LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosovë-Serbi/ Vazhdon seanca plenare në Beograd, Vuçiç i pranishëm: Nuk do i njohim kurrë si shtet i pavarur

• Kuvendi i Serbisë sot e vazhdon diskutimin në një seancë të posaçme ku u prezantua Raporti i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën dhe Metohinë, ku është i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. • Dita e parë e seancës u shënua me një incident që ndodhi kur deputetët e partive opozitare, pas thirrjeve, ndërprenë fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. • Në incident kanë marrë pjesë deputetët e Dverit, Partisë Popullore dhe DŠ, të cilët kanë brohoritur për të shqetësuar Vuçiç dhe kanë thënë “tradhti”, “dorëzim”, “dorëheqje” dhe më pas janë nisur drejt presidentit. • Presidenti Vuçiç tha pas incidentit se deputetët e opozitës i shkaktuan Serbisë dëme të mëdha me cirkun që krijuan në parlament. “Ne do ta mbrojmë Kosovën dhe Serbinë nga ju”, u tha Vuçiç deputetëve të opozitës, të cilët e ndërprenë atë teksa ai iu drejtua përfaqësuesve të serbëve nga Kosova dhe Metohia dhe iu përgjigj thirrjes së liderit të Dverit, Boshko Obradoviç, që Kuvendi të refuzojë propozimin franko-gjerman për Kosovën. • Duke folur në fund të seancës së djeshme, presidenti tha se të gjitha dështimet e Serbisë janë rezultat i grindjeve, mosmarrëveshjeve të tyre. Deputetët e opozitës e kritikuan më së shumti propozimin sepse, siç pretendojnë ata, nënkupton anëtarësim të Kosovës në OKB, por pajtohen që dialogu me Prishtinën zyrtare të vazhdojë. • Presidenti tha se nuk ishte pro anëtarësimit të Kosovës në OKB, si dhe se kurrë nuk do ta njohin Kosovën e pavarur, por se duhet të dialogojnë sepse çdo konflikt eventual do të ishte katastrofi. • Vuçiç ka njoftuar deputetët se pas incidentit të djeshëm, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur valën e demonstratave dhe se sot do të sjellë studentë në Prishtinë për të protestuar kundër Bashkimit të Komunave Serbe.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vuçiç: Gabimi më i madh politik i Perëndimit, tanket për Ukrainën

Kosovë-Serbi/ Vazhdon seanca plenare në Beograd, Vuçiç i
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar se gabimi më i madh politik i Perëndimit ishte vendimi për dërgimin e tankeve në Ukrainë, "veçanërisht tankeve gjermane". Sipas tij, me këtë vendim, Perëndimi e bashkoi popullin rus si askush më herët në qëndrimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë.

Kështu tha Vuçiç gjatë seancës së 3 shkurtit në Kuvendin e Serbisë, ku pritet të miratohet raporti i Qeverisë serbe lidhur me dialogun me Kosovën. Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere.

Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë. Gjatë seancës, Vuçiq tha gjithashtu se e respekton Rusinë, por nuk i shërben asaj.

“Unë e respektoj Rusinë, por nuk i shërbej Rusisë, i shërbej Serbisë,”- tha Vuçiç.

Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës.

Zyrtarët në Serbi, megjithatë, kanë përsëritur në disa raste se respektojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin e saj.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

1 VITE ME PARE

Vuçiç mbante fjalim për Kosovën/ Deputeti Igor Beçiç shihte "hallin" e tij, zbavitej me serial në Kuvend

Kosovë-Serbi/ Vazhdon seanca plenare në Beograd, Vuçiç i
Igor Beçiç

BEOGRAD- Edhe pse presidenti i Serbisë ka thënë shpesh në publik se i urren më së shumti njerëzit që vonohen dhe se është i pamëshirshëm ndaj progresistëve që nuk dinë të respektojnë kohën dhe momentin, duket se njëri nuk e ka dëgjuar.

Gjatë seancës ku mori pjesë Vuçiç dhe foli për Kosovën, i vetmi që nuk e dëgjoi ishte ish-nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti aktual, Igor Beçiç. Ky i fundit, shfrytëzoi kohën për diskutim për të parë një serial dhe kufje në vesh. Herë pas herë duartrokiste, por më pas vazhdonte që të ndiqet serialin e tij me shumë ëndje.

Igor Beçiç iu bashkua Partisë Progresive Serbe (SNS) në vitin 2008. Ai doli në qendër të vëmendjes së publikut pas një incidenti në Parlamentin serb në shkurt të vitit 2009, kur u sulmua nga ish-kolegu i partisë Srboljub Zhivanoviç, anëtar i Partisë Radikale Serbe.

1 VITE ME PARE

Vuçiç: Gabimi më i madh politik i Perëndimit, tanket për Ukrainën

Kosovë-Serbi/ Vazhdon seanca plenare në Beograd, Vuçiç i

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se gabimi më i madh politik i Perëndimit ishte vendimi për dërgimin e tankeve në Ukrainë, "veçanërisht tankeve gjermane". Sipas tij, me këtë vendim, Perëndimi e bashkoi popullin rus si askush më herët në qëndrimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë. Kështu tha Vuçiç gjatë seancës së 3 shkurtit në Kuvendin e Serbisë, ku pritet të miratohet raporti i Qeverisë serbe lidhur me dialogun me Kosovën.

Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere. Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë. Gjatë seancës, Vuçiq tha gjithashtu se e respekton Rusinë, por nuk i shërben asaj.

“Unë e respektoj Rusinë, por nuk i shërbej Rusisë, i shërbej Serbisë”, tha Vuçiq.

Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Zyrtarët në Serbi, megjithatë, kanë përsëritur në disa raste se respektojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin e saj.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Marrë nga REL

1 VITE ME PARE

Escobar: E pranon ose jo Kurti, Asociacioni duhet të zbatohet

Kosovë-Serbi/ Vazhdon seanca plenare në Beograd, Vuçiç i
Gabriel Escobar

SHBA- I dërguari amerikan, Gabriel Escobar, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e djeshme në Kuvendin serb ku pati përplasje për çështjen e Kosovës dhe planin franko-gjerman. Për këtë të fundit, Escobar tha se është një udhërrëfyes i mrekullueshëm dhe se shpreson që të dyja palët e pranojnë dhe fillojnë menjëherë zbatimin e tij. Por, ai theksin e vuri te Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se duhet të zbatohet.

“Por ndërkohë, ka mjaft fusha që ekzistojnë brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbeten të paplotësuara. Një nga më të rëndësishmet është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Megjithatë, Escobar s’tregoi nëse pika për Asociacionin është e përfshirë në planin franko-gjerman, duke thënë se mund të zbulojë vetëm që është një dispozitë që Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara. Ai pati edhe një koment për refuzimin e kryeministrit Kurti për Asociacionin, edhe pse dje ai paraqiti gjashtë kushtet për pranimin e tij.

“Sido që shkoni përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, do të keni një Asociacion [të komunave me shumicë serbe]. Prandaj them gjithmonë se do të zbatohet në një moment. E pranon ose jo qeveria aktuale në Kosovë obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të them se do të ndodhë. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit. Nuk mund të mos bëhet kjo”, tha Escobar.

Në pyetjen e gazetës se çka ka kaq specifike dhe urgjente tani për zbatimin e Asociacionit, Escobar përmendi dy arsye si më kryesoret.

“Ajo që është specifike dhe urgjente tani është një: gjatë një viti e gjysmë të fundit, ne kemi parë një seri konfrontimesh në rritje midis Serbisë dhe Kosovës, të gjitha të përqendruara rreth trajtimit të serbëve në veri dhe mënyrës se si ata ndërveprojnë me Qeverinë e Kosovës. Pra, një, ne duhet të thyejmë ciklin e konfrontimeve dhe konflikteve gati të dhunshme,” u përgjigj Escobar.

Faktori tjetër që e bën formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe një pikë urgjente në agjendën amerikano-europiane është lufta e vazhdueshme në Ukrainë.

“Ajo që do të na ndihmojë të zgjidhim këtë konflikt do të jenë dy gjëra, uniteti SHBA-BE dhe solidariteti i NATO-s. Pra, ne nuk mund ta harxhojmë kapacitetin e brezit tonë në konflikte brenda territorit të Europës”, tha Escobar.

Ai përsëriti se Asociacioni s’do të jetë një Republika Srpska dhe se do të jetë komplet në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Pra tani brenda këtij konstrukti, qëndrimi ynë është që duhet të jetë diçka që nuk e shkel Kushtetutën e Kosovës, sipas ligjeve të Kosovës, që nuk krijon probleme për funksionalitetin e Kosovës. Me fjalë të tjera, asnjë model i Republika Srpska. Tani, ajo që bën, për mendimin tim, është se e ndihmon Kosovën të marrë përsipër shërbimet dhe çështjet që serbët në veri aktualisht kërkojnë nga Beogradi t’i bëjë – do të transferohej, të gjitha ato shërbime duhet të ofrohen nga Qeveria e Kosova. Dhe nëse Serbia ka ndonjë zë në të, kjo duhet të bëhet në mënyrë transparente, dhe përsëri, sipas ligjeve të Kosovës. Pra, ky është vizioni ynë. Çfarë do të bënte kjo, do t’u ofronte këtyre komunave aftësinë për të koordinuar dhe krijuar ekonomi të shkallës për gjëra të tilla si arsimi, kujdesi shëndetësor—të gjitha në gjuhën serbe—heqja e mbeturinave, shërbimet e ambulancës, llojet e gjërave që komunat tashmë i bëjnë, por ato do të jenë në gjendje të koordinohen mes tyre, për ta bërë atë të funksionojë për ta. Dhe nga mënyra, siç e bëjnë ata, duhet të jetë pa probleme. Njerëzit nuk duhet të ndiejnë ndonjë ndryshim në jetën e tyre ose ndonjë ndryshim negativ në jetën e tyre ndërsa ne ecim përpara në këtë drejtim,” tha ai.

1 VITE ME PARE

Media gjermane: Vuçiç papritmas bëhet tradhtar

Kosovë-Serbi/ Vazhdon seanca plenare në Beograd, Vuçiç i
Aleksander Vucic

SERBI- Nuk ndodh shpesh që presidenti i Serbisë kritikohet me zë të lartë. Aleksandar Vuçiç, stili i sundimit të të cilit ka tipare autokratike, është shumë stabël në pushtet. Mirëpo, pas ndryshimit befasues të kursit për çështjen e Kosovës, këtë të enjte në Kuvendin e Serbisë, ate e kanë fyer hapur duke e quajtur tradhtar.

Ndërsa kreu i shtetit mbronte ndryshimin e kursit të tij në parlament, politikanët e opozitës nacionaliste mbanin pankarta dhe tabela. Kërkesa e tyre është: "Jo dorëzim". Ata duan një refuzim të qartë të planit të propozuar nga Gjermania dhe Franca për t'i dhënë fund tensioneve aktuale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që nuk nënkupton njohjen formale mes këtyre shteteve, por që ato të pranojnë ekzistencën e këtyre shteteve.

Një anëtar i partisë klerik-nacionaliste e quajti kursin e Vuçiç "të paparë" dhe i tha presidentit se ai "nuk ka të drejta kushtetuese". Duartrokitje për presidentin dëgjoheshin vazhdimisht nga radhët e partisë në pushtet, por kjo nuk mund të fshehë faktin se Vuçiç ishte nën presion të madh. Ky presion vjen nga jashtë. Një ditë përpara se presidenti të shpjegonte politikën e tij në parlament, sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e thirri atë me telefon. SHBA kërkon shtensionimin përfundimtar të situatës në Ballkan.

Skeptik dhe përfaqësues i shtetit

Vuçiç e mbrojti linjën e re për një orë e gjysmë në seancën parlamentare. Ai mbështetet në afrimin, në vend të kërcënimeve ushtarake, siç ishte rasti disa javë më parë. Vuçiç përpiqej të qetësonte të pranishmit: Ende nuk është nënshkruar asgjë, bisedimet do të vazhdojnë. Vuçiç ishte skeptik: Pikat e shumta të renditura në planin franko-gjerman për vendosjen e paqes në rajon janë të vështira ose të papranueshme. Por Vuçiç përfaqëson edhe interesat e shtetit: Një hap drejt relaksimit është në interesin jetik të Serbisë. Ai i referohet orientimit drejt Bashkimit Evropian.

Ky është qëllimi i tij i deklaruar, siguroi Vuçiq në një intervistë vetëm disa javë më parë. Fuqiploti i Serbisë nuk dëshiron të rrezikojë anëtarësimin në BE dhe prandaj thotë sot: Serbia duhet të qëndrojë në "rrugën europiane”, sepse "shumë gjëra” varen nga BE-ja, si "investimet, standardet e jetesës, pensionet dhe pagat”.

Origjina politike e Vuçiç

Fakti që nacionalistë të shumtë tani po bëjnë thirrje për tradhti ka të bëjë me historinë e Serbisë, por edhe me vetë Vuçiç. Ai vjen nga një lëvizje nacionaliste dhe toleron demonstratat në mbështetje të luftës së Putinit kundër Ukrainës. Shefi i tij i ri i shërbimit sekret, Aleksandar Vulin, është një mik i deklaruar i Rusisë. Përveç kësaj, Vuçiç nuk i mbështet sanksionet kundër Rusisë. Kjo nuk shkon së bashku me afrimin e BE-së. Në Serbi konsiderohet se Kosova për të cilën u diskutua në parlament është "një krahinë e shkëputur". Slogani "Kosova = Serbi" është shkruar në disa mbikalime mbi autostradë në afërsi të Beogradit.

Prandaj, për Serbinë me mendje nacionaliste, njohja e pavarësisë së Kosovës është e paimagjinueshme. Ndërsa presidenti po fliste në parlament, një zotëri i moshuar në rrugë tha se pa Kosovën Serbia do të humbiste identitetin e saj. Madje, një grua e quan Kosovën "Jerusalemi i Serbisë" dhe paralajmëron se çështja nuk shikohet vetëm politikisht. Për të, kjo ka të bëjë me shpirtin serb. Qytetarët e zakonshëm tani duhet të luftojnë për atë që ajo beson se është e drejtë para Zotit: "Ne nuk guxojmë të lejojmë që toka jonë serbe (Kosova) të ndahet. Por mos u shqetësoni, ajo do të mbetet përgjithmonë serbe, me siguri”, thotë gruaja.

Koha për ndryshimin e kursit

Sado të forta të jenë kritikat, tani mund të jetë koha e duhur që Vuçiq të ndryshojë kurs. Presidenti i Serbisë nuk duhet t'i frikësohet rënies - ai dhe partia e tij u konfirmuan qartë në zgjedhjet e vitit të kaluar, ndërsa zgjedhjet e ardhshme të rregullta janë pas tre vjetësh. Vuçiç mund ta shesë si sukses edhe faktin që qeveria e Kosovës nuk e pengon më themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Është një hap që u arrit vetëm me presion të madh të SHBA-së dhe BE-së ndaj kryeministrit të Kosovës Kurti. Sidoqoftë, Asociacioni duhet t'u japë të drejta të gjera të autonomisë serbëve që jetojnë në Kosovë, kryesisht në komunat në veri dhe jug të vendit.

Shumica dëshiron anëtarësimin në BE

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të mirëpritet mbi të gjitha nga popullata e re e Serbisë, ata që qartazi kanë orientim pro-evropian. Shumica e shoqërisë serbe gjithashtu dëshiron ta shohë vendin e tyre në Bashkimin Evropian, megjithëse mbështetja për BE-në kohët e fundit ka rënë disi. Këtë e di edhe presidenti. Në një intervistë për ARD, Vuçiç së fundmi tha: Nëse i pyet njerëzit se ku duan të jetojnë, gjithmonë merr të njëjtën përgjigje: në Bashkimin Evropian”. Pra, ne duhet ta zgjidhim këtë rrëmujë në rajon, të krijojmë paqe dhe siguri - dhe pastaj ju mund t'u thoni njerëzve se ne duhet të fokusohemi në të ardhmen dhe nuk kam asnjë dyshim se e ardhmja jonë i përket Evropës dhe BE-së. Ne jemi pjesë e Evropës.

Vuçiç duket se është shumë konkret në lidhje me politikën e tij tani madje edhe kur dihet se duhet edhe shumë kohë para një shtendosje të vërtetë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Marrë nga Tagesschau

1 VITE ME PARE

Ish-ministri serb i Mbrojtjes: Kosovën e kemi humbur me nënshkrimin e kapitullimit në vitin 1999

Kosovë-Serbi/ Vazhdon seanca plenare në Beograd, Vuçiç i
Dragan Shutanovac

SERBI- Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, tha sot se Serbia në Kosovë ka një trashëgimi historike dhe qytetarë të kombësisë serbe që duhet t’i mbrojë, por që nga viti 1999 nuk ka pasur integritet dhe sovranitet territorial atje.

“Në vitin 1999 në Kumanovë ne praktikisht nënshkruam kapitullimin, me të cilin humbëm integritetin dhe sovranitetin tonë territorial në Kosovë. Me tërheqjen e ushtrisë dhe policisë, ne e humbëm atë”, tha ish-kryetari i Partisë Demokratike (DS).

Shutanovac ka deklaruar se Serbia në atë luftë ka humbur një pjesë të territorit të saj, e cila është bërë çmendurisht, dhe se prej atëherë nuk e ka kontrolluar. Ai ka vlerësuar se para asaj lufte është dashur të diskutohet se çfarë do të bëhet në rast të humbjes.

“Thuhet se nëse ne tani e nënshkruajmë marrëveshjen (propozimi franko-gjerman) që nuk kërkon njohjen e Kosovës së pavarur, do të humbasim sovranitetin tonë territorial. Dhe, ku është sovraniteti ynë territorial, nëse patriarku ynë (i Kishës Ortodokse Serbe) nuk mund të shkojë në Kosovë?”, pyeti Shutanovac.

Ai vlerësoi se propozimi franko-gjerman duhet të plotësohet dhe të diskutohet për çështje thelbësore, siç janë: statusi i kishave, manastireve e pasurive kulturore dhe historike serbe.

Unë pres që në negociata të fitohet një status special për ta. Për mua është e rëndësishme se si të sillemi ndaj pronës (në Kosovë) të shtetit të Serbisë, kompanive të caktuara dhe individëve privatë. Unë mendoj se duhet të negociohet një status special për të gjitha enklavat dhe serbët që nuk kanë mundësi të kenë një polici (nacionale) të përzier”, tha ai.

Duke komentuar incidentet e djeshme në Kuvendin e Serbisë gjatë seancës për Kosovën, ku kishte përplasje fizike mes deputetëve, Shutanovac tha se kjo nuk duhet të ndodhë, sidomos kur tema janë negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Fatkeqësisht ka ndodhur. Më vjen keq që një temë kaq serioze nuk është marrë seriozisht nga të gjithë deputetët. Natyrisht, ka pasur një ide për të krijuar një kaos, dikush ka dashur të devijojë plotësisht temën dhe të mos flasë për atë që duhet të flitet”, tha Shutanovac.

dialogu kosove-serbi plani franko-gjerman

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?