LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferencën e Sigurisë në Mynih/ Rubio: Jetojmë në një epokë të re gjeopolitike. Merz: Rendi botëror nuk ekziston më

• Në Mynih të Gjermanisë është mbledhur Konferenca e Sigurisë, një nga forumet më të rëndësishme strategjike në botë. • Konferenca e Mynihut për Sigurinë është një platformë ku liderë politikë, ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, drejtues të NATO-s, BE-së dhe OKB-së, përfaqësues të inteligjencës, ekspertë të sigurisë dhe diplomatë diskutojnë drejtimet e reja të politikës globale. • Pjesëmarrës janë krerë shtetesh dhe qeverish nga Europa dhe Amerika e Veriut, përfaqësues të administratës amerikane, drejtues të lartë të NATO-s dhe BE-së, si dhe delegacione nga Lindja e Mesme dhe Azia. • Vitet e kaluara Shqipëria është përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, por këtë vit Rama mungon. • Në vend të tij ka udhëtuar drejt Mynihut kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili takimin e parë e ka pasur me Richard Grenell të cilin e quan të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA.  • Vetëm se kjo është një gafë, sepse Richard Grenell prej një viti ka marrë emërimin e Trump si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese, një prej institucioneve kulturore në Shtetet e Bashkuara. • Në konferencën e Mynihut ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komisionit për Punët e Brendshme dhe Mbrojtjen Kombëtare, Klevis Balliu. • Gjatë këtij forumi ndërkombëtar, Balliu ngriti shqetësimin për gjendjen alarmante të sigurisë kibernetike në Shqipëri, duke theksuar se ky sektor strategjik po neglizhohet dhe po keqmenaxhohet nga qeveria. • Ai deklaroi se siguria digjitale sot është një shtyllë themelore e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit të shteteve, ndërsa mungesa e profesionalizmit, konfliktet e interesit dhe investimet minimale po e bëjnë vendin të cenueshëm ndaj rreziqeve serioze. • Ndërsa, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Europë me një mesazh të qartë: rendi gjeopolitik po hyn në një fazë të re. • Rubio do të drejtojë delegacionin amerikan në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ngjarja e parë e madhe globale që prej kur president Donald Trump kërcënoi sovranitetin danez me zotimin për të aneksuar Groenlandën. • Gjithashtu Kancelari gjerman Friedrich Merz e hapi Konferencën e Sigurisë në Mynih me një vlerësim të ashpër të situatës ndërkombëtare, duke deklaruar se, në kundërshtim me sloganin e konferencës së këtij viti, rendi botëror nuk është “nën kolaps”, por “nuk ekziston më”. • Merz argumentoi se ngjarjet e fundit shënojnë fundin e asaj që ai e quajti “pauza e gjatë e Evropës nga historia botërore”, duke vënë në dukje se kontinenti po rihyn në një epokë konfrontimi të ashpër gjeopolitik, balancash fuqie dhe konfliktesh.

7 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Kancelari gjerman kritikon Kinën: Shfrytëzon në mënyrë sistematike varësitë e të tjerëve

Konferencën e Sigurisë në Mynih/ Rubio: Jetojmë në
Friedrich Merz

GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz ka deklaruar se rendi ndërkombëtar po shkatërrohet. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih të premten, Merz tha se po ndodh një përçarje midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

"Një përçarje është hapur midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Nënpresidenti JD Vance e tha këtë shumë hapur këtu në Mynih një vit më parë", tha Merz. 

Mediat shkruajnë se kancelari tha se ekonomia e dytë më e madhe në botë shfrytëzon në mënyrë sistematike varësitë e të tjerëve. Sipas tij, Pekini po e rinterpreton rendin ndërkombëtar për ta përshtatur me qëllimet e veta strategjike.

“Nëse ka pasur një moment unipolar pas rënies së Murit të Berlinit, ai është tashmë larg. Pretendimi për lidership i Shteteve të Bashkuara është vënë në pikëpyetje, ndoshta edhe është humbur”, deklaroi kancelari gjerman./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Merz për luftën në Ukrainë: Duhet të bëjmë gjithçka për ta dobësuar Rusinë

Konferencën e Sigurisë në Mynih/ Rubio: Jetojmë në
Foto ilustruse

GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz tha gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynihtë se Moska nuk ka gjasa t'i japë fund luftës së saj kundër Ukrainës derisa të jetë ekonomikisht, potencialisht dhe ushtarakisht, e rraskapitur.

“Duhet t’i çojmë në këtë pikë për ta ndalur. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi ushtarakisht, ekonomikisht, politikisht dhe diplomatikisht për ta arritur këtë”, deklaroi ai.

Mediat shkruajnë se Merz tha se aleatët perëndimorë të Kievit duhet të bëjnë gjithçka që nevojitet, për ta sjellë Rusinë në një pikë ku ajo nuk sheh asnjë avantazh të mëtejshëm.

Merz u shpreh se Rusia nuk kishte treguar ndonjë gatishmëri për t'u angazhuar seriozisht në bisedimet e paqes për t'i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë, i cili do të hyjë në vitin e tij të pestë më vonë këtë muaj./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Spiropali në Konferencën e Sigurisë të Mynihut: Shqipëria vijon kontributin për forcimin e partneritetit transatlantik, teksa ecën përpara drejt BE

Konferencën e Sigurisë në Mynih/ Rubio: Jetojmë në
Elisa Spiropali

GJERMANI- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ku po diskutohen sfidat aktuale globale. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali thekson se "Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor."

"Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë", shkroi Spiropali.

Ministrja shtoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Postimi i plotë:

Në Mynih në Konferencën e Sigurisë, ku mblidhen liderët kryesorë politikë e ushtarakë për të diskutuar sfidat e sotme globale. Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë.

Takimet me partnerët konfirmojnë se në një botë më të paqëndrueshme, vlera si liria, solidariteti dhe bashkëpunimi janë më të rëndësishme se kurrë. Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Konferenca e Mynihut/ Merz: Rendi botëror nuk ekziston më, luftërat kulturore të SHBA-së nuk janë tonat

Konferencën e Sigurisë në Mynih/ Rubio: Jetojmë në
Friedrich Merz

GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz hapi Konferencën e Sigurisë në Mynih me një vlerësim të rreptë të situatës ndërkombëtare, duke deklaruar se ndryshe nga motoja e ngjarjes së këtij viti, rendi botëror nuk është nën shkatërrim, por nuk ekziston më.

Në deklaratën e tij hyrëse, Merz argumentoi se ngjarjet e fundit shënojnë fundin e asaj që ai e quajti 'pushim i gjatë i Evropës nga historia botërore', duke theksuar se kontinenti po rihyn në një epokë të konfrontimit të ashpër gjeopolitik, balancave të fuqisë dhe konflikteve.

Kancelari gjerman theksoi se rikthimi i politikës së fuqive të mëdha është korniza kryesore për politikëbërjen evropiane, me theks në parandalimin, rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe konkurrencën gjeopolitike.

"Qëllimi ynë kryesor si evropianë dhe si gjermanë është ta pranojmë këtë realitet të ri sot. Kjo nuk do të thotë se ne e pranojmë atë si fatin tonë të pashmangshëm." tha ai.

Mediat shkruajnë se Merz nënvizoi se Evropa nuk po arrin të përkthejë peshën e saj ekonomike në ndikim gjeopolitik. Siç vuri në dukje ai, PBB-ja e Rusisë arrin në rreth 2 trilion euro, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian është pothuajse dhjetë herë më e madhe. 

Kancelari gjermane foli edhe për luftën në Ukrainë, duke thënë se Rusia nuk tregon gatishmëri për negociata serioze paqeje dhe do t'i japë fund asaj vetëm kur të jetë e shteruar ushtarakisht dhe ekonomikisht. 

Në fjalën e tij, Merz zbuloi se ka diskutuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron mundësinë e një parandalimi bërthamor evropian.

 "Diskutova me Emmanuel Macron për një parandalim bërthamor evropian", tha ai, duke prekur një nga çështjet më të ndjeshme të arkitekturës evropiane të sigurisë.

Mesazh për Pekinin përpara një vizite

Deklaratat e Merz përshkruajnë gjithashtu qëndrimin që ai pritet të mbajë gjatë vizitës së tij të parë në Kinë si kancelar, më vonë këtë muaj. Pavarësisht se pranoi fuqinë në rritje të Pekinit, ai e bëri të qartë se realiteti i ri gjeopolitik nuk do ta çojë Berlinin "në krahët" e Kinës.

Siç vuri në dukje ai, Pekini përdor sistematikisht varësitë e vendeve të tjera në avantazhin e tij. Ai kujtoi se industria gjermane e automobilave ishte pothuajse në një ngërç vitin e kaluar kur Kina vendosi kufizime në eksportet e magneteve të tokës së rrallë, të cilat përdoren në komponentë kritikë në të gjithë zinxhirin e vlerës.

Kancelari pritet të ngrejë çështjen e kufizimeve të eksportit si një pikë kyçe fërkimi në bisedimet e tij me udhëheqjen kineze, duke kërkuar rregulla më të qarta dhe parashikueshmëri më të madhe në marrëdhëniet tregtare./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur në hapësirën digjitale

Konferencën e Sigurisë në Mynih/ Rubio: Jetojmë në
Klevis Balliu

MYNIH- Nënkryetari i Komisionit për Punët e Brendshme dhe Mbrojtjen Kombëtare, Klevis Balliu, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku u diskutua mbi rëndësinë jetike të sigurisë kibernetike në nivel global dhe sfidat me të cilat përballen shtetet në epokën digjitale.

Gjatë këtij forumi ndërkombëtar, Balliu ngriti shqetësimin për gjendjen alarmante të sigurisë kibernetike në Shqipëri, duke theksuar se ky sektor strategjik po neglizhohet dhe po keqmenaxhohet nga qeveria.

Ai deklaroi se siguria digjitale sot është një shtyllë themelore e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit të shteteve, ndërsa mungesa e profesionalizmit, konfliktet e interesit dhe investimet minimale po e bëjnë vendin të cenueshëm ndaj rreziqeve serioze.

Sipas Balliut, buxheti për sigurinë kibernetike në Shqipëri mbetet qesharak, në një kohë kur vendet e zhvilluara po investojnë miliarda për mbrojtjen e infrastrukturës digjitale dhe të të dhënave shtetërore.

Gjatë konferencës, ai pati mundësinë të ndajë shqetësimet e tij mbi rrezikun që i kanoset sigurisë kombëtare të vendit dhe t’u kërkojë partnerëve ndërkombëtarë mbështetje konkrete për forcimin e kapaciteteve institucionale në këtë fushë jetike.

Balliu theksoi se siguria kibernetike nuk është luks, por domosdoshmëri për sovranitetin, funksionimin e institucioneve dhe mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë. Në përfundim, ai nënvizoi se mbrojtja e hapësirës digjitale duhet të jetë prioritet kombëtar dhe se çdo neglizhencë në këtë drejtim përbën rrezik serioz për të ardhmen e vendit.

Deklarata e Balliut:

Ishte një kënaqësi dhe nder të isha i ftuar në Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku u diskutua mbi rëndësinë jetike të sigurisë kibernetike në nivel global. Në këtë forum ndërkombëtar u theksua qartë se siguria digjitale sot është një shtyllë themelore e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit të shteteve.

Fatkeqësisht, në Shqipëri kjo fushë kaq e ndjeshme vijon të menaxhohet nga individë të lidhur me struktura kriminale, duke minuar besimin, profesionalizmin dhe sigurinë e institucioneve tona. Rastet e konfliktit të interesit dhe lidhjeve me persona të përfshirë në aktivitete kriminale janë alarmante. Po aq shqetësues është edhe fakti se buxheti për sigurinë kibernetike në vendin tonë mbetet qesharak, në një kohë kur e gjithë bota po investon miliarda për mbrojtjen e infrastrukturës digjitale.

Gjatë konferencës pata mundësinë të ndaj shqetësimet e mia mbi rrezikun që i kanoset sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe të kërkoj mbështetje nga partnerë dhe personalitete ndërkombëtare për forcimin e këtij sektori jetik. Siguria kibernetike nuk është luks, është domosdoshmëri për të ardhmen dhe sovranitetin e vendit tonë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një moment përcaktues

Konferencën e Sigurisë në Mynih/ Rubio: Jetojmë në
Foto ilustruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih (MSC), duke thënë se bota ndodhet në një “moment përcaktues”.

“Bota po ndryshon shumë shpejt para syve tanë. Bota e vjetër ka ikur – sinqerisht, bota në të cilën u rrita – dhe ne jetojmë në një epokë të re në gjeopolitikë, dhe kjo do të kërkojë nga të gjithë ne që të rishqyrtojmë se si duket kjo dhe cili do të jetë roli ynë,” tha Rubio në komentet para nisjes nga baza ajrore Andreës në Maryland.

Rubio tha se ka gjasa të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më 14 shkurt, kur ai të arrijë, megjithëse nuk ishte “100 për qind” i sigurt se takimi do të ndodhë.

I pyetur për sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, të cilat kanë zhytur qindra mijëra njerëz në të ftohtë dhe errësirë gjatë dimrit, Rubio tha se kjo është arsyeja pse Uashingtoni po vazhdon përpjekjet e tij për paqe.

“Njerëzit po vuajnë. Është koha më e ftohtë e vitit. Është vuajtje e paimagjinueshme,” shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, i tha Radios Evropa e Lirë se pret të flasë gjithashtu me Rubion.

“Ne do të jemi të interesuar [të vazhdojmë] kontaktet tona të rregullta në nivelet më të larta,” tha Sybiha, i cili mirëpriti vizitorë, përfshirë Ministrin e Jashtëm gjerman, Johann ëadephul, në një ekspozitë dronësh në “Shtëpinë e Ukrainës” në Munih.

“Vetëm [presidenti amerikan Donald] Trump mund ta përfundojë luftën, vetëm pala amerikane,” i tha Sybiha REL-it.

Organizatorët e MSC-së thanë se ngjarja e këtij viti është më e madhja ndonjëherë, me më shumë se 1,000 delegatë, përfshirë rreth 50 krerë qeverish dhe diplomatë të lartë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjithashtu ka konfirmuar se është nisur për të marrë pjesë në konferencë më 13 shkurt, ndërkaq presidentja Vjosa Osmani ka anuluar pjesëmarrjen e saj “për shkak të “angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit”.

Konferenca e Munihut po zhvillohet në një kohë trazirash globale, me mundësinë e sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit, me pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia që po i afrohet përvjetorit të katërt dhe me tensione lidhur me të ardhmen e aleancës transatlantike të NATO-s.

Këto shqetësime të fundit u shfaqën në një aktivitet të vogël anësor në prag të konferencës, ku ish-presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso, tha: “ne duhet… të mbetemi atlantikë, por ta evropianizojmë NATO-n.”

Barroso bëri thirrje për pavarësi më të madhe evropiane në mbrojtje mes frikës se Uashingtoni po tërhiqej nga angazhimi, duke shtuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë Ukrainën do të forconte gjithashtu sigurinë e tij.

“Të jemi të sinqertë, ata nuk do të jenë anëtarë të NATO-s,” i tha Barroso REL-it. “Por anëtarë të Bashkimit Evropian – mendoj se mund të jenë. Pra, le të gjejmë një mënyrë.”

E pyetur se çfarë pret nga fjalimi i Rubios në konferencë më 14 shkurt dhe nga angazhimi i SHBA-së me evropianët, ministrja e Jashtme e Rumanisë, Oana Toiu, u tha gazetarëve: “Shpresoj që delegacioni i SHBA-së… do të ritheksojë një mesazh të fortë mbështetjeje”.

“Dhe gjithashtu përtej fjalëve, përtej bisedave, mendoj se ajo që na duhet tani është veprim i përbashkët, burime të përbashkëta për qëndrueshmërinë, por edhe për procesin e paqes [në Ukrainë].”

Toiu shtoi se “ndërtimi ose rindërtimi i besimit në partneritetin transatlantik është gjithashtu shumë i rëndësishëm për hapat e ardhshëm në procesin e paqes në Ukrainë.”

Kancelari gjerman Friedrich Merz do ta hapë zyrtarisht konferencën menjëherë pas drekës, duke vendosur tonin për diskutimet pasuese.

Në fjalimet e fundit, ai ka dyfishuar theksin në mesazhin se Evropa duhet të forcojë fuqinë e saj ushtarake përballë agresionit rus dhe pasigurisë mbi angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s.

Evropa do të dëgjohej vetëm “kur të mësojmë gjuhën e politikës së fuqisë, kur të bëhemi vetë një fuqi evropiane,” tha ai në janar.

Gjendja mbizotëruese këtu pasqyrohet edhe në titujt e diskutimeve të ndryshme të planifikuara. Dita fillon me një mëngjes lutjeje të titulluar “Ndërtimi i Urave në një Botë të Tensionuar”, i ndjekur nga një panel diskutimi i quajtur “Rregulla pa Fuqi? Zhvillimi i Kapacitetit Gjeostrategjik të Evropës”.

Diskutimi në skenën kryesore pasdite quhet “Pikë Thyerjeje: Rendi Ndërkombëtar mes Reformës dhe Shkatërrimit.”

Gjatë rrugës për në Munih, Rubio shprehu besim se mesazhi i tij për evropianët e shqetësuar do të “pritej mirë.” Ai shoqërohet nga një grup i madh dypartiak senatorësh amerikanë, të cilët kanë njoftuar takime me Zelenskyy-n, shefin e NATO-s Mark Rutte dhe të tjerë.

Në një deklaratë, anëtarja kryesore e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, Jeanne Shaheen, tha se do ta përdorë këtë udhëtim për të “forcuar mbështetjen për Ukrainën dhe për t’u bërë thirrje kolegëve të saj në Kongres që të miratojnë legjislacion dypartiak për sanksione për të mbajtur Rusinë dhe mbështetësit e saj përgjegjës.”/REL

3 MUAJ ME PARE

Mbahet Konferenca e Mynihut/ Mungon Rama, Balla e nis viztën me gafë për Grenell

Konferencën e Sigurisë në Mynih/ Rubio: Jetojmë në
Foto ilustruse

GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka munguar këtë vit në konferencën e Mynihut për Sigurinë. Ajo është një platformë ku liderë politikë, ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, drejtues të NATO-s, BE-së dhe OKB-së, përfaqësues të inteligjencës, ekspertë të sigurisë dhe diplomatë diskutojnë drejtimet e reja të politikës globale. Në vend të Ramës ka shkuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai e ka nisur takimin me një gafë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e quan Richard Grenell të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Ndërkohë, që ai prej një viti ka marrë emërimin e Trump si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese, një prej institucioneve kulturore në Shtetet e Bashkuara.

“Konferenca e Sigurisë Mynih Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA” shkruan Taulant Balla në statusin e tij në rrjetet sociale./Dosja.al

konferenca e sigurise ne mynih

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel