Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ndodhet ditën e sotme në Shqipëri për një vizitë zyrtare. • Kryeministri britanik bashkë me delegacionin e tij ka zhvilluar takim në orën 10:30 me presidentin Bajram Begaj. • Më pas lideri britanik është pritur në takim nga kryeministri Edi Rama. • Në orën 12:40 pritet të zhvillohet një konferencë e përbashkët mes dy kryeministrave • Ndërkohë sipas ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, sot në orën 13:00, Starmer do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. • Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjes që të dyja vendet ofrojnë për Ukrainën. • Ndërkohë para zhvillimit të konferencës së përbashkët mes dy Ramës dhe Starmer është nënshkruar edhe deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta. • Bëhet fjalë për deklaratën e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial. • Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve. • Gjithashtu vizita e tij vjen një ditë para zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj. • Përveç Starmer në samit marrin pjesë edhe liderë të tjerë europiane, mes tyre edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Vendi ynë dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan sot deklaratën e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta.
Bëhet fjalë për deklaratën e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.
Nënshkrimi u bë në kuadër të vizitës së kryeministrit britanik a Keir Starmer, i cili vizitoi sot vendin tonë për herë të parë.
DURRËS- Kryeministri britanik Keir Starme, dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilluan së bashku një vizitë në Portin e Durrësit. Pas takimit, Hoxha bën me dije se panë nga afër masat dhe kontrollet kufitare në port dhe se diskutuan gjithashtu edhe për rezultatet e konferencës së fundit që u mbajt në Londër lidhur me menaxhimin e emigracionit të paligjshëm. Hoxha shton se ndajnë bindjen se rezultatet mbresëlënëse kundër emigracionit të paligjshëm do t'i zgjerojnë edhe në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.
"Prita sot Kryeministrin e Britanisë së Madhe Keir Starmer, në të parën vizitë zyrtare në Shqipëri, dhe pamë nga afër masat konkrete e kontrollet kufitare në Portin e rëndësishëm të Durrësit. Së bashku me Britaninë e Madhe kemi ndërtuar histori suksesi, në menaxhimin e migracionit të paligjshëm.
Fola me Kryeministrin Starmer mbi rezultatet e konferencës së fundit që u mbajt në Londër ku mora pjesë si përfaqësues i palës shqiptare. Me Anglinë kemi ndërtuar një bashkëpunim të fortë dhe efikas. Ndihma e tyre ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve tona policore. Tashmë kemi oficerë të Policisë së Shtetit që punojnë në skuadra të përbashkëta hetimore me Policinë britanike.
Ndajmë bindjen se rezultatet mbresëlënëse kundër migracionit të paligjshëm do t'i zgjerojmë edhe në fushën e luftës kundër krimit të organizuar", ka shkruar Hoxha.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama e ka pritur me ceremoni zyrtare homologun britanik Keir Starmer. Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve.
Ai pritet të dhurojë dy pajisje për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, me qëllim identifikimin e atyre që përdorin pasaporta të rreme. Gjithashtu, Starmer pritet të njoftojë zgjerimin e një task-force të përbashkët për migrimin, për ta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
TIRANA- Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj. Starmer ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri. Në orën 12:40 ai do të zhvillojë një konferencë e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë sipas ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, sot në orën 13:00, Starmer do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjes që të dyja vendet ofrojnë për Ukrainën. Sot gjithashtu pritet edhe nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategjik” Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar.
BRITANI- Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin e paligjshëm, deklaroi të enjten kryeministri Keir Starmer, vetëm disa ditë pasi ai njoftoi një paketë të gjerë reformash për të reduktuar migrimin e ligjshëm.
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Starmer pritet të shpallë masa për të ndaluar shtetasit shqiptarë që janë dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar të kthehen sërish, si dhe për të forcuar përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave mes dy vendeve, raporton Reuters.
Ai pritet të dhurojë dy pajisje për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, me qëllim identifikimin e atyre që përdorin pasaporta të rreme. Gjithashtu, ai pritet të njoftojë zgjerimin e një task-force të përbashkët për migrimin, për ta përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Në këtë grup aktualisht bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova. Në vitin 2022, shqiptarët përbënin grupin më të madh të migrantëve që hynin në Britani me varka të vogla, por numri ka rënë ndjeshëm që atëherë, pjesërisht për shkak të një marrëveshjeje për dëbim të arritur nga qeveria e mëparshme konservatore.
Sa i përket migrimit të ligjshëm — që përbën shumicën dërrmuese të hyrjeve në Britani — Starmer premtoi të hënën se do të ulë ndjeshëm numrin neto të ardhjeve, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të bëhet “një ishull i të panjohurve” nëse nuk ndërmerren masa më të rrepta./REL
TIRANA- Keir Starmer do të vizitojë sot Shqipërinë duke u bërë Kryeministri i parë britanik që vjen në vendin e tyre. Media britanike "The Sun" ka hedhur dritë mbi "axhenden" apo qëllimin e vërtetë të vizitës teksa shkruan se Starmer do të zhvillojë bisedime me Shqipërinë mbi planet për të dërguar emigrantë pavarësisht heqjes së skemës së Ruandës.
"The Sun" shton se zyrtarët britanikë kanë hartuar plane për të dërguar emigrantët në shtetin ballkank, Shqipërinë. Media britanike thotë se vitin e kaluar, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se kryeministri britanik ishte “shumë i interesuar” për një marrëveshje si ajo ku Italia deporton emigrantët në Shqipëri për përpunim.
Në artikull theksohet se kryeministri Starmer shpreson të rrisë bashkëpunimin me Shqipërinë, nga e cila vijnë një numër i konsiderueshëm emigrantësh në Britani me gomone. Sipas artikullit Starmet dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama do të shpallin masa për të goditur trafikun e qenieve njerëzore, përfshirë përdorimin e dronëve britanikë për të monitoruar kriminelët që kalojnë emigrantë përmes rajonit.
Artikulli i "The Sun":
Sir Keir Starmer do të zhvillojë bisedime me Shqipërinë mes thirrjeve të reja për të dërguar emigrantët e paligjshëm jashtë vendit. Pavarësisht se e anuloi skemën për Ruandën, zyrtarët britanikë kanë hartuar plane për të dërguar emigrantët në shtetin ballkanik. Vitin e kaluar, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se kryeministri britanik ishte “shumë i interesuar” për një marrëveshje si ajo ku Italia deporton emigrantët në Shqipëri për përpunim.
Sir Keir ka deklaruar se do të shqyrtojë çdo opsion për të ndaluar fluksin e paligjshëm duke dekurajuar emigrantët që të kalojnë Kanalin. Megjithatë, marrëveshja italiane është penguar nga sfida ligjore, me Mbretërinë e Bashkuar që po ndjek nga afër përfundimin e saj. Kryeministri ndodhet në kryeqytetin shqiptar përpara një samiti evropian që do të mbahet nesër në Tiranë. Kjo është vizita e parë në Shqipëri nga një kryeministër britanik.
Sir Keir shpreson të rrisë bashkëpunimin me Shqipërinë, nga e cila vijnë një numër i konsiderueshëm emigrantësh në Britani me gomone. Vizita ndodh në një javë të ngarkuar kalimesh, ku mbërritjet nga Franca kanë arritur në 12.699 deri tani këtë vit — 30 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sir Keir dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama do të shpallin masa për të goditur trafikun e qenieve njerëzore, përfshirë përdorimin e dronëve britanikë për të monitoruar kriminelët që kalojnë emigrantë përmes rajonit.
TIRANË- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vizitojë ditën e sotme Shqipërinë. Kryeministri britanik bashkë me delegacionin e tij do të pritet në takim në orën 10:30 nga presidenti Bajram Begaj. Në orën 12:40 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët mes Starmer dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë sipas ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, sot në orën 13:00, Starmer do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjes që të dyja vendet ofrojnë për Ukrainën.
Sot pritet edhe nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategjik” Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. Burime për gazetarin Muhamed Veliu thanë se kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023. Katër kolonat e kësaj marrëveshje të re janë:
1. Rritje ekonomike punësim
2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik
3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë
4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.
Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve. Gjithashtu vizita e tij vjen një ditë para zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj. Përveç Starmer në samit marrin pjesë edhe liderë të tjerë europiane, mes tyre edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.