LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Komunikime mes Suel Çelës dhe Nuredin Dumanit!" Europol "thyen" një tjetër program të krimit të organizuar: Çmontuam Matrix, shqipja, një nga gjuhët më të përdorura në aplikacion!

• Autoritetet evropiane kanë thyer një tjetër aplikacion komunikimi që përdoret nga krimi i organizuar.• Një ekip i përbashkët hetimor (JIT) që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka hequr një tjetër shërbim të sofistikuar të mesazheve të koduara, MATRIX. • Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera. • Gjatë një operacioni të koordinuar të mbështetur nga Eurojust dhe Europol, shërbimi i mesazheve u hoq nga autoritetet holandeze dhe franceze dhe veprimet vijuese u ekzekutuan nga homologët e tyre italianë, lituanianë dhe spanjollë. • MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. • Sipas mediave të huaja, ishte rastësia ajo që çoi në zbulimin e aplikacionit “Matrix” dhe që i lejoi autoriteteve holandeze të kenë akses në 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, të komunikimit mes anëtarëve të botës së krimit. • MATRIX nuk është një platformë e panjohur për autoritetet shqiptare, pasi vrasësi me pagesë, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, deklaroi në dëshminë e tij pas arrestimit në vitin 2022, se ishte kontaktuar në këtë aplikacion nga Suel Çela, i cili i dha kontaktin e një mikut të vet që kërkonte vrasjen e pronarit të një shkolle në Tiranë. • Në dëshminë e tij Dumani tregon si aplikacioni përdorej gjerësisht për porositjen e vrasjeve.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Çmontimi i platformës së përdorur nga krimi i organizuar "Matrix", konfirmon Europol: Shqipja është një nga gjuhët më të përdorura në aplikacion!

"Komunikime mes Suel Çelës dhe Nuredin Dumanit!" Europol
Foto ilustruese

TIRANA- Një shërbim i koduar i mesazheve që përdorej për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve është zbuluar nga autoritetet evropiane, siç njoftoi sot Europol. Sipas mediave të huaja, ishte rastësia ajo që çoi në zbulimin e aplikacionit “Matrix” dhe që i lejoi autoriteteve holandeze të kenë akses në 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, të komunikimit mes anëtarëve të botës së krimit. Zëri.ai ka mundur që të kontaktojë me zyrën e shtypit të Europol dhe ka mundur që të konfirmojë se gjuha shqiptare është një nga 33 që janë dedektuar nga autoritetet e huaja.

"Po, mund t'ua konfirmoj se gjuha shqipe është një nga më të përdorurat në rrjetin Matrix. Materialet tashmë janë në duart e autoriteteve holandeze dhe franceze. Kështu që është në dorën e tyre se çfarë do të bëjnë me materialet e mbledhura nga serveri i aplikacionit," thotë Europol.

Mbetet për t'u parë nëse në Shqipëri do të vijnë të dhënat e grumbulluara, sikurse u veprua në rastin e "Encrochat" dhe "SkyECC". Materialet e këtyre aplikacioneve janë dorëzuar në Strukturën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe kanë shënuar goditjen e disa grupeve kriminale që operonin në Shqipëri dhe jo vetëm. 

 

1 MUAJ ME PARE

"Suel Çela më dha një kontakt të...!" Europol njoftoi çmontimin e platformës së përdorur nga krimi i organizuar/ Nuredin Dumani në dëshminë e vitit 2022: Komunikonim në Matrix!

"Komunikime mes Suel Çelës dhe Nuredin Dumanit!" Europol
Suel Çela dhe Nuredin Dumani

TIRANA- Autoritetet evropiane kanë thyer një tjetër aplikacion komunikimi që përdoret nga krimi i organizuar.  Një ekip i përbashkët hetimor (JIT) që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka hequr një tjetër shërbim të sofistikuar të mesazheve të koduara, MATRIX.

Kjo e fundit nuk është një platformë e panjohur për autoritetet shqiptare, pasi vrasësi me pagesë, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, deklaroi në dëshminë e tij pas arrestimit në vitin 2022, se ishte kontaktuar në këtë aplikacion nga Suel Çela, i cili i dha kontaktin e një mikut të vet që kërkonte vrasjen e pronarit të një shkolle në Tiranë. Në dëshminë e tij Dumani tregon si aplikacioni përdorej gjerësisht për porositjen e vrasjeve.

"Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Uilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Uilson për shumën 150.000 Euro", deklaronte Nuredin Dumani.

PJESË NGA DEKLARATA E DUMANIT NË VITIN 2022:

Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant.

Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho.

Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Wilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës Wilson e ka bërë edhe …………. që ka lokalin në …….., duke informuar Henrikun për lëvizjet e tij pasi banesa e tij ishte afër me lokalin e ………… Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Wolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku.

Gjatë kohës që unë isha në Kosovë, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit, i cili më kërkoi një automjet për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës Wilson. Për këtë unë i kam shkruar …………………, të cilit i kërkova një automjet për punë (atentate) …Makina ishte Golf 4, ngjyrë blu e errët. Këtë makinë Riku e ka marrë dhe e ka sjellë në Tiranë dhe më ka thënë se është në një garazh por se di se ku. Në dijeninë time kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Riku. Pagesën për këtë makinë ia ka bërë Riku personit i cili ka dalë me një Jep Cheroke blind. Riku më ka treguar se, kur ka shkuar të marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blinduar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”…

Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te një qendër tregëtare të marri kaparin prej 10.000 Euro.

Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i qendrës që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkuar te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro.

1 MUAJ ME PARE

Europol çmontoi aplikacionin e radhës së krimit të organizuar, si ranë në gjurmët e Matrix autoritetet europiane?

"Komunikime mes Suel Çelës dhe Nuredin Dumanit!" Europol
Foto ilustruese

HOLANDA- Një shërbim i koduar i mesazheve që përdorej për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve është zbuluar nga autoritetet evropiane, siç njoftoi sot Europol. Sipas mediave të huaja, ishte rastësia ajo që çoi në zbulimin e aplikacionit “Matrix” dhe që i lejoi autoriteteve holandeze të kenë akses në 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, të komunikimit mes anëtarëve të botës së krimit.

Raportohet se MATRIX u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez, Peter R de Vries në vitin 2021. Aty nisi edhe një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve.

Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky Ecc dhe EncroChat. Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 € për një abonim gjashtë mujor.

“Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave. Autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera", tha Europol.

1 MUAJ ME PARE

Pas SKY ECC dhe ENCRO CHAT, Europol ‘thyen’ një tjetër aplikacion të krimit të organizuar: Çmontuam Matrix, shërbim i sofistikuar mesazhesh

"Komunikime mes Suel Çelës dhe Nuredin Dumanit!" Europol
Matrix

FRANCË- Autoritetet evropiane kanë thyer një tjetër aplikacion komunikimi që përdoret nga krimi i organizuar.  Një ekip i përbashkët hetimor (JIT) që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka hequr një tjetër shërbim të sofistikuar të mesazheve të koduara, MATRIX.

Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera. Gjatë një operacioni të koordinuar të mbështetur nga Eurojust dhe Europol, shërbimi i mesazheve u hoq nga autoritetet holandeze dhe franceze dhe veprimet vijuese u ekzekutuan nga homologët e tyre italianë, lituanianë dhe spanjollë.

MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve filloi.

Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky ECC dhe EncroChat. Themeluesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt se aplikacionet e mëparshme të përdorura nga kriminelët. Përdoruesit mund t'i bashkoheshin shërbimit vetëm nëse merrnin një ftesë. Infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani.

Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve holandeze dhe franceze filloi nëpërmjet një EPH të ngritur në Eurojust. Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin në shërbim për tre muaj. Më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit. Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave.

Aksionet për rrëzimin e shërbimit dhe ndjekjen e kriminelëve të rëndë ndodhën më 3 dhjetor në katër vende. Në Francë, një i dyshuar u arrestua dhe shtëpia e tij u kontrollua. Në Spanjë, dy të dyshuar u arrestuan pas një urdhër-arresti evropian nga Holanda dhe gjashtë shtëpi u kontrolluan. Gjashtë shtëpi u kontrolluan në Lituani. Serverët kryesorë në Francë dhe Gjermani u hoqën. Kriminelët që përdorin shërbimin e mesazheve njoftohen për përgjimin nga autoritetet përmes një faqeje spërkatëse. Nëpërmjet kërkesave ligjore, autoritetet tani do të jenë në gjendje të aksesojnë mesazhet për hetimet e tyre.

Hetimi ndërkufitar për MATRIX është një shembull i qartë i rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar krimin e rëndë të organizuar. Duke punuar së bashku në një EPH, autoritetet holandeze dhe franceze ishin në gjendje të shkëmbenin informacion dhe prova me shpejtësi dhe të kryenin veprime të përbashkëta. Për të mbështetur hetimet mbi aktivitetet e paligjshme të mundësuara nga kjo platformë komunikimi, një Task Forcë Operacionale (OTF) u krijua në Europol në qershor 2024 midis Holandës, Francës, Lituanisë, Italisë dhe Spanjës.

Kjo taskforcë luajti një rol kyç në monitorimin e aktivitetit kriminal në platformë. OTF i Europol-it do të ofrojë gjithashtu ndihmë me hetime të pavarura pasuese që rrjedhin nga inteligjenca e mbledhur gjatë fazës së drejtpërdrejtë të operacionit. Autoritetet gjermane e mbështetën operacionin me ekspertizën e tyre teknike. Autoritetet spanjolle kanë punuar me homologët e tyre francezë dhe holandezë që në fazat e hershme të hetimeve.

Peizazhi i komunikimit të koduar është bërë më i fragmentuar pas heqjes së disa shërbimeve si Sky ECC, EncroChat, Exclu dhe Ghost. Kriminelët, në përgjigje të ndërprerjeve të shërbimeve të tyre të mesazheve, janë kthyer në një sërë mjetesh komunikimi më pak të krijuara ose të ndërtuara me porosi që ofrojnë shkallë të ndryshme sigurie dhe anonimiteti. Ndërsa peizazhi i ri i fragmentuar paraqet sfida për zbatimin e ligjit, heqja e kanaleve të komunikimit të vendosura, tregon se autoritetet janë në krye të teknologjive më të fundit që përdorin kriminelët.

matrix

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri