LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca "Rugova dhe Perëndimi"/ Rama: Rruga e Kosovës drejt BE nuk duhet të jetë e lidhur me çfarë i pëlqen ose jo Serbisë

• Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës është zhvilluar një Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë. • Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet ditën e sotme në Prishtinë ku ka mbajtur edhe një fjalim. • Rama në nisje të fjalës së tij tha se sot do flasë për njeriun që ka shënjuar historinë e shqiptarëve. • Kryeministri u shpreh se pa Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës dhe se ai ishte politikani më atipik shqiptar.•  Ai më tej tha se Rogova është ati themelues i Kosovës së lirë ndërsa shtoi se ai ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë. • Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili tha se Kosova është udhëhequr nga një njeri me vizion. • Hovenier më tej shtoi se është shumë i lumtur që e ka takuar disa here Rugovën. •  Ai tha se ka mësuar shumë nga presidenti Rugova, se si të marrin një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejnë zgjidhje. • Një fjalim ka mbajtur edhe ish-kryeministër i Italisë në kohën e luftës në Kosovë, Massimo D’Alema i cili u tha se në kohën e luftës ishtë një moment i vështirë dhe se bombardimet e NATO-së kishin filluar, por nuk kishte shenja që Serbia do të dorëzohej dhe do t’i tërheqte trupat e do ta lejonte paqen në Kosovë. 

5 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Rama sulmon Kurtin: Kosova po ngel pa miq ndërkombëtar, për ca vota më shumë në zgjedhje

Konferenca "Rugova dhe Perëndimi"/ Rama: Rruga e Kosovës
edi rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën "Rugova dhe Perëndimi" në Prishtinë e organizuar për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. 

Rama tha se sipas këndvështrimit të tij nëse Kosova do që të dalë nga loja "macja me miun" me Serbinë duhet t'i drejtohet me një ekip uniteti Bashkimit Europian dhe t'ju thotë se "jemi këtu për të përmbushur detyrimet që kemi ne dhe për t’u afruar me ju."

Kryeministri u shpreh më tej se e ardhmja e Kosovës në BE nuk duhet të lidhet me atë se çfarë i pëlqen ose jo Serbisë, pasi sipas tij kjo e fundit mund të mos dojë kurrë ta njohë pavarësinë e saj.

“Koha më e suksesshme e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare si një subjekt edhe pse jo ende e njohur nga shumë shtete si shtet i pavarur. Por si subjekt në tryezë ka qenë koha e të ashtuquajturit ekipi i unitetit. Ibrahim Rugova duke e parë me sytë e të sotmes është figurë që sa më shumë kalon koha duket e madhe, nuk e shfrytëzoi personalitetin e tij ndërkombëtar. Ishte njeriu që i hapeshin dyert si person edhe kur ata që për Kosovën dëgjonin për herë të parë. Në mënyrë shumë modeste, u ul si një anëtar i një ekipi uniteti ku të gjithë ishin të barabartë. Ajo ka qenë koha kur Kosova ka arritur sukseset e saj diplomatike dhe ka arritur ta mundi Serbinë në tavolinë. Sot jemi në një proces ku thellohet qasja ndaj politikës së jashtme dhe shfrytëzimi i platformave jashtë për të marrë vota këtu. Kjo mund të ketë sukses elektoral, por e lë Kosovën me më pak besim nga ana e miqve dhe aleatëve të vet ndërkombëtar. Dhe në këndvështrimin tim, nëse Kosova do të dalë nga loja, “macja me miun” në tryezë me Serbinë dhe do ti drejtohej me një ekip uniteti- BE, se nuk duam të flasim me Serbinë por jemi këtu për të përmbushur detyrimet që kemi ne dhe për t’u afruar me ju. Por ky konfrontimi macja me miun dhe mbledhjet për t’u mbyllur me orë nuk çojnë gjëkundi. Dhe nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka e ardhmja e Kosovës në BE se çfarë i pëlqen apo jo Serbisë. Serbia mund të mos dojë kurrë a njohë Kosovën, por kjo nuk e pengon që të gjithë ta pranojnë për të qëndruar me të gjitha standardet në një njëjtin nivel me BE”, tha Rama.

4 MUAJ ME PARE

"Lider i pazakonshëm në Ballkan", Rama: Intelektual i nxjerrur nga arkivat e kohës romantike, Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës!

Konferenca "Rugova dhe Perëndimi"/ Rama: Rruga e Kosovës
Rama

KOSOVË- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën ndërombëtarë të zhvilluar sot, “Rugova dhe Perëndimi” ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Rama në nisje të fjalës së tij tha se sot do flasë për njeriun që ka shënjuar historinë e shqiptarëve. Kryeministri u shpreh se pa Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

Rama më tej shtoi se pa politikën e tij afruese me aleatët, nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.


“Rugova ishte revolucionar me urtësinë e burrështetasit dhe burrështetas revulocionar. Rugova ishte si intelektual i nxjerrur nga arkivat e kohës romantike. Ai ishte i papërsëritshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund se si arriti t’ua imponojë njerëzve rrjedhën e politikës së tij. Rugova i dha popullit të tij një forcë të panjohur ndonjëherë në trojet tona”, tha Rama.

Ai tha se Rugova i dha Kosovës aleancën me ndërkombëtarët si pasuri natyrore që vendi i tij nuk e kishte.

“Presidenti Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës. Ishte lider i pazakonshëm në Ballkan. Rugova ishte i vetmi në këtë vend që kishte kuptuar se konflikti nuk është rruga për drejtësi afatgjate," shtoi ai.

4 MUAJ ME PARE

25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Rama: Rugova ati themelues i Kosovës së lirë! Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptar

Konferenca "Rugova dhe Perëndimi"/ Rama: Rruga e Kosovës
Rama

KOSOVË- Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës është zhvilluar një Konferencë Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet ditën e sotme në Prishtinë ku ka mbajtur edhe një fjalim. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se Rugova ishte politikani më atipik shqiptar.

Ai më tej tha se Rogova është ati themelues i Kosovës së lirë ndërsa shtoi se ai ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë. Rama tha se ai u vetëshpall president i Kosovës për herë të parë dhe pati guximin e gjeniut për fatin se nuk rrezikoi jetën, por personalitetin e tij.


“Rugova ati themelues i Kosovës së lirë ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë. Një politikan i rrahur me vaj e uthull një figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhur si një të tërë pa i hyre në hak pjesëve.

Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptar. I pashpjegueshëm dot deri në fund për mënyrën se si i imponuar njerëzve si lumi që rrjedh duke krijuar shtatin.

Rugova kryetar pa pallat e pa  komb e çoi vendin drejt të ardhmes. Ai u vetëshpall president i Kosovës për herë të parë, pati guximin e gjeniut për fatin se nuk rrezikoi jetën, por personalitetin. Ishte një akt donkishotest për shumë”, tha ai.

4 MUAJ ME PARE

"Një frymëzim dhe mentor për mua", Hovenier nga konferenca “Rugova dhe Perëndimi”: Gjithmonë ishte parimor dhe udhëheqës pragmatik

Konferenca "Rugova dhe Perëndimi"/ Rama: Rruga e Kosovës
Jeff Hovenier

KOSOVË- Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës është zhvilluar një Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili tha se Kosova është udhëhequr nga një njeri me vizion. Hovenier më tej shtoi se është shumë i lumtur që e ka takuar disa herë.


“Ishte një frymëzim dhe mentor për mua. Gjatë takimit në Rambuje sa isha diplomat i ri, i thash këshilltarit të Rugovës që të ma jepte një gur. Ai tha që nuk e dija se i don kaq shumë dhe kështu ma dha një gur. Unë sot në Ambasadë kam një gur të presidentit Rugovës”, tha ambasadori amerikan.

Ai shtoi se se ka mësuar shumë  nga Presidenti, Ibrahim Rugova. Ambasadori tha se Rugova i mësoi se  si të marrin një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejnë zgjidhje.

“Unë përfaqësoj gjeneratën e diplomatëve të Amerikës. Kemi mësuar shumë nga ish-diplomatët amerikanë, por kemi mësuar shumë edhe nga Presidenti, Ibrahim Rugova. Nga Ibrahim Rugova kemi mësuar se si të marrim një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejmë zgjidhje. Rugova ishte i thjeshtë, gjithmonë ishte parimor dhe udhëheqës pragmatik”, tha ambasadori Hovenier para të pranishmëve. 

4 MUAJ ME PARE

Konferenca “Rugova dhe Perëndimi”/ D'Alema flet për bombardimet e NATO-s: Ishte një moment i vështirë! Serbia në atë kohë s'po jepte asnjë shenjë që do të dorëzohej

Konferenca "Rugova dhe Perëndimi"/ Rama: Rruga e Kosovës
Massimo D’Alema

KOSOVË- Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës është zhvilluar një Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe ish-kryeministër i Italisë në kohën e luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-së, Massimo D’Alema i cili ka mbajtur fjalën e tij. D'Alema u shpreh se ka një kujtim interesant rreth Ibrahim Rugovës. D'Alema tha se Clinton në atë kohë kishte shqetësim se Rugova do fliste kundër bombardimeve të NATO-s por ai në fund i falenderoi në konferencë në Romë. Sipas ish-kryeministri italian ai i kishte thënë Clintonit të falenderonte Rugovën pasi ai nuk kishtë bërë asgjë për ta bindur që të falednderojë mbrojten e popullit të tij.

“Shqetësimi i Klintonit ishte se pacifisti Ibrahim Rugova mund të fliste kundër bombardimeve të NATO-së. Më pas, nga një konferencë në Romë, Rugova falënderoi NATO-në që mbrojti popullin e tij, e kujtoj Klintonin që i thash, Bill duhet ta falënderosh Rugovën sepse unë nuk bëra asgjë për ta bindur atë”, tha ai.

D'Akema tha se në kohën e luftës ishtë një moment i vështirë dhe se bombardimet e NATO-së kishin filluar, por nuk kishte shenja që Serbia do të dorëzohej dhe do t’i tërheqte trupat e do ta lejonte paqen në Kosovë. 

“Jam i nderuar të jem këtu, në Prishtinë, të flas në këtë ngjarje në përkujtim të Ibrahim Rugovës. Jam i nderuar të kujtoj këtë luftëtar dhe intelektual, me të cilin kisha mundësinë të diskutoja për vendin e tij.

Ishte një moment i vështirë, kohë e vështirë në konflikt. Bombardimet e NATO-së kishin filluar, por nuk kishte shenja që Serbia do të dorëzohej dhe do t’i tërheqte trupat e do ta lejonte paqen në Kosovë. Në Uashington, në një takim, mundësia e intervenimit të NATO-s ishte rritur”, tha ai.

edi rama konferenca nderkomebtare 25-vjetori i clirimit te kosoves

Sondazh

Poll

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Mosbindjen civile opozita e ka full time! Unë nuk lëkundem nga ky pozicion

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro!

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama