LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga arsimi i lartë. Rama: Rritje 7%

• Pedagogët kanë dalë në protestë sërish sot. • Ata kanë kërkuar që qeveria të kthejë sytë nga arsimi i lartë, ndërsa kanë shpalosur edhe njëherë kërkesat e tyre. • Pedagogët kërkojnë rritje rroge me 50% këtë vit, por nuk ndalen me aq. • Po ashtu, duan edhe 20% vitin e ardhshëm. • Përveç pagës së tyre, pedagogët kërkojnë rritje financimi për kërkimet shkencore. • Kërkesat e pedagogëve: -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës; -Rritja e financimit për kërkimin shkencor; -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’; -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë; -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare; -Rivlerësimi i orës mësimore pas ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit; -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare; -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”; -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. • Kreu i Sindikatës Aleksandër Kovaçi tha se ata po kërkesat e tyre janë minimaliste. • Ndërkohë që pedagogët protestonin para UPT-së, nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Evis Kushi ka thënë nga Universiteti Bujqësor se për pedagogët do të ketë rritje rroge prej 7% nga buxheti i shtetit. •Që është e barazvlefshme me 15% më shumë të pagës aktuale. • Po ashtu, u premtuan edhe shtimet e investimeve për kërkimet shkencore. • Por premtimi i Ramës është refuzuar menjëherë nga pedagogët në protestë. • Ata e mbyllën tubimin e tyre me paralajmërimin e fundit, duke shtuar se nëse nuk do t’u plotësoheshin kërkesat nuk do të riktheheshin në auditor më 17 tetor.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VKM-ja- Evis Kushi lajmëron rritjen e buxhetit për kërkimet shkencore: Pedagogëve u rritet rroga me 15%

KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi pas protestës së pedagogëve ka deklaruar se atyre do tu rritet rroga me 15%. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kushi tha se 7% e pagës do të mbulohet nga buxheti i shtetit ndërsa pjesa tjetër nga Universiteti. Po ashtu Kushi u ka kërkuar pedagogëve që të jenë mirëkuptues dhe se kush punon fort do të kenë të ardhura më tepër se sa paga mujore.

“Sot kemi vendosur që pagat e pedagogëve të rriten me 15 për qind, 7 për qind mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga Universiteti. Mbështetja jonë për universitetet nuk do ndalet këtu do vijojë dhe vitet e ardhshme do i ftojë kolegët e mi të jenë pak më realistë për kushtet ku ndodhemi. 7% paga e zjarrfikësve, imagjnoni sakrificat që bëjnë që hidhen në zjarr e në kushtet që ndodhemi rritja për ta është e tillë. Unë kërkoj mirëkuptim por do i ftoja të rrisim përpjekjet tona të përbashkët për të rritur të ardhurat e unversiteteve dhe kapacitet për të thithur sa më shumë fonde nga BE. Janë fonde që në vitet më para shteti paguante e nuk merrte dot mbrapsht. Sot, gjithë këto para që thithin universitetet janë pagesa për stafet dhe pedagotët ata që punonë fort e kanë performancë të lartë në kërkimin shkencor natyrisht që të ardhurat i kanë shumë më tepër se paga mujore”, tha ministrja.

 

3 VITE ME PARE

Pedagogët i përgjigjen Ramës: Nuk është rritje 7%, hiqë dorë nga investimet strategjike

KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga
Aleksandër Kovaçi

TIRANË- Kryetari i Sindikatës së pedagogëve Aleksandër Kovaçi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama për rritje 7% të rrogës. Gjatë protestës, Kovaçi tha se kjo shifër nuk është rritje rroge, duke theksuar se pagat e universitetit nuk kanë pasur as indeksim. Po ashtu ai i ka kërkuar Ramës që të herë dorë nga investimet strategjike.

“Nuk është rritje, hiq dorë nga investimet strategjike dhe kaloji fondet te pagat në Universitet. Ne kemi këto nuk janë të vetme probleme të Universitetit, të trajtohet këto minimalistë dhe pastaj të shohim me radhë. Kryeministri vijon me teorinë  e 7%. Kjo nuk është rritje. Pagat e Universiteti nuk kanë pasur as indeksim. I themi të mbledhë këto të gjitha njëherë sepse ka mbajtur dhe interesat sepse nuk ka indeksuar as inflacionin. Pra ka hapësira qeveria të shtojë 20-30 mln euro për Universitetin”, tha Kovaçi.

3 VITE ME PARE

Protesta, mjeku Stroni: Pedagogëve po u behet presion

KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga
Genc Stroni

TIRANË- Pedagogu i Mjekësisë si dhe mjeku Genc Stroni ka deklaruar në protestën e sotme se kërkesat e tyre janë minimale. Teksa ka folur në protestë, Stroni ka shtuar se tani nuk ka ndryshime mes një pedagogu dhe dhe një personi që lan makinat në lavazh.  

“Nuk po kërkojmë ndonjë gjë të madhe, po kërkojmë minimumin jetik. Krahasoheni me këdo punonjës në sektorin privat dhe bëni ndryshimin me një pedagog që ka të njëjtën pagesë me një që lan makinat në lavazhdin më të rëndomtë. Duhet të ngrihen të gjitha rrogat, edhe pensionet. Mos harroni që është bërë presion pedagogëve dhe shumë madje. E vërteta është që të gjithë janë me zemër në këtë miting. Të gjithë janë këtu që kur kanë firmosurt për peticionin”, tha Stroni.

3 VITE ME PARE

Protesta, pedagogu sfidon Ministren Kushi: Eja puno me 500 mijë lekë

KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga
Pedagogu

TIRANË- Një pedagog nga Universiteti i Shkodrës ka sfiduar ministren e Arsimit Evis Kushi që të heqë dorë nga rroga prej 1800 euro dhe të punojë me 500 mijë lekë. Gjatë fjalës së tij, pedagogu tha se kryeministri Edi Rama dhe Kushi duhet që kthehen me këmbë në tokë.

“Kam mbaruar universitetin në Itali e doktoraturën në universitetin e Tiranës. Në 2008 erdha të punoj për vendin tim. Sot them ku jemi? Ku jemi me këto 14 vite investim? Kur jam kthyer në universitetin e Shkodrës kishim sallat, gjenerator me një dritë shtesë, kur ikinin dritat ndizej për të vijuar mësimin. Për fat të keq sot kanë ndërtuar godinat gjendja në universitet është përtokë, e kjo është për të ardhur keq. Jemi këtu për të kërkuar kthimin e dinjitetit të punonjësit të administratës së universitetit nga sanitarja tek punonjësit ndihmës që punojnë në kushte mizerabël në laboratorë e paguhen 31 mijë lekë e duhet të mbajën familjen e kanë e frikë të protestojnë se i heqin dhe nga puna. Ministrja na coi gishtin e tha është faji juaj, jo jo, unë për vete si shumë të tjerë kemi kontribuar. Hajde ti minsitre e bëje sakrificën të heqësh dorë nga 1800 euro që e kam pasur rrogën në Itali e të punosh me 500 mijë lekë në Shqipëri e të përballesh me gjithë problematikat," tha pedagogu.

3 VITE ME PARE

Protesta e pedagogëve, Alimehmeti: Kjo është çështje e të gjithëve, të rinjtë po ikin

KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka marrë pjesë në protestën e pedagogëve para Universitetit Politeknik. Gjatë fjalës së tij, Alimehmeti theksoi se kjo është çështje e të gjithëve dhe se ata janë në protestë si një emër i përbashkët. Po ashtu Alimehmeti ka shtuar se të rinjtë që po ikin jashtë vendit, nuk kthehen më të Shqipëri dhe se kjo është një shqetësim i madh.  

Ne shpesh harrojme pse jemi këtu, për një produkt, studentët ata do përfitojnë, ku e kemi ne situatën me ta? Kete vit nga 31 mijë studente 11 037 aplikuan për të studiuar jashtë shtetit. Pse? Se ne s’kemi dhënë investim mjaftueshëem këtu që të qëndrojnë dhe të arsimohen. Ne e dime se % e atyre që do rikthehen do jetë shumë e vogël. Mos ndërhyrja këtu të lësh në baltë familjen parauniversitarin universitarin dhe kërkim zhvillimin. Kjo është cështje e të gjithëve ne prandaj jemi këtu se është për të gjithë ne, nuk ka emra të përvecëm por emra të përbashkët”, tha Alimehmeti.

3 VITE ME PARE

Pedagogët në protestë, Rama jep lajmin nga UBT: Do i rrisim pagat e tyre me 7%

KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash për pedagogët. Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Rama u shpreh se do të bëhet një rritje prej 7% e cila do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Kreu i Qeverisë tha se rritja do të bëhet këtë radhë mirëpo janë universitetet ato të cilat kanë të drejtë të rrisin apo jo pagën pasi janë autonom. 

'Do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën a të enjten prej 7% por do i  njohim universitetit të drejtën për të rritur pagën sipas vendimmarrjes së vet. Nuk janë të gjithë njësoj. Universiteti është autonom. Zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme mes shtetit dhe tregut.'- u shpreh Rama.

Ditën e sotme, pedagogët kanë dalë në protestë përballë Universitetit të Tiranës, duke kërkuar rritje pagash. Ata kanë parashtuar disa kërkesa, të cilat nëse nuk plotësohen, nuk do të vijojnë mësimin më 17 tetor. 

3 VITE ME PARE

Protesta, pedagogu i UBT-s: Kërkesat tona janë minimaliste

KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga
Pedagogu

TIRANË- Një pedagog i Universitetit Bujqësor të Tiranës ka deklaruar se universiteti i UBT-së nuk njihet më nga perëndimi, pasi kërkimi shkencor është zero. Gjatë protestës, pedagogu tha se kauza e tyre do të fitojnë pasi kërkesat e tyre janë minimaliste. 

"Sot UBT është këtu sepse profesorët e atij universiteti morën taksi dhe erdhën për t’u bashkuar sepse nuk është protestë politike por ekonomike. Duan që të shkojnë para studentëve me dinjitet. Të marrin rrogat që duhet. Ai universitet që ka me qindra doktorë që kanë studiuar jashtë, është në rrezikun më të madh tani pse ata që janë aktualisht duke dhënë leksione, duan të rikthehen sërish në perëndim sepse nuk po e gjejnë veten. Ai universitet që ka qenë njohur jashtë në perëndim, tashmë nuk njihet më sepse kërkimi shkencor është në nivelin zero, nuk ka pasur fonde nga qeveria. UBT ka firmosur peticionin dhe i është bashkuar protestës. Unë u shpreh se kauza jonë do fitojë sepse kërkesat tona janë minimaliste," tha pedagogu.

3 VITE ME PARE

Protesta e pedagogëve, kreu i sindikatës: Pa kërkim shkencor nuk ka zhvillim

 
KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga
Aleksandër Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi ka deklaruar se ata e presin kryeministrin Edi Rama që ta takojnë në Rektorat, pot jo për të dhënë lëmoshë, pasi nuk gënjehen me të. Gjatë fjalës së tij, Kovaçi ka theksuar se pa të ardhura për kërkim shkencor nuk ka rritje.

“E mirëpresim kryeministrin për Rektoratin, por jo lëmoshë apo karamele. Me lëmoshë nuk gënjehemi. Bëhet fjalë për qëndrim esencial ndaj arsimit të lartë publik. Që ti përgjigjet ekonomisë së vendit dhe kërkimit shkencor. Pa kërkim shkencor nuk ka zhvillim. Rritja 50% për dy vite, eshte e panegociueshme. Dhe per vitet e ardhmshme dy here. Nese behet kjo rritje, nuk shkojme as sa Kosova, 1200 euro”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Protesta te UPT, pedagogu: Në vështirësi ne i kemi dalë në krah Kryeministrit

KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga
Pedagogu

TIRANË- Një pedagog në protestën e sotme para UPT-së ka kërkuar nga kryeministri Rama që ta shohin arsimin e lartë si prioritet. Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se në momente të vështira, pedagogët i kanë dalë në krah kryeministrit. 

"Kur ra tërmeti, ne pedagogët e UPT-së i dolëm në krah kryeministrit, kur ra pandemia pedagogët e mjekësisë i dolën në krah kryeministrit Rama, ne nuk jemi armiqtë e tij. I kërkojmë qeverisë ta shohë arismin e lartë si prioritet kombëtar. Eksperienca ime 10 vjet në vendet e BE si kërkues shkencor e pedagog nga Bundestagu në Letoni më bën të ndihem i indinjuar për mënyrën si trajtohemni sot duke nisur nga pagesat tek kërkimi shkencor krahas vendeve të BE ne sot nuk krahasohemi as me vendet e Ballkanit," tha pedagogu.

3 VITE ME PARE

Nis protesta e pedagogëve: Kushi na tha 'Po', më pas nuk na e rriti rrogën

KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga
Aleksander Petre

TIRANË- Pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Aleksandër Petre ka deklaruar gjatë protestës së sotme të pedagogëve që Ministrja e arsimit Evis Kushi, fillimisht i tha 'Po' kërkesave të tyre. Por sipas tij, Kushi më pas refuzoi që t'i plotësonte ato, duke theksuar se 'nuk ka lekë'. Po ashtu Petre theksoi se ata 50% rritje rrogë, ndërkohë që nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ata nuk do hyjnë në auditore.

"Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se; kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha; ‘unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha; ‘nuk ka lekë!’. Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës. S’dua të besoj as gojët e liga. Ngrita kokën se mos shikoja ndonjë nga satelitët. 50% rritje rrogë keni kërkuar. Zoti kryeministër ndoshta nuk di të lozë me numrat si në të shkencave, por mund ta bëjë 49- 1 është i mirëpritur. Ne 20 ditët pritëm, por i themi kryeministrit se në datë 17 ne nuk do të hymë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor. Ndoshta e vutë re kur vinit se podiumin e ulëm këtu poshtë, sepse këtu jemi të gjithë njësoj," tha ai.

3 VITE ME PARE

Pedagogët sërish në protestë, thirrja e tyre: Pa rritje pagash nuk nis viti akademik (KËRKESAT)

KËRKESAT/ Pedagogët në protestë: Ktheni vëmendjen nga
Protesta

TIRANË-Ditën e sotme, pedagogët do të protestojnë përballë Universitetit Politeknik në Tiranë. Prej disa ditësh, ata janë shprehur se po ushtrohet presion direkt dhe indirekt ndaj kolegëve të tyre për mos të marrë pjesë në protesta. Në orën 11:00, ata do të kërkojnë dhe një herë të drejtat e tyre, duke kërkuar rritje page dhe kushte më të mira në punë. 

Pedagogët paralajmërojnë mos nisje të procesit mësimor më 17 Tetor nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

aleksandër kovaçi edi rama protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale