Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
•Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”. •Këtë rezolutë e ka propozuar PDK dhe ka marrë mbështetjen e partive opozitare LDK dhe AAK. •Ndërkaq, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë. •Pas vendimit të Vetëvendosjes që mos të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, opozita ka ndërmarrë një aksion simbolik. •Deputetet e opozitës kanë vendosur nga një fletë në secilën karrige të deputetëve e kabinetit qeveritar, ku shkruan “E harruat Policinë”.
2 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e sotme, ka thënë se është cenuar demokracia parlamentare në Kosovë. Ai përmendi trë instrumente që opozita i ka në dorë dhe sipas tij që të trija po cenohet drejtëpërdrejtë nga vendimet e shumicës.
“Situata e sotme ka kulmuar me një pozicion që besoj që cenohet demokracia parlamentare në Kosovë. Janë tri instrumente që i ka opozita në dorë: seanca e jashtëzakonshme, komisionet parlamentare dhe pyetjet parlamentare të deputetëve. Të tria këto, në dy javët e fundit janë cenuar drejtëpërdrejtë me vendime të shumicës. Pak ju mbaj përgjegjës juve [Konjufcën] dhe kryesinë e Kuvendit, ju duhet të uleni të diskutoni këtë situatë, kjo është e patolerueshme. Nuk është veprim i thjeshtë parlamentar mosprezenca e mazhorancës sot këtu ose veprim i thjeshtë i kryeministrit mos e u përgjigj në pyetjet parlamentare, ose pamundësimi i konstituimit të komisionit hetimor. Ky është cenim i rendit kushtetues”, tha ai.
Ai tha se Konjufca duhet t’i japë rrugë kësaj çështje ose të shpërbëhet Kuvendi.
KOSOVË- Pas vendimit të Vetëvendosjes që mos të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme ku pritet të miratohet Rezoluta për mbështjetje të Policisë, opozita ka ndërmarrë një aksion simbolik.
Deputetet e opozitës kanë vendosur nga një fletë në secilën karrige të deputetëve e kabinetit qeveritar, ku shkruan “E harruat Policinë”.
Këtë rezolutë e ka propozuar PDK dhe ka marrë mbështetjen e partive opozitare LDK dhe AAK. Ndërkaq, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.