LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je idiot apo bën vetë? Berisha: Josifi "dogji" Gledis Nano e Helidon Bendon

• Seanca maratonë nisi sot në orën 15:00 dhe përfundoi në orën 11.00, me sherr mes demokratëve dhe kryeministrit Edi Rama. • E gjitha nisi pasi koha e mbështetësve të Sali Berishës ishte llogaritur si deputetë jashtë grupeve parlamentare, vetëm 3 minuta nga 10 që marrin kolegët e tyre. • Deputeti Flamur Noka kërkoi nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dokument se përse nuk e cilësonte pjesë të grupit, duke e paralajmëruar për padi edhe në Gjykatë Kushtetuese. • Por teksa Noka përplasej me Nikollën, një debat tjetër nisi me Tritan Shehut dhe Enkelejd Alibeajt. • Më pas, Noka dhe të tjerët bllokuan Foltoren e Kuvendit, por përplasjet mes “bluve” nuk u ndalën me aq, pasi gati në përplasje fizike shkoi edhe sherri mes Gazment Bardhit dhe Luan Baçit. • Për të qetësuar gjakrat, Nikolla kërkoi pushim. • Pas pushimit, Noka nuk u largua nga foltorja, duke mos i lënë radhë ministrave. •Kryeparlamentarja Nikolla vendosi përjashtimin e deputetit nga seanca. •Më pas, deputetët vijuan normalisht me diskutimet. •Në sallë mbërriti kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha. • Rama u përplas me deputetin Agron Shehajn, pasi ky i fundit e akuzoi se fshihet pas një kompanie offshore në Holandë. • Shehaj tha se ai nuk ka prova, kjo pasi kompanitë offshore, prandaj duhen, sepse mund të fshehësh se kush fshihet pas tyre. • Sali Berisha nga ana tjetër e akuzoi për Amant Jofisin dhe për inceneratorët. • Seanca do të nisë sërish nesër në orën 10.00.

33 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sali Berisha "përplaset" me Nikollën: Je kryeparlamentare, apo sekretare e Ramës? Ai 100 herë hajdut del...

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kritikoi kryeparlamentaren Lindita Nikollën për mënyrën e menaxhimit të seancës plenare, duke u ankuar se i jepte fjalën kryeministrit Edi Rama sa herë donte. Në replikë me të i tha që ta linte që të fliste sa të donte, por sërish "hajdut" do të mbetej.

DEBATI NË SALLË:

Berisha: Moj zonjë, jeni kryetare e parlamentit, apo sekretare e Edi Ramës. Nëse je kryetare e parlamentit, respekto rregulloren. Ti për Edi Ramën nuk njeh rregullore dhe ligj, për të tjerët përdor standard tjetër. E kupton që prish klimën, nëse e dreja e replikës ezaurohet për së dyti dhe të tretë, të garantoj se 100 herë po ia dhe të drejtën, ai 100 herë hajdut del.

Lindita Nikolla: Këto janë fyerje.

3 VITE ME PARE

Berisha hyn në sallë, Rama mbaron replikat me demokratët, ikën nga Kuvendi

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Edi Rama duke ikur nga seanca

TIRANË- Kur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hyrë në sallë, kryeministri Edi Rama edhe pas debatit ka vendosur që të ikë. Në një moment e ka kapur kamera me dosjen e tij dhe më pas është larguar nga vendi i tij në sallë. Ndërkohë që pas tij fjalën në Foltore e kishte Sali Berisha. Të jetë e gjitha një rastësi?

3 VITE ME PARE

Rama debat edhe me Bylykbashin, demokrati: SPAK nuk ka këllqe të të hetojë, i themi 'ndiq paranë'

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Edi Rama

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është përplasur në Kuvend me kryeministrin Edi Rama. Pasi Rama e ngacmoi nga vend, Bylykbashi, i bëri apel SPAK-ut që të ndjekë paranë për të zbuluar ideatorët dhe pronarët e kësaj skeme korruptive, duke iu referuar inceneratorëve.

DEBATI NË SALLË:

Oerd Bylykbashi: Kryeministri është njësoj si të tjerët para rregullores, me atë që tha duhet të merren ndëshkimeDo vazhdoj unë tani.

Edi Rama: Mëso shqip.

Oerd Bylykbashi: E ke të zorshme që të merresh me mua për shqipen. Je si tango e gjimnazit, 2 me 1 i mërzitshëm. Kaq mëso të flasësh. Po iu drejtohem të gjithë deputetëve jo vetëm ju. është shumë e vështirë për shqiptarët që të kuptojnë se çdo ndodh. O zonja kryetare ka mundësi që të rivendosësh kohën. Sa më takon mua, mu drejtove dhe po të kthej përgjigje. është e vështirë për çdo shqiptar që të mos e kuptoj se çfarë po ndodh me inceneratorët. Këtu nuk ka nevojë se është shumë e trashë. Që në na duhet që të provojmë kryeministrit prova. SPAK nuk ka këllqe të të hetojë, i themi ndiq paranë. Borselino dhe Falconi e shpikën për mafian, por ne mafian e kemi në qeveri.

3 VITE ME PARE

DEBAT i ashpër mes Ramës dhe Shehajt, kryeministri: Ore jeni mirë, kështu do të vini në pushtet? Do mbeteni si vulë pa letër të gjithë bashkë

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Edi Rama

TIRANË- Në seancën plenare në Kuvend, deputeti demokrat Agron Shehaj e akuzoi kryeministrin Rama se ai është pronari i kompanisë offshore në Holandë që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës. Pas replikës së Shehajt, pasi Rama e pyeti 'je idiot apo bën vetë?', kryeministri mori sërish fjalën dhe tha se ai po bën akuza penale ekstreme, që nëse do të ishin të vërteta ai do të ishte para drejtësisë. Sipas Ramës duhet të faktojë me prova ato që thotë. Në fund, ka ironizuar opozitën, ndërsa theksoi se ato do të mbeten pa si vulë pa letër të gjithë bashkë.

DEBATI NË KUVEND:

Rama: Për ta mbyllur ku e nisa, Churchill thotë kokëgdhë është ai jo që nuk ndryshon temë, por as argument. Ka vendime gjyqi dhe prokurorie, e impanti i Elbsaanit është sot pronë publike. Pra ato 750 mln e 21 dhjetorit janë një fantazi. Nuk kanë fluturuar dhe janë aty. Impianti i Fierit do i kalojë publikut, Tirana paguan shërbimin. Kushton mbajtja pastër e Tiranës. Një nga gjërat që ma kanë thënë të gjithë ata që erdhën për Samitin, mes tyre Meloni, thanë se Tirana është befasisht e pastër. Doni të ndalojmë pagesat për 3 ditë e të shohim çfarë ndodh me Tiranën. Nëse operacionin ndalon do të vijmë në situatën me të cilën ishim në Durrës. Nuk besoj që ka ndonjë, qoftë edhe ballist, që do ta bëjë këtë gjë. Nuk paguhet ai në kërkim por shërbimi. Kërkim pa kërkim nuk është puna jonë, por e drejtësisë, se nesër me letra ata që t'i thua të çojnë në albitrazh dhe të marrin qimet e kokët. Është shërbim për këtë qytet që është i pastër. Nuk është fjalë e ulët të ngresh dilemën për idiotin, por fjalë më të ulët se t'i thuash tjetrit ti je hajdut nuk ka. Nuk ka më të poshtër. Ju thoni hajdut më shumë herë sesa thoni mirëmëngjes; thoni kriminel më shumë se ju lutem. Ky është një anormalitet i madh. Në fund të ditës janë faktet që flasin. Fatmirësisht kjo nuk është kështu dhe unë nuk kam çfarë të të bëj se jam lodhur duke fituar gjyqe me ju. Vijnë avokatët që thonë se është politike, tha edhe një që tha unë i beson partisë time. Ç'të të bëj, të të çoj në Gjykatë? E ç'më duhet, 2-3 vjet pas teje. Është shpifje e ndryrë se je edhe goxha burrë. Të ishte Mit'hati gjallë do të të kishte qethur zero. Kujt i mbeti balli?!

Shehaj: Roli i viktimës nuk iu shkon. Viktima janë ata që ikin me gomone. Ata që nuk kanë mundësitë ata që iu po pasuroni. Sa i takon fyerjeve dhe sharjave. Nuk bëtë asgjë tjetër vetëm se shanë, si Gjiknuri që më shau herën e shkuar. Më thatë si më shkoi mua në mendje që ju fshiheni pas off-shore. E keni bërë njëherë dhe u kapët. Pse zgërdhiheni aty? U kapët në Delaëere.

Rama: Me këtë i bie që t'ju them që jeni të gjithë off-shore. Seriozisht i ke këto. Unë nuk të thashë që je idiot, ti mund të bësh vetë. Po ti më thua mua kriminel, sepse një kryeministër i fshehur është kriminel. Del një që thotë dashke prova ti...Pra kemi ardhur në një civilizim barbar që unë ti them je sekser. Ju keni ikur fare mo. Doni të përmbysni normat e njeriut. Je në vete për Delaëerin? Si jam kapur? Si? Këto janë ca çudira, i latë këtë atij. Unë e kuptoj se kështu e kam në mendje ti. Mund të kesh eksperiencë. Por po flet gjëra që nuk do më shkonin kurrë në mend, se edhe kundërshtarit më të madh nuk do i thosha. Shko dhe bëj një skaner se nuk ka mundësi. Unë viktimën nuk e kam bërë kurrë. Nuk jamë viktimë e asgjëje. Por nuk më tregon dot as ku shkollohen fëmijët e mi dhe çfarë bën familja ime. Jeni bërë fare. Flisni për çart. Ka një provë shumë të madhe, ka një sistem drejtësie që në këtë rast po bën punën e vetë detaj për detaj. Unë jam kryeministri. Ajo struktura atje ka të gjitha arsyet. Ti ça je? Fyerje është që t'i thuash tjetër gjithë ato që thoni ju. Vidhni, hajdut. Kështu do të vini në pushtet? Do mbeteni si vulë pa letër të gjithë bashkë.

3 VITE ME PARE

Akuzat e Agron Shehajt/ Rama: Jam në dilemë kur iu dëgjoj, ju a jeni idiot apo bëni vetë?

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu drejjtua me fjalë fyese deputetëve të opozitës këtë të mërkurë nga foltorja e Kuvendit. Pas akuzave të demokratit, Agron Shehaj, Edi Rama tha se kjo dilemë i lind kur dëgjon akuzat pa prova në drejtim të tij. Duke marrë fjalën pas deputetit demokrat Agron Shehaj që e akuzoi se fshihet pas një kompanie offshore në Holandë, Rama tha se për këtë opozita duhet të sjellë prova, pasi një akuzë e tillë është shumë e rëndë. Nëse do të kishte prova, kreu i qeverisë u shpreh se, ai jo vetëm që nuk duhet të ishte në karrigen e kryeministrit, por duhet të ishte para drejtësisë. Por në atë moment në sallë hyri ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i tha se Rama në fakt është në krye të hajdutëve dhe jo të qeverisë. 

Rama u ndal dhe tek akuzat për vonesa në veprat publike duke iu drejtuar deputetit demokrat Xhelal Mziu dhe po ashtu, ai u shpreh se Mziu është ndër të paktët nga opozita që ka kompetencën të flasë për vepra publike, duke dhënë shembullin e një rruge në SHBA.

DEBATI NË SALLË:

Edi Rama: Zoti Shehaj unë jam gjithmonë në dilemë kur ju dëgjoj juve. A jeni idiot, apo bëni vetë? Sepse ju thatë që unë fshihem pas një offshore-i në Holandë. Dhe unë ju thashë a ka mundësi të vini këtu dhe të sillni provën për këtë që thoni, se kjo është shumë e rëndë. Jam në dilemë kur iu dëgjoj, ju a jeni idiot apo bëni vetë? Thatë që unë fshihem pas një off-shore në Holandë. Unë iu thashë a ka mundësi që të vini provën sepse kjo është shumë e rëndë që unë të fshihem pas një off-shore dhe do të thotë që ju keni provë. Unë iu ftova që të jepni provën dhe në të gjithë atë që thatë, nxorra përsëri dilemën time: Jeni idot apo bëni vetë? T'i thuash tjetrit që është në krye të qeverisë që je hajdut, unë nuk di ç'të të them tjetër. Akuzat bëhen vetëm në bazë të provave. Nuk mund të zini foltoren dhe t'i drejtoheni një publiku të tërë duke thënë që pas kryeministrit fshihet një off-shore se duhet që të veprojë drejtësia.

Sali Berisha: Nxirre jashtë.

Edi Rama: Është njësoj si të them unë, ju jeni në kërkim ndërkombëtar. S'mund të them se duke iu parë si vraponi në drejtim të paditur me mendimin tuaj, e unë t'ju them jeni në kërkim. Dolët dhe përmendët ca emra që unë as nuk i njoh dhe nuk i kam takuar kurrë. Nuk e kam problem ta them edhe po e kam takuar, por nuk e kam bërë. Iu kuptoj mirë që vini dhe bëni akuza pa fakte dhe me bindje, se i bëni vetë. Ose i bëni vetë, ose po të ishit në pozitën që kishit mundësi do e kishit bërë. Mua nuk më shkon mendja që të të akuzoj për çudira. Se nuk e bëj dot. ose bën vetë, ose je idiot. Meqë dola këtu. Kisha marrë disa shënime nga zoti Xhelal. Është nga të paktit që ka të drejtë që të flasë për vepra publike se ka bërë. Edhe ngaqë ka bërë e nxorrët jashtë loje. Po iu jap shembullin e një projekti në vitin 1982, kantieri u hap në vitin 91. Vlera ishte 7.4 mld dollarë për 272 kilometra. 260 ishin hekurudhë, tjetra rrugë. Big Dig në Boston. Përfundoi në 2007 me 21.5 mld. Pra nga '82 në 2007. Që do të thotë që kohëzgjatja e një vepre dhe arsyet e saj, kur ajo shtyhet dhe stërshyhet duhet parë nga lart. Gjithë ajo stuhi për tek Unaza e re, ishte një furtunë në gotë se unë është në rrugë të drejtë, por ka hyrje dhe tunele. S'mund të hyjë parlamenti në çështje të tilla që iu takojnë inxhinerëve dhe auditorëve. Vepra në fjalë, supervizohet nga një kompani e bankës islamike që të jep këtë kredi. Të ka dhënë fondin e parë dhe ka bërë audit për çdo shtesë. Nuk është shqiptar, por është e tyre. Ajo rrugë si të gjitha rrugët që la rrugëve janë shëmbëlltyra kuptimplotë sesi nuk bëhen projektet. Gjëja që niset më lirë, shkon më shtrenjtë. 

3 VITE ME PARE

Rama merr fjalën në Kuvend, mbërrin Berisha, kreu i PD: Je në krye të hajdutëve!

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Sali Berisha

TIRANË- Seanca plenare ishte e qetë deri në këto momente. Fjalën në Kuvend e mori kryeministri Edi Rama, i cili nisi replikat me deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehajn. Mirëpo, në këto momente, mbërrin në Kuvend, kryetari i PD-së, Sali Berisha. 

'Je hajdut, je në krye të hajdutëve'- i thotë Berisha, Ramës. 

Ky i fundit, vijoi pa ndërprerë fjalimin e tij në Kuvend. 

3 VITE ME PARE

Agron Shehaj: Rama fshihet pas një kompanie offshore në Holandë. Kryeministri: Mbi ç'bazë e thoni?

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama debatoi në seancën e sotme plenare me deputetin Agron Shehaj. Shkak u bë deklarata e fundit e deputetit. Shehaj akuzoi se qëndron pas një kompanie offshore në Holandë, e cila ka marrë inceneratorin e Tiranës. Kryeministri Edi Rama kërkoi të dijë nga Shehaj se cilat ishin bazat që ka për të cilën ngre këtë aludim. 

DEBATI NË SALLË:

Edi Rama: Ju thatë që unë fshihem pas një kompanie offshore ne Hollandë, mbi ç'bazë?

Agron Shehaj: Inceneratori i Tiranës, i është dhënë Klodian Zotos. Pastaj zbuluam se nuk kishte njeri nga pas, po ai që kishte Elbasanin dhe Fierit. Ju ia dhatë kontratën Zotos, ai ia dha një kompanie në Hollandë. Doli që Zoto ka kryer korrupsion dhe prapë ky i Tiranës është në pronësi teorikisht i një kompanie në Hollandë. Kompania është offshore ne nuk e dimë se kush janë pronarët. Fakti që ju i jepni një njeriu që dihet se është i përfshirë në aferë, duke e ndihmuar dhe dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ju vazhdoni e paguani, inceneratori i Tiranës është në kërkim të një personi në kërkim. Paratë kalojnë nga Bashkia e Tiranës te xhepi i Cafaljones. Pse them se jeni ju? Se unë krijova bindjen se pashë cfarë ndodhi me kompaninë D Albania. Kjo kompani, mashtroi. Ju i dhatë miliona euro. Ju e paguani pavarësisht se janë të korruptuar. Ndaj unë mendoj se jeni ju, ose jeni të paaftë ose ju gënjen Zoto. Hajde na tregoni të vërtetën. 

3 VITE ME PARE

Dashnor Sula: Në mes të Peqinit kalon vetëm më traktor me rrota, ambulanca s'kalon dot

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike nga foltorja e Kuvendit ka ngritur shqetësimin për infrastrukturën në qytetin e Peqinit. Sipas tij aty kalohet vetëm me traktor. Sula më tej u shpreh se ajo që vërteton më së miri problematikën e vendit tonë është largimi i të rinjve, pasi nuk kanë të ardhme këtu.

Në mes të qytetit të Peqinit vendosen tulla. Duhet të kalosh me traktor me rrota se ambulanca nuk kalon. Kjo është rruga. Shiko çfarë gjende ka. 5 vjet mos të rregullosh 30 metra rrugë është e rëndë. Nuk ka për tu përfunduar as në 2055. Janë marrë 75 mln dollarë. Sigurisht nuk ka përfunduar segmenti i punimeve. Ajo që vërteton më së miri problematikën që kemi si shoqëri është ikja e rinisë shqiptare. Regjimi i Enver Hoxhës na çoi nga 800 mijë ne 4 mln e 200 mijë. Të rinjtë dhe të reja këtu nuk kanë të ardhme, të gjithë po ikin në Gjermani për të marrë kontrata pune. Nëse qytetarët shqiptarë do të jetonin mirë këtu nuk do të iknin.’- u shpreh Sula.

3 VITE ME PARE

'Rrugët e Saliut ishin si vula me foltoren sot'/ Sula pyet Ballën: Pse nuk i denoncuat?

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi investimet e kryera në kohën e Sali Berishës. Ai, me ironi theksoi se rrugët e Berishës ishin fiks si vula me foltoren sot në PD, ku dy anët e urës nuk përputheshin me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, e pyeti se përse nuk denoncuan këto shkelje. 

Balla: Nuk do ta kisha marrë fjalën për këtë çështje nëse Dashi nuk do kishte thënë disa të pavërteta. Në 25 qershor 2009 ti Dashi bashkë me Mondin, Ritvanin, Saliun e madh keni qenë sëbashku në fillimin e rrugës së Qafë Plloçës, e inauguruat rrugën, filloi rruga pa projekt, pasi filloi rruga me ca makina të rënda me ca eskavatorë, e vetmja gjë që u mbajt mend ishte shembja e shtëpive të disa familjeve. U shëmbën shtëpitë pasi rruga filloi në një zonë ku nuk ishte bërë studimi. Pasi u bënë zgjedhjet e 2009-t ju bëtë një tender, e cila e fitoi një kompani italiane, e cila ja dha një kompanie shqiptare e cila projektin e bëri nga zyra pa shkuar asnjë ditë në terren, dhe rruga rrëshkiste vend e pavend. Por më epik është një urë këmbët e së cilës ishin qesharake, pasi u punua nga dy krahët dhe këmbët dolën me 17 metra diferencë, fiks si foltorja me vulën. Ditën që bëhen bashkë Saliu me Ilirn 17 diferencë e urës është pak se duhet të jetë më e madhe. Nga 2009-ta në 2013 e kishit ju, pastaj e mori Iliri. Unë i kam kritikuar kolegët e mi ministra, pastaj që ditën e parë që kur u pre shiriti pa projekt pa studim fiziologjik. Sali Berisha tha në 2009-n se kjo rrugë vlen 7 miliardë lekë, por një rrugë pa projekt vlen edhe më pak. E vërteta është se kjo qeveri do ta mbarojë këtë rrugë i dashur Dash, i vemti merak që kam unë është rruga nga Qukësi dhe kilometrat e parë që përfshijnë dhe fshatin Karkavec që është zonë e banuar, dhe unë mendoj që zgjidhja do të gjendet. Unë shpresoj që juve tu kenë ardhur mend, dhe mos hyni më në debat me ne për çështjet e rrugëve. Pse ja fut kot mor Dash, si the: Aktorin e përzunë këta. Historia e Aktorit është që shkonte Saliu dhe thoshte bëje dhe këtë këtu, dhe Aktori i ka fituar gjyqet për gabimet që bëtë ju. Për këto rrugë ka patur dhe ca arrestime të drejtorëve të LSI. Deputetët e Elbasanit duhet të thonë faleminderit që më në fund po fillon dhe By Passi i Elbasanit dhe shumë i rëndësishëm. Dhe e fundit që duhet të na thoni faleminderit është “Korridori 8”, pasi është meritë e kësaj qeverie që është përfshirë në korridoret europiane.

Sula: Sigurisht në përgjigje të zotit Balla, e dëgjova me shumë vëmendje që tha që duhet të ishe para drejtësisë. A e di që ka një nen në Kodin Penal për shpërdorim detyre për mos veprim të detyrës. Ju keni para abuzim në këto vepra, dhe nuk keni denoncuar para drejtësisë hajdutët e këtyre përfitimeve, pse nuk i çuat. Sa për rrugën Tiranë-Elbasan firma Aktor u përzu.

 

3 VITE ME PARE

“Plas” në Kuvend/ Vizatuan rrushin, Flutura Açka akuzon deputetët: Kjo që po bëni është seksizëm. Herë tjetër KUJDES!

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Flutura Açka

TIRANË- Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës. Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka i ka tërhequr vëmendjen disa prej kolegëve të saj të mazhorancës për vizatimin e frutit të rrushit që bënë në një fletë. E që më pas ia drejtuan koleges së tyre Ina Zhupa. Pa përmendur emra, por që në të vërtetë e kishte me Taulant Ballën dhe Toni Gogun, Açka tha se i bëri përshtypje një veprim i tyre, që mund të ketë qenë në sensin e humorit, por që sipas saj ishte seksizëm i pastër.

"Më bëri përshtypje një dizajn që bërën kolegët e mi, mund ta ketë kapur kamera, sigurisht që mund të jetë në kuadrin e humorit, por është seksizëm i pastër. Po flasim për verën, unë mendoj që nuk janë dehur, po mendoj se po flasim dhe nuk po pimë. Herë tjetër bëni kujdes...,"-tha ajo.

Ishte deputeti socialist, Toni Gogu dhe kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ata të cilët ngritën lart një letër në të cilën ishte vizatuar një rrush, si për të theksuar se duhet të flitet në sallë për këtë projektligj. Ndërsa gjatë gjithë kohës flisnin nga vendi për ta ndërprerë, edhe pse disa herë Zhupa dhe kolegu i saj Agron Shehaj i kërkuan që të ndalonin. 

3 VITE ME PARE

Nuk u shkoi në Komision, ironi mes Ina Zhupës dhe ministres Margariti: Mësoni minimumin e formulimit të edukuar

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Elva Margariti dhe Ina Zhupa

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka kërkuar më shumë "edukatë" nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Në fjalën e saj në Foltore, Margariti nuk i ktheu përgjigje asnjërës prej pyetjeve, duke kërkuar që fillimisht të respektohet edukata. 

"Ministri i Kulturës, ministria dhe e gjithë stafi kanë qenë gjithmonë të komunikueshëm, por dëshiroj që të jap një shpjegim dashamirës. Këtu sot, ashtu si edhe çdo herë tjetër nuk gjeta minimumin e formulimit të edukuar, sikur edhe me "ju". Për seancën e kërkuar, pyetja ishte shumë e përgjithshme, Siç thatë edhe ju, më vjen mirë që në keni ndjekur edhe për xhubletën. Ju i quajtët një tufë zonjash, por kërkoj minimumin e edukatës sa herë është kryefjalë,"-tha Elva Margariti.

3 VITE ME PARE

Zgjedhja e avokatit të Popullit, Mediu thirrje opozitës: Të bëhemi bashkë të votojmë Besim Ndregjonin

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Fatmir Mediu

TIRANË- Fatmir Mediu në fjalën tij në Kuvend u shpreh se zgjedhja e avokatit të Popullit është një test moral për të gjithë opozitën. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Fatmir Mediu tha se opozita duhet që të votojë për Besim Ndregjonin.

"Zgjedhja e avokatit të popullit, test moral për të gjithë ne, të opozitës, do ishte e moralshme të gjente mundësitë për të komunikuar mes vetes dhe të gjente një kandidaturë të qenësishme për të gjithë ne, nuk paragjykoj kandidatët, por para se të bënit marrëveshje me maxhorancën, të kishit bërë më parë me ne. Kur votuam hapjen e dosjeve, ju thatë që duhet t’i japim moral të persekutuarve, në rrallë të parë duhet t’i jepnit vetes moral. E meqë ne na ka rënë të vendosim edhe për ta, që përballuan torturat çnjerëzore të komunizmit, duhet të votonim sot Besim Ndregjonin, prandaj ju kërkoj të mbajmë qëndrim, të jemi të drejtë dhe t'i japim moral vetes,"- u shpreh Mediu.

 

3 VITE ME PARE

Abuzimi me start-up/ "Piranjat" shkakton debate në Kuvend, Ina Zhupa: Pse nuk jep përgjigje ministrja? Po favorizoni, të rinjtë ikin me gomone

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetët socialistë janë shqetësuar në Kuvendin e Shqipërisë kur kolegia e tyre demokrate, Ina Zhupa përmendi fondet e start-upeve në Kuvendin e Shqipërisë. Me pretendimin se nuk kishte lidhje fjalimi me projektligjin për vreshtarisë, Taulant Balla, Toni Gogu dhe Erion Braçe nisën replikat nga vendi. Por Ina Zhupa foli për abuzimet me fondet publike, duke u ndalur tek disa denoncime për start-upet dhe tek konfliktet e interesit të ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali. Por duke qenë se ajo nuk ishte e pranishme në seancën plenare, edhe sot nuk mori asnjë përgjigje.

PJESË NGA PËRPLASJA NË SALLË:

Ina Zhupa: Emisioni Piranjat ka nxjerrë disa raste konkrete, i pari ka lidhje me Fondacionin...zonja Nikolla do them unë ku është lidhja me vreshtarinë dhe me verën. A ka mundësi të mos merrni fjalën e opozitës? Hajde ma shkruaj fjalimin ti dhe ta lexoj unë. A ka mundësi të më lini kohën time? Faleminderit. Meqe po flasim për verën, a ka mundësi shkoni pini ndonjë gotë verë.

Toni Gogu: Po dil në konferencë për shtyp jo këtu.

Ina Zhupa: Vazhdo se kishe sot edhe festë. Ka një konflikt të hapur interesi, ministrja nuk e shikon dhe as ministrja. Ky fondacion dhe këta dy CEO, Mata dhe Sarapuli janë dy anëtarët e Bordit që kanë marrë Butrintin. Përderisa kanë model konfliktin e interesit nuk pres që të kenë menaxhim të ndryshëm. Ky është një shqetësim i madh, njëherë për fondet e start-up. Ministrja tha i kemi kthyer përgjigje "Piranjat", por nuk e kishte bërë. Aq sa emisioni vajti tek Komisioneri, por ende sot qoftë publiku, qoftë emisioni nuk ka të dhëna se kush janë përfituesit e këtyre fondeve. Rasti tjetër është kur e merr djali i babait, djali i Fondit për Zhvillim, rasti tjetër ishte kur e merrnin babë e birë. Abuzim i pastër. Pse nuk jep përgjigje ministrja, se bëhet fjalë për 400 aplikues që u skualifikuan, jo sepse nuk e meritonin por sepse rrjeti i merimangës dhe çerdhja e militantëve ishin ata që duhet të përfitonin në kurriz të të rinjve të talentuar dhe që kanë ide. Së fundmi, do të desha që ky parlament sa herë që denoncohen vjedhje të fondeve, të shqetësohej dhe të vinte para përgjegjësisë ministrat. I kërkoj ministres për Parlamentin që të kontrollojë ministrat sesi i përgjigjen ministrat komisioneve. Refuzoi që të vinte me pretedimin se nuk e kishte kuptuar, mendoi se e ftuam për qejf. Nuk erdhi se nuk e kishte kuptuar. Paaftësi dhe neglizhencë. Është arsye e mjaftueshme për të shkarkuar disa njerëz. Këto duhet shqetësojnë edhe ju. Vota ime do të jetë "pro" meqë iu shqetëson dhe mua. 

Ç'transmetoi emisionin "Piranjat"?

Emisioni 'Piranjat' ka denoncuar se fondet shtetërore ndahen mes drejtuesve të ministrisë dhe vetë ministres Edona Bilali. Emisioni invesitgativ thekson se paratë janë ndarë mes Kamela Haskos, dy përfaqësuesve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Mata dhe Sarapuli si dhe Flladi Agollit, djalit të Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, janë dy emrat e tjerë që kanë marrë 50 milionë lekë. Bilali, deklaroi se emisioni Piranjat ka marrë përgjigje 100% brenda afateve ligjore. Mirëpo, Piranjat kanë kërkuar informacion fillimisht në datën 10 gusht për listën e projekteve fituese dhe emrat e anëtarëve të komisionit të vlerësimit. Në listë nuk kishte emra. Më pas, Piranjat ju drejtuan me një ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Më pas, në redaksinë e Piranjave mbërriti përgjigja me emrat konkretë. Por investigimi që tregonte abuzimin e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali gjeti hapësirë publikimi vetëm në faqen e ‘Facebook’ të Piranjave dhe në ëeb-in e Dosja.al. AbcNews, televizioni ku dhe transmetohet emisioni “Piranjat” e ka fshirë videon nga kanali i “Youtube” dhe ende duket se nuk e kanë ndërmend ta hedhin...

3 VITE ME PARE

Denoncimi i "Piranjave" shqetëson shumë dyshen Gogu-Balla, ngrejnë lart fletën e bardhë, kanë vizatuar një...rrush

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Toni Gogu dhe Taulant Balla

TIRANË- Tashmë deputetët po diskutojnë në seancë projektligjin për vreshtarinë dhe verën. Por fjalimi i deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa për abuzimet e zbuluara nga emisioni "Piranjat" ka shqetësuar socialistët. Teksa po fliste në Kuvend, deputetja Ina Zhupa, nga ana e maxhorancës u ngrit një letër. 

Ishte deputeti socialist, Toni Gogu dhe kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ata të cilët ngritën lart një letër në të cilën ishte vizatuar një rrush, si për të theksuar se duhet të flitet në sallë për këtë projektligj. Ndërsa gjatë gjithë kohës flisnin nga vendi për ta ndërprerë, edhe pse disa herë Zhupa dhe kolegu i saj Agron Shehaj i kërkuan që të ndalonin. 

Pse u shqetësuan kaq shumë socialistët? Ç'transmetoi emisionin "Piranjat"?

Emisioni 'Piranjat' ka denoncuar se fondet shtetërore ndahen mes drejtuesve të ministrisë dhe vetë ministres Edona Bilali. Emisioni invesitgativ thekson se paratë janë ndarë mes Kamela Haskos, dy përfaqësuesve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Mata dhe Sarapuli si dhe Flladi Agollit, djalit të Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, janë dy emrat e tjerë që kanë marrë 50 milionë lekë. Bilali, deklaroi se emisioni Piranjat ka marrë përgjigje 100% brenda afateve ligjore. Mirëpo, Piranjat kanë kërkuar informacion fillimisht në datën 10 gusht për listën e projekteve fituese dhe emrat e anëtarëve të komisionit të vlerësimit. Në listë nuk kishte emra. Më pas, Piranjat ju drejtuan me një ankesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Më pas, në redaksinë e Piranjave mbërriti përgjigja me emrat konkretë. Por investigimi që tregonte abuzimin e ministres për Sipërmarrjen, Edona Bilali gjeti hapësirë publikimi vetëm në faqen e ‘Facebook’ të Piranjave dhe në ëeb-in e Dosja.al. AbcNews, televizioni ku dhe transmetohet emisioni “Piranjat” e ka fshirë videon nga kanali i “Youtube” dhe ende duket se nuk e kanë ndërmend ta hedhin...

 

3 VITE ME PARE

'Naftën për fermerët po ua jepni anëtarëve të PS-së!'/ Krifca-Korreshit: Duam t'ju ndihmojmë fermerëve, unë nuk vij nga zyra, vij nga terreni

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Saimir Korreshi dhe Frida Krifca

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi ka ironizuar hartimin e projektligjin për vreshtarinë dhe verën. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Saimir Korreshi ka hedhur akuza edhe në lidhje me ndarjen e subvencioneve për fermerët, duke shtuar se në Lushnje dhe në Divjakë, tollonat me naftë u jepen anëtarëve të Partisë Socialiste. Ndërkohë që përgjigjen e saj, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifcatha se ky projektligj është hartuar në bazë të problematikave të bujqësisë, por që nuk ka lidhje me fermerët por me vreshtarët. Madje shtoi se ligji ka si qëllim t’i japë vlerë produktit shqiptar, favorizon fermerin dhe iu mundëson atyre që të bashkëpunojnë me shumë me prodhuesit e verës.

Saimir Korreshi: Po thoni tu bëjmë ligjin, po u hapin parukeri, kur unë nuk kam flokë. E njëjta gjë për fermerin, po të bëj ligjin, por unë s'kam tokë të ta blej. Sot vjen një ligj i vonuar si çdo gjë në këtë vend. Të gjithë anëtarëve të Komisionit. Ngelemi gjithmonë në kuadrin e rregullave. Në bëjmë rregulla themi kemi këtë mbrojmë shohim por kur i kthehemi situatës konkrete çfarë bëhet me fermerët. Fermeri ai që e prodhon sa i kushton çfarë ka ndryshuar në një vit në një vit e gjysëm. Çfarë kosto ka? Çfarë bëhet në rastin kur ka rënë breshër?  Naftën e marrin vetëm anëtarët e PS-së. Naftën po e shesin pasi një pjesë e mirë e tyre e kanë dhëne me qira tokën. Kjo po ndodh sot. Rrushi ka ngelur në arë. Nuk mundën dot as ta vjelin rrushin. Marrin subvencione por e marrin rrushin nga jashtë se kanë më lirë. Tregtarët abuzojnë me fermerët.

Frida Krifca: Isha e lumtur se mendova që do të kishim një klimë të qetë, gjej të paarsyeshme sepse mesazhet që vijnë nga prodhuesit e verës janë krenarë sepse është një punë që pritet prej shumë kohësh. Është një ligj që ka 2 vite e gjysmë nëpër zyra. Është bërë një punë qelibar, por që të vihet sot dhe të hidhet baltë. Unë nuk vij nga zyra, nuk rri atje 24 orë. Vij nga terreni, kam qasje që të kuptoj se çfarë ndodh dhe e bëj me diligjencë. Nuk them që çdo është fjollë dhe çdo gjë ecën shkëlqyer, ka problematika, por po punojmë në drejtimin e duhur. Jemi në një vit që kemi të njëjtën sipërfaqe të prodhimit dhe me prodhim më të madh. Mbështetja është e drejtpërdrejtë, është e 5 viteve të fundit të marra së bashku. Duam t'ju vijmë fermerëve, por duke nxirë gjithçka nuk marrim asgjë në këmbim. Asnjë nuk fiton. Kemi marrë mesazhet e tyre dhe në këtë kuptim dua që t'ju them që me ligjin e ri formalizojmë bujqësinë. Ne tashmë vendim rregulla se jo mbi çdo fushë mund të mbjellim gjithçka. Duhet t'i japim vlerë edhe monetare vreshtave se i kemi dhe trashegimi kombëtare. Ky ligj mbron fermerin, krijon kushte, ku fermeri dhe kandinat e verës i japin vlerë produktit shqiptar. Kemi bërë një punë të mirë dhe duhet që ta vlerësojmë.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Noka përjashtohet nga seanca, deputetët demokratë shkojnë pas tij

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Flamur Noka

TIRANË- Ky është momenti kur deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka lë sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Ai u përjashtua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila i dha këtë masë për shkak të sjellës së Nokës në Kuvend.


Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet Noka dhe pak kolegë të tij që lënë po ashtu seancën.



3 VITE ME PARE

Deputeti Flamur Noka përjashtohet nga Kuvendi, Nikolla: Turp për këdo që ju sheh

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Kuvendi

TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka marrë vendimin për largimin përfundimtar nga seanca e sotme të deputetit demokrat Flamur Noka nga parlamenti. Ky vendim u mor pas bllokimit të foltores nga ana e Nokës.

Ky i fundit bllokoi folotren duke bërë që ministrja Krifca të mbante fjalën e saj nga vendi, teksa deputeti demokrat shkaktonte zhurmë nga foltorja duke përplasur duart. 

‘Është turp për këdo që ju shikon. Merret masa e përjashtimit për Flamur Nokën nga seanca plenare pasi po zaptoni Foltoren.’- u shpreh Nikolla.

3 VITE ME PARE

“Nuk më heq dot shërbëtori i Ramës”, Spaho në Kuvend: S’më ka zgjedhur Alibeaj, por zgjedhësit

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit foli për përjashtimin e disa prej deputetëve nga grupi parlamentar i PD. Ai kërkon llogari se pse është përjashtuar si deputet i Partisë Demokratike, ndërsa tha se nuk është zgjedhur nga Enkelejd Alibeaj, por nga zgjedhësit.

“Ju jam drejtuar dhe më parë se pse me klasifikoni në grupin e deputetëve të pavarur. Më thoni nenin e rregullores përkatëse për dokumentin që keni marrë përsipër që të na klasifikoni si të pavarur. Me formimin që kam arrij të kuptoj që vendimmarrja më takon mua dhe unë e kam bërë në shtator ku kam zgjedhur të jem deputet i PD. Pse? Nuk më ka zgjedhur Enkelejd Alibeaj, por zgjedhësit. Si rrjedhojë nuk ka asnjë të drejtë shërbëtori i Ramës të më heqë”, u shpreh Spaho në Kuvend.

3 VITE ME PARE

Telefonata URGJENTE! Noka i ka bllokuar Foltoren, Lindita Nikolla harron mikrofonin hapur: Po e përjashtoj këtë, jo mi jo...

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Lindita Nikolla

TIRANË- Një telefonatë urgjente ka marrë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Pa u menduar dy herë, kryeparlamentarja është përgjigjur, pa e ditur se kishte harruar mikrofonin e hapur. Teksa fliste i shpjegoi situatën në të cilën ndodhej, madje dhe vendimin që do të merrte shumë shpejt.

"Po e përjashtoj këtë (Flamur Noka) nga seanca. Jo mi, po e përjashtoj nga seanca,"-dëgjohet në telefon Nikolla.

Mesa la të kuptohet, po fliste me një zonjë, por kush të jetë vallë?

3 VITE ME PARE

Kujt po ia nis? Flamur Noka ka bllokuar Foltoren e Kuvendit, Spiropali e filmon nga pas me telefon

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Momenti kur Elisa Spiropali e filmon

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka filmuar gjithçka që po ndodhte në Kuvendin e Shqipërisë, më konkretisht në Foltore. Teksa Flamur Noka ka bllokuar Foltoren dhe krijonte zhurmë, Spiropali i filmonte nga pas, duke u shfaqur shumë e përqëndruar. 

E gjithë skena që po e filmon është e qartë, por ka vetëm një pikëpyetje. Kujt po ia nis? 

3 VITE ME PARE

Krifca merr fjalën nga vendi, demokratët s'lëshojnë foltoren, përplasin duart mbi tavolinë

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Kuvendi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren. Teksa radha për të folur iu dha ministres Frida Krifcës, Flamur Noka bllokoi foltoren duke e qëlluar me dorë. 

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kujtoi Nokës se për shkak të siljes së tij, rrezikon përjashtimin nga seanca.

3 VITE ME PARE

Plas KEQ në Kuvend, Noka nuk ikën nga FOLTORJA: Jam deputet i PD, vendimi që tregoni ju është një Enkelejd-paçavure! Po e keqpërdoni

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka nuk ka pranuar të lirojë foltoren e Kuvendit, duke i kërkuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla që t’i jepte vendimin ku ishte vendosur përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD-së. Në të kundërt, Noka tha se do të bënte denoncim ndaj Nikollës, të cilën e cilësoi si kukull, ndërsa "nofkat" nuk i kursey as për kolegun e tij, Enkelejd Alibeaj, duke e cilësuar si "Enkelejd-Paçavure".

PJESË NGA DEBATI:

Flamur Noka: Ti zonjë atje je ulur për të respektuar kushtetutën dhe rregulloren. Na kanë zgjedhur demokratët dhe asnjë nga rilindja që ti paske të drejtë të rrotullosh lapsin si të duash. Na e gjej vendimin ku ne jemi shpallur armiq dhe se këta deputetë janë deputetë miq të Edi Ramës. Nuk ka vendim thotë kryetari i grupit tuaj. Ti do shkosh e para për ndjekje penale për shkelje të kushtetutës dhe rregullores. Nuk ka vendim? Ma trego ti se ti do të shkosh e para për ndjekje penale se ti do shkosh për ndekje rregullore. Monizmin po e kaloni...

Lindita Nikolla: Ju lutem lironi Foltoren që të vijojmë. O zoti Bylykbashi po doni të merrni peng Foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, dakord. Nuk jam këtu për të zgjidhur çështjet e brendshme të PD, por jam këtu për drejtuar Kuvendin.

Flamur Noka: *nuk kuptohet se flet pa mikrofon ndezur/ Ta harrosh ti edhe Edi Rama. Koha e pengmarrjes ka marrë fund.

Lindita Nikolla: "Bibla" që iu thoni më detyron vetëm që të njoftoj seancën vetëm për ndonjë ndryshim, kështu ka qenë jetë e mot. Ka pasur largime nga grupet parlamentare edhe kur ju keni qenë në maxhorancë. Ka qenë e njëjta procedurë. Nëse doni të stisni situata e keni shumë gabim zoti Noka.

Flamur Noka: Doni të gënjeni shqiptarët me një letër bakalli. Ja fytyra e këtyre dhe pastaj...

Lindita Nikolla: Mirë vazhdojmë me rendin e ditës. Po pse çdo bëjmë Albana po nuk vazhduam me rendin e ditës? Pse nuk do vazhdojmë se nuk do ti? Unë as të kam përjashtuar dhe as të fus dot në grup kur grupi nuk të do. Ju lutem ju tërheq vëmendjen për zënien e Foltores. Po sepse nuk ka vendim Kuvendi, ka vendim të grupit parlamentar. E kuptoni shumë mirë por nuk doni që ta kuptoni. Tani keni një vit që jeni jashtë grupit dhe kujtoheni sot në seacën e fundit se ku jemi bazuar. Nuk janë pyetje për mua këto o zoti Spaho, të lutem me gjithë respektin. Po zoti Noka jeni nga Veriu mbajeni fjalën tamam, thatë edhe njëherë doni fjalën dhe mbaroni. 

Flamur Noka: Ç'thotë neni 15.7, thotë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, drejtuesi lexon listën e deputetëve dhe grupeve parlamentare, unë ua lexova vendimin e KQZ, i rikonfirmuar para një muaji, a mund të më lexoni një nen të Kushtetutës që ligjëron këtë paçavure? Kjo është një Enkelejd-paçavure. Prano që politikisht je një kukull, të vijnë urdhra politikë, të cilat kanë tendencë për të përçarë dhe për të likujduar PD. Për të keqpërdorur dikë këtu, një Enkelejd, për ta keqpërdorur në shërbim tëndin, të regjimit të Ramës. Prano këtu që në demokraci nuk është kjo që mundohuni të na servirni. Prano këtu që ti zonjë je një keqbërëse për këtë vend dhe nuk je ligjvendëse. Kjo është realiteti se e pranove vetë që nuk ka asnjë pikë në rrëgullore dhe Kushtetute që të jep të drejtë tu dhe Enkelejd-paçavures?

3 VITE ME PARE

TENSIONE/ Për pak përplasje FIZIKE mes demokratëve në Kuvend, Baçi-Alibeajt: I shërben Ramës

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Demokratet

TIRANË- Tensionohet situata mes demokratëve në seancën e fundit për këtë vit. Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi së bashku me disa nga kolegët e tij, mbështetës të Berishës, u ngritën duke bllokuar foltoren. E gjitha nisi për shkak të heqjes së tyre nga lista e grupit parlamentar të PD-së.

Mirëpo, në një moment, Baçi niset drejt vendit të deputetit Gazment Bardhi, i cili ishte duke iu kundërvënë. Më pas, ai i drejtohet Alibeajt duke i thënë: I shërben Ramës!

Pas kësaj përplasje, kryetarja e Kuvendit kërkoi 10 minuta pushim. 

DEBATI:

Flamur Noka: E kuptoni çfarë bëni, çfarë po i shkaktoni opozitës me këtë që po bëni ju?
Lindita Nikolla: Jo këtë po e bëni ju
Flamur Noka: Mos kujtoni se do e kaloni aq lehtë as ti dhe as Edi Rama.
Lindita Nikolla: 10 minuta pushim

3 VITE ME PARE

Flamur Noka dhe deputetët e PD bllokojnë Foltoren

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Momenti i bllokimit të Foltores

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike kanë bllokuar Foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë seancës së sotme parlamentare ka pasur debate të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike. Deputetët që mbështesin Sali Berishën bllokuan foltoren dhe kanë kundërshtuar faktin që në listën e diskutantëve rezultojnë si folës jashtë grupimeve parlamentare dhe kanë detyruar disa herë ndërprerjen e grupeve parlamentare, deri në përjashtimin e Flamur Nokës.

 

3 VITE ME PARE

'E kam pyetur Ballën, sa para ke ardhur në Tiranë?'/ Bylykbashi: Kur t'i bjerë karrigia do e kuptojë se rënia nuk do ndalojë

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi iu përgjigj deklaratës së kreu të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Teksa mori sërish fjalën në Kuvend, Bylykbashi rikujtoi një pyetje që i ka bërë vite më parë Ballës, pyetje që sipas tij e vuri në pozitë. Më tej, ai theksoi se nuk mundet një simbol i shkeljes së Kushtetutës si Ardian Dvorani, që të votohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

'Shqiptarët na krahasojnë ne të dy, e kanë të qartë, dikur i kam bërë dhe një pyetje, e kujton se me sa para ke ardhur në Tiranë. Do vijë dita që do e kuptojnë se kur ti bjerë karrigia nuk do ndalojë rënia deri në fund fare. Nuk mundet që një simbol i shkeljes së Kushtetutës të votohet si anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.'- tha Bylykbashi. 

3 VITE ME PARE

'Nuk e përcaktoni ju se kush është grup parlamentar'/ Nikolla 'injoron' Alibeajn: S'kam nevojë për lejen tënde

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Lindita Nikolla

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla nuk mori parasysh asnjë nga propozimet e deputetëve të Partisë Demokratike. Ishte Enkelejd Alibeaj ai i cili i tha se ajo nuk mund të vendosë se kush do bëhet pjesë e grupit parlamentar. Nikolla i tha deputetit se nuk ka nevojë për asnjë leje për të dhënë dokumentacionin.

Enkelejd Alibeaj: Nuk jeni ju e ulur se kush e përcaktoni se kush është grup parlamentar e se kush bën pjesë. Ju duhet të jepni shpjegime ligjore. Këtu apo në gjykatë. Këtë kërkesë kam dhe unë, jepini cdo deputeti dokumentet e prezantuara nga PD. Nuk kemi rënë dakord për rendin e ditës, ju e dini se si është votuar në Konferencë të Kryetarëve. Rregullorja e kërkon që ti jepet koha deputetëve. E fundit, në mënyrë sistematike kemi ngritur projektligjet e depozituara nga deputetët, duhet të merren parasysh. 

Lindita Nikolla: Nuk kam nevojë për lejen tënde për të dhënë dokumentacionin. Ishte e pavend kjo ndërhyrje, Alibeaj.

3 VITE ME PARE

VD- Alibeaj SHERR me Tritan Shehun në Kuvend: Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj. Noka i ndau: Kthehu para, mos na shih fare!

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Momenti i përplasjes

TIRANË- Seanca e sotme ka sjellë përplasje mes vetë deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me listën e diskutantëve në Foltoren e sotme në Kuvend. Përplasja ka ardhur sepse sërish mbështetësit e Sali Berishës janë futur në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare me minutazh të shkurtuar. Kjo ka bërë që deputetët e Berishës të ngrenë zërin në Kuvend dhe të përplasen me kolegun e tyre, Enkelejd Alibeaj, kjo pasi ky i fundit është edhe pse e Konferencës së Kryetarëve, të cilët caktojnë rendin dhe çështjet që do të shqyrtohen në seancë plenarë. Por po ashtu, 'gjakrat' janë ndezur në momentin kur fjalën e mori Flamur Noka, i cili pretendoi se Kuvendi e kishte nxjerrur nga grupi parlamentar i demokratëve, duke paralajmëruar kryeparlamentaren Lindita Nikollën se do ta padiste në Gjykatë Kushtetuese. 

Por teksa Noka përballej me Nikollën, nisi dhe një përplasje mes Enkelejd Alibeajt dhe Tritan Shehut, ndërsa Noka tentoi që të shuante gjakrat duke i kërkuar Alibeajt që të kthehej para dhe të mos i provokonte. 

DEBATI I PLOTË MES DEMOKRATËVE: 

Lindita Nikolla: Kam zotin Noka që kërkon fjalën...

Flamur Noka: Ju vazhdoni pa asnjë vendim dhe asnjë të drejtë, e me urdhër nga lart që të caktoni se kush është deputet i kësaj force, apo asaj force. KQZ më ka kthyer përgjigje më 17 shtator dhe më thotë, ju bëj me dije se bashkangjitur do të keni listën e deputetëve në Kuvend, në këtë listë emri im është së bashku me Sali Berishën, Albana Vokshin. Janë në listën e PD. Flamur Dalip Noka. Tani iu bëj me dije që tek kreu 3 thotë, brenda 5 ditëve nga data e zgjedhjeve të kryetarëve të Kuvendit, çdo deputet bën deklarimin se cilit grup i bën pjesë. Më nxjerr dokumentin që kam kërkuar që të iki nga grupi parlamentar, ose më nxirr vendimin me të cilin i ke dhënë të drejtë vetes që të më përjashtosh. Ndryshe je në shkelje të ligjit. Ndryshe po iu them që nga nesër do të bëj gati një padi për shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës. Silleni në këtë Kuvend sikur të ishte mehjane.

*shpjegohet Lindita Nikolla: Unë kam marrë në administrim një vendim të PD dhe e kam komunikuar në seancë. Kjo gjë ka ndodhur në praktikën parlamentare edhe në legjislaturën e përjavshme. Fjala për zonjën Dhurata Çupi...

Flamur Noka: Nxirr vendimin

Oerd Bylykbashi: Grupi Parlamentar nuk ka marrë asnjë vendim…

Flamur Noka: Apo e vendos ti me Taulantin se kush është deputeti i opozitës dhe kush jo?!

Lindita Nikolla: E kam këtu vendimin e Grupit Parlametar…

Lindita Nikolla: Ua kam vendosur njëherë në dispozicion. Patjetër.

Flamur Noka: Kush je ti?

Lindita Nikolla: Ju lutem tani se kemi një rend dite, nuk është në rendin e ditës veprimtaria e grupit parlamentar të PD.

Tritan Shehu: …ai ka falsifikuar dokumentet

Enkelejd Alibeaj: Je legen, je kokrra e legenit. Se të vij atje dhe ta tregoj. Ta tregoj unë legen. Ta tregoj dhe ta mësosh mirë. Ta tregoj unë thashë. Legen.

Flamur Noka: Kthehu para.

Enkelejd Alibeaj: Mos mu drejtua mua ashtu. Shiko këtu tek unë. Hë mos ma bëj dorën ashtu, se vij ta tregoj ty edhe atij tjetrit. Legen.

Por debati nuk u ndal me aq, edhe pse Nikolla tentoi që të vijonte me seancën plenare.

3 VITE ME PARE

U la jashtë grupit parlamentar, Noka paralajmëron Nikollën: Do të padis në GJK, më nxorre nga lista e PD

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dënoi heqjen e emrit të tij nga grupi parlamentar i PD-së. Gjatë seancës së sotme, Noka iu drejtua kryeparlamentares, Lindita Nikollës, duke i thënë se emri i tij është në listë sipas KQZ-së. Më tej, Noka paralajmëroi Nikollën për padi në Gjykatën Kushtetuese.

Flamur Ndoka: Kushtetua, ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet. Emri im shkruhet jashtë grupeve parlamentare. Ju vazhdoni të thoni se kush është kreu i kësaj force, i kërkova KQZ me thirrje, më dërguan një listë, emri im është me Berishën, Vokshin, Spahon.. në listën e PD. Zonjë më nxirr dokumentin ku unë kërkova të jem jashtë grupeve parlamentare, apo unë të iki nga PD. Më nxirr një vendim që na ka shpallur armik, ndryshe që nga nesër do të bëj gati një padi në GJK për shkelje të ligjit dhe rregullores, për sjelljen në Kuvend. 

Lindita Nikolla: Nuk është cështje e Kushtetutës dhe e Kodit Zgjedhor, por e grupit parlamentar. Kjo është cështje e brendshme e PD. E kam këtu dhe vendimin që vendos këtu për përjashtimin tuaj. Nuk është në rendin e ditës veprimtaria e PD. 

3 VITE ME PARE

Vasili: Jeni në shkelje të plotë të rregullores së Kuvendit, projektligji për barnat se ka radhën sot

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës projektligji për barnat. Gjatë fjalës në Kuvend, Vasili ka theksuar se ky projektligj është në shkelje procedurale, pasi është miratuar dje në komision dhe duhet që të shqytrohet pas një jave.

Po ashtu Vasili ka theksuar se ka propozime për projektligje që ka bërë opozita muaj më parë dhe që po pengohen nga Kuvendi.

"Keni një ligj këtu në seancë, ligji për barnat i cili është haptas për shkeljen e rregullores. Ky ligj ka përfunduar së shqyrtuari dje, dhe rregullorja e Kuvendit thotë se raporti i komisionit hartohen jo më vonë se 4 ditë nga shqyrtimi në Komision. Raporti shumëfishohet dhe i shpërndahet deputetëve 1 javë përpara shqyrtimit të saj në seancë parlamentare. Edhe ligjet me procedurë të përshpejtuar, raporti të paraqitet dy ditë përpara datës së seancës plenare. Kërkoj që të hiqet nga shqyrtimi në këtë seancë. Këtu kanë ardhur në sallë, nisma ligjore që depozitohen pak muaj më parë, si ajo e Kodit Rrugor, ndërkohë që ka nisma të tjera që kanë 9 muaj me radhë dhe nuk shqyrtohen. Ligjet e mazhorancës kalojnë e shqyrtohen fët e fët, ndërsa ligjet e opozitës pengohen, të marrë fund," tha Vasili.

3 VITE ME PARE

Deklarata e Bylykbashit për Dvoranin, Balla: Shërbëtori i non-gratës të lajë gojën kur të flasë për kampionin

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla mori fjalën në Kuvend pas deputetit të PD-së, Ored Bylykbashit. Duke e quajtur 'shërbëtor të non gratës', Balla tha se ai duhet ta pastrojë gojën kur flet për kampionin e drejtësisë të shpallur nga Blinken, duke iu referuar Ardian Dvoranit. 

'Shërbëtori parafolës i nongratës duhet ta lajë gojën 100 herë para se të flasë për kampionin e drejtësisë të shpallur nga Blinken. Dvorani është kampion në luftën kundër korrupisionit. Më vjen mirë që foltorja me partinë e lekëve dhe parave e ka kusht ta sulmojë një gjyqtar si Dvorani. '- tha Balla.

3 VITE ME PARE

Bylykbashi: I kam thënë kryeministrit, kë po bëni gati të sillni në Gjykatën Kushtetuese

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka pyetur se kur do të bëhet lufta kundër korrupsionit në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi ka theksuar se çështja e dytë që ai ka ngritur është për kandidatin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvorani. Ai ka theksuar se Dvorani është një kandidat që vepron kundër ligjit.

"Lufta kundër korrupsionit është prioritet, por nuk është prioritet në Kuvend. Kur do të bëhet kjo prioritet në Kuvend. Çështja e dytë është për kandidatin e Gjykatës Kushtetuese. Është një kandidat, i cili ka qenë prokuror dhe ka kërkuar burg për ata që kërkuan lirm nga komunizmi. Është një kandidat që vepron kundër ligjit. I kam thënë që atë ditë kryeministrit, kë po bëni gati të sillni në Gjykatën Kushtetuese," tha Bylykbashi

3 VITE ME PARE

Rezoluta për genocidin serb, Shehu: Sjellje dhe qëndrim i rëndë politik, Kuvendi i mbyll gojën deputetëve

Kuvend maratonë/ SHERR mes PD, Noka përjashtohet, Rama-Shehajt: Je
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi në nisje të seancës plenare se kërkesa e paraqitur nga grupi parlamentar për gjenocidin serb në Kosovë nuk është pranuar. Shehu tha se Kuvendi po i mbyll gojën deputetëve duke i lënë të heshtin e duke thyer rregullat e parlamentit. 

'Procedurat bazohen në rregullore, ju duhet të jeni garant pasi më pas do kthehet në një mulli. Prej 7 muajsh ne kemi paraqitur një kërkesë për gjenocidin serb në Kosovë. Ky material i rëndësishëm nuk ka ardhur në Kuvend dhe as në Konferencë. Kemi të bëjmë me një sjellje dhe qëndrim të rëndë politik, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe Kosovës. Osmani deklaroi se është e domosdoshme që të dënohen krimet në Kosovë. Rezoluta i shërben kësaj gjëje. Ne kemi frikë të dënojmë genocidin serb në Kosovë, i mbyllim deputetëve. Ky parlament hesht duke shkelur të gjitha rregullat e parlamentit, se Vuçiç nuk iu lejon të thoni atë duhet. '- tha Shehu. 

seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje