnave persobakle njësoj si ato që gëzojnë edhe qytetarët e BE. 

Sa i përket zbatimit të ligjit kapacitetet dhe kompetencat e komisionerit do të duhet që të rriten nëse kërkohet që ai të përballojë me efikasitet përgjegjësit e reja që do të lindin nga miratimi i këtij ligi. Po ashtu kërkohet ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, që është ende në nivele të ulëta në institucione publike dhe për qytetarin. Projekligji ka shkuar 4 herë për mendim në shërbimet e komisionit europian ka përsëritur që të mos preken sanksionet që ju i quani të larta. Shteti ka marr përsipër sanksione që shkojnë deri në 10 mln euro", tha Manja.

1 VITE ME PARE

"Vizion i qartë i qeverisë"/ Digjitalizimi, Peleshi: Lançojmë asistentin virtual për të aksesuar në shërbimet publike

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Niko Peleshi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi duke folur nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria shqiptare ka një vizion të qartë sa i takon digjitalizimit të vendit. Peleshi tha gjithashtu se Shqipëria po rreshtohet si një nga vendet me shpejtësinë më të lartë të digjitalizimit. Sipas tij, ka vende shumë të zhvilluara ta cilat nuk e kanë prioritet digjitalizimin dhe shpejtësia me të cilën ndjekin këtë udhë nuk është e lartë, teksa ka vende si Shqipëria e cila e ka vendosur digjitalizimin si prioritet.

"Kjo marrëveshje është pjesë e një vizioni që na ndan nga e shkuara dhe qeverisjet e së shkuarës. Bëhet fjalë për modernizimin e Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare, të kulturës dhe edukimit përmes digjitalizimit. Po jetojmë në një epokë transformimi të shpejtë digjital dhe jo të gjitha vendet në këtë epokë lëvizin me të njëjtën shpejtësi. Shqipëria po rreshtohet si një nga vendet me shpejtësinë më të lartë në digjitalizim. Shqipëria është një nga vendet e pakta që ka arritur mbi 95% të shërbimeve publike online me e-Albania.

Është nga vendet e pakta, që do të lançojë së shpejti asistent virtual me IA për të ndihmuar shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, për të aksesuar në shërbime publike pa nevojën e pranisë fizike, duke i marrë ato online. Nuk duhet parë ky projekt si masë e veçantë për modernizimin e infrastrukturës arsimore, pasi nuk është e vetmja masë, por është pjesë e një vizioni më të gjerë. Duhet parë krahas mbështetjes nga qeveria shqiptare, për kurse kodimi për mijëra të rinj nga i gjithë vendit. Ngritja e agjencisë së startup, duke ndihmuar ngritjen e ndërmarrjeve të reja, si dhe ligjit për kërkimin shkencor, që kërkon ti japi këtij sektori impuls të ri”, tha ai.

1 VITE ME PARE

"Fëmijët po marrin thika dhe jo libra!" Vrasja e Martin Canit/ Dogjani: Në shkolla nuk ka asnjë siguri!

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Asllan Dogjani

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka folur sot në seancën plenare në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Ai vendosi në sfond fjalët e nënës së Martinit para se të niste fjalën e tij në foltore. Dogjani tha në shkolla nuk ka siguri dhe se fëmijët në vend të librave marrin thikat dhe vrasin njëri-tjetrin. Sipas tij, prindërit janë në ankth sepse nuk e dinë nëse do t'i kthehen fëmijët nga shkolla. 

"Nëna e Martinit tha ka një muaj që se sheh djalin dhe ministria i sheh të vetët, ndërsa ajo qan tek krevati i djalit sepse ja vranë në shkollë, në këtë shkollën e famshme që vini dhe thoni kemi bërë labortaore. Fëmijët në vend të librave marrin thikat dhe vrasin njëri-tjetrin, shtyhjen dhe bullizohen, ndërkohë që duhet që të ishte një vend i sigurt ku të merrnin dije. Ja ky është arsimi, ç'ju duhen laboratorët atyre kur dhunohen dhe bullizohen.

Prindërit janë në ankth sepse nuk e dinë nëse do t'i kthehen fëmijët nga shkolla. Çfarë ndodh sot me arsimin parauniversitar. Kryeministri thoshte arsim cilësor, ka degraduar si mos më keq, janë vitet më të keqe për arsimit. Një nga arsyet që largohen të rinjtë nga vëendi është mungesa e arsimit. Mësusit tanë kanë paga më të ulëta në rajon", tha Dogjani. 

1 VITE ME PARE

"Arsimi në Shqipëri i mjerueshëm, më i prapambetur në krahasim me rajonin!" Zhupa-Manastirliut: Jep dorëheqjen, i vetmi akt që do të duartrokitet nga opozita

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa e konsideroi arsimin në vend të mjerueshëm. Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa theksoi se mungesa e teknologjisë është një nga problemat më të mëdha me të cilin përballen shkollat, nxënësit dhe mësuesit.

Deputetja foli me shifra, ku sipas saj vetëm 70% e shkollave në Shqipëri kanë kompjutera ndërsa pjesa tjetër nuk kanë. Madje, sipas Zhupës vetëm 5% e shkollave në vend kanë lidhje Wi-Fi.

"70% e shkollave, për të qenë korrekte 71,5 % e shkollave kanë kompjuter dhe pjesa tjetër nuk ka kompjuter. Nga kjo 70% që ka, 46% e saj ka lidhje interneti, ndërsa pjesa tjetër nuk ka lidhje interneti.", u shpreh Zhupa.

Gjatë fjalës së saj, Zhupa theksoi se periudha e Covid-19, ishte prova që tregoi se mësimi nuk mund të zhvillohej online përveçse kur nxënësit përdornin teknologjinë e tyre personale. 

Sipas Zhupës, arsimi sot Shqipëri në lidhje me teknologjinë, është i prapambetur në krahasim me rajonin.

"Arsimi sot edhe në teknologji është në ditën e tij më të zezë. Edhe në teknologji është i prapambetur në krahasim me rajonin.", tha Zhupa.

Në fund, deputetja demokrate kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke e cilësuar si aktin e saj të vetëm që mund të duartrokitet nga opozita.

 

1 VITE ME PARE

Integrimi në BE/ Peleshi: Shqipëria në BE në 2030-n nuk është një ëndërr, por realitet

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Niko Peleshi

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi tha sot në seancën plenare në Kuvend se Shqipëria po ecën me shpejtësi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian që synon të finalizohet në 2030.

Ai tha se, dy ditët e fundit kanë qenë historike për Shqipërinë, sepse është hapur procesi për një grup-kapitujsh të rinj, në kuadër të negociatave me BE.

Peleshi shtoi se procesi po ecën me shpejtësi dhe pritshmëritë janë që deri në vitin 2027, Shqipëria të ketë përmbyllur hapjen e të gjithë grup-kapitujve.

“Shqipëria në BE në 2030-n nuk është një ëndërr, por realitet. Tashmë procesi i integrimit është një plan i certifikuar dhe po punohet në partneritet me Komisionin Europian dhe BE-në”, tha Peleshi.

1 VITE ME PARE

"Mosbindja civile është rruga e vetme!" Noka: Tirana nuk do të jetë në duart e pushtetarëve, as në duart e këtyre barbarëve

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Flamur Noka

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend për keqmenaxhim dhe rrënim të shtresës së mesme. Noka tha se qeveria aktuale ka shkatërruar profesionet e lira dhe ka krijuar kushte të papërballueshme për qytetarët, ndërsa vetë është zhytur në korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Gjithashtu Noka ka akuzuar qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe vjedhje të fondeve publike. Ai vlerësoi opozitën për mbështetjen ndaj shtresës së mesme dhe angazhimin për drejtësi sociale. Noka bëri thirrje për mosbindje civile, duke paralajmëruar një pjesëmarje masive në protestë ditën e hënë në Tiranë.

Ai u zotua se Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i cilësuar patronazhistët dhe mbështetësit e qeverisë si përgjegjës për deformimin e demokracisë.

Fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka në Parlament: 

Po ju kthehem sot ju që keqpërdorni, ju që merrni peng individë të opozitës dhe që i keqpërdorni më shumë se kushdo tjetër.  Po ju them ju, sot ju intereson të mos diskutohet për këtë projektligj, sepse ju profesionet e lira, shtesën e mesme e shkatërruat, bëtë gjithçka për ta rrënuar. Ju keqpërdorni ortakët e Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt, për të ndaluar fjalën e opozitës në këtë kuvend. Pse, sepse ju dogji shumë fitorja e opozitës në Gjykatën Kushtetuese për atë tatim që i kishit vënë ju dhe kjo banda këtu mbrapa, për profesionet e lira.  Ata fituan sot sepse i mbështeti opozita. Sepse ju doni ti zhduknit, të iknin, të merrnin arratinë dhe të largoheshin nga Shqipëria sepse po formësonin shtresën e mesme që ju e keni aq shumë tmerr dhe që sulltani juaj nuk e zë gjumi, kur mendon se në Shqipëri po gjallon dhe po merr frymë. 

Sepse është pikërisht kjo shtresë e mesme që i përkasin dhe profesionet e lira, ajo që është motorri i intelektualizmës dhe motori i ekonomisë në një shoqëri, jo vetëm në Shqipëri, por kudo dhe kjo është që ju tmerron ju. Dhe çfarë po bëni? I keni masakruar me gjoba, i keni masakruar me kërcënime, u jeni turrur çdo profesioni për ti nënshtruar ose larguar nga Shqipëria. Ju keni provuar se keni aftësi vetëm për të prodhuar kriza, kriza për njerëzit e lirë dhe thjeshtë dhe vetëm vjedhje e babëzi për veten tuaj. në çdo sektor e kudo, është dora juaj, janë tentakulat tuaja. Shikoni sot ju që bëni hartime dhe na tregoni përralla. Konsumi për frymë i popullisisë në vitin 2005 ishte sa 26% e mesatares Europiane. Për 8 vite qeveria e Sali Berishës e çoi në 37% sa mesatarja Europiane, ky është zhvillim ekonomie. Por çfarë betë ju për 11 vite dhe e keni vitin e 12. E keni çuar nga 37% në 41%. 4 për qind për 3 mandate. Ndërsa konsumi për frymë i juaji është 50-fishuar, jo 5-fishuar sepse kështu e keni ju konceptin ndaj qytetarëve, sepse derrat e majmë nuk pyesin, sepse kur mbushet kjo sallë dhe ajo stallë në qeveri me derra të majmur, nuk pyet kush për halle dhe hallexhinj.

Shikoni se çfarë u keni bërë shqiptarëve. Tek Bujqësia i futët duart tek fondet e BE-së për të vjedhur sepse ju vetëm vjedhje dini të bëni dhe i latë sot fermerët pa 110 milionë euro subvencione që duhej të merrnin nga BE-ja.  Nuk po flas për rendin dhe sigurinë. Sepse listën tuaj Encrochat dhe SKY e kanë treguar qartë, se e bën krimi i organizuar, listën ku kryeministri juaj është i pari dhe gjithë të tjerët. Sepse ju punoni për Oltën. Olta e Gjallicës, investitore strategjike kështu jeni ju, kjo lloj sëre është mazhoranca këtu. Nuk po flas për sigurinë ushqimore, as për siguri të tjera sepse këtu shqiptarët nën pushtetin tuaj hanë ushqimet më të kalbura që vijnë nga çdo cep i botës, pa standarde pa kontroll. Por ju jo. Ju hani cilësi dhe standarde të larta. Ju hani haviar, ju hani te Nysreti, modelin e tij keni, për qytetarët as nuk doni të ja dini. Dhe prandaj sot shqiptarët kanë kthyer sytë nga PD dhe opozita, sepse ju keni vërtetuar se nuk jeni në gjendje të prodhoni as edhe një moment për Shqipërinë e shqiptarët.

E vetmja zgjidhje që do të vijë në këtë vend do të vijë jo prej jush, por nga vullneti i qytetarëve dhe këtë zgjidhje do ta ofrojë PD dhe opozita se ne kemi detyrë dhe nuk do të ndalemi për ti dhënë zgjidhje Shqipërisë dhe këtij populli. 
Ne e kemi detyrë të ua imponojmë ndryshimin ju në çdo formë dhe mënyrë, sepse guaska juaj do të thyhet, sepse është guaska e hajdutëve. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e vetmja rrugë për ti dhënë shpresë dhe ndryshimit për ti dhënë rrugë. Ju si përherë jeni turrur përsëri pas votës për ta vjedhur dhe plaçkitur dhe jo pas punës dhe përkushtimit ndaj qytetarëve. Por po ju them përsëri. Kush do të guxojë të prekë votën, ta mendojë mirë. Patronazhistët tuaj do të trajtohen si kriminelë, emër për emër dhe do të listohen e do të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe kudo.

Po ju them se ka vetëm një rrugë. Mosbindja civile është rruga e vetme që do ti japë shpëtim Shqipërisë dhe do ta pastrojë Shqipërinë nga kjo farë e keqe që quhet Rilindje e cila nisi brenda PS-së, e zhduku PS-në, ia mori frymën dhe tani po tenton ti marrë frymën, ta asfiksojë shoqërinë shqiptare se ekonominë po e po. Ka vetëm një rrugë, mosbindje civile. Ditë e hënë të gjithë shqiptarët do të kenë aktin tjetër të mosbindjes civile. Ditën e hënë në ora 17:00, Tirana nuk do të jetë në duart e pushtetarëve, as në duart e këtyre barbarëve, por ditën e hënë Tirana në ora 17:00 do të jenë në duart e qytetarëve. As të mercenarëve që keni përdorur ju, ta harroni sepse e keni zakon, kur s’ia dilni vetë përdorni mercenarë kundër opozitës.

Ndaj po ju them, mercenarët ti gëzojë Rama, ti gëzojë Lali vjedhësi, ti gëzojë edhe Engjëll Agaçi juaj që i ka ortakë, por rrugëtimin e opozitës kurrë nuk e frenoni, kurrë nuk e ndaloni. Kjo Parti Demokratike, këtu, ata që nuk janë këtu, që janë tek qytetarët e thjeshtë, ky popull opozitar do të ju japë një leksion të mirë; ligji dhe vetëm ligji, e drejta dhe vetëm e drejta do të prevalojë si kryekauza jonë për të shpëtuar këtë vend dhe për ti dhënë ndryshimin që duhet. Shqiptarët presin ndryshimin, shqiptarët ditën e hënë në ora 17:00 do ti bien kambanave të ndryshimit duke i’u dhënë pushtetin qytetarëve dhe dua i’a hequr këtyre hajdutëve tradhtarëve.

1 VITE ME PARE

"Mungon infrastruktura në arsim", Vokshi-Manastirliut: Nga 50% në 2018, numri i nxënësve analfabetë funksionalë ka shkuar në 67-68%

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Vokshi

TIRANË- Deputetja Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Kuvend drejtoi disa pyetje për ministren së Arsiimit, Ogerta Manastirliu në lidhje me problemet në arsim. Vokshi nënvizoi problemin e analfabetizmin në një shkallë të gjerë në vend.

Duke cituar shifrat e një raporti të Bankës Botërore, Vokshi theksoi se numri i nxënësve analfabetë funksionalë nga 50 % që ishte në vitin 2018, në vitet e fundit është rritur në 67-68%. Këto shifra sipas Vokshit, janë pasojë e mungesës së infrastrukturës në arsim.

"Numri i nxënësve analfabet funksional nga 50 % që ka qenë në vitin 2018, në vitet e fundit ka shkuar67-68% pikërisht prej pamundësimit të arsimimit në cilësië e duhur, në nivelin e duhur, me infrastrukturën e duhur të fëmijëve shqiptarë”, tha Vokshi.

 

1 VITE ME PARE

Kthimi i parave profesionistëve të lirë/ Alibeaj kundër propozimit të ministrit të Financave: Ato para janë të shqiptarëve, janë të biznesit

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Enkelejd Alibeaj

TIRANA- Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj u shpreh sot në seancën plenare kundër propozimit të ministrit të Financave, Petrit Malaj për kthimin e parave te profesionistët e lirë. Deputeti tha se ato para duheshin kthyer që më datën 5 gusht, sipas detyrimit kushtetues. Ai ngriti pyetje për zbatimin e ligjit dhe transparencën e institucioneve.

"Vota ime është kundër (për profesionet e lira). Ato para janë të shqiptarëve, janë të biznesit. Ajo që ka prezantuar ministri i Financave është një precedent i rrezikshëm. Detyrimi për t’ja kthyer ato para ka dalë që më 5 gusht, dhe pyetja duhet të jetë se pse nuk është zbatuar deri më tani", tha Alibeaj.

1 VITE ME PARE

"Politikë diskriminuese për veriun!" Balluku-Hotit: Për rrugën Milot-Balldren është hapur gara sot, ju do keni qenë e zënë dhe nuk e keni vënë re

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Belinda Balluku

TIRANA- Deputetja demokrate Elda Hoti i është drejtuar zv.kryeministres njëherësh dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukut duke thënë se qeveria ka një politikë diskriminuese ndaj veriut. Balluku iu përgjigj Hotit duke i thënë se për rrugën Milot-Balldren gara është hapur sot. Ajo shtoi se opozita ka qenë e zënë dhe nuk e ka vënë re këtë. Balluku tha se unaza e Lurë-Mirditës po punohet do të dorëzohet sipas afateve.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend:

Hoti-Ballukut: Politikë diskriminuese për veriun. Çfarë rrugësh keni bërë në Mirditë? E keni parë rrugën e Rrëshenit, Milotit

Balluku: Rruga Milot-Balldren është hapur gara sot. Po ju do keni qenë e zënë dhe nuk e keni vënë re. Unaza e Lurë-Mirditës po punohet do dorëzohet sipas afateve. Çfarë kemi bërë në Lezhë dhe Mirditë janë të gjitha në kantiere.

Hoti: Rruga e Lurës është një kontratë kryekëput korruptive. Punimet kanë nisur që në 2022 dhe kryeministri deklaroi se do të dorëzohet në 2023. Pse braktisi punimet nënkontraktori?

1 VITE ME PARE

Debati jashtë kamerave të Kuvendit/ "Po bëhesh shërbëtor i këtyre", Shehaj përplaset Bardhin: Ti i ke rrahur demokratët (VIDEO)

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
bardhi, shehaj

TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme është ndërprerë disa herë pasi deputeti Agron Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Pavarësisht se u përjashtua dhe kolegët i bënë thirrje të tërhiqet nga veprimi i tij, Shehaj e mban foltoren e bllokuar prej më shumë se një ore.

Nga bllokimi i foltores disa nga deputetët e opozitës nuk kanë mundur të mbajnë fjalën e tyre për pikat e rendit të ditës. Për këtë arsye, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përfshirë në debat me deputetin Shehaj

“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi Shehajt, siç shihet në videon e postuar nga Top Channel.

Në përgjigjen e tij Shehaj iu drejtua Bardhit duke i thënë “Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur".

 
1 VITE ME PARE

Deklarata e ambasadës së SHBA/ Berisha: Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën, 5 nëntori u dha përgjigje këtyre

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, iu përgjigj interesit të gazetarëve për një koment mbi deklaratën e ambasadës së SHBA se nuk bashkëpunojnë me persona non-grata. Në një prononcim për mediat pasi ka dalë nga salla e Kuvendit, Berisha tha se statusi i bërë nga e ngarkuara me punë në Shqipëri, Nancy VanHorn, i kujtonte ish-ambasadoren Yuri Kim. 

Berisha theksoi se nuk kishte shkuar aty për të folur për të shkuarën. Ndërkohë që shtoi se 5 nëntori i dha përgjigje administratës Biden. 

“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Kjo është administratë që ka humbur. Nuk jam këtu për të harxhuar kohë për të shkuarën. Duhet të më pyesni për të ardhmen. Po më pyetët për administratën që vjen, se për administratën që ikën, nuk besoj që ka mbetur gjë që nuk kam thënë para jush. Nuk rri të komentoj unë tani, të themi, çfarë t’i thuash, ajo ishte shkruar nga dora e Kimit, bile e kishte ndryshuar pak. Nuk mund të komentoj administratën që ikën,” tha Berisha.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Elisa Spiropali: Zv/kryeministrja ndodhet jashtë. Balluku shkon në Kuvend

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka dalë bllof në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë seancës deputeti Agron Shehaj kërkoi interpelancë me zëvendëskryeministren Belinda Balluku për aksin Thumanë-Kashar. 

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në përgjigje të Shehajt tha se zv.kryeministrja ndodhet jashtë vendit. Por një orë më vonë Balluku u shfaq në sallën e Kuvendit.

 
 

Deputeti demokrat Dashnor Sula që hodhi akuza të rënda ndaj Spiropalit duke e quajtur atë gënjeshtare.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e parlamenteve Shqipëri-Kosovë/ Berisha: Të miratohet rezoluta e rrëzuar për gjenocidin serb dhe Rama të kërkojë falje për sanksionet

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha në prag të mbledhjes së parlamenteve Shqipëri-Kosovë, tha se Edi Rama duhet të kërkojë ndjesë që vendosi sanksione ndaj Kosovës. Berisha deklaroi përpara Kuvendit, se sa më parë duhet që të miratohet rezoluta e rrëzuar për gjenocidin serb. 

"Procedura është përparësi absolute në çdo parlament, përveçse në këtë parlament. Kjo Pëllumbesha Spirogjoka, pas mbledhjes që kanë bërë në grupin e saj parlamentar është transfiguruar, ka frikë dhe tmerr se i nxjerrin 5 milionëshin kur të duan dhe si të duan. Pra, faktikisht kjo është kryetare e pakallur. Tani, meqenëse unë në fjalën time kisha disa çështje shumë të rëndësishme, po i ekspozoj këtu para jush dhe shqiptarëve. Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë.

Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë nj akt i pranueshëm kombëtar. Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës. Ky [parlament duhet të kalojë një rezolute ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës,' tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Shehaj mban të bllokuar foltoren edhe pas përjashtimit/ Spiropali: Garda, nxirreni jashtë! Berisha: Mos e prekni deputetin

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
kuvendi

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit prej gati një ore. Kryetarja e Kuvendit për këtë veprim e përjashtoi edhe nga seanca plenare. 

Ndërkohë pranë deputetit i cili ende nuk e ka liruar foltoren, ndodhen edhe punonjës të Gardës.

Spiropali i kërkoi gardistëve ta nxirrnin jashtë, pasi sipas saj, po bllokonte fjalën e deputetëve të tjerë të Kuvendit, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha kërkoi mos ta prekin deputetin.

1 VITE ME PARE

Spiropali përjashton Shehajn dhe ndërpret seancën plenare: Çlironi foltoren dhe suksese

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
elisa spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare deputetin Agron Shehaj, pasi ky i fundit bllokoi për disa minuta foltoren e Kuvendit. 

Spiropali: Jeni i përjashtuar nga seanca zoti Shehaj. Çlironi foltoren dhe suksese.

Pas përjashtimit të Shehajt, Spiropali vendosi gjithashtu ndërprerjen e seancë plenare deri sa të lirohet foltorja e Kuvendit. Kjo sepse deputeti Shehaj ka refuzuar të lirojë foltoren edhe pas përjashtimit nga seanca. 

1 VITE ME PARE

Shehaj bllokon foltoren/ "Do të përjashtoj nga seanca", Spiropali: Janë më të mirë origjinalët për bllokim foltoreje

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
spiropali, shehaj

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka bllokuar prej disa minutash foltoren e Kuvendit. Për këtë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ka tërhequr vërejtje dhe e ka parlajmëruar për përjashtim nga seanca e sotme plenare. Deputeti Shehaj pavarësisht paralajmërimeve ka refuzuar të lirojë foltoren që kreu i PD-së, Sali Berisha të mbante fjalën.

Gjatë replikave të saj me deputetin, Spiropali ironizoi opozitën, ku tha se janë më mirë origjinalët kur bëhet fjalë për bllokim foltoreje, duke iu referuar deputetëve të PD-së.

"Do të përjashtoj nga seanca, do të heq të drejtën e fjalës, je i regjistruar ke 10 minuta, do të përjashtoj nga seanca. S’mund të mbajë peng një Kuvend të tërë. E di që ju si parti e re doni t’i nxirrni jashtë loje këta të vjetrit, po qe për bllokim foltore jua kalojnë ata se kanë më shumë eksperiencë se ju. Për të qenë kopje të tjerëve, janë më mirë origjinalët.", tha Spiropali. 

1 VITE ME PARE

"Opozita nuk do të presë ata që e konsiderojnë seancën mbledhje grupi", Berisha-Spiropalit: Sot regjistruat një rekord të zi në historinë e këtij parlamenti

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në Kuvend se mazhoranca ka regjistruar sot një tjetër rekord të zi në historinë e parlamentit. Berisha tha se opozita nuk e ka as për detyrim ligjor as moral të presë, ato që sipas tij e konsiderojnë parlamentin një mbledhje grupi të tyre. Kryedemokrati tha se marrëdhëniet në parlament duhet të jenë ato marrëdhënie që parashikon Kushtetuta dhe rregullorja.

"Marrëdhënia dhe veprimtaria e parlamentit rregullohen nga Kushtetuta dhe rregullorja. Me këtë akt që bëtë sot, ju keni regjistruar një rekord tjetër të zi në historinë e këtij narkoparlamenti. Nuk është diskrecion, por është detyrim kushtetues që titullari të paraqitet për të mbrojtur ligjin.

Nuk ka asnjë detyrim ligjor as moral opozita që të presë qoftë dhe një sekondë, ata të cilët e konsiderojnë parlamentin një mbledhje grupi të tyre, dhe çfarë grupi. Dhe ju duhet të mbroheni nga Kushtetuta dhe rregullorja dhe jo nga dëshmitarë të rremë, që ua jep fjalën këtu dhe në kundërshtim me çdo rregull flasin 10 minuta, gjoja në mbrojtje tënden, që në fakt ty të duan në hell, ta dish mirë këtë. Por ky nuk është preokupimi im, preokupimi është që marrëdhëniet në parlament të jenë ato marrëdhënie që parashikon Kushtetuta dhe rregullorja.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Kërkesa e Shehajt për interpelancë, Balluku: Isha në sallën e Kuvendit kur ti merrje raport mjekësor

 

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
belinda balluku

 

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku i është përgjigjur kërkesës së deputetit Agron Shehajt për zhvillimin e Interpelancës. 

Balluku tha se ka qenë më 3 tetor në Kuvend për zhvillimin e interpelancës, ndërsa Shehaj mungonte, pasi sipas saj, deputeti kishte marrë raport mjekësor, nga frika e protestës së deputetëve demokratë gjatë seancës plenare.

“U ktheva, u futa në seancë. Nuk duhet të vij? Kthehet njeriu Dhurata, s’e kuptoj ku është ky provlem. Zoti Shehaj ka marrë dy herë raport mjekësor, nga frika juaj. Unë kam qenë e gatshme për interpelancë. Unë jam jashtë, jam në kantiere, jam në parlament. Nuk kam munguar kur kam pasur inteperlancë. Nuk ka gënjyer kryetarja. Nuk mund të vijmë në seancë pasi kthehemi? Është replikë për zotin Sula. Këtu nuk ka gënjeshtër, po flas për interpelancë me zotin Shehaj. Kam kënaqësi që më jepet mundësia që populizmin e tij ta bëj leckë, se nuk ka argumenta. Unë kam qenë më 3 tetor për interpelancë, zoti Shehaj nuk ishte kur ju protestonit. Unë nuk do ta bëj burrë zotin Shehaj, nuk e bëj dot. Nuk i jap dot zemër.”, theksoi ajo.

1 VITE ME PARE

Ndërprerja e Kuvendit/ Bardhi: Nuk është kafja personale e ministrit të Financave! Kur ti dalë gjumi e shqyrtojmë projektligjin e propozuar

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas rinisjes së seancës në Kuvend ka reaguar ashpër për ndërprerjen ndërsa u shpreh se nuk është kafja personale e ministrit të Financave, Petrit Malaj. Bardhi u shpreh se koha e ministrit Malaj nuk është më e rëndësishme se koha 140 deputetëve që të ndërpritet seanca se ai nuk ndodhet në sallë.

Ai theksoi se pritja 40 minuta e ministrit është situatë e përsëritur dhe e papranueshme. Sipas tij nuk  ndodh në asnjë Parlament që të ndërpritet seanca për 40 minuta se nuk ka ardhur anëtari i Këshillit të Ministrave për prezantim projektligji.

"Nuk është kafja personale as e juaja, e as e ministrit të Financave. Koha e tij nuk është më e rëndësishme se 140 deputetëve që ne do të duhet të ndërpresim seancën se ai nuk ndodhet në sallë. Të presim 40 min sa të vijë Ministri, kjo është situatë e përsëritur.

Nëse keni përmbysur hierarkinë shtetërore dhe individë të pavotuar e kanë kohën më të rëndësishme se sa 140 deputetë përfaqësues të qytetarëve të votuar në këtë sallë, na e thoni të ndryshojmë Kushtetutën, ta shpallin republikë Kryeministrore. Nuk ndodh në asnjë Parlament që të ndërpritet seanca për 40 minuta se nuk ka ardhur anëtari i Këshillit të Ministrave për prezantim projektligji. Nëse nuk vjen në kohë, kalon ajo pikë e rendit të ditës kur ti dalë gjumi e shqyrtojmë ne projektligjin e propozuar. Po te presin deputetët 40 minuta që të vijë ministri i Financave është e papranueshme," tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

"Ksamilin e bëtë Bathoren e dytë"/ Kumbaro: Ne hartuam ligjin për zonat e mbrojtura

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro i është përgjigjur deputetes Ina Zhupa në lidhje me interperlancën për zonat e mbrojtura. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kumbaro ka deklaruar se qeverisja e PD-së ka ndjekur parimin e çurbanizimit. Ndërkohë që theksoi se PS-ja ka hartuar ligjin për zonat e mbrojtura. Po ashtu Kumbaro shtoi se zonat e mbrojtura i kanë kthyer në zona turistike. 

"Ju ndoqët parimin e çurbanizimit. Nuk është fjala vetëm për Tiranën. Ksamili u degradua në një Bathore të dytë. Ne sot po sistemojmë territorin me restaurime. Çdo rregullim është bërë me vendim të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Sot punojmë me thonj për xhevahirët tona. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është një arritje. Për herë të parë, kjo qeveri hartoi ligj për të mbrojtur zonat e mbrojtura mjedisore. Po evitojmë gjynahet e tranzionit. Shqipëria zgjeroi sipërfaqen e zonave të mbrojtura me 21.5 përqind. Sot po mbrojmë Vjosën, e shpallëm park kombëtar, në një vendimmarrje të rëndësishme. Zonat e mbrojtura i kemi kthyer në zona turistike. Kjo mundëson që territoret mos braktisen. 5.3 milionë vizitorë kishim këtë vit në parqet kombëtare. Nga turizmi zhvillohet edhe ekonomia. Parku Natyror i Drilon-Tushemishtit ka dalë në dritë si asnjëherë. Bukuritë që ne ndërtojmë i shijoni, ndërsa kur vini këtu shani. Do ndërtojmë Qendrën Shkencore në Vjosë. Do krijojmë zyrë të dedikuar për administrimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Krijuam Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë, Lumi i Shalës është kthyer në atraksion turistik, turizmi ka nisur të jetë i rëndësishëm edhe në veri”, tha Kumbaro.

1 VITE ME PARE

“Qeveria më e korruptruar në Ballkan”, Basha: Edi Rama po pengon amendamentet që fuqizojnë SPAK

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha, në një prononcim për mediat në oborrin e Kuvendit, është shprehur se qeveria e Edi Ramës më e korruptuara në Ballkan, ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të penguar punën e SPAK. Basha theksoi se retorika mbështetëse për SPAK është vetëm për show, pasi veprimet e qeverisë, përfshirë ato të kryeministrit dhe ministrave, janë të fokusuar në pengimin e strukturave të drejtësisë.

Basha theksoi se një prej tyre është edhe bllokimi i propozimeve tij që do të ndihmonin në forcimin e SPAK. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen masive të qytetarëve për SPAK, të cilët kërkojnë një fund të korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë.

“E kësaj qeverie e cila ndodhet nën ankthin e aferave të shumta korruptive, se fjalët i merr era. Se pas fjalëve gjoja mbështetje ndaj SPAK, fshihet veprimtaria e qëlllimtë e ditë për ditshme, e natë përnatshme e kryeministrit të vendit, e zëvendëskryeministres së vendit, e kryetarit të bashkisë së Tiranës, e ministrave dhe ish-ministrave të Edi Ramës, për të penguar me çdo kusht dhe me çdo çmim punën e Strukturës së Posçme Anti-Korrupsion. Tashmë është e qartë si nga Brukseli dhe nga Uashingtoni, qeveria e Shqipërisë është qeveria më e korruptuar në Balllkan. Tashmë që çdo raport tregon me gisht Edi Ramën si arkitektin e një sistemi ku korrupsioni është kthyer në bitkoinin kryesor të marrëdhënieve mes politikës, oligarkisë dhe krimit të organizuar, është e qartë që SPAK me gjithë përkushtimin e tij në luftë kundër korrupsionit, përbën kërcënim jetik jo thjesht për pushtetin por edhe për përballjen e Edi Ramës me drejtësinë.

Por kjo nuk mund të jetë kurrsesi një realitet në një vend ku shumica dërrmuese e shqiptarëve, siç tregohet studim pas studimi, mbështesin SPAK sepse duan t’i japin fund jo thjesht aferave korruptive që i kanë marrë frymën ekonomisë, që kanë shkatërruar familjet shqiptare, që kanë vënë në rrezik të ardhmen e fëmijëve shqiptarë, por edhe pse duan pas 34 vitesh tranzicioni në dukje të pafund, t’i japin fund korrupsionit dhe t’i japin fund aferave të pushtetarëve dhe një pseudodrejtësie që të mbronte në vend që të godiste të korruptuarit shqiptarë duke krijuar kulturën e pandëshkueshmërisë. Prandaj dua ta them edhe njëherë fare qartë se teatri me mbështetje me fjalë bëhet për të mbuluar të vërtetën dhe e vërteta është siç e tregon edhe bllokimi një vjeçar edhe i propozimeve tona në ndihmë të SPAK, se Edi Rama dhe qeveria e tij janë në një kurs përplasjesh dhe konflikti inetersi me SPAK. Nuk ka asnjë arsye tjetër se pse këto amendamente, në kundërshtim total me çdo praktikë parlamentare nuk futen në rendin e ditës, nuk çohen në komisionin e ligjeve, nuk diskutohen. Sepse diskutimi i tyre do t’i nxirrte zbuluar”, u shpreh Basha.

1 VITE ME PARE

"Ligj klientelist"/ Interperlanca me Kumbaron, Zhupa: Po betonizoni zonat e mbrojtura, qofteri në Butrint

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka konsideruar ligjin për zonat e mbrojtura si ligj klientelist. Gjatë interperlancës me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Zhupa theksoi se kjo qeveri ka betonizuar të gjitha zonat e mbrojtura në vend. Zhupa theksoi se Kumbaro u bë ministre për qëllimin e vetëm për t’i prishur zonat e mbrojtura, duke e konsideruar atë si ministren më duargjatë.

"Ligj klientelist ai i zonave të mbrojtura. Kumbaro ministrja më jetëgjatë, sepse është edhe më duargjata. I hapi rrugë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Ishte ajo që hapi qofterinë e parë në Butrint dhe bëri marrëveshjen me ADF për Butrintin dhe bëri betonizimin. Bëri heqjen e pikave të mbrojtjes së zonave dhe hapi rrugën për betonime. Po shtyni për të pestën herë afatin e ligjit për investimet strategjike. E bëri se me ligjin e përkohshëm të vitit 2018, që e keni shtyrë 4 herë dhe po e bëni për të pestën herë, keni dhënë 5,8 mln metër katrorë tokë në gjithë vendin investitorëve strategjike.

Ju jeni terroristë mjedisorë. Pasi e keni mbaruar gjithë tokën publike që mund t’i jepni investitorëve strategjikë, tani po planifikoni hyrjen në zonat e mbrojtura, ku i përfshirë është edhe Edi Rama. Jo vetëm po shtyni afatin, por propozoni që ti jepen investitorëve edhe brigjet e lumenjve liqeneve etj,. Për stacione plazhi, oburra merrini dhe shkatërrojeni këtë vend. Kush ishin investitorët e huaj që thithën investimet strategjikë? Klientët e pushtetit, familjarë të Xhaçkës, gaztorët e oborrit! Këta ishin investitorët strategjikë? Për këta e bëtë? I hapët rrugë investimeve në Manastir, Plazhin e Pasqyrave, të Marinës etj., të gjitha zona të mbrojtura para se të vinte si ministre Kumbaro. Por edhe në Vjosë, Nartë, Velipojë, Divjakë, Karavasta dhe Kune. Keni futur zona të thella malore si të mbrojtura dhe keni hequr ato bregdetare për t’i hapur rrugë investimeve. Si ka mundësi që keni 9 vendime të pakonsultuara me asnjë ekspert? Si ka mundësi nuk ke bërë një ligj në mbrojtje të zonave të mbrojtura dhe jo betonizimit”, tha Zhupa.

1 VITE ME PARE

Projektligji për faljen e gjobave/ Bardhi: Nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për projektligjin për faljen e gjobave. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi theksoi se për këtë projektligj nuk ka asnjë kërkesë për procedurë të përshpejtuar. Deputeti i PD nga foltorja e Kuvendit drejtoi gishtin nga kolegët e PS se kanë qëllime elektorale dhe se kryeparlamentarja Elisa Spiropali po kryente një shkelje të rëndë.

“Shqyrtimi i projektligjeve nuk mund të kalojë të paktën 2 javë nga momenti i propozimit, përveç rasteve të veçanta ku parashikon rregullorja. Pra duhet data 19 apo 20 ditë për të nisur shqyrtimi. Përveçse në procedura të përshpejtuara. Afatet janë dhënë që diskutimet të jenë sa më reale, deputetët të japin idetë e veta. Të kemi mundësi të thërrasim grupet e interesit, për ta bërë ligjin siç duhet. Je në shkelje të kushtetutës, është ligj me efekte financiare, është vendim i Këshillit të Ministrave, pa pasur vendim me firmë të Këshilllit të Ministrave, është shkelje e procedurës dhe e bën antikushtetues këtë projektligj. Së paku sa i takon procedurës parlamentare të procesimit të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Propozime që janë në dobi të qytetarëve që do e prezantojmë kur të vijë momenti”, tha Bardhi.

Më tej ai apeloi që t’i qëndrohej rregullores dhe Kushtetutës.

“Detyra e Kuvendit është t’i qëndrojë strikt Kushtetutës dhe procedurës parlamentare. Keni shkelur çdo procedurë parlamentare me ligjin e faljes se gjobave. Nuk ka asnjë vendim të seancës plenare për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar këtë ligj. Ju e keni fut në shkelje të rregullores. Afatet nuk janë vendosur kot, afatet janë vendosur që diskutimi të jetë real. Jeni në shkelje të Kushtetutës, është ligj me efekte financiare  dhe do duhej të kishte mendim nga ana e Këshillit të Ministrave. Sa i takon thelbit të ligjit ne kemi bërë propozime reale”, përfundoi Bardhi.

1 VITE ME PARE

Falja e gjobave/ Gogu i drejtohet opozitës: Keni krijuar artificialisht një furtunë

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
Toni Gogu

TIRANË- Deputeti socialist Toni Gogu ka theksuar se projektligji për faljen e gjobave do të miratohet do apo nuk do opozita. Në nisje të seancës plenare, Gogu theksoi se nismën që ata kanë diskutuar do ta kthejnë në ligj, do apo nuk do opozita.  

“Keni krijuar artificialisht një furtunë në gotë!  Të nderuar kolegë opozitarë na vjen keq, ne atë nismë që kemi diskutuar gjatë me qytetarët sot do ta bëjmë ligj dhe sot ato masa administrative të vendosura në mënyrë jo proporcionale do të anulohen doni apo jo ju! Lejini lojërat dhe na u bashkoni ta miratojmë bashkë”, tha Gogu.

1 VITE ME PARE

Nga interpelanca me Kumbaron te projektligji për faljen e gjobave, çfarë pritet të ndodhë në seancën e fundit plenare të sesionit në Kuvend

Debate dhe përplasje në Kuvend/ Bardhi: Nuk është kafja
kuvendi

TIRANË- Seanca e fundit plenare e këtij sesioni do të zhvillohet ditën e sotme në Kuvend. Seanca pritet të zgjasë dhe gjithashtu të jetë e mbushur me diskutime dhe debate.

Në pikën e parë të rendit të ditës zhvillimi i një interpelance me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Në rendin e ditës përfshihen gjithashtu diskutimet dhe shqyrtimet e projektligjeve të mëposhtme: 

- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar”.

- Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”.

- Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”.

-Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

- Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.

- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar””, i ndryshuar.

- Projektligji “Për anulimin e masave administrative”.

- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar.

- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Kuvendi ka sot në rend dite edhe projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar, si dhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”.

 

seance plenare 19 dhjetor 2024

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty