LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e qeverisë! Putin: Organizatorët do dalin para drejtësisë

•Zhvillime të reja nga lufta në Ukrainë. •Tensionet brenda Rusisë dhe 'lufta' e dështuar e kreut të grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin për të formuar grusht shteti, ka nxitur reagime nga Ukraina për atë se çfarë pritet të ndodhë në luftën mes dy vendeve. •Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka diskutuar ngjarjet e fundjavës në Rusi me disa liderë botërorë, duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden. •Zelenskyy tha se ai foli gjithashtu të dielën me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe presidentin polak Andrzej Duda. •Sipas tij, agresioni rus po kthehet në portin e tij. •Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka vizituar trupat ruse të përfshira në operacionin ushtarak në Ukrainë. •Shefi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, nisi një kryengritje të shkurtër të shtunën, e cila përfundoi shumë shpejt pas një marrëveshjeje që ai të largohej për në Bjellorusi 

19 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Qeveria e re bullgare miraton ndihmën ushtarake për Ukrainën

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
foto ilustruese

UKRAINË- Qeveria e re në Bullgari ka miratuar pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, njoftoi Këshilli i Ministrave më 26 qershor. Paketa e re e ndihmës u miratua në përputhje me vendimin e Parlamentit bullgar e dhjetorit të vitit 2022.

Deri pak kohë më parë, presidenti Rumen Radev, dhe Qeveria në detyrë e emëruar nga ai, kishin kundërshtuar dërgimin e pakos së re me ndihmë ushtarake, por edhe që municionet dhe armët që prodhohen në Bullgari të shkonin në Ukrainë. Këshilli i Ministrave i Bullgarisë tha se pakoja e ndihmës është konform pakos së dërguar në fund të vitit 2022.

“Me ofrimin e kësaj ndihme, stoqet e forcave të armatosura të Bullgarisë nuk do të dëmtohen”, tha po ashtu Qeveria.

Se çfarë lloje armësh do t’i dërgohen Ukrainës nuk është bërë e ditur. Por, javën e kaluar, ministri i ri i Mbrojtjes, Todor Tagarev, i tha Radios Evropa e Lirë se paketa e re e ndihmës ushtarake do të përfshijë municione, të cilat nëse nuk përdoren tani do të dalin jashtë përdorimit brenda disa ditësh.

Bullgaria është një prej shteteve në Evropën Lindore që ka stoqe dhe prodhon mocione për armët e epokës sovjetike, që ushtria ukrainase i përdor. Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, disa parti, por edhe presidenti Rumen Radev kanë kundërshtuar dërgimin e ndihmës në Ukrainë, duke argumentuar se kjo e fut Bullgarinë në luftë./REL

2 VITE ME PARE

Putin thyen heshtjen pas rebelimit të Wagner: Organizatorët do të dalin para drejtësisë

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua vendit për herë të parë pas rebelimit të mercenarëve të grupit Wagner. Putin deklaroi se organizatorët e rebelimit do të dalin para drejtësisë" dhe se rebelimi ishte "aktivitet kriminal që synon dobësimin e vendit", shkruajnë mediat e huaja.

"Vendi ishte i bashkuar kundër kësaj rebelimi të armatosur. Organizatorët e këtij rebelimi nuk mund të mos kuptojnë se do të sillen para drejtësisë, ky është një aktivitet kriminal që synon dobësimin e vendit. Duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme. Rebelimi do të ishte shtypur gjithsesi dhe organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale,"-tha Putin.

Gjithashtu presidenti rus tha se çdo lloj shantazhi është i dënuar me dështim dhe se Perëndimi dhe Kievi donin që ushtarët rusë të vrisnin njëri-tjetrin.

2 VITE ME PARE

Kryengritja e Wagner në Rusi! Putin dhe Lukashenko i drejtohen sonte qytetarëve: Do u përgjigjemi të gjitha pyetjeve

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Alexandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin pritet të dalë në një deklaratë për mediat vendase, ku do të flasë për kryengritjen e Wagner dhe ngjarjet  e fundit politike në vend. 

“Putini do të bëjë një sërë deklaratash të rëndësishme këtë mbrëmje,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kanalit televiziv shtetëror Zvezda.

Pak minuta pasi u njoftua se Vladimir Putin do të bënte "një numër deklaratash" nga Kremlini këtë mbrëmje, aleati i tij i ngushtë Alexander Lukashenko ka ndarë mesazhin e tij, raportojnë mediat e huaja.

Shërbimi i shtypit për presidentin bjellorus shkroi në Telegram: Shumë pyetje, versione dhe supozime... E para do të tregojë gjithçka, do t'ju përgjigjet gjithçkaje shumë shpejt! Ndiqni axhendën!" 

2 VITE ME PARE

Rebelimi i "Wagner", Sekretari i Jashtëm britanik: Sfidë e paprecedentë ndaj autoritetit të Putinit

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
James Cleverly

BRITANI E MADHE- Sekretari i Jashtëm James Cleverly thotë se rebelimi i Wagner është një "sfidë e paprecedentë" për autoritetin e Vladimir Putin, raportojnë mediat e huaja. Ai tha gjithashtu se po shfaqen çarje në mbështetjen ruse për luftën. 

"Duhet të theksohet se një nga aleatët e Putinit ka "shkatërruar publikisht" çështjen për luftën në Ukrainë dhe ka drejtuar një "trainer dhe kuaj" përmes saj,"- shtoi Cleverly. 

Ndër të tjera Cleverly tha se qeveria e konsideron rebelimin një çështje të brendshme ruse dhe se udhëheqja e Rusisë është një çështje e popullit rus.

2 VITE ME PARE

Shefi i Wagner, Prigozhin flet pas rebelimit! Zbulon DETAJE:Qëllimi nuk ishte rrëzimi i qeverisë

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e

BJELLORUSI- Udhëheqësi i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka folur për herë të parë pas rebelimit.Ai ka postuar një mesazh audio 11-minutësh ku thotë se askush nuk pranoi të nënshkruante një kontratë me ministrinë e mbrojtjes dhe se firma e tij mercenare ishte e detyruar të pushonte ekzistencën më 1 korrik, shkruan BBC.

"Qëllimi i marshimit ishte shmangia e shkatërrimit të Wagner-it më 1 korrik 2023  dhe mbajtja e llogarisë ndaj zyrtarëve që me veprimet e tyre joprofesionale kanë bërë një numër të madh gabimesh”,-tha Prigozhin.

Prigozhin tha gjithashtu se lideri bjellorus Alexander Lukashenko luajti një rol në marrëveshje, duke deklaruar se ai “i zgjati dorën dhe ofroi të gjente mënyra që Wagner të vazhdonte ligjërisht punën”. Ndër të tjera në mesazhin e tij kreu i grupit 'Wagner' ka deklaruar se ata ishin në një marshim për të demonstruar protestën e tyre, jo për të rrëzuar qeverinë.

2 VITE ME PARE

Sunak: Jemi të përgatitur për të gjitha skenarët pas rebelimit të Wagner

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE-  Britania është e përgatitur për një sërë skenarësh në Rusi, tha të hënën kryeministri Rishi Sunak, duke vënë në dukje ndikimin potencialisht destabilizues të tensioneve midis Grupit Wagner dhe Presidentit Vladimir Putin, raportojnë mediat e huaja.

Ndër të tjera kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se Britania po monitoronte me kujdes ngjarjet.

"Është shumë herët për të parashikuar me siguri se cilat mund të jenë pasojat e kësaj, por sigurisht, ne jemi të përgatitur, siç do të ishim gjithmonë, për një sërë skenarësh,” -u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në Nottingham.

Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit Wagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e Wagner filluan të niseshin drejt Moskës.

2 VITE ME PARE

Rebelimi i 'Wagner'/ Stoltenberg: Çështje e brendshme ruse!

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me tensionet në Rusi dhe kryengritjen e grupit mercenar rus 'Wagner' që drejtohet nga Yevgeny Prigozhin. Ai deklaroi se kjo ngjarje është një tjetër demonstrim i gabimit të madh strategjik që Vladimir Putin bëri duke nisur agresionin në Ukrainë. 

“Ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj, është edhe më e rëndësishme të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën,” u tha ai gazetarëve në Vilnius. 

Stoltenberg, i cili kryeson aleancën ushtarake të 31 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, i përshkruan ngjarjet gjatë fundjavës si një çështje të brendshme ruse, shkruajnë mediat e huaja. 

Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit ëagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e ëagner filluan të niseshin drejt Moskës. 

2 VITE ME PARE

Gjermania do t’i stacionojë 4.000 trupa ushtarake në Lituani

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Boris Pistorius

Gjermania planifikon t’i dërgojë 4.000 trupa shtesë të NATO-s në Lituani, për të ndihmuar në sigurimin e krahut lindor të aleancës, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Gjermania është e gatshme që ta stacionojë me afat të përhershëm një brigadë të madhe në Lituani”, ka thënë Pistorius gjatë një vizite në kryeqytetin lituanez, Vilnius.

Sipas ministrit gjerman, do të duhet të ndërtohen objekte për t’i akomoduar trupat. Lituania i ka kërkuar vazhdimisht Gjermanisë që t’i dërgojë trupa ushtarake në territorin e saj. Lituania është në kufi me enklavën ruse, Kaliningrad.

Gjermania është zotuar në qershor të vitit 2022, se do ta ketë një brigadë të gatshme për ta mbrojtur Lituaninë në rast sulmi.

Megjithatë, deri më tani, Berlini i ka rezistuar idesë së krijimit të një baze të përhershme në Lituani, duke insistuar se trupat mund të angazhohen shpejt prej bazave të tyre në Gjermani. Aktualisht, qindra ushtarë gjermanë janë në Lituani në kuadër të NATO-s. Në rast të rritjes së tensioneve, Qeveria gjermane ka thënë se një brigadë e madhe mund të transferohet në Lituani brenda 10 ditësh.

Deklarata e Pistoriusit në Lituani - ku është duke realizuar vizitë për t’i vëzhguar stërvitjet e NATO-s dhe për t’u takuar me zyrtarë të aleancës - është deklarata e parë e qartë gjermane për këtë çështje.

Gjermania i ka dërguar në Lituani rreth 300 tanke dhe pajisje tjera, bashkë me 1.000 ushtarë për të marrë pjesë në stërvitjet e NATO-s, të cilat janë duke u mbajtur për herë të tretë./REL

2 VITE ME PARE

Tentoi 'grusht shteti'/ Mediat ruse: Prigozhin nën hetim nga FSB

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Një raport i medias ruse, zbulon se shefi i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin është vënë  në hetim në lidhje me kryengritjen e së shtunës. 

Udhëheqësi i ëagner i largoi luftëtarët e tij mercenarë pasi arriti një marrëveshje me Kremlinin që përfshinte të gjitha akuzat që u hodhën kundër tij dhe njerëzve të tij.

Megjithatë, gazeta ruse Kommersant ka raportuar se çështja penale kundër tij për organizimin e një rebelimi të armatosur nuk është mbyllur dhe është ende duke u hetuar nga shërbimi rus i sigurisë FSB. Prigozhin, i cili është detyruar të transferohet në Bjellorusi sipas marrëveshjes, nuk ka komentuar ende për kushtet e marrëveshjes. 

2 VITE ME PARE

Tentoi 'grusht' shteti/ Ish-drejtori i CIA-s: Prigozhin tani duhet të jetë shumë i kujdesshëm me 'dritaret' që i hapen

 
Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Yevgeny Prigozhin

RUSI-  Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane dhe ish-shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), David Petraeus, paralajmëroi kreun e grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin të jetë shumë i kujdesshëm me mundësitë që i ofrohen pasi tentoi të formonte grusht shteti, të cilin presidenti rus e quajti 'tradhëtar' dhe do të merrte masa. Yevgeny Prigozhin ishte përfshirë në një kryengritje kundër qeverisë ruse të udhëhequr nga Vladimir Putin gjatë fundjavës. Kryengritja u ndërpre brenda një dite pasi mercenarët e grupit Wagner marshuan në qytetin rus të Rostovit, shkruajnë mediat e huaja. 

"Prigozhin e mbajti jetën, por humbi grupin e tij Wagner dhe ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm rreth dritareve të hapura në mjedisin e tij të ri në Bjellorusi, ku po shkon," tha Petraeus gjatë një programi në kanalin amerikan të lajmeve CNN.

Shefi i ushtrisë private Wagner, Yevgeny Prigozhin shtoi tensionet me drejtuesit e lartë ushtarakë të Rusisë të premten mbi mosmarrëveshjet se si po zhvillohet lufta në Ukrainë. Prigozhin lëshoi ​​një seri regjistrimesh audio në Telegram, duke akuzuar udhëheqjen ushtarake të Rusisë për vrasjen e forcave të tij. Shefi i grupit Wagner urdhëroi trupat e tij të marshonin drejt Moskës për të kërkuar "hakmarrje". 

2 VITE ME PARE

Lituania kërkon përforcim të NATO-s pas kaosit në Rusi

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Gitanas Nauseda

LITUANI- Presidenti i Lituanisë ka kërkuar forcimin e krahut lindor të NATO-s pas revoltës së shkurtër të armatosur të kompanisë ushtarake private Wagner kundër Moskës, një akt që kërcënoi kontrollin e pushtetit prej më shumë se dy dekadash të presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti Gitanas Nauseda tërhoqi vëmendjen ndaj marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bjellorusia për të zbutur krizën, e cila do të shohë shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, të shkojë në mërgim në Bjellorusi.

Bjellorusia ndan një kufi me Lituaninë, anëtare e NATO-s. Lituania kufizohet gjithashtu me enklavën Ruse të Detit Baltik të Kaliningradit. Nauseda paralajmëroi se prania e Prigozhin në Bjellorusi dhe trazirat në Rusi e kanë vënë rajonin në një situatë të rrezikshme, shkruajnë mediat e huaja. 

"Unë po flas këtu jo vetëm për Lituaninë, por për NATO-n në tërësi. Kemi të bëjmë me një shtet të madh, një shtet bërthamor dhe çdo trazirë e brendshme në mënyrë të pashmangshme ka pasoja për sigurinë e shteteve përreth," tha Nauseda, sipas radios lituaneze, duke  iu referuar Rusisë. 

Ai tha se nuk kishte asnjë informacion deri më tani që të konfirmonte nëse shefi i Wagner ishte tashmë në Bjellorusi, një vend që është aleat i ngushtë me Rusinë. 

2 VITE ME PARE

'Lufta' për pushtet, bie ndjeshëm vlera e rublës ruse

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Rubla ruse

RUSI- Rusia i ka hapur të hënën tregjet financiare, duke e tregtuar rublën në shkallën më të ulët në 15 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan. Në mëngjesin e së hënës, vlera e rublës ka qenë 2.1 për qind më e vogël – 86.5 kundrejt dollarit amerikan.

Vlera e rublës ka qenë më e ulët vetëm në mars të vitit 2022 – pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – 87.2. Rubla nuk tregtohet përgjatë vikendit, dhe e hëna ka qenë dita e parë kur është tregtuar valuta ruse, pas zhvillimeve të 24 qershorit në Rusi.

Atë ditë, mercenarët rusë të grupit Wagner, në krye me Yevgeny Prigozhinin, janë nisur nga Ukraina drejt Rusisë dhe kanë fituar kontrollin e qytetit jugor Rostov-on-Don.

Prigozhin ka deklaruar se dëshiron të rrëzojë nga pushteti krerët e sektorit të mbrojtjes në Rusi. Teksa mercenarët kanë qenë në rrugë drejt Moskës, Prigozhin u ka dhënë urdhër për ta ndërprerë operacionin.

Bjellorusia ka thënë se e ka ndërmjetësuar një marrëveshje që parasheh largimin e Prigozhinit në Bjellorusi dhe kthimin e mercenarëve të Wagnerit në bazat e tyre.

Instituti për Studime të Luftës, me seli në Uashington, ka thënë të dielën se rebelimi i Wagnerit kundër udhëheqësisë ruse, ka shpërfaqur “dobësi të thella” të sistemit rus të sigurisë. /REL 

2 VITE ME PARE

'Prapaskenat' e kryengritjes së 'Wagner'/ Ish-deputeti rus: Putin dhe Prigozhin ranë dakord për një skenar

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Ilya Ponomarev

'Një maskaradë'. Kështu e përshkruan ish-deputeti i Dumës ruse Ilya Ponomarev, një biznesmen që jeton në mërgim në Ukrainë që nga viti 2016 dhe që është një nga themeluesit e Legjionit për Lirinë e Rusisë, rebelimin e Grupit Wagner.

Sipas Ponomarev, Yevgeny Prigozhin dhe Vladimir Putin kishin një marrëveshje që në fillim se çfarë do të kishte ndodhur dhe për të cilën askush tjetër nuk ishte në dijeni, ndërsa nënvizoi se kreu i Wagner është një njeri shumë i besuar i Putinit.

Ish-deputeti, i vetmi që ka votuar kundër aneksimit të Krimesë, nxjerr në pah arsyet që, sipas tij, kanë shtyrë Putinin dhe Prigozhinin të veprojnë në këtë mënyrë, shkruajnë mediat e huaja. 

Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit Wagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e Wagner filluan të niseshin drejt Moskës.

2 VITE ME PARE

Ish-gjenerali britanik: Grupi Wagner mund të udhëheqë sulmin në Kiev nga Bjellorusia

 

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Richard Dannatt

RUSI- Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, gjenerali Lord Richard Dannatt paraljmëron se Ukraina duhet të ketë kujdes pasi mercenarët Wagner PMC të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, mund të sulmojnë Kievin nga Bjellorusia, shkruajnë mediat e huaja. 

"Fakti që ai ka shkuar në Bjellorusi është një çështje shqetësuese. Nëse ai ka mbajtur një forcë efektive luftarake rreth tij, atëherë ai paraqet përsëri një kërcënim për krahun ukrainas më afër Kievit, ku filloi lufta," tha gjenerali Dannatt.

Siç është raportuar, më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i Grupit Wagner, njoftoi një demarsh kundër udhëheqjes ushtarake ruse, veçanërisht kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Ai pretendoi se ushtria e tij mori kontrollin e Rostov-on-Don dhe një pjesë të rajonit të Voronezh, pas së cilës mercenarët e Wagner filluan të niseshin drejt Moskës.

 

2 VITE ME PARE

Ministrja e Mbrojtjes në Ukrainë: Kemi rimarrë më shumë se 100 kilometra katrorë territor

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Hanna Maliar

UKRAINË-  Në fillim të këtij muaji, Ukraina nisi kundërsulmin e saj të shumëpritur. Sipas ministres ukrainase të Mbrojtjes, Hanna Maliar, ajo ka rimarrë rreth 130 kilometra katrorë (50 milje katrorë) tokë përgjatë vijës së frontit jugor, shkruan SkyNews.

"Situata në jug nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë javës së kaluar", tha ajo. 

Ajo gjithashtu theksoi se përgjatë pjesës lindore të vijës së frontit, e cila përfshin drejtimet Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Maryinka, janë zhvilluar rreth 250 përleshje luftarake gjatë javës së kaluar.

2 VITE ME PARE

Kryengritja 'jetëshkurtër' e Prigozhin, ministri i mbrojtjes viziton trupat e përfshira në konfliktin në Ukrainë

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Sergei Shoigu

RUSI- Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka vizituar trupat ruse të përfshira në operacionin ushtarak në Ukrainë.  Njoftimi i vizitës së rrallë vjen pasi shefi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, nisi një kryengritje të shkurtër të shtunën, e cila përfundoi shumë shpejt pas një marrëveshjeje që ai të largohej për në Bjellorusi, shkruan CNN. 

Të hënën, ministria e mbrojtjes tha se Shoigu vizitoi një post komandues të vijës së parë të një prej grupeve perëndimore të trupave në operacionin special ushtarak, termi që Presidenti Vladimir Putin përdor për luftën në Ukrainë.  

2 VITE ME PARE

Australia njofton paketën e re të ndihmës prej 74 milionë dollarësh për Ukrainën

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Foto ilustruese

AUSTRALI- Australia, një nga kontribuesit më të mëdhenj jashtë NATO-s në Ukrainë, do të dërgojë 70 automjete ushtarake shtesë në Ukrainë si pjesë e paketës së saj të fundit të ndihmës ushtarake për vendin. Kryeministri australian Anthony Albanese tha të hënën se Canberra do të ofrojë një paketë shtesë ndihme ushtarake për Kievin në vlerën 74 milionë dollarë, shkruajnë mediat e huaja. 

“Në përgjigje të kërkesës së Presidentit Zelensky për mbështetje, Australia do të sigurojë 99.5 milionë dollarë Australianë (67.8 milionë dollarë) në ndihmë ushtarake për Kievin. Kjo do të përfshijë 14 transportues të blinduar të personelit, 20 automjete Bushmaster dhe pajisje të tjera ushtarake të prodhuara nga industria e mbrojtjes”, vuri në dukje ai.

Albanese nënvizoi gjithashtu se Australia do të dërgojë 5.9 milionë dollarë të tjera për rojet kufitare ukrainase dhe se Canberra do të qëndrojë pranë Kievit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke mbështetur Ukrainën në çështjen e saj kundër Rusisë. 

2 VITE ME PARE

Analiza e REL: Kërcënimi mercenar rus ringjalli shqetësimet për sigurinë bërthamore

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Yevgeny prigozhin

RUSI- Marshimi i grupit mercenar Wagner drejt Moskës ringjalli një frikë të vjetër në Uashington: çfarë ndodh me rezervat bërthamore të Rusisë në rast të trazirave të brendshme?

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, e ndërpreu rebelimin kundër regjimit pas një marrëveshjeje që ndërmjetësoi udhëheqësi bjellorus. Kjo i uli shqetësimet e menjëhershme për një konflikt të madh brenda Rusisë, por sinjalizoi se pushteti i presidentit rus, Vladimir Putin, po dobësohet.

Imazhet e tankeve në rrugët e qyteteve ruse sollën në mendje grushtshtetin e dështuar të vitit 1991 nga linjat e ashpra komuniste, që rriti shqetësimet për sigurinë e arsenalit bërthamor sovjetik, thonë ish-zyrtarë të inteligjencës amerikane.

“Komuniteti i inteligjencës do të jetë super i fokusuar në rezervat bërthamore [ruse]”, thotë Marc Polymeropoulos, ish-oficer i lartë i CIA-s, që ka mbikëqyrur operacione klandestine të agjencisë në Evropë dhe Euroazi.

“Ju dëshironi të dini se kush e ka kontrollin e armëve bërthamore, sepse jeni të shqetësuar se terroristë ose njerëz të këqij si [udhëheqësi çeçen, Ramzan] Kadyrov mund të vijnë më pas”, thotë Daniel Hoffman, ish-oficer i lartë i CIA-s, i cili ka shërbyer si shef i stacionit të agjencisë në Moskë.

Kadyrov dërgoi mijëra forca të tij në Rostov-on-Don – qytet në jug të Rusisë, i pushtuar dhe më pas i braktisur nga luftëtarët e Prigozhinit – duke u zotuar se do të ndihmojë në shuarjen e revoltës. Zyrtarët amerikanë thonë se nuk shohin ndonjë kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e armëve strategjike dhe taktike të Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se marrëveshja që ktheu luftëtarët e Wagnerit në kampet e tyre, kishte për qëllim shmangien e konfrontimit dhe të gjakderdhjes.

“Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në sistemimin e forcave bërthamore ruse”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA.

“Rusia ka përgjegjësi të veçantë për të mbajtur komandën dhe kontrollin e forcave të saj bërthamore dhe për të siguruar që të mos ndërmerren veprime që rrezikojnë stabilitetin strategjik”, tha ai.

Por, siguria e këtyre armëve është një shqetësim i vazhdueshëm për Uashingtonin. Agjencitë e inteligjencës amerikane thanë në vlerësimin e tyre vjetor të kërcënimit, për 2023-shin, se “siguria bërthamore e Rusisë mbetet një shqetësim, pavarësisht përmirësimeve në mbrojtjen e materialeve dhe kontrollin e tyre”.

Zinxhiri i komandës bërthamore

Një skenar shqetësues është mundësia që një fraksion ushtarak fiton aftësi vendimmarrëse mbi disa prej armëve, nëse përçarjet për luftën në Ukrainë që i ekspozoi rebelimi i Prigozhinit, shpërthejnë sërish. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre pyeten se si do t’i përdorë armët ndonjë autoritet i ri, thotë Hoffman.

“Dhe ai mund të mos luajë me të njëjtat rregulla që i ka Putini”, thotë ai, duke vënë në dukje se si udhëheqësi rus nuk ka vepruar ndaj kërcënimeve bërthamore që ka bërë, në përgjigje të mbështetjes së Perëndimit për luftën e Ukrainës kundër forcave pushtuese ruse.

Arsenali bërthamor i Rusisë është më i madhi në botë. Sipas vlerësimeve të Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë në vitin 2022, Rusia ka 5.977 koka bërthamore, krahasuar me 5.428 që vlerësohet se i ka SHBA-ja.

Mbledhja e informacioneve për strukturën komanduese të forcave strategjike të Rusisë dhe për sigurinë dhe aspektet e tjera të tyre ka qenë, prej kohësh, një nga prioritetet më të larta të agjencive të spiunazhit të SHBA-së, thonë ish-oficerët e CIA-s.

Kjo punë u bë më e vështirë me vendimin e Putinit, në gusht të vitit 2022, për të ndalur inspektimet e SHBA-së në vendet bërthamore të Rusisë, ashtu siç parashihte marrëveshja START-i i Ri. Ky vendim bëri që Uashingtoni të varet shumë nga satelitët spiunë, për të vlerësuar sigurinë e vendeve të armëve bërthamore dhe lëvizjet e kokave bërthamore, thotë Polymeropoulos.

“Ky ka qenë gjithmonë një prioritet super i lartë i SHBA-së – informacionet për komandën dhe kontrollin e armëve bërthamore në Rusi”, thotë Hoffman.

“Ne të gjithë e dimë se janë të rrezikshme, prandaj i kemi pasur të gjitha ato traktate, ku kemi pasur shumë transparencë, e që tani janë zhdukur”, përfundon ai./REL

2 VITE ME PARE

Rebelimi i 'Wagner'/ Zelenskyy diskuton me liderët botërorë: Agresioni rus po kthehet gradualisht në portin e tij

Kryengritja e grupit Wagner/ Prigozhin: Nuk kishim qëllim rrëzimin e
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehet se ka diskutuar ngjarjet e fundjavës në Rusi me disa liderë botërorë, duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden. Zelenskyy tha se ai foli gjithashtu të dielën me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe presidentin polak Andrzej Duda, shkruan CNN.

“Ne kemi shkëmbyer vlerësimet tona për atë që po ndodh në Rusi. Ne e shohim situatën në të njëjtën mënyrë dhe dimë se si të reagojmë. Agresioni rus po kthehet gradualisht në portin e tij. Zelenskyy, i cili në një postim të mëparshëm në Telegram e përshkroi bisedën e tij me Biden si "pozitive dhe frymëzuese", tha se diskutimet e tij përfshinin gjithashtu situatën e vijës së parë dhe forcimin e mëtejshëm të forcave ukrainase. 

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha se ai ka folur me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin për ngjarjet në Rusi, si dhe kundërofensivë të Ukrainës.

lufta ukraine-rusi yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci