LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca Jubilare për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, Rama: Gjuha shqipe sot, pa fjalor të plotë dhe nën rrezik

• U zhvillua sot në Tiranë Konferenca Jubilare për 50-vjetorin e kongresit të Drejtshkrimit. • Në konferencë morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe anëtarë të Akademive të Shkencave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. • Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi deklaroi se 50-vite më parë, u përcaktua një moment kyç në identitetin kombëtar të shqiptarëve. • Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi se gjuha shqipe sot është në rrezik, ndërsa iu kërkoi akademikëve të punojnë për një fjalor të plotë. • Kryeministri thumboi akademikët duke i pyetur për arsyen e pranisë së flamurit të NATO-s, mes 3 flamujve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.  • • Në vitin 1972, nga 20 deri në 25 nëntor, në Tiranë u zhvillua Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ku u vendosën disa nga rregullat kryesore të standartizimit të gjuhës. • Kongresi u zhvillua nën organizimin e profesorit të gjuhës Eqerem çabej, Aleks Budës dhe të tjerë akademikëve që punuan për pasurimin e gjuhës shqipe. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Si ra në grackë Skënder Gjinushi?! 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit citoi një libër që nuk ekziston (FAKTET)

Konferenca Jubilare për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit,
Ledi Shamku dhe Skënder Gjinushi

TIRANË- Studiuesja Ledi Shamku ka zbuluar një 'perlë' nga Konferenca Jubilare për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit dhe nga fjala e kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Ledi Shamku zbuloi diçka që ndoshta dhe Gjiknuri nuk e di. Në fjalimin e tij, Gjinushi flet për libër “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI” që nuk ekziston. Është thjesht një krijim sarkazme.

"Libri “Shteti dhe Drejtshkrimi” është një sajesë e sarkazmës së Gjeto Basharit, i cili e sajon ekzistencën e ketij gja-libri thjesht e vetëm për t’u tallur me hiperkontollin e shtetit në punë të gjuhës, ja si kjo që kërkon të bëjë Shkencizma sërish. Por ama libri nga sot ekziston!!! PO PO, LIBRI “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI” NGA SOT KA JETËN E VET SI SHENJË E HAJNISË INTELEKTUALE TË KRYEAKADEMIKUT GJINUSHI. Gjeto Bashari e sajoi thjesht si Sarkazëm. Kryeakademiku e plagjaturoi si Fjalimin e vet Solemn për Festimet Drejtshkrimore. Dhe kur sarkazmën e plagjiaturon ish-Ministri i Arsimit të Ramiz Alisë dhe njëherit Kryeakademiku i sotshëm, ajo s’është sarkazmë, është Kryesarkazmë!,"-shkruan ndër të tjera Shamku.

POSTIMI I PLOTË:

3 VITE ME PARE

50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit/ Hartoi rregullat e drejtshkrimit për gjuhën letrare që përdorim sot

Konferenca Jubilare për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit,
Pamje nga takimi i sotëm

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe është një nga ato ngjarje madhore, që sikundër Kongresi i Alfabetit i Manastirit, ka zënë vend tashmë jo vetëm në historinë e gjuhësisë shqiptare, por edhe në historinë e popullit shqiptar.

Tashmë në 50-vjetorin e tij një konferencë jubilare e nderoi këtë kongres.

Kongresi i Drejtshkrimit sanksionoi përfundimisht fizionominë e variantit letrar (standard) të gjuhës shqipe, që ishte arritur përgjithësisht në praktikën gjuhësore disavjeçare. Por shqipja e sotme nuk është më e njëjta dhe sfida të reja e kanë përfshirë atë.

Një tjetër diskutim që ka shoqëruar arritjet e kongresit ka qenë mos përfshirja e gegërishtes në të, por studiuesit nuk e shohin këtë si problem duke sjellë dhe shembuj nga gjuhë të tjera.

Arritja e dytë po aq e shënueshme ishte hartimi i veprave gjuhësore kodifikuese; “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”, “Gjuha letrare shqipe për të gjithë” e më tej vepra të tjera madhore, po ashtu kodifikuese, si “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” etj./ Top Channel

3 VITE ME PARE

Përse Gjinushi dhe Rama përjashtuan Malin e Zi nga Konferenca për Drejtshkrimin?

Konferenca Jubilare për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit,
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Akademia e Shkencave të Shqipërisë zhvilloi sot konferencën Jubilare me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Në konferencë shkoi edhe vetë kryeministri Edi Rama që vuri në pah, praninë e flamurit të NATO-s, (Aleanca e Atlantikut të Veriut), si një tepri që sipas tij nuk i jepte dot as shpjegim për arsyet pse ishte në këtë konferencë. 

Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s? Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj.

Edi Rama

Në konferencë ishin vendosur krah njëri tjetrit, flamuri i Shqipërisë, ai i Kosovës dhe i Maqedonisë së Veriut. Duke harruar flamurin e Malit të Zi, vend ku jetojnë dhe punojnë një komunitet shqiptar, Akademia e Shkencave dhe Rama përjashtuan sot nga Konferenca Jubilare e Drejtshkrimit Malin e Zi.

Përgjegjësia është sa e kryeministrit aq edhe e organizatorëve. Institucionet albanologjike në Shkup, Tiranë e Prishtinë po zhvillojnë një sërë aktivitetesh me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar në vitin 1972 nga 20 deri më 25 nëntor.

Më i rëndë bëhet përjashtimi nga kjo konferencë kur në Kongresin e 50 viteve më parë, me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe arbëreshë nga Italia, emra të njohur të albanologjisë, të shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare.

Ndërsa konferenca e sotme e organizuar nga kryetari Skënder Gjinushi zgjodhi ti shërbejë politikës e të zëvendësojë flamurin e Malit të Zi me atë të NATO dhe Bashkimit Evropian.

Në asnjë rresht të fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama nuk foli për shqiptarët në Malin e Zi, përdorimin e gjuhës shqipe atje dhe fushën e bashkëpunimit mes akademive të dy vendeve. Përse? Nga viti 2017, Mali i Zi futi shqipen si gjuhë zyrtare në Podgoricë, Ulqin, Tivar, Plavë, Rozhajë dhe Tuz, në komunat ku shqiptarët përbëjnë rreth 5% të popullsisë. Shqiptarët e Malit të Zi kanë fituar me mund një të drejtë që iu takonte për të përdorur gjuhën e tyre në vendin ku jetojnë, por duket se nuk ka mjaftuar. Konferenca që duhet të bashkojë, sot shërbeu për tu ndarë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

50 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit, Rama: Si dashnor i gjuhës shqipe më vjen të qesh që po flas me këtë status...

Konferenca Jubilare për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit,
Edi Rama ne 50- vjetorin e Kongresit te Drejtshkrimit

TIRANË- Kryeministri Rama tha sot në konferencën për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit se është "dashnor' i gjuhës shqipe. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se kongresi nuk është ndikuar as nga debatet as nga fakti se ka qenë në patronazhin e pushtetit absolut komunist, por bëri punën e vetë për gjuhën.

"Faktikisht mua më vjen të qesh si dashnor i paepur i gjuhës shqipe me këtë status kryesor që po flas sot këtu, dhe prandaj erdha me kaq dëshirë këtu. Se as mund as dua dhe as kam pse të qaj kur ndjek këtë debatin fantastik ku kongresi i drejtshkrimit i qortohet si një mekat i pashlyeshëm që vë në dikskutim dhe vetë kongresin fakti që u zhvillua nën patronazhin e një pushteti absolut. Po çfarë shoh unë të paktën, i interesuar thashë, si dashnor i paepur i gjuhës shqipe. Në 1879 shoqëria e të shypurit të shkronjave shqip u autorizua dhe veproi nën patronazhin e një monarku absolut, sulltan Abdyl Hamiti i II të cilit iu dhurua ekzemplari i parë i abetares që përpunoi shoqëria. Shoh që kongresi i manastirit në 1908 u zhvillua me lejen dhe nën patronazhin e Valiut xhon turk të manstirit i cili mori pjesë në çeljen solemne të kongresit vlerësoi lëvdatat që kongresistët ia adresuan atij, domethënë Valiut dhe sovranit të madhërishëm të osmanëve. Por kongresi bëri punën e vetë as për Valiun as për sovranin e madhërishëm por për gjuhën",tha Rama.

Tirana kujton 50-vjetorin e standardizimit të gjuhës shqipe. Nga 20 deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë i zhvilloi punimet Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Me këtë rast, institucionet albanologjike në Shkup, Tiranë e Prishtinë po zhvillojnë  një sërë aktivitetesh./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Ironia e Ramës me flamurin e NATO në Kongresin e Drejtshkrimit: Këtë nuk e kuptova pse është këtu?!

Konferenca Jubilare për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit,
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama zgjodhi të ironizonte praninë e flamurit të NATO-s, (Aleanca e Atlantikut të Veriut) në konferencën jubilare në Kongresin e 50-të të Drejtshkrimit. Në fjalën e tij, i ftuar në këtë konferencë, Rama tha se arrin të kuptojë praninë flamurit të BE, por jo atë të NATO. Flamuri i NATO, ndodhej mes atij të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Tre flamujt të qendrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njejtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha. E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s?Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Historia na mëson se drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar nuk janë gjë tjetër veçse një proces konsolidimi i frymës dhe i gërmës së një kombi, i qenies së një kombi. Njehsimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe standardizimi i saj është një nga ato procese historike që për fatin më të madh të shqiptarëve është përvijuar ngjashmërisht me procesin e njehsimit edhe të gjuhëve evropiane. Por, e para ka kaluar më butë se sa procese të tjera njehsimi gjuhësh të tjera evropiane dhe dyta është nga të paktët procese që në historinë tonë na njehson për nga struktura dhe për nga metoda me vendet e tjera evropiane. Kjo i detyrohet dhe një fati që e kemi pasur si shqiptarë. Ndonëse pa një shtet tonin, që edhe kur e patëm nuk e patëm me mundësi dhe mjete të konsiderueshme, fati ynë ka qenë mendja e ndritur dhe talenti i mahnitshëm i njerëzve të dalluar të këtij kombi. 

Kryeministri ishte i ftuar në konferencën Jubilare me rastin e 50- vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit që u mbajt sot në Tiranë. /Dosja.al

edi rama kongresi i drejtshkrimit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet