pamje nga protesta
TIRANË- Teksa në Kuvend vijon seanca maratonë për buxhetin 2025 qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar. Gjithashtu në mesin e protestuesve dhe folësve, janë edhe pensionistë, të cilët preken drejtpërdrejt nga ky buxhet.
Një nga pensioniste tha se kryeministri është armiku i betuar i shqiptarëve, pasi sot pensionistët po vuajnë për gjëra kryesore, ilaçet, pa të cilat nuk mund të jetojnë.
"Mirëmbrëma bashkëmoshatarët e mi. Sa vuajnë pensionistët shqiptar, sa i kanë të ardhurat? Dikur shqiptarët vuanin për pak bukë, ujë dhe kripë, ndërkohë sot, shqiptarët vuajnë për gjënë kryesore, qe nuk mund ta blejnë, vuajnë për ilaçet, pa të cilat nuk mund të jetojnë. Ky po i vdes, ky kryeministër, ky armik i shqiptarëve, armik i betuar i shqiptarëve. Teksa vinim këtu, kishte policë në katër anët, pse i duhet gjithë kjo polici Edi Ramës," shprehet pensionistja.