LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kongresi Botëror i Ligjit në 2027 do të mbahet në Tiranë/ Rama nga Madridi: Shpërblim inkurajues dhe sinjal besimi! Për emigrantët e kthyer pyesni Melonin

• Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027” që do të mbahet në Tiranë. • Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se mbajtja e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri është një sinjal i fortë besimi për përpjekjet dhe arritjet e vendit. • Ai u shpreh se janë thënë shumë fjalë inkurajuese për betejën e Shqipërisë për të reformuar drejtësinë dhe ta bërë Shqipërinë një anëtare krenare të BE-së. • Sipas tij fakti që Shqipëria do të mikpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe arritjet. • Rama tha se ky është sinjal mjaft i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar e vështirë. • Kryeminstri theksoi se Shqipëria do të bëjë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer, që të mposhtim mikpritjen e Republikës Domenikane dhe shumë të tjerave. • Rama u shpreh se vitin 2027 Shqipëria pret një seri evenimetesh duke filluar nga Kongresi Botëror i Ligjit te samiti i NATO-s dhe finalja e U21 në futboll. • Ai u shpreh se kjo ka ndodhur falë punës që kanë bërë dhe se përpara Shqipëria ka qenë Korea e Veriut në Evropë. • Rama theksoi se viti i kaluar u mbyll me 12 milionë turistë dhe se turistët mahniten me bukuritë e vendit. • Ai shtoi se Shqipëria është e sigurt dhe se vendi ka normën më të ulët të vjedhjeve në Evropë. • Rama gjatë konferencës u pyet nëse po dështon marrëveshja me Italinë për emigrantë, duke qenë se Gjykata e Romës ka kthyer mbrapsht nga Shëngjinitre grupet e emigrantëve. • Rama u shpreh se nuk ka asnjë mendim për këtë çështje dhe se këto pyetje duhet ti drejtohen homologes së tij italiane, Giorgia Melonit. • Ai tha se Shqipëria në këtë marrëveshje vetëm ka ofruar ndihmën e saj, ndërsa siguria, aspekti ligjor dhe gjithçka tjetër është italiane. • Kreu i qeverisë u pyet nëse do të ketë Shqipëria një marrëveshje të tillë me Spanjën pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian. • Rama tha se nuk e sheh të realizueshme këtë për shkak të pozicionit gjeografik të dy vendeve. • Sipas tij kjo nuk është dhe zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Tirana pret në 2027 Kongresin Botëror të Ligjit, Rama: Shpërblim inkurajues dhe sinjal i fortë besimi! Do të bëjmë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer

Kongresi Botëror i Ligjit në 2027 do të mbahet në

Rama

MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”që do të mbahet në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se mbajtja e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri është një sinjal i fortë besimi për përpjekjet dhe arritjet e vendit. Ai u shpreh se janë thënë shumë fjalë inkurajuese për betejën e Shqipërisë për të reformuar drejtësinë dhe ta bërë Shqipërinë një anëtare krenare të BE-së.

Sipas tij fakti që Shqipëria do të mikpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe arritjet. Rama tha se ky është sinjal mjaft i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar e vështirë.

Kryeminstri theksoi se Shqipëria do të bëjë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer, që të mposhtim mikpritjen e Republikës Domenikane dhe shumë të tjerave. Ai tha se Shqipëria mund të jetë pas në shumë gjëra por pretendojmë Kupën e Botës në mikpritje.

“Sigurisht, na u thanë kaq shumë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë dhe ta bërë Shqipërinë një anëtare krenare të BE, ku shteti i së drejtës është i vendosur njëherë e përgjithmonë. Po, jam shumë mirënjohjes Havier dhe udhëheqjes së tij që jo vetëm erdhën por po kështu panë dhe mblodhi të gjitha informacionet objektive rreth reformës tonë shumë sfiduese por deri më tani mjaft të duartrokitur.

Jam i hapur për pyetje por më duhet të them se fakti që Shqipëria do të mikpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe arritjet. Po kështu, ky është sinjal mjaft i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar e vështirë por përmes partneriteve dhe vizionit të duhur mund të tejkalojë të shkuarën më të keqe. Kur vjen fjala për të ndërtuar institucione të besueshme dhe të garantuar që shteti i së drejtës të jetë një mënyrë jetese.

Do të bëjmë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer, që të mposhtim mikpritjen e Republikës Domenikane dhe shumë të tjerave. Mund të jemi pas në shumë gjëra por pretendojmë Kupën e Botës në mikpritje. Jemi të pamohueshëm në mikpritje dhe duhet ta tregojmë këtë," tha Rama.

Sa i përket turistëve spanjollë Rama u shpreh se ata janë gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri. Ai gjithashtu risolli në vemendje impaktin që shqiptarët lanë te tifozët spanjollë pas humbjes me Spanjën. Rama tha se spanjollet nuk kishin parë kurrë që pas një humbjeje tifozët kundërshtarë të duartrokisnin aq shumë sa shqiptarët pas as ndeshjeje. 

“Për mikun dhe si për zotin, ne bëjmë më të mirën. Prandaj turistët spanjollë janë gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri. Siç ndodhi kur u luajt ndeshja me Spanjën dhe tifozët shqiptarë duartrokitën në fund dhe turistët spanjollë thanë nuk kemi parë që të rrihesh dhe duartrokasësh. Por nuk është fundi i botës të rrihesh nga Spanja,” shtoi ai.

1 VITE ME PARE

Gjykata e Romës ktheu mbrapsht emigrantët për herë të tretë/ Rama: Pyesni Melonin për këtë, me Spanjën nuk besoj se mund të realizohet një marrëveshje e tillë

Kongresi Botëror i Ligjit në 2027 do të mbahet në
edi rama

SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp në Madrid ku është pyetur nëse po dështon marrëveshja me Italinë për emigrantë, duke qenë se Gjykata e Romës ka kthyer mbrapsht nga Shëngjinitre grupet e emigrantëve. 

Rama u shpreh se nuk ka asnjë mendim për këtë çështje dhe se këto pyetje duhet ti drejtohen homologes së tij italiane, Giorgia Melonit. Ai tha se Shqipëria në këtë marrëveshje vetëm ka ofruar ndihmën e saj, ndërsa siguria, aspekti ligjor dhe gjithçka tjetër është italiane. 

Kreu i qeverisë u pyet nëse do të ketë Shqipëria një marrëveshje të tillë me Spanjën pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Rama tha se nuk e sheh të realizueshme këtë për shkak të pozicionit gjeografik të dy vendeve. Sipas tij kjo nuk është dhe zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit.

Javën e kaluar, drejtësia italiane refuzoi të zhvendosë emigrantët nga Italia në Shqipëria. Do të doja mendimin tuaj, mendoni se marrëveshja po dështon?

Rama: Nuk kam asnjë mendim për këtë. Pyetja duhet t’i drejtohet si motrës sime italiane, Meloni. Për ne është një rol  shumë i thjesht, na u kërkua nga Italia që ti ndihmojmë dhe ne i detyrohemi shumë Italisë. Pasi na ka ndihmuar shumë. Së fundmi, kur patëm tërmetin shkatërrues, emergjencat italiane rrezikuan jetën e tyre dhe na ndihmuan. Si çdo vend duhet të ndihmojë tjetër. Siguria, aspekti ligjor, gjithçka është italiane. Prandaj për këtë duhet të pyesni palën italiane jo ne.

A do ketë një marrëveshje të njëjtë me Spanjën kur të integroheni në BE? 

Rama: S’jam i sigurt se do kishte kuptim, lidhet me gjeografinë. Ne jemi të bashkuar nga deti me Italinë, e vetmja gjë që e bën këtë marrëveshje të arsyeshme është se emigrantët nuk ndalojnë në Itali, por ata ndalojnë në Shqipëri. Sa e bëshme do të ishte për Spanjën, që të ndalonin në Shqipëri. Nuk e shoh të mundshme. Në fund të fundit, nuk mendoj se kjo është zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit.

Evropa tani duhet të merret me emigracion të paligjshëm dhe të përballet me një rënie demografike. Evropës i duhet të luftojë emigracionin, por nga ana tjetër, i duhen më shumë emigrantë. Nuk është çështje, kush tregon më shumë muskuj ndaj emigrantëve. Kjo është gjëja më e rrezikshme që po i bëjmë vetes në Evropë. Kjo mund të shkatërrojë shpirtin e Evropës. Për aq kohë sa nuk ka një politikë të përbashkët për këtë, Evropa do të jetë në telashe. Nëse Evropa e tejkalon këtë dhe bën diçka shumë më gjithëpërfshirëse, duke krijuar një mënyrë ndryshe për t’u marrë me vendet e  origjinës, do të jetë një fitore e madhe.

1 VITE ME PARE

"Në 2027 presim një seri evenimentesh", Rama nga Madridi: Ishim Koreja e Veriut e Evropës! Vjet e mbyllëm vitin me 12 milionë turistë

Kongresi Botëror i Ligjit në 2027 do të mbahet në
Rama

MADRID- Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”që do të mbahet në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se vitin 2027 Shqipëria pret një seri evenimetesh duke filluar nga Kongresi Botëror i Ligjit te samiti i NATO-s dhe finalja e U21 në futboll. Ai u shpreh se kjo ka ndodhur falë punës që kanë bërë dhe se përpara Shqipëria ka qenë Korea e Veriut në Evropë.

Rama theksoi se viti i kaluar u mbyll me 12 milionë turistë dhe se turistët mahniten me bukuritë e vendit. Ai theksoi se Shqipëria është e sigurt dhe se vendi ka normën më të ulët të vjedhjevenë Evropë.

"Në 2027 ne mirëpresim një seri evenimentesh të cilat do të kishin qene të paimagjinueshme edhe pak vite më parë. Shqipëria nuk pret vetëm Kongresin Boterore të Drejtesisë por edhe e samitin e NATO- por edhe finale nën 21 vjec ne futboll. Po ndodhin falë punës që kemi bërë.

Ishim tëresisht të izoluar ishim Koreja e Veriut e Evropës dhe pretendonim si vend i vetem i mirefillte. Vjet e mbyllem vitin me 12 milione turistë. Na u desh te luftonin kunder stigmes që ne nje fare menyre na ka ndjekur qe kur jemi hapur e ardhur ne evrope. Një stigmë qe na donte te ishim hajdutë, kriminele. Nje vend ku askush nuk duhet te shkonte se ishte i rrezikshem dhe kjo ka marre fund. Tani mrekullohen nga bukuritë dhe kemi sigurine. Kemi normen më të ulet të vjedhjeve ne Evrope. Kemi pak zenka me britaniket se kanë normen më të larte por duket ta kontrollojne," tha Rama.

edi rama ne spanje tirana pret në 2027 kongresin botëror të ligjit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje