Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në hyrje të një mobilierie në qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit. • Lënda plasëse është hedhur në ambiente e jashtme të një mobilierie në pronësi të një 36-vjeçari në Rrashbull të Durrësit. • Po ashtu njoftohet se nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. • Lidhur me ngjarjen, policia ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar që mund të kenë lidhje me hedhjen e lëndës plasëse në mobilieri. • Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. • Në dëshminë e tij, pronari i subjektit ka deklaruar se ai nuk ka konflikte me asnjë njeri. • Ai ka pohuar se ka çdo gjë me dokumente dhe se është në punën e tij. • Po ashtu ai ka shtuar se autori ka qenë i maskuar dhe se është hera e tretë që i hedhin lëndë plasëse.
4 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Lidhur me shpërthimin që u regjistrua në orët e para të mëngjesit është siguaruar dhe dëshmia e pronarit të këtij subjekti. Në dëshminë e tij thuhet se ai nuk ka konflikte me asnjë njeri. Ai ka pohuar se ka çdo gjë me dokumente dhe se është në punën e tij. Po ashtu ai ka shtuar se autori ka qenë i maskuar dhe se është hera e tretë që i hedhin lëndë plasëse.
“Unë e kam këtë dyqan këtu. Nuk kam konflikt me asnjë njeri. Këtu rri tërë kohës. Nuk kam prona për këtë pronë. E kam me letra me të gjitha. Rri serbes këtu në derë të dyqanit tërë ditën. Nuk kam dyshime. Nuk di asgjë. Kamerat e kanë kapur autorin. U fiksua një person duke hedhur lëndën. Ishte me maskë, me kapuç. Kjo është e treta herë që ka ndodhur kjo. Hera e parë në nëntor, një herë para 3-4 javësh dhe sot. Jam në punën time. Punëtorët i kam florinj. Edhe drekën ua sjell çdo ditë te puna. Nuk kam probleme pronësie. Rri deri në darkë këtu”, ka deklaruar ai.
DURRËS- Lidhur me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambieteve të një mobilierie, ka reagua policia. Me anë të një njoftimi, policia sqaron se lënda plasëse është hedhur në ambiente e jashtme të një mobilierie në pronësi të një 36-vjeçari në Rrashbull të Durrësit. Po ashtu njoftohet se nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie dhe lidhur me këtë janë shoqëruar 3 persona.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.
DURRËS- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në hyrje të një mobilierie në qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit. Lidhur me ngjarjen, policia ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar që mund të kenë lidhje me hedhjen e lëndës plasëse në mobilieri.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, teksa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.
DURRËS- Një shpërthim është regjistruar në një mobilieri në lagjen nr. 14, në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se disa persona kanë hedhur lëndën plasëse në një mobilieri në këtë zonë.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, teksa ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë ende nuk janë identifikuar autorët teksa kryhet vëzhgimi i kamerave.