LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën plenare pas kërkesës së Ballës, Bardhi: Albana Koçiu të japë dorëheqjen

• Kuvendi ka nisur ditën e sotme me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja. • Që në nisje të seancës, deputetët janë ngritur në këmbë për të nderuar gjyqtarin, i cili u vra në sallën e gjyqit. • Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi reagoi sot pas shpërndarjes së një materiali informues disa ditë më parë nga Sektori i Bibliotekës në adresë të deputetëve, ku ndër të tjera përmendej edhe emri i ish-diktatorit Enver Hoxha. • Peleshi kërkoi ndjesë për keqkuptimin, ndërsa theksoi se teksti është nxjerrë pa interpretim. • Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e Ministres së Brendshme Albana Koçiu. • Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se Koçiu në vend që të garantojë sigurinë, zgjodhi që të gënjejë opinionin publik. • Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është sulur Opozitës në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. • Lamallari ka theksuar se opozita ka përgjegjësi për gjuhën e urrejtjes përdorur ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. • Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka thënë se vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja është e paprecedentë dhe se as kartelet e Ekuadorit nuk kanë vrarë një gjykatës në sallën e gjyqit. • Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar Policinë e Shteti se ka shoqëruar Suel Çelën me makina dhe oficerë policie drejt Tiranës, ndërsa nuk kanë efektivë policie të mbronin gjykatën e Apelit. • Noka tha se kjo ngjarje e rëndë tregon dështimin e shtetit dhe institucioneve të drejtësisë. • Ministrja e Brendshme Albana Koçiu iu është përgjigjur akuzave për rastin e vrasjes së gjyqtarit Kalaja. • Koçiu tha se nëse do të kishte përgjegjësi një polic, për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja do të ishte arrestuar. • Për shkak të debateve, kreu i grupit socialist Taulant Balla ka kërkuar kalimin në votim të 4 pikave të rendit të ditës dhe mbylljen e seancës plenare. • Pas kërkesës së kreut socialist të grupit Taulant Balla, për mbylljen e seancës, Peleshi ka kaluar pa debat pikat e rendit të ditës. 

21 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Berisha: Refuzimi që i bëhet interpelancës për Arubën dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga aktet e tij

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se refuzimi për interpelancën për Arubën, është një tregues i qartë i frikës që kryeministri Edi Rama ka për aktet e nxjerra prej tij. Në fjalën e tij në seancën plenare të së enjtes, Berisha tha se pas Maduros së Venezuelës, nuk ekziston një kryeministër që të ketë shkuar vetë apo të ketë dërguar si delegatë ministra që janë prezent në sallë në Aruba, për të arritur një marrëveshje me bosët e drogës.

"Të nderuar qytetarë, refuzimi që i bëhet interpelancës për Arubën dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga aktet e tij, të cilat janë unike. Pas Maduros së Venezuelës, nuk ekziston një kryeministër që të ketë shkuar vetë apo të ketë dërguar si dërgatë ministra që janë këtu në sallë, në Aruba për të arritur një marrëveshje me bosët e drogës.

Është recidivist Edi Rama, a nuk priti Luftim Hysën e Sinaloas në zyrë? E ka pohuar vetë këtë. E ka pohuar se i ka dhënë licencën e kazinosë. Këto janë dëshmitë më flagrante të narkoshtetit. Dëshmitë ku shkrihet në një qeveria me klanet e drogës dhe faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë. Pse keni frikë nga transparenca? Nëse këto veprime nuk kanë ndodhur, dilni dhe mohojeni këtu. Po nuk e mohoni dot se është me Luftim Hysin në zyrë dhe e ka pohuar vetë. Nuk mohoni dot çarterin e nisur nga Tirana për t’u takuar me bosët e drogës në Aruba," tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Pikat e rendit të ditës kalohen me votim/ Peleshi mbyll seancën plenare pas kërkesës së Ballës

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Niko Peleshi

TIRANË- Kryeparlamentari Niko Peleshi ka mbyllur seancën plenare ditën e sotme pas debateve të shumta. Pas kërkesës së kreut socialist të grupit Taulant Balla, për mbylljen e seancës, Peleshi ka kaluar pa debat pikat e rendit të ditës. 

 

7 MUAJ ME PARE

Përplasje mes socialistëve/ Balla-Peleshit: Hidhni në votë kërkesën tonë për mbyllje të seancës

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Niko Peleshi

TIRANË- Një moment përplasje ka ndodhur në seancën e sotme plenare mes socialistëve. Ka qenë kreu i grupit socialist Taulant Balla, i cili i është kthyer në mënyrë të ashpër Peleshit, duke e urdhëruar që të hedhin në votim kërkesën për mbyllje të seancës. 

"Hidhni në votë kërkesën tonë për mbyllje të seancës," tha Balla./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

Këlliçi: Ministrja e Brendshme mashtron publikisht, qeveria po shmang përgjegjësinë për vrasjen e gjyqtarit

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Belind Kellici

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se mazhoranca po injoron qëllimisht përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja. Gjatë seancës, Këlliçi akuzoi ministren e Brendshme për mashtrime publike dhe për përpjekje për t’u shmangur nga përgjegjësia, ndërsa theksoi se arrestimi i një efektivi policie vetëm sa e vërteton këtë përgjegjësi institucionale.

Në fjalën e tij, Këlliçi denoncoi gjithashtu qëndrimin e qeverisë si hipokrit, duke iu referuar edhe përpjekjeve për rehabilitimin e figurave të diktaturës dhe sjelljes arrogante të disa ministrave në raport me opozitën.

"Është absurde kjo që bëni, ndërkohë që dëgjoni dhe kaloni në lupë çdo fjalë të opozitës, ndërsa nuk dëgjoni mashtrimet, shpifjet, fyerjet e ministres së Brendshme, e cila mishëron më së miri modelin tuaj, duke nisur nga propaganda. Po flasim për një ministre, e cila aktin e parë të saj në zyrë e ka pasur shkarkimin e zëvendësministrit sepse piu duhan. Ndërkohë, ajo refuzon të thotë një fjalë për gjyqtarin... E njëjta ministre refuzon të mbajë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë të gjyqit e padëgjuar në botë.

Sapo gënjeu sërish. Tha se nëse do të kishte përgjegjësi një punonjës i Policisë së Shtetit, do të kishte pasur arrestim. I ka parë lajmet e djeshme? Një polic roje është arrestuar dje. Sërish ka gënjyer. E nisëm me një ndjesë për atë tentativë që bëtë për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës, që në fakt mishëron kulturën politike të njeriut rilindas, që e mishëruan këta që folën pak më parë, me në krye ministrin e Drejtësisë një militant të cilit për herë të parë iu dha mundësia për të folur, dhe u pa qasja, sjellja, kërcitja e dhëmbëve dhe presioni që ushtronte," tha Këlliçi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Noka e quajti gënjeshtare, Koçiu përplaset me deputetin: Turp të kesh, nuk më intimidon dot

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Albana Koçiu

TIRANËMinistrja e Brendshme Albana Koçiu është përplasur ditën e sotme me deputetin demokrat Flamur Noka. Teksa Noka e quajti gënjeshtare në lidhje me deklaratën e saj për vrasjen e gjyqtarit, Koçiu i është kthyer se nuk intimidohet lehtë.   

“Nuk më intimidoni dot. Kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Je duke drejtuar me gisht turp të kesh ti. Se me kaq vite sa ke ti, nuk duhej të fliste kështu. Shkollën e mesme, merr ti shkollën e lartë”, tha ajo./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

"Ministrja Koçiu bëri mashtrim publik"/ Berisha: Urrejtja e shqiptarëve nuk është për individin, por për drejtësinë që krijuat ju falë reformës së Xhorxh Sorosit

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu se mashtroi publikisht kur tha se, policia nuk ka përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha tha se urrejtja e shqiptarëve nuk është për individin, por për drejtësinë që u krijua, falë reformës së Xhorxh Sorosit.

"Duartrokitjet tuaja pas zisë për gjykatësin tregonin se fytyrat i keni maska dhe maskat fytyra. Se si mund të ndodhë kjo, ju qofshi, ju e dini. Për sa i përket ministres, ajo ka bërë mashtrim publik dhe askush nuk mund të mbrojë një mashtruese publike të denoncuar nga KLGJ-ja. Çfarëdo apoteoze që t’i thurësh ti asaj, ajo është një mashtruese publike. Bëj ç’të duash, por ajo është një mashtruese publike. Kurse për sa i përket drejtësisë së parafolësit, unë u them shqiptarëve se falas asaj reforme të Xhorxh Sorosit, sot shqiptarët, për të cilët ju nuk pyesni- dhe që shpreh fatkeqësi më të madhe nuk kisha parë që në një fatkeqësi, dhe e papranueshme absolutisht, të shprehet një urrejtje masive, nuk kisha parë ndonjëherë- dhe ajo urrejtje është për drejtësinë që krijuat. Nuk është për individin. Është për atë drejtësi e cila sot i ka privuar shqiptarët nga e drejta e procesit ligjor. Është për atë drejtësi, e cila sipas organeve zyrtare kërkon 15 vite për një vendim. Është për atë drejtësia, e cila sot për mungesë e vendimeve ka krijuar qindra e qindra raste vetëgjyqësie," tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Debate të forta në seancë plenare, Balla kërkon mbylljen e Kuvendit, Peleshi: 10 minuta pushim

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Kuvendi

TIRANË- Debatet e shumta në Kuvend kanë vazhduar ditën e sotme. Për shkak të debateve, kreu i grupit socialist Taulant Balla ka kërkuar kalimin në votim të 4 pikave të rendit të ditës dhe mbylljen e seancës plenare. Ndërkohë që kryeparlamentari Niko Peleshi ka dhënë 10 minuta pushim, në mënyrë që të qetësohej situata. 

Taulant Balla: Çfarë është ky mo? Fjala për procedurë merret vetëm një herë. Kanë ndodhur shumë gjëra sot kryetar, keni përjashtuar nga e drejta e fjalës një deputet. Kryetar konstatoj që pjesa tjetër e sallës nuk do të që të hyjmë në rendin e ditës. Për pasojë propozoj kalimin në votim të 4 pikave të rendit të ditës. Shqyrtimi i mocionit për debat të kalojë në seancën tjetër. 

Niko Peleshi: 10 minuta pushim për të shpresuar rikthimin në normalitet./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Koçiu iu përgjigjet për herë të akuzave pas vrasjes së gjyqtarit: Nëse do kishte përgjegjësi një polic, do ishte arrestuar

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu iu është përgjigjur akuzave për rastin e vrasjes së gjyqtarit Kalaja. Koçiu tha se nëse do të kishte përgjegjësi një polic, për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja do të ishte arrestuar. Gjatë seancës parlamentare, Koçiu deklaroi se policia ka kryer të gjitha veprimet e duhura ligjore mbi këtë rast.  

"Kush ka qenë nxitësi dhe bullizuesi më i madh. Nxitësi dhe urrejtësi dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në këtë politikë parlamentar. Iu dëgjova të gjithëve dhe keni merakun sikur kam gënjyer dhe mashtruar. Ju e dini fare mirë, një pjesë e juaja janë juristë. Nëse do kishte përgjegjësi një polic, do ishte në arrest.

Policia ka kryer veprimet e veta ligjore, mjafton të shihni bazën ligjore që ky Kuvend e ka miratuar që në vitin 2016. Jam e bindur që nuk u pëlqen deputetëve. Produkti i kësaj reforme janë ndarjet e qarta të gjithsecilit. Më vjen keq, nuk më intimidon duke më treguar me gisht. Jam një grua në detyrë, kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Mos e politizo situatën," tha Koçiu./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Balliu: Vrasja e gjyqtarit tregoi se Shqipëria nuk ka shtet, Koçiu të japë dorëheqjen

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Klevis Balliu

TIRANË- Deputet i Partisë Demokratike Klevis Balliu u shpreh se ngjarja tragjike e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit, tregon se në Shqipëri nuk ka më shtet e as siguri publike. Gjatë seancës plenare në Kuvend, Balliu akuzoi mazhorancën dhe Ministrinë e Brendshme për papërgjegjshmëri, duke theksuar se institucionet janë të pasigurta, fëmijët janë të pambrojtur në shkolla dhe qytetarët rrezikojnë jetën në çdo hap.

Balliu kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme dhe tha se vendi po shkon drejt një humnere për shkak të mosveprimit dhe relativizmit të krimeve nga ana e qeverisë.

"Asnjë nga kolegët e mazhorancës nuk mban fjalën për procedurë, qoftë ministri, qoftë kryetari i grupit parlamentar përveçse vijnë këtu dhe thonë se fajin e ka opozita. Ministrja e Brendshme duhet të jepte dorëheqjen, sepse ka dhënë një deklaratë ku ka thënë se "nuk është çështje e policisë", ndërkohë që KLGJ-ja i është përgjigjur dhe i ka nxjerrë provën dhe dokumentin që tregon se është pikërisht puna e saj. Ai që ka ngjitur shkallët ka qenë zëvendësministër i Brendshëm ka përgjegjësi. Ndodh vrasja në gjykatë nuk dimë gjë, e ka fajin opozita. Ndodhin vrasjet e fëmijëve në shkolla e ka fajin TikTok. Ndodhin vrasjet e qytetarëve nga përplasja e bandave që i sillni ju në parlament kush e ka fajin? Prapë opozita!

Siguria nuk është e PD-së, o zotëri! Kemi fëmijë vetë, i kemi shkollat të pasigurta sepse nuk gjeni policë. Gjykatat janë të pasigurta sepse nuk gjeni policë. Ju të gjithë duhet të çoheni në këmbë dhe të flisni për këtë çështje. Dhe kryeministri duhet të ishte në këtë seancë për këtë çështje. E ka kthyer këtë institucion si një lokal, ku herë i pëlqen dhe herë nuk i pëlqen të vijë. Këtu ka detyrim kushtetues të vijë dhe të përballet me akuzat, nëse ato nuk janë të vërteta. Sa i përket ofendimeve që u bëhen deputetëve dhe kërkesave për përjashtime – po si ka mundësi, zoti kryetar, që e njëjta parti që ka sjellë deputetë që fshihnin vrasës në Durrës, kërkon përjashtimin e atyre që i kanë arrestuar ata vrasës?

Kriminelët në kohën e PD-së nuk vinin në parlament shkonin në burg. Ju i nxorët nga burgu dhe i futët në punë në bashki. Tani të rrijmë e të dëgjojmë përralla se fajin e ka opozita? Kjo është një nga ngjarjet më të rënda nuk kemi siguri për jetën, për fëmijët, për familjen, për institucionet. Po shtohen laboratorët e kokainës dhe po pakësohen shkollat. Ky është një problem kombëtar. Njeriu të cilit po i shërbeni, cenon sigurinë kombëtare, familjen tuaj, timen dhe të gjithë atyre që janë këtu," tha Balliu./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Flamur Noka: Nuk keni policë të mbroni gjykatën e Apelit, por për ta shoqëruar Suelin te dentisti nga Elbasani në Tiranë, keni policë

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Flamur Noka

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar Policinë e Shteti se ka shoqëruar Suel Çelën me makina dhe oficerë policie drejt Tiranës, ndërsa nuk kanë efektivë policie të mbronin gjykatën e Apelit. Gjatë seancës parlamentare, deputeti opozitar komentoi mbi ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë gjykatësi i Apelit Astrit Kalaja.

Noka tha se kjo ngjarje e rëndë tregon dështimin e shtetit dhe institucioneve të drejtësisë. Ai akuzoi gjithashtu edhe Ministrin e Drejtësisë dhe Ministren Alban Koçiu, të cilët sipas tij nuk kanë mbajtur përgjegjësin e duhur ndaj këtij rasti.

"Tani, në çdo vend ku ka qeverisje demokratike, që kanë ndodhur ngjarje shumë më të pakonsiderueshme se kjo që ndodhi në Gjykatën e Apelit në Tiranë, kanë dhënë dorëheqje drejtorë policie, ministra, madje në Austri, për një ngjarje shumë më minore se kjo, ka rënë edhe qeveria. Ju flisni për një qeveri që do ta çojë Shqipërinë në Europë, ndërkohë që stili juaj i qeverisjes është bizantin. Është vrarë një gjyqtar dhe këtu ministri i Drejtësisë së bashku me zonjën ministre të Brendshme, në vend që të mbanin përgjegjësi, moral, por edhe ligjore. Por morale në radhë të parë. Vijnë këtu dhe zgërdhihen para opinionit publik dhe ju i duartrokisni.

Vijnë këtu dhe flasin idiotësira të pashoqe, duke i drejtuar gishtin se fajtore qenka opozita. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse idiotësi. Ju zotërinj prandaj e keni çuar situatën në Shqipëri në këtë vend sepse trimërohet krimi kur qeveris bashkë me ju dhe është bashkë me ju dhe ka mbrojtjen tuaj. Sepse nuk keni policë të mbroni gjykatën e Apelit, por për ta shoqëruar Suelin te dentisti nga Elbasani në Tiranë, me makinë policie dhe policë, keni policë. Ja pra, kjo është e vërteta. Jo më larg se para dy javësh. Po të ndodhte kjo gjë në çdo vend të botës, do shembej gjithë shteti. Kurse për ju bëhen filma, tre ditë çudia. Vrasja e gjyqtarit ndodhi sepse e keni shkatërruar drejtësinë," tha Noka./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

PS rrëzon kërkesën për interpelancë me Ramën, Bardhi: Kushtetuta e detyron të japë llogari në Kuvend

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën

TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha Kushtetua e detyron kryeministrin Rama të japë llogari në Kuvend mbi dosjen Aruba. Gjatë seancës parlamentare Bardhi tha se ndonëse mazhoranca e rrëzoi kërkesën e opozitës për interpelancë me Ramën, kushtetuta e detyron atë të japë llogari. Ai tha se një grup deputetësh nga opozita i kishin përgaditur Kryeministrit disa pyetje, ku kërkoin informacion nëse Artur Shehu kishte përfituat licenca apo leje në Shqipëri.

Një grup deputetësh kërkuan interpelancë me kryeministrin e Shqipërisë, i cili sipas Kushtetutës, nuk e  ka zgjedhje, por e ka për detyrim që të vijë dhe të japë llogari. Kishim bërë disa pyetje të thjeshta dhe jam i shokuar nga përgjigja e kryetarit të Kuvendit, i kërkonim informacion kryeministrit nëse Artur Shehu, ka përfituar apo jo leje, licenca, apo koncesione në Shqipëri, i kërkuam shpjegime se çfarë masash ka marrë ai si drejtues i këshillit të ministrave. Kryetari i kuvendit në gjysmë e faqes thotë se kërkesa juaj për informim nuk përben aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së këshillit të ministrave“, u shpreh Bardhi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“I bërtiste ministrit o idiot”/ Taulant Balla: Deputeti duhet të dalë jashtë

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Taulant Balla

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me tensione në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit. Teksa po fliste Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, deputetët e Opozitës kanë bërë zhurmë duke e quajtur atë idiot.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla teksa mori fjalën në Kuvend pretendoi që një deputet demokrat ka ofenduar ministrin e Drejtësisë, duke bërtitur o idiot. Balla kërkoi që ose ai të kërkojë falje, ose senaca të ndërpritet.

"Dëgjova një këtu që kulturën e ka me klering, që i bërtiste ministrit o idiot. Ky njeri nuk ka vend këtu, që Ishte një këtu që i bërtiste ministrit O idiot o idiot. Ça është ky mo? Tani ky o e tërheq mprasht ata që i tha ministrit, ose kërkoj 5 minuta pushim dhe ky zotëria të dalë përjashta," tha Balla./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Berisha: Gjykatësi u ekzekutua në krye të detyrës, kurse narkoqeveria dyfishoi masat për mbrojtjen e skapistëve

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi vrasje shtetërore, ekzekutimin e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit. Në deklaratën për media jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Parlamenti po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull, teksa merr në mbrojtje Ministren e Brendshme, përgjegjëse për sigurinë në institucionet e dhënies së drejtësisë.

"Në vend të shprehjes së një ndjenje përgjegjësie shtetërore dhe qeveritare, një ministër i dalë nga sënduqet e Xhorxh Sorosit shpërthen me në fjalor ordineri, me një fjalor që dëshmon të gjithë brendinë e tij se çfarë përfaqëson. Gjykatësi është vrarë, është ekzekutuar në mënyrë barbare në krye të detyrës dhe ju e patë, narkoqeveria dje, në vend se të përcaktonte masa për mbrojtjen e gjykatësve, dublikoi masat për mbrojtjen e skapistëve.

Unë nuk jam kundër mbrojtjes së skapistëve, por gjykata e apelit dhe gjykatësi i apelit në aspektin e vendimit është më i rëndësishmi i vendimmarrjes gjyqësore. Dhe nuk shkroi asnjë fjalë, asnjë germë. Pra, do mbrohen 18 vite, se çfarë do bëhet me 200 të tjerë, siç ishin, mbeten. Ky që foli, se ajo nuk fliste dot, ministrja që mashtroi publikisht, nuk tha një fjalë. Ministrja që mashtroi publikisht se policia nuk ka punë me sigurinë e gjykatave, në fakt ka. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, flet ministri për ministrin.

Ngrihet Balla, thotë të dalë jashtë se i tha dikush idiot. Po ai, edhe fjala idiot fyhet me të. Po sigurisht, dëgjojeni fjalën e tij në parlament Aty është vrarë një njeri dhe atë e vrau shteti. E vrau shteti në kuptimin që ai ishte totalisht pa asnjë mbrojtje sikur të ishte në kafene. Pasi fusin në rend nderimesh Enver Hoxhën, duke shkelmuar ligje të vendit, duke shkelmuar rezolutën e parlamentit për këtë figurë të zezë, për këtë Hitler të shqiptarëve, e bëri libraria, e bëri biblioteka. E bëri Edi Rama me Niko Peleshin. Me një fjalë, siç e shihni parlament i mbushur me përfaqësues të karteleve të drogës dhe krimit," tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Ina Zhupa i kthehet Ministrit Lamallari: Turp që po bën avokatin e një vrasësi

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa iu kthye ashpër ndaj ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe të ministres së Brendshme duke i akuzuar për mosgarantimin e jetës së qytetarëve shqiptarë si dhe të aktorëve të drejtësisë.

"Turp të vijë ty që sot këtu po bën avokatin e një vrasësi. Turp që si zv ministër i brendshëm nuk i je pagjetur thirrjes për ndihmë që të ka bërë KLGJ. Që sot nuk mban përgjegjësi bashkë me kolegen për vrasjen e gjyqtarit që jepte vendim në emër të Republikës të Shqipërisë. Kur policia e shtetit thotë nuk kam kapacitet për të mbrojtur një gjyqtar, çfarë kapaciteti keni ju për të siguruar jetën e qytetarëve shqiptarë. Sot i promovuar pikërisht për këto dështime për papërgjegjshmëri për qytetarët shqiptarë. Këto janë rezultatet e reformës në drejtësi që thua ti? Këto janë rezultatet e keqqeverisjes tuaj që nuk çon policët që të mbrojnë gjyqtarët e shtetit. Ne 1 minutë heshtje e mbajmë por nuk do të thotë që Kuvendi duhet të heshti.  Ju keni tejkaluar çdo skenar, dhe ato që bëheshin filma sepse Shqipëria sot nuk ofron siguri. të dy jeni skandalozë me qëndrimet që mbani. Të dy duhet të jepni dorëheqjen”, tha Zhupa./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Tensione në seancë plenare, 5 minuta pushim

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me tensione në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit. Teksa po fliste Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, deputetët e Opozitës kanë bërë zhurmë duke e quajtur atë idiot. 

Ndërkohë që deputeti socialist Taulant Balla, ka kërkuar 5 minuta pushim dhe përjashtimin e deputetit të Opozitës./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Topalli: Ky vend do shkojë në humnerë, as kartelet e Ekuadorit nuk kanë vrarë gjyqtarë

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka thënë se vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja është e paprecedentë dhe se as kartelet e Ekuadorit nuk kanë vrarë një gjykatës në sallën e gjyqit. Gjatë seancës parlamentare, Topalli u shpreh se kjo ngjarje e rëndë është një alearm i madh për të gjithë shtetin.

Topalli nuk la pa akuzuar as ministrat, të cilët sipas saj nuk kryejn si duhet punën e tyre, ndërsa përmendi edhe Presidentin Begaj duke thënë se nuk respekton vendimet e gjykatë së Apelit. Në fund, Topalli tha se nëse nuk bëhet një reflektim kombëtar për këtë ngjarje të rëndë, vendi do të shkojë drejt humnerës.

"E filluat seancën plenare me një minutë heshtje, është minimalja që bëtë. Mendoj se Vrasja e gjyqtarët në zyrën e tij është e paprecedentë. As kartelet e Ekuadorit nuk kanë vrarë një gjyqtarë në zyrën e tij, klur ka lexuar vendimin. As mafia italiane nuk e ka bërë. Minimumi që ne mund të bëjmë ne si Parlament, është që të fillojmë një moment reflektimi kombëtar. Relativizmi që kërkojnë t’i bëjnë kësaj vrasje, është alarm i madh për të gjithë, por edhe të gjithë shtetin. Por në një vend që ka ministria dhe nuk ka shtet, ka ligje dhe nuk ka drejtësi, në një vend ku presidenti nuk respekton vendimin e Gjykatës Kushtetutës, çfarë emri t’i vëmë. Me vrasjen e gjyqtarit, në vendin tonë është vrarë iluzioni se në këtë vend ka shtet. Nëse nuk reflektojmë, ky vend do shkojë në humnerë”, u shpreh Topalli./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e Astrit Kalasë/ Ministri i Drejtësisë i kthehet opozitës: Keni përgjegjësi për gjuhën e urrejtjes

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Kuvendi

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është sulur Opozitës në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Lamallari ka theksuar se opozita ka përgjegjësi për gjuhën e urrejtjes përdorur ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

“Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik. Keni përgjegjësi për gjuhen e urrejtjes që keni përdorur. Keni anatemuar partnerë strategjik, ambasadorin e SHBA vetëm e vetëm se mbështetën reformën në drejtësi. Ju keni gojë të flisni. Nuk keni turp, shqioptarët e dinë prandaj ju kanë votuar e ju kanë lënë aty. Mos ngjallni gjuhën e urrenjtje, turp tju vijë dhe kini kujdes kur bëni kapital me gjyqtar e prokuror”, tha Lamallari./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Koçiu duhet të jepte dorëheqjen”/ Bardhi: KLGJ kërkoi ndihmë dhe policia e refuzoi

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar ditën e sotme dorëheqjen e Ministres së Brendshme Albana Koçiu. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se Koçiu në vend që të garantojë sigurinë, zgjodhi që të gënjejë opinionin publik. 

Bardhi më tej ka deklaruar se KLGJ-ja ka kërkuar ndihmë nga Policia dhe Ministria, por këta të fundit kanë refuzuar që të shtojnë numrin e policiëve. 

"Sot seancën duhet ta kishim nisur me dorëheqjen e ministres. Gjyqtari të vritet në sallë duke dhënë vendimin, dhe ministra e Brendshme të gënjejë opinionin publik se nuk ka detyrime. Së pari sipas legjislacionit, është detyrë e Policisë së Shtetit të garantojë Sigurinë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ju nxori zbuluar ku publikoi korrespondencën ku kërkonte për shkak të kërcënimeve të gjyqtarëve, kërkonte mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe policia refuzonte. Kjo çështje nuk mund të kalojë si ngjarje dite apo jave. Kurrë nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. Ngjarja ka tronditur opinionin ndërkombëtar. Shpjegoi se nuk ka punonjës policie, nuk ka shkuar ndonjëherë në gjykatë. Kryeministri duhet të vijë të japë shpjegime. Nuk është ngjarja e parë e rëndë në Gjykatën e Apelit," tha Bardhi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Duhet ta përshëndesim planin e paqes të Trump për Izraelin dhe Gazën"/ Berisha: Enver Hoxhën e futët në axhendë me urdhër të Edi Ramës

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka përshëndetur marrëveshjen e planit të Paqes së Presidentit amerikan Donald Trump me Izraelin dhe Gazën. Në fjalën e tij në nisje të seancës parlamentare, Berisha tha se në vend që kryeparlamentari Niko Peleshi të përshëndeste një marrëveshje të tillë, merret me diktatorin Enver Hoxha, duke e futur në agjendën e Kuvendit me urdhër të Edi Ramës.

"Reagimi i parafolësit përbën një absurditet dhe më shumë se kaq. Zoti Shehu, këtu përshëndeti hapin e parë të marrëveshjes prej 21 pikash të planit të paqes të presidentit Trump, dhe e kanë përshëndetur, sa për dijeni, edhe personalitete botërore. Është hapi i parë dhe meriton përshëndetjen më të plotë. Izraeli tërhiqet në një linjë të caktuar, lirohen 20 pengjet e gjalla nga Hamasi. Çfarë ka këtu? Çfarë u shkel këtu? Kush e pengoi kryetarin e parlamentit të hapë parlamentin me një përshëndetje të tillë? Kush e pengoi kryetarin e partisë së krimit të kërkojë fjalën? Çfarë është kjo? Kjo është për t’u përshëndetur. Janë 20 pengje që lirohen. Po e përshëndesin të tjerët. Kurse ne i bëjmë gjyqin atij që propozoi. Këtë duhet ta bënit ju. Por ti e hape parlamentin me një apologji hipokrite. Enver Hoxhën e fute ti me urdhër të Edi Ramës në axhendë. Kryexhelatin e shqiptarëve, Hitlerin e shqiptaërve e futët ju. Nuk është gabim, nuk është aberracion i librarisë. Ka një ligj ky parlament të vitit 1992, që ndalon dhe dënon propagandën komuniste për Enver Hoxhën. Ka rezolutë parlamenti. Nuk është punë biblioteke kjo. Rezolutat e parlamentit janë të detyruara. Imagjinoni ju se çfarë do ndodhte po të futej Hitleri në Bundestag. Ju do thoni nuk ishte Enver Hoxha në përmasat e Hitlerit. Unë u them ju këtu se në prill të vitit 1991, samiti i EDU e ka vlerësuar në deklaratën e tij Enver Hoxhën si Hitleri i pasluftës. Ka disa anologjira, infanticidi mes të tjerash," tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

E-maili me nderimin për Enver Hoxhën, Peleshi: Kërkoj ndjesë për keqkuptimin

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka komentuar sot shpërndajen e një materiali nga ana e Kuvendit, ku përmendej emri i ish-diktatorit Enver Hoxha si personazh për tu nderuar. Në fjalën e tij. Peleshi kërkoi ndjesë për keqkuptimin, duke shtuar se teksti është nxjerrë pa asnjë interpretim.

“Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e e krijuar. Texti ishte informativ, jo të mbrojë apo vlerësojë dikë. Teksti është nxjerrë pa interpretim, Hoxha është përmendur vetëm me ditëlindje. I kërkova Institutit parlamentar një rishikim të plotë që të shmanget çdo keqinterpretim,” tha Peleshi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, nis me një minutë heshtje seanca plenare

Debate për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Peleshi mbyll seancën
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka nisur ditën e sotme me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja. Që në nisje të seancës, deputetët janë ngritur në këmbë për të nderuar gjyqtarin, i cili u vra në sallën e gjyqit. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

seance plenare 9 tetor 2025

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje