Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin. •Për dy ditë me radhë, kreu i Qeverisë mori pjesë në kongresin që kishte në fokus krizën energjetike. •Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë, ndryshe nga sa ndodhi me pandeminë.• Gjatë kongresit, Rama u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz si dhe me liderë të tjerë, përfshirë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. • Pas përfundimit të Kongresit, kreu i qeverisë ka publikuar një foto me kryeministren e Finlandës Sanna Marin dhe ka bërë me dije se po kthehet drejt Shqipërisë. Rama u shpreh se po kryen përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë.• Kongresi i Partive Europiane Socialiste u mbajt përgjatë datave 14-15 tetor. Partia e Socialistëve Evropianë (PES) bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe Partitë e Punës të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia ishin të ftuara.
8 artikuj për këtë temë.
BERLIN- Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për një sistem të përbashkët mbrojtjeje të kontinentit europian për çështjet e sigurisë kibernetike. Gjatë fjalës së tij në kongresin e Partive Socialiste Europiane, Rama foli për sulmin e Iranit kundër vendit tonë, duke paralajmëruar se nuk do të jetë i vetmi.
“Besoj se do të përballemi me shumë të tjera, jo vetëm Shqipëria, por të gjithë, dhe më duket e pabesueshme sesi Shqipëria nuk ka dalë me një sistem të përbashkët përgjigjeje kur bëhet fjalë për sigurinë. Ne u përballëm nga një sulm Iranian për të shkatërruar sistemin tonë të shërbimeve të ofruara në internet. Ne kemi një sistem të sofistikuar që eliminojnë radhët dhe ryshfetet. Arseja lidhjet me ,e faktin se Shqipëria strehon iranianë opozitare sepse ne jemi të solidarizuar. Shqipëria mbrojti edhe Hebrenjtë pas luftës së dytë botërore, I vetmi vend në BE. Kur spastrim etnik nisi luftën në Kosovë, gjysma e tyre u strehuan në Shqipëri. Edhe afganëve ja kemi hapur derën. Anëtarët e opozitës iraniane askush nuk donte t’i merrte, i morëm ne dhe kjo erdhi me një çmim që e paguam shtrenjtë”, tha Rama.
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të kthehet në Tiranë, pas përfundimit të Kongresit të Berlinit. Këtë e ka bërë të ditur teksa ka ndarë një foto me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin. Rama deklaron se sapo të kthehet në Tiranë do të nisë përgatitjet e fundit për dialog në lidhje me Bashkitë e Shqipërisë. Ai shton se do të diskutojnë për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm.
POSTIMI I RAMËS:
*Pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë #TëBashkuarJoTëNdarë????; për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë?
Vieë this post on Instagram
BERLIN- Kryeministri Edi Rama nuk e priti dhe aq mirë kur iu bë e ditur se i mbaroi koha gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Berlinit. Ai vuri në siklet politikanen holandeze Kati Piri, e cila po moderonte Kongresin e Partive Socialiste Europiane. Teksa Piri po thoshte se është nder që ta kishin mes tyre, Rama e këshilloi që të mos vendoste kurrë limite kur flasin me burra që janë nga Ballkani.
REPLIKAT:
Piri: Ja këtë urrej kur moderoj sepse ka vetëm 2 minuta.
Rama: Nuk duhet të kërkosh kufij kohe kur do të flasësh me burra nga Ballkani. Kurrë!
Piri: Kam për të mësuar shumë nga ju.
Rama: Ne vijmë nga një traditë ku flasim shumë dhe kam përshtypjen që Margaret Thatcher e kishte me ne kur tha: “Nëse doni të flisni, gjeni burra, nëse doni të ndreqni gjërat, bëjeni me gratë”.
BERLIN- Kryeministri Edi Rama kërkon diçka në këmbim të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që shkojnë në Gjermani. Nga Kongresi në Berlin, Rama u shpreh se duhet solidaritet për vendin tonë, duke qënë se po merret diçka.
'Ne jemi të fundit që do të tradhtojmë perandorinë evropiane edhe nëse BE do të shkrihet, por sidoqoftë nuk duam të merremi për të mirëqenë. Mendoj se është koha për të parë më në thellësi. Ka gjëra që janë të tmerrshme. Nuk jemi vende të pasura. Dhe po të shohim të rinjtë tanë, të rinjtë më të mirë që po largohen, largohen se nuk kemi të njëjtën qasje në sistemin evropian të arsimit të lartë. Që do të thotë se universitetet tona nuk mund të krijojnë sinergjinë dhe rrugëtimin e përbashkët me universitetet evropiane. Në anën tjetër shohim që ata që i paguajmë të bëhen mjekë e infermier merren nga Gjermania menjëherë nuk më duket e drejtë dhe solidaritet evropian që nga njëra anë të shoh universitetet dhe të rinjtë tanë të lihen jashtë sistemit duke u larguar nga vendi se duan të bëhen pjesë e këtij sistemi dhe nga ana tjetër të shohim krahun tjetër të kualifikuar që merret nga vendet e pasura. Duhet të ketë një lloj solidariteti që vendet tona të marrin diçka në këmbim.”- tha Rama.
BERLIN- Kryeministeri Edi Rama ka deklaruar se nëse nuk do ishte për Erdoganin, Shqipëria nuk do kishte marrë vaksinat anti covid. Këtë e tha ditën e sotme, kreu i Qeverisë në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Europianë. Të njëjtën gjë pohoi dhe për Serbinë, Kinën dhe Rusinë.
Rama u shpreh se BE nuk ishte pranishme në një moment kur bëhej fjalë për jetë a vdekje.
'Nëse nuk do të kishte qenë Turqia dhe po të mos kishte qenë presidenti Erdogan nuk do të ishim në gjendje që të vaksinonim askënd për një kohë të gjatë. E njëjta gjë vlen dhe për Serbinë dhe për Kinën dhe njëfarësoj dhe për Rusinë. Ishte një moment i frikshëm sepse pamë sepse pamë që në një situatë shumë të vështirë BE nuk ishte pranë nesh. Nuk ishte pranë njerëzve tanë nuk ishte i pranishëm për një çështje jetë a vdekje.'- u shpreh Rama.
BERLIN- Kryeministri Edi Rama është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Takimi është zhvilluar gjatë kongresit të Partive Socialiste Euoropiane. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga takimi me kancelarin gjerman, si dhe disa lider të tjerë të partive socialiste në Europë, ndërsa ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë.
'Mirmengjes dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë'- shkruan Rama në Facebook.
Në foto, Rama shihet duke bërë selfie me lider të ndryshëm si dhe nuk kanë munguar momentet gazmore, një prej tyre me kryeministrin Albin Kurtin, teksa janë ulur në tryezë.

Në Berlin të Gjermanisë po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste. E ftuar në këtë Kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste. Kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin ishin të ftuar në këtë Kongres. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të na mbështesë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë.
BERLIN- Kriza energjetike ka qenë në fokus të diskutimit të kryeministrit Edi Rama sot në Berlin. Sipas gazetarit Ermal Qori, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos përsëritet e njëjta situate si me rastin e vaksinave në kohën e pandemisë. Në mbrëmjen e sotme, duket se kryeministri Rama ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Europian, duke përmendur edhe ndihmën që vendi mori nga presidenti turk, Recep Tajip Erdogan.
“Kemi patur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rend që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti i energjisë i cili nuk është i njëjtë më pandeminë por është i ngjashëm. ngjan kur vjen puna te fuqia për të gjithë komunitetin europian, uroj të mos jetë i njëjti rast dhe të gjendet një zgjidhje për të mbështetur vendet anëtarë për të përballuar goditjen e madhe, duke mos u lënë jashtë,"-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.
E po ashtu u ndalua edhe largimi i të rinjve jashtë vendit.
“Ka gjera që janë te tmerrshme vërtet, pasi ne nuk jemi të pasur por po shohim të rinjtë tanë të largohen sepse nuk kanë të njëjtin akses si sistemi arsimor të lartë europian. Por shohim edhe ata që braktisin Shqipërinë për të punuar si doktor dhe infermier në Gjermani,"-shtoi numri një i qeverisë.
Sot në Berlin të Gjermanisë po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste, ndërsa mbledhja do të vijojë edhe ditën e nesërme. Partia e Socialistëve Evropianë (PES) bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe Partitë e Punës të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia por të ftuar janë edhe partitë e majta.
BERLIN- Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin. Por duket se është lodhur pak nga festa dhe ka vendosur që të pushojë. Siç duket edhe në foton e mësipërme, kryeministri Edi Rama është ulur duke u ankuar se nuk shtyhej në këmbë pritja e fillimit të pritjes së të ftuarve
"Shyqyr kemi kinget dhe çunat e urgjencës që na e hapën një vend, se ndryshe nuk shtyhej në këmbë pritja e fillimit të pritjes së të ftuarve,"-shkruan Edi Rama.
POSTIMI I PLOTË:
View this post on Instagram