LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me Ramën për Kosovën, bojkot votimit

• 13 orë seancë plenare. • Miratohet projektrezoluta “Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri.” • Po ashtu, edhe ajo për memorandumin e gjuetisë. • Votimi për raportin e Dick Marty-t mori 125 vota nga 140 totali. • Gjatë diskutimit të saj nuk munguan debatet. • Rama akuzoi opozitën se ishin ata që në vitin 2011 e votuan raportin në Asamblenë Parlamentarfe të Këshillit të Evropës. •Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvend tha se duhet të votohet rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, por gjithashtu edhe të dënohet gjenocidi serb në Kosovë. •Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, tha se Shqipëria duhet të ngrejë padi civile ndaj Dick Marty për shpifje. •Deputetja Jorida Tabaku zhvilloi interpelancë me ministren Mirela Kumbaro. •Tabaku pretendon se në aeroportin e Vlorës është ndërtuar pa lejë në zonën e mbrojtur. Tabaku thotë se është prekur lumi i Vjosës dhe se qeveria ka shkelur ligji. •Edhe deputetja Ina Zhupa pati përplasje me ministren. • Tani Kuvendi do të mblidhet sërish të dielën për betimin e presidentit të ri, Barjam Begaj.

45 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kuvendi/ Miratohen 4 projektligje, nga memorandumi tek regjistri për krimet seksuale

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka kaluar disa projektligje. Sot është miratuar në Kuvend me 80 vota pro, kundër 45, abstenim 1 projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë" në Republikën e Shqipërisë. Por nuk dihet ende se kush ka votuar dhe si. Në Kuvend, deputetët e opozitës thanë se kjo është një lëvizje e qeverisë për të fshehur parcelat e hashashit. Po ashtu, është votuar në Kuvend me 125 vota pro Projektligji “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Gjithashtu është votuar me 126 vota pro projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zviceriane, për mbrojtjen shoqërore”. Ndërsa projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” është miratuar pasi u votua me 76 vota pro, 44 kundër dhe 2 kundër.

Po ashtu, përveç projektligjeve të lartpërmendura, sot në Kuvend u miratua  me 125 vota pro rezoluta kundër raportit Dick Marty-t.

3 VITE ME PARE

Kuvend, miratohet me 125 vota pro rezoluta kundër raportit Dick Marty-t

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Kuvend

TIRANË- Miratohet me 125 vota pro rezoluta kundër raportit Dick Marty-t. Me këtë rezolutë, Parlamenti i Shqipërisë kundërshton raportin e Dick Marty mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Sali Berisha nuk ishte prezent në sallë, duke zgjedhur të kryejë bojkot në votim. 

Seanca e parlamentit u shoqërua me debate të forta dhe akuza të ndërsjella mes shumicës dhe opozitës për qëndrimet e palëve ndaj zhvillimeve në Kosovë. Raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty ishte zanafilla që çoi më pas në ngritjen e një Gjykatë të Posaçme për krime lufte në Kosovë. 

Rezoluta kërkon që Këshilli i Evropës të rishikojë aktin e miratuar prej tij në 2011,dhe kryeministri Edi Rama tha se këtë Shqipëria do ta kërkojë me ngulm në Strasburg. Në seancën e sotme, të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se e kanë përdorur Kosovën për lojërat të politikës së brendshme, madje në një moment ish-kryeministri Sali Berisha iu afrua ulëses së kryeministrit Edi Rama. 

Pas 11 vitesh, parlamenti shqiptar, në një rezolutë të posaçme, vlerëson se pretendimet e ngritura, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare dhe se vetë aktakuza e ndaj ish presidentit Hashim Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të ish Ushtrisë Çlirimtare, ishte një provë se asgjë e tillë nuk ka ndodhur. 

Rezoluta e sponsorizuar thotë se pretendimet e ngritura nga Dick Marty për “vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë”, janë pretendime që “kanë mbetur të paargumentuara, të paaprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte”. Ndërsa në tekstin e rezolutës së sponsorizuar nga Partia Socialiste, po ashtu, i bëhet thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishikojë Rezolutën 1782, me të cilën ka miratuar raportin e Marty-t, si dhe “të rivlerësojë pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur” gjatë dekadës së fundit.

3 VITE ME PARE

Fyerjet sot në Kuvend, ISP kërkon transparencë nga Kuvendi: Ku është Kodi i Etikës?!

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Foto nga Kuvendi sot

TIRANË- Instituti i Studimeve Politike kërkon transparencë e llogaridhënie nga Kuvendi për gjuhën e përdorur sot në seancën plenare, të fundit para pushimeve të verës. ISP dënon fyerjet dhe nivelin arrogant të diskutimeve mes palëve, ndërsa duartrokitjet e deputetëve i konsideron shokuese.

“Nisje e gabuar & fyese per sfidat e vendit gjuha e sotme denigruese, personale dhe diskriminuese ne parlament. Shokuese duartrokitjet e deputeveve per nje gjuhe te tille & niveli arrogant i diskursit politik. Kodi i Etikes? Integriteti? Koha per Kuvend transparent e llogaridhenes,”- thuhet në reagimin e sotëm. 

Në seancën e sotme, prania e kryeministrit Rama, ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe Sali Berisha, ka sjellë përplasjen e fortë mes tyre. Rama u përplas disa herë me ish-kryeminiostrin Sali Berisha, ku të  dy nuk kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit, madje u desh edhe ndërhyrja e Gardës. 

3 VITE ME PARE

Debat në Kuvend, Zhupa-Kumbaros: Ti bën atë që s’e mendon njeri. Ministrja: Ua qaj hallin studentëve që të kanë pedagoge

 

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Mirela Kumbaro

 

TIRANË- Debat në Kuvend mes ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa lidhur me ligjin e memorandumit për ndalimin e gjuetisë. Në fjalën e saj, Zhupa tha se Kumbaro është garanci e kryeministrit Edi Rama se do shkelet Kushtetuta. Ndërsa ministria i kujtoi profesionin si pedagoge.

Debati në sallë:

Zhupa: Mirela Kumbaro është një garanci, që gjithmonë do të ketë një shkelje kushtetuese në cdo veprim që bën. E ka treguar në cdo dikaster, që arrin të shkelë Kushtetutën, të shkelë Ligjin, arrin të bëjë atë që nuk e mendon njeri se mund ta bëjë. Është shumë mirë në kostumin e shkeljes së Kushtetutës. Nëse do t’i kishte përzemër organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e kafshëve të egra, me siguri nuk do ta kishin ndërtuar Aeroportin e Vlorës në një zonë, ku shfarosin aq shumë shpendë të rralla. Po bëni masakër.

Kumbaro: Çtë të them, ishte .. po dale mo dale se u përpoqa të përmblidhja 3 mesazhe. Një përçartje e kuptoj pas një ditë të gjatë edhe mund të jeni lodhur, po pa kryefjalë, pa kundrinorë pa sintaksë pa morfologji, më mori malli për kohën kur isha pedagoge dhe mundohesha të gjeja një cep për t’i dhënë studentëve një notë më të mirë. Por nuk e gjeta se ishte një përçartje totale. Meqë ke qenë edhe pedagoge, je pedagoge problemi nuk e kam tek banaliteti i fjalës, kur banalizohet fjala bëjmë të gjithë si ekspertë, zoologë, të hidrologjisë, detit, malit, fushës, satelitëve. Thjeshtë qaj hallin e studentëve që ju kanë pedagoge.

3 VITE ME PARE

Integrimi në BE, Tabaku: Ta lënë festën dhe të përqëndrohemi tek detyra që na pret

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Jorida Tabaku

TIRANË- Kuvendi po zhvillon seancen e fundit plenare për këtë sesion parlamentar ku në qendër të diskutimeve kanë qenë çështje të cilat e kanë mbajtur të ndezur debatin e fortë mes palëve. Duke folur për integrimin europian deputetja demokratike Jorida Tabaku u shpreh se duhen falenderuar ata që kanë punuar për këtë projekt ndër vite. 

Tabaku tha gjithashtu se duhet ta lëmë festën dhe të përqëndrohemi tek puna dhe detyrat që na presin.

Jorida Tabaku: Pak ditë më parë filloj Konferenca e Parë Ndërqeveritare, duke realizuar atë që kemi ëndërruar për një kohë të gjatë. Më lejoni të përshëndes këtë hap që është i rëndësishëm dhe ata që kanë punuar për këtë projekt ndër vite. Qëllimi jonë është të integrohemi në BE dhe jo të inegrojmë BE në politikën e vogël të vendit. Ne duhet së pari të duam veten para se Europa të na dojë. Parlamenti duhet të jetë i përfshirë në rolin e vet monitorues. Përpjekjet e mia dhe të Partisë Demokratike do jenë për të vazhduar përpara. Ta lënë festën dhe të përqëndrohemi tek detyra që na pret, koha nuk pret.

3 VITE ME PARE

VD/ Debatet në Kuvend, Basha kapet 'mat', udhëzon Alibeajn për të marrë fjalën

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Kuvendi po zhvillon diskutimet mbi projekt-rezolutën e propozuar nga mazhoranca për gjenocidin serb. Deputeti demokrat, Lulzim Basha dhe pse ka munguar në shumë seanca plenare sot zgjodhi të ishte i pranishëm gjatë diskutimeve ku mori dhe fjalën.

Në videon e siguruar nga mediat, duket Basha teksa i jep udhëzime Enkelejd Alibeajt gjatë kohës që qëndron i ulur pas tij.

 

Menjëherë pas debatit me Lindita Nikollën, Alibeaj u konsultua me Bashën dhe menjëherë kërkoi fjalën për procedurë. 

Kujtojmë se ditën e djeshme një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike u mblodhën në një takim informal të organizuar nga deputeti Lefter Gështenja ku diskutuan mbi situatën në kampin blu. Enkelejnd Alibeaj ka qenë i vetmi deputet në takim që nuk ka qenë kritik i lidershipit të Bashes gjatë kohë që ai ishte në krye të PD. Sipas mediave Alibeaj është shprehur se ai nuk e tradhton Bashen dhe duket dhe sot miqësia me të dyve mbetet e poalëkundur, por deri kur?

3 VITE ME PARE

Aeroporti i Vlorës/ Balluku: Do hapë 12,000 vende pune, nuk krahasoheni dot me ne

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Belinda Balluku

TIRANË- Kuvendi po zhvillon seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar dhe është mbizotëruar nga debate të shumta që në fillim të nisjes së punimeve. Aeroporti i Vlorës ka qenë çështja që ka përfshirë në debat jo vetëm ministren e Turizmit Mirela Kumbaron e cila ishte thërritur në interpelancë por dhe ministren Belinda Balluku. Ajo gjatë fjalës së saj u shpreh se ky është një nga investiumet m,ë të rëndësishme që do hapë 12,000 vende të reja pune dhe do zhvillojë vendin dhe turizmin. 

Nuk kurseu as kritikat dhe ironitë për opozitën teksa iu drejtua se ata nuk mund të krahasohen dot me mazhorancën qeverisese pavarsisht gjithë baltës që hedhin mbi të.

"Aeroporti i Vlorës do punhësojë 12 mijë njerëz dhe do dërgojhë shqiptarët në Kanada pa pasur nevojë që të shkojnë tranzit nga Stambolli dhe të paguajë 2-fish biletat. Nga ana tjetër ju e keni kthyer këtë në një sfioidë personale, ju keni një sfidë berenda vetes se kush del më mirë jmë sondazhetr e të enjtes. Hapni një garë tek partia jnuaj dhe zgjifhni kush bërtet më shgumë se nuk është taksirati jonë të vini këtu dhe të hidhni ba;ltë mbi punën tonë. Ne këtu jemi për votuesit tanë dhe tuajt", tha Balluku.

FJALA E MINISTRES BELINDA BALLUKU

Belinda Balluku: E nderuar drejtuese e seancës, të nderuar kolegë, raporti që dëgjuam nga drejtuesja e Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë, është padyshim ajo që ne jemi të bindur se po bëhet nga institucionet shtetëorore, si me reformën në drejtësisë pasi kjo është politikë e qeverisë shqiptare e cila si rezultat bëri dhe hapjen e negociatave. Unë duke ju kërkuar ndjesë duyke përfituar nga rasti pasi më shqetësuan si ministre por dhe si deputete. Fatkeqësisht dëgjova se në një interpelancë përfunduar duke hedhur topa balte mbi qeverinë shqiptare. Nëse doni të qëndroni tek peliklani i Lagunës së Nartës qëndrojmë tek pelikani klaçurel i Lagunës së Nartes dhe mos të futemi tek procedurat e konkurimit dhge tek kompanitë angleze që paskan marrë pjesë dhe qenken keqtrajtuar. Aeroporti i Vlorës tashmë është një fakt, ka filluar ndërtimi kush të dojë mund të shkojë ta vizitojë, ndodhet në një zonë jashtrë zonës së mbrojtjtje e cila ka qenë pronë e ushtrisë shqiptare për vite të tëra ku pelikani kaçurrel dhe shpendë të tjerë nuk fluturojnë. Ai konsorsium ka sot në përbërje të tij Aeroportin e Mynihut, që ka fluksin më të madh të përpunimit të fluturimeve në Europë që e diu mirë sesi përmbushet kushtet mjedisore dhe e ka shumëq të qartë sesi funksionon. Në rast se ne krahasojmë veten tonë me qeverinë e mëparshme është sakrilegj dhe ju thoni ende se këta krahasohen me ne. Ne do të krahasohemi me ju deri në ditën kur të kemi një njjësi tjetër matëse. Ne bëjmë rrugë, bëjmë porte dhe aeroporte, bëjmë gjithçka për ti dhënë këtij vendi mundësinë të zhvillohet ekonomiklisht, bëjmë transparencë pasi nuk po vijnë kot kompanitë më të mëdha europiane dhe nga mbarë bota që të konkurojnë këtu, për nga parqet voltanike, tek hidrocentralet, hekurudhat pasi ne ju ofrojmë transparencë. Ne bëjmë dhe reformë në drejtësi, kemi ndryshuar arsimin dhe shëndetësinë. Këta jemi ne dhe kështu do të krahasohemi me ju deri sa të dalë një model tjetër për tu krahasuar.. Aeroporti i Vlorës do punhësojë 12 mijë njerëz dhe këtë nuk e mohoni dot se ja ku keni aeroportin e Rinasit, a e dini se çfarë do të bëjë ai aeroport, ai aeroport do të na detyrojë mua dhe kolegen time që të hapim një akadami për teknikët e avioneve. Rrugët tua ngelen rrugëve dhe u detyruam ne që ti mbarojmë dhe e vetmja gjë që mund të bëni është hidhni pak baltë. Këta jemi ne por nga na tjetër ju e keni kthyer këtë  në një sfioidë personale, ju keni një sfidë berenda vetes se kush del më mirë jmë sondazhetr e të enjtes. Hapni një garë tek partia juaj dhe zgjidhni kush bërtet më shumë se nuk është taksirati jonë të vini këtu dhe të hidhni baltë mbi punën tonë. Nëse i keni këto fakte që i keni zbuluar ju ja tek e keni SPAKUN, ja ku janë gjykatat dhe prokuroritë se nuk ju ka ndaluar njeri. Nuk është taksirati jonë më që ju të vini këtu të baltosni punën e mirë dhe imazhin e këtij vendi që me fakte është shkëpurr nga historia juaj dhe i ka hyrë një faqe të re të historisë dhe pse ne duhet të vijmë këtu dhe çdo të enjte të shohim kompeticionin tuaj. Ne këtu jemi për votuesit tanë dhe tuajt.

Kompania fituese për aeroportin e Vlorës u shpall në fillim të këtij viti me një ofertë investimi 103 milionë euro. Qeveria ka aplikuar për këtë projekt garantimin e trafikut të munguar. Sipas dokumenteve të bëra publike në atë kohë të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit parashikohen 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 milion euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro.

3 VITE ME PARE

Debatet në Kuvend/ Manja-Shehut: Mos e përdor foltoren për të goditur kundërshtarët në biznes

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Ulsi Manja

TIRANË- Kuvendi është përfshirë në debate të forta ditën e sotme. Pas diskutimit për projekt rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë janë zhvilluar dy interpelanca njëra mes ministres Mirela Kumbaro dhe deputetes Jorida Tabaku dhe një mes Kumbaros dhe deputetit demokrat Agron Shehaj ndërkohë që kjo e dyta u përfshi nga vala e diskutimeve pasi u përfshinë në debat dhe deputeti Damian Gjiknuri dhe ministri Ulsi Manja që foli nga vëndi. 

Manja i bëri thirrje deputetit demokrat që mos ta përdorte foltoren e Kuvendit për të sulmuar kundërshatrët e tij politik teksa bëri kërkoi që Kuvendi të vazhdojë me rendin e ditës.

Ulsi Manja: Mos e përdor këtë foltore për të goditur kundërshtarët në biznes. Me rivalet në biznes gjej vede të tjera për tu përplasur. Le të vazhdojmë me rendin e ditës.

3 VITE ME PARE

'I afërmi me resort në Butrint'/ Gjiknuri i përgjigjet Shehajt: Idiot i dobishëm, shihemi në gjyq

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me

TIRANË- Deputeti socialist Damian Gjiknuri i është përgjigjur demokratit Agron Shehaj në lidhje me akuzat në parlament. Nga foltorja e Kuvendit, Gjiknuri iu drejtua Shehajt duke i thënë se së bashku do të shihen në gjyq për shpifje. 

'Ky zotëria që unë do ta quaja një idiot të dobishëm. Ky më mirë të më kërkonte mua llogari. Shpjegimet i bën më mirë ministrja. Ju zotëri keni hall tjetër. Idiot i dobishëm që merresh me kushërinjtë e mi që qenkan biznesmenë nga viti 1991. Në fund të fundit janë në punën e tyre se nuk të kanë hyrë ty në xhep. Jo më larg se pardje ke marrë një njoftim që nuk ke paraqitur prova. E para ai nuk është djali i xhaxhait tim. Ti para ke. Për ty thonë që ke paguar 700 mijë për të zënë vendin. Njëherë të mori Luli, tani të mori Foltorja. Edhe ti që je biznesmen i ligjshëm nuk ke guximin të investosh. Bashkë takohemi në gjykatë. Mos e sill gjykatën e Tiranës në këtë parlament. Të mos ngelesh gjithmonë idioti i dobishëm”. '- u shpreh Gjiknuri.

3 VITE ME PARE

INTERPELANCA/ 'Butrinti', Shehaj: Pas resortit fshihen të afërm të Gjiknurit! Kumbaro: Po përgojoni biznesmenët

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti demokrat, Agron Shehaj, denoncoi nga foltorja e Kuvendit duke u shprehur se kompania “Alb Star” ka marrë statusin e investitorit strategjik për të fshehur gjurmët e ish-ministrit Damian Gjiknuri. Shehaj sqaroi se çfarë e lidh, sipas tij, kompaninë “Alb Star” me Damian Gjiknurin, ndërsa deklaroi se “Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i shtetit, nga viti 2014 deri me sot, shoqëria Albastar ka qenë një nga kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë shqiptare duke marrë pothuajse 100 milionë euro pagesa për tendera publikë, kryesisht ne infrastrukture”.

Shehaj akuzoi hapur, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, si përfituesin real të resortit Manastir Resort që do të ngrihet në Parkun Kombëtar të Butrintit.

INTERPELANCA E PLOTË:

Agron Shehaj: Ka të bëjë me Parkun e Butrintit. Kjo hedh dyshime të forta se zonat e mbrojtura janë në interes të qeverisë. U vendos për resortin në Sarandë, në parkun e Butrintit. Bëhet fjalë për projektin Manastir Resort. Kompania Alb Star dhe Andi.shpk, nga Andi Gjiknuri, i afërmi i ministrit. Resortin e kanë të dyja kompanitë, por përfitimet i merr vetëm 'Alb Star'. Leja është dhënë për të dyja subjektet. Pavarësisht se janë dy kompani perfitimet i merr vetëm ortaku i ministrit. Kjo bëhet vetëm për të fshehur gjurmët e familjarëve të Gjiknurit. është bërë dhe ndryshimi i lejes, është hequr emri i Andit, fiks si rasti i Xhaçkës. E njëjta skemë. I gjithë shteti përfshihet për të mbuluar një rast flagrant. Vendimi i lejes tregon përfshirjen e të afërmit të Gjiknurit në këtë aferë. Elementi i dytë. Partneriteti nuk është i rastësishëm. Se cfarë i lidh, sipas të dhënave zyrtare nga viti 2014 e deri më sot, Alb Star ka qënë një nga kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë shqiptare. Ka marë 100 mln tendera në infrastrukturë, në ato periudhë ministër i infrastrukturës ka qënë Damian Gjiknuri. Kam 3 pyetje. Dua të di, a ishit në dijeni se ka resport turistik? 

Mirela Kumbaro: Kam pasur respekt për profilin tuaj si biznesmen i suksesshme dhe e itenerarin tuaj e kam ndjekur me respekt. Por ju sot po përgojoni biznesmenë që bëjnë punë. Unë jam ministre Turizmit dhe jo më e Kulturës siç tha më parë edhe Tabaku.

Agron Shehaj: Kjo pika e vogël, është kjo këtu, që për ministren është e vogël, çdo shqiptar do ta kishte zili. Kjo pika e vogël do të jetë investim 28 mln euro. Kur morët vendimin që të zvogëlonit parkun pse nuk e vendosët këtu? E nxorët se ishte e kushërinjve të ministrit. Ju zonja ministre keni marrë një vendim.  

3 VITE ME PARE

FT/ Me filxhanin e ekspresit në buzë, Rama i stresuar në parlament, Ahmetaj e "ngushëllon" por pa sukses

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama, kuvend

TIRANE- Fotot që po shihni më poshtë vijnë nga seanca e sotme plenare por nga momentet përpara debateve të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. Në pamje, kjo e enjte nuk është fort e gaztë për Ramën që ka zgjedhur të marrë me vete edhe një kafe ekspress.

Ai pi kafen, por mesa duket nuk i ka dhënë efektin e pritshëm. Në fotot e LSA ai shihet teksa ul kokën. Krah tij, i flet zv.kryeministri Arben Ahmetaj, por edhe rrëfimi i tij nuk ka dhënë sukses. Kush e ka mërzitur? 

3 VITE ME PARE

Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Po ndërtohet në zonë të mbrojtur, koncensioni abuziv, Kumbaro: Do zhvillojë turizmin

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Jorida Tabaku

TIRANË- Kuvendi ditën e sotme po zhvillon seancen plenare të fundit për këtë sesion parkamentar. Deputetja demokrate Jorida Tabaku oi zgvillon një interpelancë me ministren e Turizmit në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Sipas deputetes demokrate Jorida Tabaku, ky projekt është abuziv dhe që ka mungesë tranperencë të njëjtë me skemën korruptive të inceneratorëve ndërkohë që mbi të gjitha shkatërron një zonë të mbrojtur. Tabaku u shpreh se një pojekt i tillë do ta tranformojë këtë zonë. 

"I gjithë ky nxitim i njëjtë me atë të inceneratorëve, është një vepër korruptiove dhe e keni zakon t'u dilni në mbrojtje aferave korruptive. Këto dy kompani që do ndërtojnë konsorciumin do marrin dhe miliona euro nga qeveria për trafikun e munguar", tha Tabaku.

Ndërkohë ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se ky është një nga projektet më startegjike që do ndihmojë zhvillimin e zonës dhe do nnxisë turizmin.  Kumbaro u shpreh se nuk cënohet asnjë cm zonë e mbrojtur. Sipas saj studimi  AKM në vitet 2018-2020 çoi në shpalljen e lumit të Vjosës pasuri kombëtare. Projekti i Aeroportit do të zbatohet në gjurmët e vjetëra të aeroportit ushtarak.

"Projekti i Aeroportit do të zbatohet në gjurmët e vjetëra të aeroportit ushtarak. Është i kategorisë 3 dhe nuk do të preket flora dhe fauna. Mbetemi të angazhuar për të mbrojtur peisazhin e mbrojtur. është detyrë e zhvilluesit që kontrata e mbrojtjes së mjedisit do të jetë pjesë e poandarë e procesit, masat që do të merren do të minimizojnë çdo ndikim që mund të ketë zhvillimi i projektit", tha Kumbaro.

DISKUTIMI I PLOTË MES DEPUTETES JORIDA TABAKU DHE MINISTRES MIRELA KUMBARO

Jorida Tabaku: Të nisesh negociatat me BE do të thotë që të ndash të njëjtin vizion me ta. Duket si itroni që nga ky podium të flasim për këtë çështje e cila duhedt të ishte diskutuiar kohë më parë. Aeroporti i Vlorës u bë më një procedurë jo transparente. 'Historia e aeroportit të Vlorës dhe zonës së mbrojtur që nga viti 2004, e konsideruar si peizzh natyror, nisi 4 vite më parë kur qeveria Rama paraqiti në Kuvend një projektligj për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në 24 janar ky projektligj u shndërrua në ligj vetëm me votat e mazhorancës, me procedurë të përshpejtuar dhe nuk u bë kurrë transparenca arsyeja e një vendimi të tillë. Në shtator të vitit 2018 i shkruante raport Komisionit Europian për këtë vendim pasi dëmton mjedisin dhe nuk ka transparencë mbi të gjitha po përdoret e njëjta procedurë si me skemën e inceneratorëve. Qeveria e kishte ndarë mendjhen që në zonën e mbrojtur të ishte ndërtuar një aeroport i madh, ta jepte me koncension ashtu siç po jep çdo pasuri kombëtare. Aeroprti do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur ndërkohë është ngritur një padi në SPAK. Në dfhjetor të 2018 KKT mniratoi hartën e re të zonave të mbrojtura, ku në shumë zona janë dhenë leje për zhvillim për aeroporte dhe jo vetëm. Një projekt i tillë do ta tranformojë këtë zonë. Lumi Vjosa dhe rrethinat e tij do të shpallen monument kombëtar ndërkohë që lumi derdhet ne mes të kësaj zone që ju po e prishni, qeveri propagande në fund të ditës.

Mirela Kumbaro: Një parim tjetër është ai i integrimit, pasi zhvillimi i mjedisit është i lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit. Këto procese nxjerrin në pah vlera të reja, të humbura në zhvillimi urban, kështu ishte dhe rasti i fundit i lumit të Vjosës i cili u shpall dhe zonë e mbrojtur deri në VKM e janarit 2022. Kjo shkallë mbrojtjeje është në nivelin katër sipas BE-së për mbrojtjen e natyrës. Studimi i AKM në vitet 2018-2020 çoi në shpalljen e lumit të Vjosës pasuri kombëtare. Projekti i Aeroportit do të zbatohet në gjurmët e vjetëra të aeroportit ushtarak. Është i kategorisë 3 dhe nuk do të preket flora dhe fauna. Mbetemi të angazhuar për të mbrojtur peisazhin e mbrojtur. është detyrë e zhvilluesit që kontrata e mbrojtjes së mjedisit do të jetë pjesë e poandarë e procesit, masat që do të merren do të minimizojnë çdo ndikim që mund të ketë zhvillimi i projektit. Ky është një projekt startegjik që siç thonë dhe banorët e Vlorës kjo është një ëndërr e bërë realitet që do jetë një pol i ri turizmi, të gjitjhë krenohemi kur shohim sesi po përparon turizmi. Ky lloj turizmi kërkon shërbime dhe kushte. Të aqkuzosh këtë qeveri se po shkatërron zonat e mbrojtura ndërkohë që ka marrë një nismë për mbrojtjen e lumit Vjosa do thotë të kërcej prifti nga belaja.

Jorida Tabaku: Hallet qaj me dikë yjetër jo me mua. Ju tregut fotot por nuk treguat se si mund të ndërtosh në një zonë të mbrojtur. I gjithë ky nxitim i njëjtë me atë të inceneratorëve, është një vepër korruptiove dhe e keni zakon t'u dilni në mbrojtje aferave korruptive. Këto dy kompani që do ndërtojnë konsorciumin do marrin dhe miliona euro nga qeveria për trafikun e munguar. Aeroporti i Kukësit funskionon vetëm 3 muaj në vit dhe e njëta gjë do të ndoidhë dhe mne aeroportin e Vlorës dhe ne nuk e kemi këtë luks. 

Mirela Kumbaro: Prandaj votohemi për të tretën herë se na vlerëson tjetër kush dhe dimë të zhvillojmë. Përsa i përket akuzës se kem,i ndarë dhe copëtuar gjatë rrugës. mund të jua bëj dhuratë këto fotografi. Unë jam përgjigje për faktin se e kemi një startegji turizmi.

Jorida Tabaku: A e dëgjuat ministren të thotë se a është dakort me ndërtimin e një aeroporti në njo zonë të mbrojtur, a keni parë ndonjëherë ndonjë ministre që sillet si faturino e del e numëron sa njerëz hyjnë te delta e lumit, një ministre mjedisi që ka qefë ndëqrtimet. Sa herë që kjo qevri kapërt në flagrancë përgjigjet me atë se çfarë keni bërë ju, ministrja mban në shpinë, Butrintin. Kur qeveria u kap me inceneratorët shkoj atje për ti mbrojtur edhe sot po bëhet e njëjta gjë pasi korrupsionin e kanë kthyer në normalitet. Kjo qeveri vjedh taksat, shkel ligfjin dhe nuk ka as minimumin e dinjitetit të sqaropjë pse shkelet ligji. Duhet të reagojmë, gënjeshtra politike si argument duhet të marrë fund në këtë parlament. Ka ardhur koha që në Shqipëri të mos ketë më pandëshkueshmëri.

Kompania fituese për aeroportin e Vlorës u shpall në fillim të këtij viti me një ofertë investimi 103 milionë euro. Qeveria ka aplikuar për këtë projekt garantimin e trafikut të munguar. Sipas dokumenteve të bëra publike në atë kohë të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit parashikohen 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 milion euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro.

3 VITE ME PARE

E PARALAJMËROI RAMA/ Zyrtari i Posaçëm: Kemi shpallur non grata 27 zyrtarë të lartë në Britaninë e Madhe, mes tyre politikanë shqiptarë

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
SIR STUART PEACH dhe Edi Rama

TIRANË- I dërguari i posaçëm britanik në Ballkan, Sir Stuart Peach paralajmëron se Britania e Madhe ka gati një listë me 27 emra që do t'ju ndalohet hyrja në territorin britanik. Në një artikull të botuar në gazeta "Panorama", Peach thotë se lista me 27 individë ka në përbërje biznesmenë dhe politikanë shqiptarë. Kjo deklaratë vjen disa orë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi PD në Kuvend se pas vendimit për non-gratan e Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian.


"Këtë javë, ne ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike."-thekson zyrtari britanik, ndërkohë që emrat ende nuk janë bërë publikë. 

DEKLARATA E PLOTË E SIR STUART PEACH

Kryeministri britanik më ka ngarkuar me detyrëna për të forcuar marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor- përmes shtimit të lidhjeve tregtare dhe investimeve, bashkëpunimit kulturor, rritjes së sigurisë energjetike dhe mbrojtjes, si dhe duke luftuar krimin e organizuar së bashku. Unë jam një mik i rajonit, e kam vizituar shpesh dhe sapo jam kthyer nga një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë, ku kam marrë një mesazh të fortë e të qartë nga qytetarët e të gjithë shtresave; të rinjtë po largohen. Të nxitur nga mungesa e mundësive dhe të zhgënjyer nga korrupsioni i rrënjosur, ata ndiejnë se nuk mund të arrijnë sukses nëse nuk kanë lidhje politike. Ata kërkojnë nga ne t’i ndihmojmë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe t’i bëjmë udhëheqësit e tyre të marrin përgjegjësitë e tyre.

Institucionet, shoqëria civile, gazetarët dhe zyrtarët e drejtësisë penale po punojnë për të ndërtuar demokraci të begata dhe të sigurta. Një pjesë e mirë e përpjekjeve do të bëhet në terren, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nga prokurorë të ndershëm, gazetarë të guximshëm, policë të përkushtuar e udhëheqës vizionarë. Në Shqipëri, me Reformën në Drejtësi, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byronë Kombëtare e Hetimit (BKH), -kemi hyrë tashmë në një etapë të re. Mbretëria e Bashkuar është me ju në këtë përpjekje. Është shënuar progres. Disa njerëz, të cilët më parë ndiheshin të paprekshëm, sot ndodhen në burg. Por ka të tjerë që vijojnë të veprojnë sikur të ishin të pandëshkueshëm për shkeljet e tyre dhe ndihen sikur ligji të mos zbatohet në mënyrë të barabartë për këdo.

 Për këtë arsye, ne si Mbretëri e Bashkuar po intensifikojmë përpjekjet tona për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbështetur mbi regjimin tonë të Sanksioneve Globale Antikorrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i subjekteve jashtë vendit do të krijohet mbi aktin e krimit ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik identitetin e tyre. Gjithashtu, kemi ngritur “Njësinë e re të Kleptokracisë”, në Agjencinë Kombëtare të Krimit, për të vënë në shënjestër shmangien e sanksioneve dhe aseteve të rusëve të korruptuar, që fshihen në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë javë, ne ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike. Mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Siç tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri dhe më gjerë në rajon nënkuptojnë se pjesa më e madhe e fondeve publike, të mbledhura nga taksapaguesit e thjeshtë, nuk arrin kurrë te shkollat, spitalet dhe rrugët që u nevojiten qytetarëve, të cilët të mund të krijojnë një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë. Për të gjithë ju në Shqipëri dhe në rajon që po luftoni për reformat, kam edhe unë një mesazh për ju: ne do t’ju mbështesim në reformën tuaj të drejtësisë, e cila ka ndihmuar të largohen zyrtarët e korruptuar dhe ka çuar në ndjekjen penale të figurave të pushtetshme. Ne do t’ju mbështesim në reformimin e proceseve zgjedhore dhe në të gjitha përpjekjet tuaja për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci. Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për t’i kërkuar llogari qeverisë.

Ne përgëzojmë ata gazetarë investigativë që kanë denoncuar rastet e korrupsionit dhe lidhjet mes politikës, biznesit dhe krimit, shpesh duke u përballur me dhunë dhe kërcënime nga kriminelë. Ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë nën mbrojtjen e plotë të qeverive, agjencive ligjzbatuese dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që e përkrahin. çmojnë lirinë. Ne jemi me ju në udhëtimin tuaj për të ndërtuar shtetin që qytetarët tuaj dëshirojnë. Mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar për të gjitha ata që janë përfshirë në krim apo korrupsion është ky: promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar. Individë të tillë dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre. Qoftë përmes sanksioneve, masave ndaj emigracionit apo politikave të mosangazhimit, Mbretëria e Bashkuar do të veprojë për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Së bashku do të sigurojmë që askush të mos jetë mbi ligjin!

3 VITE ME PARE

VD-Berisha: Rama qëndrim çnjerëzor në lidhje me mosdënimin e genocidit serb në Kosovë

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi nga foltorja e parlamentit se e konsideron Dick Martyn si një mashtrues dhe një qëndrim të tillë e ka mbajtur dhe në vitin 2011 në sallën e Organizatës së Kombesve të Bashkuara. Po ashtu, ai u shpreh se Rama ka mbajtur qëndrim ç'njerëzor në lidhje me mosdënimin e genocidit serb në Kosovë.

'Së pari dua të dënoj me forcën më të madhe qëndrimin antishqiptar të kësaj pseudomazhorance, të ngritur mbi votat e vjedhura dhe krimit, qëndrimin e saj ndaj rezolutës për dëmnimin e genocidit serb në Kosovë. Ky është një qëndrim prej Vasali, një shkelmimi i gjakut që ranë për lirinë kombëtare, është një shkelmim mbi jetën e 1600 fëmijëve që u vranë në një fushatë infancidale. Një argat pa moral, pa dinjitet, pa asgjë nuk stepet para gjakut të tyre dhe e mohon. Infanticidi është një nga format më të këqija të genocidit. Është antikombëtar dhe çnjerëzor ky akt. Me asnjë lloj shpërfytyrimi dhe rrugaçërie që kreu juaj bën këtu për të mbuluar këtë qëndrim çnjerëzor, të Do rikthehem pak tek çështja e DickMartyt një mashtrues ordiner. Del këtu dhe kërkon të bëhet patriot me këtë rezolutë. Sali Berisha në vitin 2011 në sallën e OKB ka denoncuar raportin e Dick Martyt si ato që shkruhen në raport janë shpifje, ato që lexova te raporti i Karla Del Pontes më kujtojnë Agatha Kristin, për të s’fumuar vendimin për pavarësinë e Kosovës.'- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Rezoluta e Dick Marty-t/ Shehu: Do e votoj rezolutën edhe pse nuk realizon objektivin që duhet

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Tritan Shehu

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon diskutime të forta në seancën plenare ku po diskutohet projeklt rezoluta e propozuar nga mazhoranca në lidhje me raportin e Dick Marty-t. Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat, Tritan Shehu u shpreh se pavarsisht se ka disa mangësi do e votonte projekt rezoluten e propozuar nga mazhoranca.

Tritan Shehu: Rezolutën tuaj do e votoj, pavarësisht nga ajo që bëni për të goditur çdo rezolutë që vjen. Do e votojmë edhe pse nuk realizon objektivin që duhet, nuk mund të bëjmë luftë të madhe kundër raportit. Raport paçavure, ju po e bllokoni në kundërshtim me rregulloren, rezolutën tonë për njohjen e genocidit në Srebrenicë. Ju jeni bashkëfajtor, që nga kryeministri.

3 VITE ME PARE

VD-Rubrika gazmore! "E dini kush jam unë?"/ Ministrja Bora Muzhaqi sfidon njohuritë politike të fëmijëve të kopshtit 

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Bora Muzhaqi dhe femijet

TIRANE- Prezantimi i Ministres për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në suprizën që një grup fëmijësh nga një kopësht privat iu bënë deputetëve në seancën parlamentare nuk duhet humbur. Muzhaqi u filmua teksa shkoi pranë tyre për ti sfiduar në njohurinë e disa parashkollorëve për politikën. 

‘E dini kush jam unë?’-bën Bora një pyetje retorike, dhe më pas përgjigjet vetë. "Jam ministrja e kalamajve". 

 
3 VITE ME PARE

Rezolutë kundër raportit Dick Marty, Çollaku: Do e votoj pa rezerva! Kosovës i duhet nga Shqipëria ky akt

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Kreshnik Collaku

TIRANË- Gjatë diskutimit mbi rezolutën e Dick Martyn, deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se do të votojë pro rezolutës kundër raportit të tij.

'Dhe unë do ta votoj rezolutën në denoncim të asaj veprimtarisë së Dick Marty. Po do e votoj pa asnjë rezervë. Këtu goja u prish nga kryeministri. Këtu zoti Majko ishte një përpjekje mes PD dhe PS, pranimi i aktit të genocidit serb në Kosovë. Nuk ka nevojë as të rendisni se nuk kërkuam bibliografi, kryeministri tha një gjysmë të vërtete. Akti se është kryer genocid i duhet më shumë Kosovës, ka një beteje me Serbinë. Kjo është si produkt i diçkaje, Vuçiç është qasur si aktor i barabartë me Kosovën. Kërkesa jonë është që parlamenti shqiptar duhet të dalë si dëshmitar i genocidit. Kosovës i duhet nga Shqipëria ky akt. Në këtë nevojë shikojeni, u fol këtu për Thaçin. A e kuptoni se sa i ndihmon një qëndrim nga parlamenti shqiptar se Serbia kreu gjenocid në Kosovë. I përkulem kontributet që Majko e ka menaxhuar krizën në atë kohë në Kosovë, u gjet një njeri i tillë. Sinqeriteti i Majkos i rri pak të mbulojë atë që ka ndodhur në qeverisjen socialiste. '- deklaroi ai.

3 VITE ME PARE

Rezoluta e Dick Marty-t/ Idrizi: Sot është dita e UÇK-së, votoni pro, nuk mund të shihen shqiptarët si xhelatë

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Shpëtim Idrizi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon diskutime të forta në seancën plenare ku po diskutohet projeklt rezoluta e propozuar nga mazhoranca në lidhje me raportin e Dick Marty-t. Në fjalën e tij kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh pro kësaj rezoluta që sipas tij dënon atë raport që i paraqiste shqiptarët si xhelatë kur në fakt nuk ishin. Ai tha se dikur kanë shkuar e i kanë thënë 3 njerëz që Dick Marty ka marrë para nga Serbia për të bërë atë raport që i paraqet shqiptarët si xhelatë.

Shpëtim Idrizi: Ders Mecshein, thotë se kurrë nuk janë bërë deklarata të forta ndaj një lideri në pushtet. Kam 3 dëshmitarë që kanë frikë të identifikohen që më thonë se Dick Marty ka marrë lek nga Serbia. Në raportin tuaj nuk ka të paktën një emër të një njeriu që i kanë marrë organet. Nëse doni të turpëroni diku në Shqipëri gjeni diçka tjetër dhe mos i akuzoni për trafik organesh. Unë i përkas shqiptarëve të Çamërisë, viktimë e gjëenocidit grek, në një kohë kur nuk kishte as CNN dhe as media që të dokumentonte ngjarjen. Serbia e Millosheviçit ka përdorur fuurat për zhdukjen e kufomave ndërsa sot shqiptarët shihen si xhelatë. Unë i kërkoj kësaj salle të nderuar të hedhë poshtë projektin e kësaj rezolute. Pa asnjë mëdyshje kjo rezolutë është akti i duhur për të vënë në vend dinjitetin e këtij parlkamenti, artë qëe në nuk e bëmë para 9 viteve. Sot Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë ndodhën në Hagë, prandaj unë ju bëj thirrje të gjithëve që ta votoni këtë rezolutë, dhe të bëjmë atë që se bëmnë para 9 viteve, sot është dita e UÇK-së.

3 VITE ME PARE

VD/ Çfarë ndodhi pas kuintave, Alibeaj i kërkon 'llogari' Alizotit: Pse ja dhe minutat e tua Berishës?

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Enkeled Alibeaj dhe Tomor Alizoti

TIRANË- Debatet mes deputetëve gjatë seancës së sotme në Kuvend nuk kanë qenë vetëm mes kampeve kundërshtare, por edhe brenda opozitës. Ndërkohë që Nikolla nuk i dha fjalën Berishës për t’iu përgjigjur akuzave të Ramës, ishte Tomor Alizoti ai që sakrifkoi minutat e tij për liderin e demokratëve. Në këtë moment është afruar deputeti, Enkelejd Alibeaj dhe siç duket nga video e siguruar nga Dosja.al duket se Alibeajt nuk i ka pëlqyer ky fakt.

Në video shihet momenti që Alibeaj duket se i kërkon 'llogari' Alizotit se përsa i dha minutat e tij kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 

3 VITE ME PARE

VD-Fëmijët në Kuvend, Tabaku: U emocionova, mes tyre dhe 2 vajzat e mia! Do e votojmë raportin

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tregoi në foltore se dy vajzat e saj ishin në sallën e Kuvendit bashkë me fëmijët e tjerë. Duke u shprehur se ndjeu emocione, deputetja shtoi se dita e sotme e bëri të reflektojë se politika nuk është zgjedhja e duhur për profesion për vajzat e saj. Po ashtu, ajo bëri të ditur se do të votojnë pro raportit të prezantuar nga Partia Socialiste. 

'U emocionova pak se dy vajzat e mia erdhën për të parë punën e mamit, unë nuk dua që fëmijët e mi të merren me politikë, por dita e sotme më mbushi mendjen se zgjedhja për tu marrë me politikë nuk është zgjedhja. Rama me gjuhën e vjetër na kërkon që të harrojmë të shkuarën ndërkohë që ai e sjell. Do ta votojmë raportin, se kemi shprehur dhe me gjuhën e Thaçit se ka gjenocid serb në Kosovë. '- tha Tabaku.

3 VITE ME PARE

VD-“Përdor gojën për jashtëqitje”, Duma-Ramës: Mirë që jam grua, po të isha burrë...

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, teksa i është dhënë fjala për të folur në ‘Foltore”, i është drejtuar Kryeministrit Edi Rama duke i thënë se erdhi në Kuvend për të bërë lajm me instiktin e kafshës. Duma teksa i është drejtuar me ironi kreut të qeverisë, ka thënë se po të ishte burrë do i drejtohej ndryshe.

'Po mirë, erdhët këtu dhe bëtë lajm, me instiktin e kafshës duke thirrur tribunë dhe me foltore. Habitu pak, për çfarë erdhëm këtu, për të bërë lajmin? Është një nga ato momentet në të cilat them: Sa mirë që më ka mirë Zoti grua që ky të jetë këtu,  se po të isha burrë nuk do të ishte shumë e fisme t’i përgjigjesha në mënyrë aq të fisme pik pikave të tij që i thërret institikti shtazor dhe thotë unë nuk performoj. Ky je aktori më i madh këtu.  Kush e ka aparatin tretës në tru mund ta përdor shpesh gojën për jashtëqitje.'- tha Duma.

3 VITE ME PARE

VD-Rezoluta e Dick Marty-t, Majko: Tirana dhe Prishtina e kanë të pamundur të zëvendësojnë njëra tjetren në Bruksel

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Pandeli Majko

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon diskutime të forta në seancën plenare ku po diskutohet projeklt rezoluta e propozuar nga mazhoranca në lidhje me raportin e Dick Marty-t. Në fjalën e tij deputeti socialist Pandeli Majko u shpreh se ai vetë nuk e konsideron veten një partizan të marëdhënieve të mira me Serbinbë por nuk ka akuzuar njeri për bashkëpunim. Majko u shpreh se në kushtet e sotme është e pamundur që Prishtina dhe Tirana të zëvendësojnë njëra-tjetrën në BE.

Pandeli Majko: Si zoti Putin dhe Lavrov janë marrë me shqiptarët kopët e fundit. Tani shifrat po rrotullooihen në numriun 400,000, kaq u strehuan vetëm në Kukës dhe Has. Pse nabashkon lufta dhe na ndan kaq shumë paqja. Nuk e konsideroj veten si partizan të Serbisë por nuk kam akuzuar askënd që kërkon të bashkëpunojë. Ndërtimi i marëdhënies Shqiptaro Serbo në kushtert e BE. Në kushtet e sotme Tirana dhe Prishtina e kanë të pamundur të zëvendposjnë njëra tjetren në Bruksel. Ta votojmë këtë rezolutë të gjithë bashkë.

3 VITE ME PARE

VD-Rama: I gjëmoni Xhikes dhe Likes dhe bëheni heronj me dëshmorët e të tjerëve

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se lufta e Kosovës nuk mund të poshtërohet. Ai u shpreh se kush heq Hashim Thacin nga historia e asaj lëvizje thjesht i ngul një thikë mu në fyt Kosovës dhe popullit të Kosovës dhe shkel mbi gjakun dhe pështyn mbi kockat.

Gjaku i Kosovës nuk janë materiale për supën e foltores dhe as për çobën e këtyre të nënfoltores..Varret masive dhe gjaku luftetareve të UCK nuk janë menu ku fut hundët gjenerali i juaj i ushtrisë së vdekur që do të mbledhë të tjera koka të Ballkanit për ti bluar medemek në emër të kombit dhe dinjiteti shqiptar. Kjo ka shumë rëndësi sepse Kosova dhe gjaku I të gjitha viktimave dhe I heronjve dhe dëshmorë ë Kosovë përdore për atë thes. Nga doli kjo kujtesë që ne duhet të merremi me raportin e dick marty që është i firmosur dhe vulosur. Duhet ti themi Asamblesë që ky raport është i pabazë nëse vërtet duhet të merremi me mbrojtje të krenarisë. Kush heq Hashim Thacin nga historia e asaj lëvizje thjesht i ngul një thikë mu në fyt Kosovës dhe popullit të Kosovës dhe shkel mbi gjakun dhe pështyn mbi kockat. Jemi duke folur për një gjyq që shkoj përtej. Drejtësia ka qenë kredoja juaj. Ka qenë lufta juaj, jeni marrë me drejtësinë ndaj përfunduat kështu. Keni non-grata sepse ju ka udhëhequr një minues i drejtësisë. Ku keni gojë ju të flisni për drejtësisë. Duke mbështetur atë që tha Mediu dua të sqaroj çështjen e sigurisë në rajon, jo me fjalë. Çështja është si përfshihet Kosova në mekanizma të sigurisë së NATO-s. Partneriteti për paqe është një mekanizëm Ju që e doni Kosovën, mos e përdorni këtu. Nuk është parlamenti për të ndezur zjarr në emër të patriotizmi medemek ju do t’i thoni fjalën e fundit Millosheviçit. Adem Jashari Hashim thaçi e gjithë të tjerët , krijuan premisa, por pa ata që ju tregoni gomarllëqe më të mëdha që mund të pjellë mendja e një bajraku të demoralizuar. Ju jeni nga ata që lufton me gjakun e të tjerëve. Me heronjtë e të tjerëve dhe kujtoni se luftoni duke vënë lule të varri Adem Jasharit. Lufta juaj ka përfunduar me një lule në ballë, të padëshirueshëm. Mos u bëni si ata që bënin haxhiqamilin, nuk kishin internet ata, ku thoshte sat ë kem sharrën me vete, nuk pyes as për Londrën as Parisin. Ju jeni të gjithë firmato. I gjëmoni xhikes dhe likes dhe bëheni heronj me dëshmorët e të tjerëve. Ne këtu na takon t’ja u mbrojmë të pacënuar lirinë”, tha ai.

3 VITE ME PARE

VD-Debatet në Kuvend/ Berisha bën deklaratën e fortë: Pas arrestimit të Hashim Thaçit fshihet Edi Rama, e çoi tek Putini

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Sali Berisha

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon diskutime të forta në seancën plenare ku po diskutohet projeklt rezoluta e propozuar nga mazhoranca në lidhje me raportin e Dick Marty-t. Gjatë fjalës së tij kreu i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë në lidhje me arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi pas të cilit sipas Berishes fshihet kryeministri Rama. Berisha u shpreh se Rama krijoi një spiral dhe futi udhëheqjen e Kosovës në spirtalet e ndryshimit të kufijve në Bakllkansi dhe i sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin.

Sali Berisha: Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, Rama shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Këtë e ka thënë Fatos Nano. Është deklaratë e Fatos Nanos. Për sa i përket arrestimit të Hashim Thacit duhet tu them të vërtetën: në procesin e arrestimit të tij qëndron një trinom Kremlin- Beograd- Tiranë. Ky e mori e futi Thacin në spirtalet e ndryshimit të kufijve në Bakllkan, i sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Ky me Ymerët dhe Klosët e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Rama futi udhëheqjen e politikës së Kosovës në një spirale që ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë për të gjitha të vërtetat e hetimeve dhe raportit të Dick Marty. Ky që do të bëhet tani patriot, me Baton Haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Këta ndërmorën fushatën e asgjësimit të gjykatës ndërkombëtare që tregonte indirect s epo përpiqen të fshehin fajësitë që nuk ekzistonin.

 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ "Ti mbetesh një hajdut ordiner, i ke ikonat në Surrel", çfarë i tha Berisha-Ramës pa mikrofon!

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ngrit në foltoren e Kuvendit për ti kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, por mikrofoni iu mbyll nga Lindita Nikolla. Berisha tha se Rama është një hajdut "ordiner që ikonat e vjedhura i mban në Surrel". Videoja është publikuar nga Panorama.al.

Çfarë tha Berisha: Kur ky hallasi dy metra i gjatë shiste ikona të vjedhura, Kosova mbulohej me gjakun e fëmijëve të saj. Është si është, shiste ikona të vjedhura në Paris. Mbahej me ikona të vjedhura, Në Sarajet e Surrelit ka ikonat e vjedhura. Shkoni dhe pyesni Fatos Nanon. Kur ku dy metroshi është si është. Mund të them shumë fjalë të tjera por nuk dua. Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak ti shisje ikona të vjedhura dhe spiunoje emigrantët në Paris. Kur PD shpallte një qëndrim dhe mbështeste UÇK ti spiunoje dhe shisje ikona të vjedhura në Paris. Ti përsëri mbetesh një hajdut ordiner që e nise jetën tënde duke shitur ikona të vjedhura. Je i vetmi hajdut i çertifikuar.

 

3 VITE ME PARE

VD-TENSIONE në Kuvend/ Berisha i afrohet Ramës: Burracak, i pafytyrë, i paerë dhe i panderë!

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu afrua pranë kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ishte i ulur në vendin e tij. 'O i paftyrë, i pavlerë'- e shumë fyerje të tjera ishin ato të cilat u thanë nga Berisha për Ramën. 

'O i paftyrë, nuk ke turp. I paftyrë, i paftyrë, o frikacak, o pavlerë, i panderë..Të ka çmendur 7 korriku'- thotë Berisha.

Në këto momente ndërhyn Garda, e cila u pozicionua në mbrojtje të kryeministrit Rama. Ky i fundit i përgjigjet "Ta kanë treguar të tjerët', ndërkohë që buzëqesh dhe qëndron i ulur në vendin e tij. 

3 VITE ME PARE

VD-"Gjaku i Kosovës, jo material për supën e Foltores", Rama i kthehet PD-së: Kush heq Thaçin nga historia e UÇK-së, pështyn mbi kockat e dëshmorëve

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se ka sulmuar Kosovën dhe se kush përjashton Hashim Thaçin nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pështyn mbi kockat e dëshmorëve të luftës. Rama tha se viktimat nuk mund të përdoren për retorikë politike, ndërsa iu referua Berishës si "Gjenerali i një ushtrie të vdekur që mbledh kockat e Ballkanit në një thes". Rama tha se Kosova do mbështetje reale. 

PJESE NGA FJALA E RAMES: 

Gjaku i Kosovës dhe kockat e Srebenicës nuk janë materiale për supën e foltores dhe çorbën e këtyre të nënfoltores. Varret masive dhe gjaku dhe nderi i UçK-së, nuk janë menu ku fut hundër gjenerali juaj i Ushtrisë së Vdekur që do të mbledhë këtu të gjitha kockat e Ballkanit në emër të kombit dhe dinjitetit kombëtar. Je i padëshiruar me certifikatë, me vulë dhe firmë të SHBA. Dhe oqeani iku, tani ikën Gjilbraltari, kanali i La Manchit, mbyllet kontinenti. Si mund ta katandisni gjithë atë histori në kockat e një të vdekuri. Kjo ka rëndësi sepse gjaku i Kosovës dhe viktimave përdoret për atë thes. Ku doli kjo kujtesë? Kur ne duhet të merremi me raportin e Dick Martyt, që është një raport i firmosur dhe vulosur pasi ka dalë në Këshillin e Evropës jo sepse e themi ne, por sepse e treguan hetimet që ky raport është i pabazë. Nëse duam të merremi me mbrojtjen e krenarisë kombëtare. Nuk është vetëm Thaçi, por kush heq Thaçin nga historia e asaj lëvizjeje, i ngul një thikë në fyt Kosovës dhe popullit, shkel mbi gjakun dhe pështyn mbi kockat e dëshmorëve. Nuk i takon njeriut këtu të hapë gojën për Hashim Thaçin sepse nuk po kritikojmë presidentin e Kosovës por po flasim për një person që po përballet në gjyq. 

E di që jeni të shqetësuar nga drejtësia, ndaj liderin legjendar e keni non-grata. E keni të shkruar që është një i korruptuar në përmasa domethënëse. Ju flisni për drejtësi? Ku keni gojë ju të flisni për drejtësi, juve dhe kur ju vjen goja, ju vjen mbrapsht. Ndaj kur mbështes zotin Mediu, Kosovën e mbështesim jo me llafe, këto janë folklor, këtu është si përfshihet Kosova në mekanizmat mbrojtës të NATO-s. 

3 VITE ME PARE

"Shih budallai, xhaxhi Luli"/ Basha ia kthen Ramës përgjigjen nga Twitter

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Lulzim Basha

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka gjetur sot "energjinë" që i duhet për tu përballur me kryeministrin Edi Rama por jo nga Kuvendi. Vendi në foltore iu dha kryetarit të PD Sali Berisha, ku nuk munguan edhe përplasjet verbale me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që Bashës i ka ngelur "Tëitter". Në një postim të fundit, Basha thotë se Rama bën sikur ka hallin e Thaçit dhe nga ana tjetër promovon marrëveshjen e Novi Sadit. 

POSTIMI I PLOTE: 

Ky që gjoja ka hallin e Thaçit, e ka pasur mundësinë ta dëgjojë e ndihmojë ndërsa promovonte marrëveshjen e Novi Sadit. Mjafton ky citim i Thaçit për të kuptuar hallin e tij Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta.

Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës. Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal.

Por pse u detyrua Basha të përdorte Twitter? Më herët, Basha tentoi të merrte fjalën për replikë në Kuvend, por kryeministri Edi Rama e quajti "budalla", pasi në Kuvend kishin hyrë disa fëmijë dhe në shenjë "respekti" sipas tij, Kuvendi duhet të ndërpriste debatin politik. Rama quajti Bashën "budalla dhe xhaxhi Luli", ndërsa Berishën "gogoli që tremb fëmijët". 

 

3 VITE ME PARE

Rezoluta e Dick Marty-t: Mediu: Në atë raport shënjester nuk është vetëm Kosova por dhe të gjithë shqiptarët

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me

TIRANË- Kuvendi po zhvillon seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar në të cilin po diskutohet projekt-rezoluta e gjenocidit serb në Kosovë të propozuar nga Partia Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Mediu u shpreh se ndarjet në Malin e Zi dhe problemet në Ballkan janë tendenca për të krijuar probleme në Ballkan. Ai u shpreh se në raportin e Dick Marty në shënjester nuk është vetëm Kosova por dhe Shqipëria.

Fatmir Mediu: Para disa ditësh isha me Shqipe Selimajt, më tha të jeni të gjithë bashkë, që të na e lehtësoni dhimbjen. është një skenar i ndërtuar nga Rusia dhe Serbia që kërkon të njollosë lidershipin e UÇK-së. Duhet të rikthejmë ndryshimin në Ballkan. Duhet të jemi të bashkuar si Shqiptarë, prezenca e inteligjencës ruse nuk është e rastësishme, ndarjet në Malin e Zi dhe problemet në Ballkan janë tendenca për të krijuar probleme në Ballkan. Në shënjestër nuk është vetëm Kosova por dhe të gjithë shqiptarët, në raporton e Dick Martyn është dhe Shqipëria. Marty thotë se është i kërcënuar nga serbët.

3 VITE ME PARE

VD-"Kur ky shiste ikona të vjedhura, Kosova mbulohej me gjak", Berisha i përgjigjet Ramës, Nikolla i mbyll mikrofonin

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ngrit në foltoren e Kuvendit për t'ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e mbylli fjalën e tij duke thënë se PD i ka ngulur thikën në shpinë Kosovës dhe se opozitën e presin të tjera shpallje "non-grata". Berisha tha se kur Edi Rama ndodhej në Paris dhe shiste ikona të vjedhura, (akuzë e Gjergji Thimios), Kosova përballej me ashpërsinë e pushtetit serb. “Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak”,-tha Berisha, por fjala iu ndërpre nga fikja e mikrofonit që iu bë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. 

 

3 VITE ME PARE

VD-"Do harroni edhe Adriatikun", Rama paralajmëron opozitën për non-grata nga Britania e Madhe

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama, kryeminister

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar opozitën në Kuvend se do të përballet me të tjera sanksione pas "non-grata"-s për Sali Berishën. Në debatin nga foltorja, Rama tha se PD është një tufë varkash druri që mendojnë se mund të përballen me "anijen" e PS. Krahasimin e vazhdoi për të shtuar se nëse disa nuk kalojnë dot "oqeanin", të tjerë do të harrojnë edhe "Gjilbraltarin dhe Adriatikun", duke parashikuar kështu non-grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian. 

Bilanci është një tufë varkash druri që ju gënjen mendja se do përballeni me anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruat disa, tani do harroni edhe Gjilbraltarin disa, shumë shpejt do të harroni edhe Adriatikun. Mos harroni, mua më dalin fjalën. Vazhdojini thojuni shqiptarëve se ne nuk pyesim se dinjiteti dhe sovraniteti... në emër të cilit dinjitet flisni ju? Sa herë që ju keni thikën në gojë, ia ktheni thikën Kosovës. 

Edi Rama, kryeministër

Më pas, teksa ishte duke përfunduar fjalën e tij, Rama e përsëriti deklaratën duke shtuar se "kontinenti u mbyll". 

E falenderoj zotin Mediu, jam jo 995, por 100% dakord me frymën e diskutimit të tij, por dua të bëj edhe njëherë edhe një nënvizim, kockat e Srebrenicës dhe gjaku i Kosovës nuk janë materiale për supën e “Foltores” dhe as për çobën e këtyre të nënfoltores. Varret masive dhe gjaku dhe nderi i UÇK-së nuk janë menu ku fut hundët gjenerali juaj i “ushtrisë së vdekur” që do të mbledhë këtu të tëra kocat e Ballkanit për t’i bluar. Një i pa dëshiruar me certifikatë nga SHBA, me vulë dhe firmë, dhe Oqeani iku, tani ikën Gjibraltari, kanali i La Manshit, mbyllet kontinenti. Si mund ta katandisni gjithë atë histori. Liderin legjendar e keni “non grata”, sepse u ka udhëhequr një i korruptuar dhe minues i demokracisë.

Kryeministri nuk dha më shumë detaje për emrat që do të jenë non-grata apo arsyet, por siguroi se është një njeri që nuk flet kot. "Më del fjala, ju e dini"-tha ai. 

3 VITE ME PARE

VD-'PD është tufë varkash'/ Rama: Zëri ynë do dëgjohet në Strasburg, rezoluta do votohet nuk ka diskutim

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se rezoluta kundër raportit të Dick Mary do të votohet nga deputetët pa asnjë diskutim. Po ashtu, ai sulmoi dhe opozitën duke konsideruar Partinë Demokratike si një tufë varkash.

'Shqipëria ç'do bëjë? Zëri i Shqipërisë do të dëgjohet në Strasburg, Dick Marty nuk është më anëtar i asamblesë, nuk e kemi me të por me ato që kanë votuar. Ky proces hetimesh nuk ka sjellë asnjë drejtësi te viktimat e presupozuara, por ka bërë viktima figura të UÇK. E ka bërë viktimë jo disa persona por botërore, ushtrine çlirimtaret të Kosovës. Një nga shëmbullturat e Kosovës. Ku e kanë krenarinë, këta flasin për luftën se i duket sikur marrin pjesë në luftë, krenarinë këtu na e jep vetëm një gjë, lufta që nga Ibrahim Rugova te Hashim Thaçi, këta e duan Thaçin të vrarur prej këmbësh. Këtë nuk e bën asnjë komb që për hir të hesapeve të shkojë të kërkojë të therin, por e bën një gogol këtu bashkë me hijet që i shkojnë nga mbrapa. Raporti nuk është personal, Dick Marty është një emër. Unë jam krenar që mund të bëjmë kaq, në krahasim me pafundësinë e gjëse që ka bërë Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë. Ju jeni serb, Adem Jashari ka nevojë të mbrohet nga ky raport sepse është bërë pis gjaku i Adem Jasharit dhe familjes së tij, duke i përfshirë në këtë lëvizje të organeve njerëzore. Që ju do ta votni rezolutën nuk diskutohet, nuk keni asnjë rrugë tjetër, që nuk keni kuptuar asgjë nuk diskutohet por një gjë dihet që historia del përpara, kur mendon se e ke lënë pas të del përpara, siç gjen bishtin e shtrembër që vajti në asamble të PD dhe me urdhër nga Baca i madh, hapi rrugë për të gjithë, sic bëmë ne. Historia ka thënë se PS ka një bilanc absolut me raport me interesin kombëtar, ndërkohë që bilanci i asaj që quhej PD e që tani është një tufë varkash druri, e që vini këtu e përballeni me anije, tufë varkash me lopata jeni. '- tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD-"Shih budallai, ja gogoli", Rama "qesëndis" Berishën dhe tall Bashën në Kuvend

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama u detyrua ta ndërpriste debatin politik me opozitën për pak minuta për shkak të pranisë së një grupi fëmijësh në një nga llozhat e Kuvendit. Por kjo se ka penguar që Rama të ironizojë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha por të kapet edhe me deputetin Lulzim Basha. Në momentin kur Rama ndërpreu fjalën, Basha e kërkoi te kryeparlamentarja. Kryeministri e priti keq. “Shih budallai, unë them presim se janë fëmijët, ky do fjalën”,-tha Rama, ndërsa në momentin kur hyri Berisha ai e quajti "gogol". 

S’mund të vazhdojë seanca se fëmijët kanë ardhur të dëgjojnë disa baballarë dhe nëna të përgjegjshëm. Xhaxhi Fatmiri po flet, është ai atje në fund. Dil të të shohin. Keni edhe xhaxhi Lulin aty. Erdhi dhe gogoli, dilni këtej tashi t’jua tregoj se kush është”,- tha kryeministri duke përfituar nga mungesa e mikrofonit. Por kaq ka mjaftuar që deklarata të pritej keq nga demokratët që i janë përgjigjur nga karrigia. 

3 VITE ME PARE

VD-Thaçi në Hagë/ Rama: Është unikale në historinë e botës që një president në detyre të merret peng pa akuzë

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, tha se akuzat që ngrihen kundër Hashim Thaçit janë pa prova dhe aspak të vërteta. Nga salla e Kuvendit, Rama tha se Shqipëria ka detyrë të veprojë sot pasi ka aktakuzën dhe shikohet se për çfarë po akuzohet Thaçi.

'Qysh prej vitit 2011 kur asmbleja e Këshillit të Europës dhe të deputetit . Sot fakti është se asnjë nga misionet dhe hetimet, nuk janë vërtetuar asnjë nga akuzat nga zotëria në fjalë Këtu është momenti për ta thënë shumë qartë se kjo nisëm që ne do ta cojmë deri në Strasburg nuk ka asnjë synim për të interferuar me procesin e drejtësisë që po zhvillohet në Hagë. Në gusht te 2015, Thaçi bashkë me të tjerët në anën e akuzar asokohe në parlament miratuan krijimin e dhomave të specilizuara për ndjekje penale për ato pretendime. Ato ishin objekt hetimi me kohë e me vakt, por fatkeqësisht për Kosovën dhe ushtrinë, për Shqipërinë dhe për Shqiptarët që kanë atdhe e për turpin e atyre që votuan atë raporton në KE, balta mbuloi dynjanë ndërkohë që asnjë provë nuk u gjet. Në asnjë prej hetimeve dhe aktakuzave që u ngritën ndaj udhëheqësve të UÇk nuk përbën asnjë rast që lidhet me trafikun e organeve njerëzore. Flasim për akuzat e raportit që i dha jetë dhomave të specializuara. Ne, në këtë rast, se kanë cfarë kanë, e vërteta është se iu është hapur rrugë nga qeveria shqiptare për kontrolle, shtëpia e verdhë, 0, asgjë. Trafik organesh njerëzore në një shtëpi që ishte në fund të botës pa rrugë fare, ndërkohë që dihet se në cfarë kushtesh duhet të jenë që të kryejnë këtë veprimtari. Shqipëria ka detyrë të veprojë sot pasi kemi aktakuzën pasi lexojmë se për cfarë akuzohet Thaçi. Është unikale në historinë e botës që një president në detyre të merret peng pa akuzë, të rrijë 1 vit pa akuzë. Cështja jonë është që të vëjmë në vend nderin e këtij kombi se nuk mund ta pranojme se ky komb i jep jet një njësi terroriste, UKÇ e ka quajtur bandë një i vdekur, bëmë baba të të ngjajë, asnjë fjalë për UÇK. Ja këta janë këta, as nuk duan t'ja dinë. Për asgjë tjetër, veçse për karrige.'- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

VD-Rama-Bashës: 8 vite kryetar i PD nuk fole kurrë për UÇK dhe Hashim Thaçin

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama akuzoi deputetin Lulzim Basha se përgjatë 8 viteve që drejtoi Partinë Demokratike, nuk foli kurrë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga Kuvendi ku është diskutuar projektrezoluta e propozuar nga Partia Socialiste  'Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë e Shqipëri', Rama tha se Basha ka bërë vetëm akuza politike ndaj tij.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Ai që dëgjuat ka qenë 8 vjet kryetar i PD. Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Marty, dëgjuat ndonjë fjalë për UÇK, dëgjuat ndonjë fjalë për HashimThaçin, për poshtërsinë e akuzës për trafikim të qenieve njerëzore? Jo! Dëgjuat vetëm për Millosheviçin dhe për mua! Pjesën për mua duhet ta mirëkuptoni se i kam munguar në këtë periudhë. Këtu kemi ardhur për diçka tjetër dhe për atë që të gjithë këta kanë bërë sa herë iu është dashur ky Parlament dhe Kosova si samar kur s’kanë pasur ç’ti bëjnë gomarit. Ky është fillimi i një beteje të vërtetë reale. Ky është Parlamenti i Shqipërisë së vogël e cila sot është në tryezën e Këshillit të Sigurimit dhe nuk mund ta bartë karagjozllëkun  e një politike që për 30 vite, në emër të patriotizmit e ka përdorur Kosovë, dhimbjen dhe nostalgjitë për llogaritë e një pazari mizerabël këtu në mes të Tiranës. Dyshoj se do të ketë të tjerë që do të merren seriozisht me raportin e Dick Marty. Nuk ka asnjë fakt, zero! Këta e kanë votuar raportin e Dick Marty-t në Këshillin e Evropës. Ajo luftë ishte një rebelim, i katundarëve edh punëtoreve që morën në një moment pushkën dhe thanë mjaft. Ndërkohë që në Gjykatë kanë çuar Kosovën, kanë çuar Hashim Thaçin. Këta nuk ja guxojnë t’i përmendin emrin Hashim Thqaçit. Këta Kosovën e ndanë veç kur i çonin naftë asaj makinerie që bënte spastrim etnik.  Fillimi i një rruge që do të shkojë në Strasburg. Kujt t'i flasësh? Këta kujtojnë se kanë atdhe, këta nuk kanë atdhe. Kur marrin mikrofonat tjetërsohen sepse kështu e ka politika thonë këta. Ngulja e thikës kujt të mundesh sa të mundesh, edhe vendit tënd. Kështu i kanë mësuar, e pe si tha se kemi dy rezoluta identike, pse i kemi identike se janë e njëjta gjë. tani i ka ndarë Amerika, se janë ca që e kanë frikë ca që pyesin. Po të shohësh rezolutën, sa herë kanë këta një problem direkt të zhvarrosin deri në Srebenicë. Barbarë firmato! Ju kujtohet Kosova këtyre dhe i kujtohet Millosheviçi që është në botën tjetër, sa herë që kjo bota këtu iu lëviz botën në këmbë.

3 VITE ME PARE

VD-'Nuk kanë as as din dhe as iman', Ramës s’i del inati me Srebrenicën: I ka mësuar baca

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur sërish me tone të ashpra opozitës nga Foltorja e Kuvendit lidhur me genocidin e Srebrenicës. Rama deklaroi se kjo nuk është një rezolutë e zakonshme, por është fillimi i një rruge që do shkojë në Strasburg.

' Kjo nuk është një rezolutë e zakonshme. Është fillimi i një rruge që do shkojë në Straburg, synon të lëvizë Këshillin e Evropës, j të lëvizë ujërat e ndenjur të kënetës së Shqupit. Po kujt t’i flasësh? Këta nuk kanë Atdhe. Nuk kanë as din dhe as iman. Kur marrin mikrofonat tjetërsohen. Thonë kështu e ka politika, ngulja thikën kujt të mundesh, ku të mundesh sa të mundesh madje po e hëngri dhe vendi yt s’ka problem. Kështu i ka mësuar baca nga i cili kujtojnë se janë ndarë. Tani i ka ndarë Amerika se janë ca që nuk pyesin për Amerikën, janë ca që mendojnë se mos i ndodh gjë Amerikës së po e mbështesin. Po të shikosh historikun e rezolutave është ajo që ju thashë, sa herë kanë një problem me vrap të zhvarrosin kockat deri në Srebrenicë  dhe pastaj hyjnë në garë se kush kap dhe kush bluan më shumë kocka nga ato të Srebrenicës këtu në Parlament. Barbarë. Barbarë firmato të gjithë. Ju kujtohet Kosova këtu dhe kujtohen t’i bien Millosheviçit në botën tjetër sa herë bota reale ju lëviz nën këmbë.'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD-/ Fëmijët futen në Kuvend, Rama HABITET: Çfarë janë ata? Do ndaloj tani, flas kur të largohen ata

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama

TIRANË- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë u ndërpre pasi në seancë u futën disa fëmijë të vegjël. Menjëherë Rama ndaloi dhe pyeti se kush janë ata. Më pas, kreu i qeverisë tha se do të flasë në momentin kur të vegjëlit do të largohen nga salla. 

'Çfarë janë ata? Nëse ata janë fëmijë ne kemi detyrën ti respektojmë ata, unë do të ndaloj tani fjalën , se erdhën fëmijë. Thashë ca janë ata, se erdhën tani. Une e nderpres tani dhe do filloj kur të dalin fëmijët. '- tha Rama.

Ftesa e fëmijëve është bërë nga deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila ka edhe fëmijët e saj në seancë plenare.

3 VITE ME PARE

VD-Basha mori fjalën në Kuvend, Rama tallet: E dëgjuat? I kam munguar shumë

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk la pa komentuar fjalimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës në Kuvend. Rama tha se në fjalimin që Basha mbajti, nuk përmendi në asnjë moment Dick Martyn ose Hashim Thaçin. Gjithsesi, ai kërkoi nga salla mirëkuptim duke shtuar se i ka munguar shumë. 

'A e dëgjuat, ka qënë 8 vjet kryetar i PD. Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Marty, për Hashim Thaçin? Po pjesën për mua duhet ta mirëkuptoni se i kam munguar shumë. Këtu kemi ardhur për diçka krejt tjetër. '- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

VD-Basha: Nuk do të ketë bashkëpunim rajonal pa dënuar genocidin serb

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Lulzim Basha

TIRANË-Deputeti Lulzim Basha deklaroi në seancën e sotme të Kuvendit se ky parlament duhet të të dënojë gjenocidin serb në Kosovë. Basha nënvizoi se raporti i Dick Marty është ‘fake’ dhe sot është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe.

'Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë dhe asgjë më të shenjtë se interesi i Kosovës. Nuk do të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonalë pa dënuar gjenocidin serb., Ndër vite ka pasur përpjekje për të manipuluar faktet dhe për t’i ikur të vërtetave. Raporti i Dic Martyt është fake dhe tashmë është ë qartë se pas tij fshihen strukturat serbe. Hapi i fundit ishte plani për eliminimin fizik nga struktura serbe për të fshehur gjurmët dhe për të fajësuar sërish Kosovën. E vërteta nuk fshihet dot. Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë përballë agresionit dhe krimeve të regjimit të Millosheviçit. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë me masakrat dhe gjenocidin. Lufta e UÇK pati në krah të saj NATO sepse ishte një luftë e drejtë. Ndaj shqiptarëve po kryhej gjenocid. Ky parlament, burrat dhe gratë nuk e fusin kokën si struci në rërë. Nuk duhet të ngurojnë për të votuar këtë dënimin e këtij gjenocidi. Ky nuk ka për qëllim për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme por për t’i hapur rrugën të ardhmes. Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë. Sado të fshihet pas gjuhës së shthurur është një amnistie ndaj të shkuarës që rrezikon të përsëritet nëse nuk dënohet. Jemi në krah të përpjekjeve të Kosovë”, tha Basha.

3 VITE ME PARE

VD-Rama e korrigjon, Nikolla ndihet në faj: Ndjesë, ndjesë, do flasë për procedurë

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama korrigjoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën. Kjo e fundit nuk e priti dhe aq mirë saqë kërkoi më shumë se 2 herë falje. Teksa Nikolla deklaroi se Rama do të marrë fjalën për replikë, kryeministri iu drejtua duke i thënë se do të flasë për procedurë. Menjëherë Nikolla rregulloi gabimin dhe kërkoi disa herë falje. 

REPLIKAT:

Nikolla: Kryeministri Edi Rama për replikë

Rama: Jo për replikë jo po për procedurë. 

Nikolla: Do flasë për procedurë, ndjesë, ndjesë, faji im, ndjesë

3 VITE ME PARE

VD- Rama nuk përmbahet për PD: Jeni foltorja dhe gojorja, Kosovën e përdorni si gomar

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama

TIRANË- Qëndrimi i Partisë Demokratike në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj rezolutës kundër raportit të Dick Martyt si edhe ndaj rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë, ka bërë që fjalori i kryeministrit Edi Rama të dalë jashtë etikës. Rama tha se Shqipëria nnuk mund të bëhet gazi i botës për shkak “të foltores dhe gojores” duke iu referuar hedhjes poshtë fillimisht të Rezolutës së propozuar nga demokratët.

'Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni të bëni hapa të tillë, bëjini. Po për sa kohë jemi ne nuk i bëjmë. Para se të marrim një hap të tillë për të zgjidhur probleme mes foltores dhe gojores, duhet dakordësia e aleatëve tanë se nuk bëhemi ne si foltorja dhe gojorja në sytë e botës dhe në sy të asaj bashkësie demokratike pa të cilës nuk do të kishte Kosovë fare. Këta jeni ju, u miratua rezoluta por kur u miratua, atëherë kur duhej në ditën e Srebrenicës jo në ditën e foltores e gojores. S'keni çi bëni gomarit dhe doni t'i bini samarit, e për samar doni të përdorni Kosovën'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

KUVEND/ Balla: Kjo rezolutë duhet të marrë mbështetjen e të gjithëve, Raporti i Dick Marty-t, nuk provohen akuzat

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Taulant Balla

TIRANË- Kuvendi po zhvillon seancën parlamentare ku në qendër të diskututimeve është projekt rezoluta e propozuar nga mazhoranca në lidhje me gjenocidin serb në Kosovë. Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se kjo është një projekt rezolutë që duhet të marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve në Kuvend. Sipas Ballës, raporti i Dic Marty-t nuk provon asnjë akuzë për krime lufte dhe shitje organesh nga ana e UÇK-së.

Taulant Balla: Në vijim të qëndrime tona të kahershme për vlerësimin e legjimitetit të luftës heroike të luftës çlirimtare të Kosovës. Çdo dyshim për krime lufte duhet zbardhur nga organet e drejtësisë dhe nuk mund të ketë çështje poafundësisht në hetim në mënyrë që popujt të gjejnë forcën të jetojnë bashkë dhe të mundohen të harrojnë plagët e së shkuarës. Zyra e prokurorit të specializuar, në raportin e Dick Marty asokohe anëtar dhe përfaqësues i komitetit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, trafiku i organeve është i përfshirë në rezolutën e KIE, dhe mbeten të pabazuara në fakte, për këtë qëllim kemi propozuar në Kuvend këtë rezolurtë mbi pabazueshmërinë mbi trafikun e organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri, synimi është që ti kërkojmë Këshillit të Europës një raport vijues dhe për pasojë një rishikim të rezolutës të vitit 2008. Kjo rezolutë jam i bindur që do ta marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

3 VITE ME PARE

Rama - opozitës: Ju jeni gati ti zhvarrosni viktimat e gjenocidit, keni qënë thika e Kosovës

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Edi Rama

TIRANË- Me tone të larta, kreu i qeverisë Edi Rama, akuzoi opozitën se po përfiton nga Kosova. Nga seanca e sotme plenare, Rama u shpreh se opozita është gati që të bëjë lëmsh politikën ndërkombëtare si dhe shtoi se ato po kërkon që të përfitojë nga Kosova. Kryeministri sulmoi opozitën në lidhje me projektrezolutën për të dënuar gjenocidin në Kosovë, duke thënë se nëse do ishte në dorën e tyre do të bëhej një zhvarrosje e viktimave. 

'Është sa e thjeshtë aq dhe e neveritshme se përse po e bëni këtë. Kujtohuni për gjenocidin në Kosovë, po të shohësh deklaratat dhe rezolutat shikon ndryshimin mes jush dhe nesh. Sa herë ka pasur një krizë që iu është dashur ta kapërceni, keni futur në mes viktimat e Kosovës. Sa herë iu është dashur të nxirrni nga axhenda probleme të caktuara duhet ti shikojmë, se si përkon me rezolutata dhe me deklaratat e Kosovës. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën, ju jeni gati ti rizhvarrosni dhe ti fusni dhe një herë aty që ti thoni se socialistët nuk duan, jeni gati të bëni dhe një herë lëmsh politikën e Shqipërisë. Cilin gjenocid doni ju që të aprovojmë meqë thoni se kemi frikë? Ai shtet është krijuar nga ata pa të cilët as ju e as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap nëse ju dhe ata doni të bëni hapa të tillë bëjeni, sa kohë të jemi ne nuk i bëjmë. Për të zgjidhur probleme mes foltores e gojores duhet dakordësia e aleatëve tanë. Këta jeni ju, u miratua rezoluta për Srebrenicën atëherë kur duhet jo në ditën e foltores e gojores. Për Samar doni ti bini Kosovës. Thikat që ju i keni dhënë Kosovës deri në ditën e fundit, duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës, ju nuk i mbuloni dot, historia tregon se bishti i shtrembur nuk drejtohet.'- u shpreh Rama. 

3 VITE ME PARE

VD-Debate në seancë, Alibeaj-Nikollës: Kush je ti që u heq fjalën deputetëve, po shkel rregulloren

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Kuvendi është në seancë plenare ditën e sotme ku po diskutohet projekt rezoluta e propozuar nga mazhoranca në lidhje me gjenocidin serb. Seanca ashtu siç pritej ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti demokrat Enkelejd Albeaj vijoi debatet me kryetaren e Kuvendit duke iu drejtuar me fjalët se kush je ti që u heq të drejtën e fjalës deputetëve pasi kjo e fundit i ndërpreu fjalën. Ai i drejtua me ironi: Shtyp mikrofonin me butonin që ke poshtë.

Enkelejd Alibeaj: Ma jep rregullorja, në komision thamë dakord, mirëpo kushdo ka të drejtë që të paraqesë amandamente. Ky Kuvend duhet të mbajë një qëndrim për atë që është thënë nga Dick Marty. 24 orë para seancës e ke të depozituar aty, kush je ti që heq të drejtën të gjithë deputetëve për të shprehur mendimin. Në komision, shkova respektova rregulloren, nuk pati asnjë lloj problemi, keni vetëm frikë nga ju buron kjo frikë? Shtype butonin me atë që ke poshtë. Pse është kjo frikë që të bëni hasha atë që ka ndodhur në Kosovë? Pse nuk e pranoni këtë? Frikën kujt ia keni? Po shkelni rregulloren zonjë, kjo seancë sot shihet këtu dhe atje. 

3 VITE ME PARE

VD-Nis me debate seanca, Alibeaj: Po gënjeni, Nikolla: Tërhiqi pas fjalët, nuk mund të flasësh më

Kalon me 125 vota rezoluta për Dick Martyn/ Berisha përplaset me

TIRANË- Kuvendi është në seancë plenare ditën e sotme ku po diskutohet projekt rezoluta e propozuar nga mazhoranca në lidhje me gjenocidin serb. Deputeti demokrat është përfshirë në debate të forta me kryetaren e Kuvendit teksa e akuzoi se ka thënë gënjeshtra gjatë fjalës së saj në lidhje me diskutimet në Konferencën e Kryetarëve. Nikolla u përgji menjëherë duke iu drejtuar që të tërheqë pas fjalët dhe se nuk ka të drejtë të flasë më.

Enkelejd Alibeaj: Sapo gënjeve, ndjese që po ta them. Ka një pr.rezolutë të paraqitur nga unë në 27 maj. Ka një pr.rezolutë tjetër që ngjan si dy pika ujë. Me zotin Shehu e kam gjetur gjuhën. Ishim në Komision, e prezantova, e gjeta dhe gjuhën me Sheun. Duhet të kishim seancë që në 27. Me alibi të tilla zonjë nuk mund të shtyhesh. Ju thatë; Kosova nuk mund të na ndajë. Ju p bëheni shkak për ndarjen artificiale. Ke detyrim ligjor, kushtetues , të rregullores që një pr.rezolutë ta kalosh jo vetëm në konferencë, por ta sjellësh në seancë. Të gjithë, burra dhe gra, të diskutojnë gjenocidin serb në Kosovë. Ju është bërë ky togfjalësh dhe i largoheni si djalli nga temjani. Nuk i shmangeni dot. Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim, e keni detyrim tani. Ja ku jeni të gjithë. Të gjithë përgjërohemi për çështjen e Kosovës. Është detyrim, e para politike dhe institucional, për ta diskutuar atë pr.rezolutë.

Lindita Nikolla: Tërhiqeni fjalën pas; gënjen! Se sapo e identifikuat që janë dy pr.rezultuta për të njëjtën çështje. Ju vë në dispozicion vendimin e datës 20 dhe thuhet qartë; këto pr.rezoluta do të diskutohen ë Komisionin e Jashtëm. Në komision nuk është arritur konsensus. Mu drejtove me fjalën gënjen dhe dua t’u sqaroj juve dhe të tjerët.

seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë