LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë në veri dështim, Osmani: Qytetarëve nuk e shfytëzuan mundësinë për shkak të presionit nga Beogradi!

• Në katër komunat në veri të Kosovës ka përfunduar votimi për shkarkimin apo jo të kryetarëve komunalë shqiptarë. • Procesi u mbajt mes thirrjeve nga Lista Serbe për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe, gjë e cila ndodhi • Vendvotimet u hapën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 dhe pjesmarrja ishte shumë e ulët • Për këto votime, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç të drejtë vote kanë 46.556 persona, apo 1.461 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë. • Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha se gjatë procesit kishte interesim minimal të qytetarëve për të marrë pjesë në votimet në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe • Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano për mes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka bërë të ditur se bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in kanë monitoruar situatën rreth pikave të votimit në katër komunat në very ku nuk janë regjistruar asnjë incident • Në pikat e votimit kanë shkuar për të parë nga afër procesin ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerrot të cilët nuk kanë komentuar rreth situates së paraqitur në veri. • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook tha se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj. Ajo më tej shkroi se qytetarët në masë të madhe nuk e shfytëzuan për shkak të presionit nga Beogradi përmes Listës Serbe. • Ndërsa Lista Serbe përmes një deklarate të lëshuar në Facebook shkruan se ata ishin të gatshëm të ndërrojnë kryetarët, por nuk donin të bëheshin pjesë e lojës së regjimit në Prishtinë.

14 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

Referendumi për kryetarët në veri/ Krasniqi: Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës, BE-ja të heqë masat e padrejta

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
 Elbert Krasniqi

KOSOVË- Ministër i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi i ka bërë thirrje BE-së të heqë masat ndaj Kosovës pas mbylljes së votimit në veri. Krasniqi gjatë fjalës së tij u shpreh se Lista Serbe dhe Beogradi urdhëruan bojkotimin e procesit të votimit ndërsa shtoi se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e Bratisllavës dhe duhet të ecë përpara duke i hequr sanksionet.

“Ne siguruam infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, nga ana tjetër, urdhëruan edhe një herë bojkotimin e procesit të votimit në 4 komunat veriore – pavarësisht thirrjeve që të mos bëhet një gjë e tillë nga komuniteti ndërkombëtar”, shprehet Krasniqi.

Ai shtoi se Kosova nuk mund te mbahet mbrapa për shkak të sjellje vë të përsëritura desktruktive të Serbisë.

“Ka ardhur koha, tani më shumë se kurrë që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës. Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës. Ne duhet të ecim përpara. Nuk mund të mbahemi prapa më nga sjellja e përsëritur destruktive e Serbisë”, përfundoi Krasniqi.

KQZ ka konfirmuar se ka dështuar shkarkimi i katër kryetarëve shqiptarë në veri për shkak të mospjesëmarrjes së qytetarëve në votime.

4 JAVE ME PARE

Lista Serbe: Ishim të gatshëm të merrnim pjesë për zëvendësuar kryetarët fallco! Nuk donim të luanim lojëra nga regjimi në Prishtinë

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Lista serbe

KOSOVË- Lista Serbe ka reaguar pasi ka dështuar referendumi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore. Lista Serbe përmes një deklarate të lëshuar në Facebook shkruan se ata ishin të gatshëm të ndërrojnë kryetarët, por nuk donin të bëheshin pjesë e lojës së regjimit në Prishtinë.

“Duam të përsërisim qartë se ishim më se të gatshëm të marrim pjesë në këtë proces për të parë prapavijën dhe për të zëvendësuar këta kryetarë fallco në komunat tona, por nuk donim të luanim lojëra të dirigjuara nga regjimi në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim shkruhet se dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, me armë të gjatë, forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që incizojnë votuesit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se referendumi dështoi për shkak të presionit të Beogradit përmes Listës Serbe. 

4 JAVE ME PARE

Referendumi për kryetarët në veri/ Osmani: Qytetarëve u dhamë mundësinë, nuk e shfytëzuan për shkak të presionit nga Beogradi!

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Osmani dhe Vuçiç

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas mbylljes së qendrave te votimit në veri në lidhje me referendumin në komunat veriore. Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj.

Ajo më tej shkruan se qytetarët në masë të madhe nuk e shfytëzuan për shkak të presionit nga Beogradi përmes Listës Serbe. Osmani më tej shkruan se Vuçiçi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë.

“Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë,” shkuan ajo.

 Osmani më tej shkruan se gjatë këtij procesi Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë.

“Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin.  Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, ka shkruar Osmani.

4 JAVE ME PARE

Mbyllen qendrat e votimit në veri të Kosovës, mungesë e theksuar e qytetarëve në votim

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Foto ilustruese

KOSOVË- Të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës, u mbyllën të dielën në orën 19:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tha se deri në orën 15:00 votuan 203 persona në votimet për shkarkimin ose jo të kryetarëve komunalë. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, në Leposaviç kanë votuar 122 persona, në Zubin Potok 17, dhe në Mitrovicë të Veriut 64 persona.

Deri në orën 15:00, në Zveçan nuk ka votuar askush. Ky proces u organizua teksa Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka bërë thirrje për bojkotim të votimeve. Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha se "procesi i votimit gjatë gjithë ditës është karakterizuar me mungesë të theksuar të interesimit nga qytetarët për të marrë pjesë në votim, pavarësisht se në muajin janar mbi 20% të qytetarëve me të drejtë vote kishin nënshkruar peticionin për largimin e kryetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës”.

Sipas tij, nuk gjatë ditës nuk është raportuar për asnjë incident. Shumica e qendrave të votimit u hapën në orën 07:00, përjashtuar disa që u hapën me disa minuta me vonesë për shkaqe teknike. Rrjeti i organizatave joqeveritare, DnV e ka kritikuar KQZ-në për vonesa që të informojë qytetarët se ku janë qendrat e votimit.

Sipas tij, vendosja e kamerave të vëzhgimit në vendvotime mund të përbëjë cenim të fshehtësisë së votës, për shkak të pozicionit ku janë vendosur. KQZ-ja ka thënë se për herë të parë në këto votime janë vendosur kamera vëzhguese dhe një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme zgjedhore.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, gjatë konferencës për media, tha se sa u përket të dhënave të regjistruara nga kamerat vëzhguese, të njëjtat do të shkatërrohen së bashku me materialin zgjedhor, pas votimeve.

"KQZ nuk mbikëqyr, nuk monitoron regjistrimin apo funksionimin e këtyre online. Pra, nuk ka ndonjë dhomë të veçantë ku shikon në ekrane këto filmime. Qasja në këto video mund të bëhet vetëm me vendim të institucioneve KQZ-së, PZAP-it [Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa], prokurorisë apo gjykatave nëse ka ndonjë rast që trajtohet në këto institucione", tha ai.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po mbikëqyr procesin e votimit në veri. Ky proces, po ashtu, po vëzhgohet edhe nga Bashkimi Evropian përmes 17 ekipeve me 60 anëtarë.Policia e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se situata e sigurisë në veriun e Kosovës është e qetë.

“Nuk ka pasur asnjë problem sa i takon procesit të votimeve. Edhe dje edhe sot situata është e qetë dhe në fakt nuk kemi pasur ndonjë informacion që neve na lidhet me destabilizim të situatës.Kemi policë të mjaftueshëm nëse ka nevojë për reagim”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Për këto votime, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç të drejtë vote kanë 46.556 persona, apo 1.461 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë.

Në Mitrovicë të Veriut, të drejtë vote kanë 18.796 persona. Në Leposaviq, ky numër është 13.674. Në Zveçan të drejtë vote kanë 7.209 persona, ndërkaq në Zubin Potok 6.877 persona. Që votimi për shkarkimin e kryetarëve të konsiderohet i suksesshëm, do të duhen të votojnë 50 për qind plus një votues, në komunat përkatëse.

Në katër komunat në veri janë 23 qendra votimi, me 63 vendvotime dhe katër qendra për votim me kusht. Sipas KQZ-së, në Leposaviç janë tetë qendra votimi, ndërkaq në Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut nga pesë – numër shumë më i ulët i qendrave të votimit në veri nga 43 sa ishin miratuar fillimisht nga KQZ-ja.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së të mbajtur një ditë para votimeve, u tha se drejtorët e 33 shkollave në veri – që punojnë sipas sistemit serb - kanë thënë se kanë “aktivitete shkollore” dhe nuk mund t’i japin për shfrytëzim objektet për procesin votues. Prandaj, KQZ-ja ka vendosur që disa objekte alternative të shndërrohen në vendvotime.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit të vitit 2023, që u mbajtën pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, në fund të vitit 2022, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për targat të Qeverisë së Kosovës, u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Si rrjedhojë, udhëheqjen e Leposaviqit e mori Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, atë të Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës, udhëheqja e Zveçanit iu besua Ilir Pecit po nga PDK-ja, ndërkaq në krye të Mitrovicës së Veriut u zgjodh Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në maj 2023, kur këta kryetarë – përjashtuar Atiqin – shkuan në zyret e tyre për të nisur mandatin, u përballën me revoltë të popullatës lokale, të cilët protestuan para ndërtesave komunale, të cilat njëkohësisht ishin objekte të komunave që funksionojnë sipas sistemit serb.

Situata u përshkallëzua më 29 maj në Zveçan, pas përleshjeve mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Për pasojë, dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët. Faktori ndërkombëtar i bëri thirrje Kosovës që të organizojë votime të reja. Në shtator 2023, Qeveria e Kosovës nxori një udhëzim administrativ që u mundësonte qytetarëve të ndiqnin disa procedura për të shkarkuar kryetarët. Sipas udhëzimit, serbët, përmes peticioneve mblodhën 20 për qind të nënshkrimeve të nevojshme – nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar – dhe KQZ-ja vendosi 21 prillin si datë të votimit.

Sipas udhëzimit, do të duhen 50 për qind, plus një votë, nga lista e votuesve të votojnë për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse. Më pas, rezultati i dërgohet presidentes, Vjosa Osmani, e cila ka afat që nga 30 deri 45 ditësh të shpallë zgjedhjet. Teksa KQZ-ja veçse kishte nisur procedurat për organizimin e votimeve, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – më 7 prill njoftoi se do të bojkotonte votimet.

Kreu i kësaj partie, Zllatan Ellek, u ankua se autoritetet kanë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit dhe se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren”, duke argumentuar se numri i shqiptarëve në listat e votuesve "është rritur".

“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, tha ai.

Në ditët në vijim, Lista Serbe tërhoqi anëtarët e saj nga Komisionet Komunale Zgjedhore. Vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar votimet u kritikua nga Bashkimi Evropian, që i bëri thirrje këtij subjekti që të rishqyrtojë vendimin dhe të mos bëjë thirrje për bojkot.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, më 21 prill vizitoi vendvotimet në Leposaviç. Duke folur për bojkotin e Listës Serbe, Krasniqi tha se kjo parti dëshiron që ta ketë "monopolin" mbi politikën e serbëve në Kosovë.

“Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë. Ata i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët. Ata vazhdojnë t’i kenë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe mos t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, mirëpo t’i marrin pagat e Kuvendit të Kosovës. Tashmë qytetarët, edhe me votim, deklarojnë nëse janë për largimin e kryetarëve ose jo”, tha Krasniqi.

Kryeministri i Kosovës, Kurti, ndërkaq, më 19 prill u bëri thirrje serbëve që të votojnë nëse duan të shkarkojnë kryetarët, duke argumentuar se ata mund të shkarkohen vetëm përmes votave, “e jo bandave”. Ai tha se nëse qytetarët vendosin të shkarkojnë kryetarët, Qeveria garanton se ky vendim do të zbatohet “me shpejtësi”.

Marrë nga REL

4 JAVE ME PARE

VOA: Serbët në veriun e Kosovës bojkotojnë referendumin për largimin e kryetarëve shqiptarë të komunave, votimi nuk pritet të përmbushë synimin

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Foto ilustruese

KOSOVË- Të dielën në veriun e Kosovës po mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe, që do t’u hapnin rrugën zgjedhjeve të reja, por mes thirrjeve të Listës Serbe për bojkotimin e tyre, votimi nuk pritet të përmbushë këtë synim. Deri në orët e vona të pasdites sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në votime morën pjesë vetëm disa qindra veta nga rreth 46,500 votues të regjistruar.

Aktualisht Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe. Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Qeveria e Kosovës e cila u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri, u pajtua të organizojë zgjedhje të reja, përmes një votimi për shkarkimin e kryetarëve aktual. Në muajin janar qytetarët serbë në komunat veriore nënshkruan një peticion për shkarkimin e kryetarëve dhe pas kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ditën e votimit për shkarkim.

Por, ndonëse mori pjesë në nënshkrimin e peticionit, Lista Serbe e themeluar dhe mbështetur nga Beogradi njoftoi me 7 prill se nuk do të marr pjesë në votime duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po bën përpjekje të vazhdueshme që ky votim të dështojë. Lista tha se një ndër arsyet e mospjesëmarrjes është edhe fryrja e listës së votuesve, por pa ofruar ndonjë provë për këtë pretendim.

Vendimi nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që i kërkuan kësaj partie ta rishqyrtojë vendimin ndërsa qeverisë së Kosovës të trajtojë me ndjeshmëri shqetësimet e ngritura nga qytetarët në veri të vendit.

Autoritetet në Prishtinë akuzuan Beogradin për trysni ndaj serbëve të Kosovës. Pavarësisht situatës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin e procesit duke hapur 23 qendra votimi. Sipas udhëzimeve, qytetarët mund të përgjigjen me “Po” ose “Jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i komunës të shkarkohet.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Tani për tani është e paqartë se çfarë do të ndodhë nëse dështon referendumi që kërkon 50 për qind plus një të votuesve, meqë një i tillë nuk mund të organizohet para se të kenë kaluar 12 muaj. Procesi i organizimit të zgjedhjeve të reja në veri ishte mbështetur nga perëndimi në përpjekje për uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që vazhdojnë të mbeten të larta.

Serbia reagoi me zemërim gjatë javës pasi Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësim në këtë organizatë. Beogradi është hedhur në fushatë për te penguar votimin në Këshillin e Ministrave të këtij mekanizmi në muajin maj. Të mërkurën autoritetet e Beogradit bllokuan nëpër vendkalimet kufitare për më shumë se 18 orë shumë udhëtarë nga Kosova që po ktheheshin në shtëpi nëpër territorin e Serbisë. Ndonëse Beogradi tha se nuk bëhej fjalë për pengim por “shtim të masave të sigurisë”, Prishtina akuzoi Serbinë për veprime hakmarrëse pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dënuan cenimin e lëvizjes së lirë.

Më herët gjatë këtij muaji Lista Serbe, i bëri thirrje komunitetit serb ta bojkotojë regjistrimin e popullsisë që filloi me 5 prill. Javën që vjen Kosova dhe Serbia do të mbajnë një raund të ri bisedimesh në Bruksel lidhur me përdorimin e dinarit në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb, një çështje që nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, por është mospajtimin e diplomatëve perëndimorë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë vënë në përpjekje për të nxitur zbatimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë në rajon, pasi një oficer i policisë së Kosovës u vra me 24 shtator të vitit të kaluar nga një grup serbësh të armatosur në veri.

Bashkimi Evropian i ka paralajmëruar të dyja palët së dështimi për të normalizuar marrëdhëniet dëmton aspiratat e tyre për anëtarësim në bllok. Në tetor të vitit të kaluar, udhëheqësit evropianë i kërkuan Beogradit të përmbushë të gjitha marrëveshjet që çojnë në njohjen “de facto” të Kosovës, ndërsa Prishtinës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Marrë nga VOA

4 JAVE ME PARE

Shkarkimi i kryetarëve në veri, Guerrot viziton disa qendra votimi: Nuk mund të komentoj atë që kam parë, do të komunikohet në fund të ditës

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Oliver Guerrot

KOSOVË- Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerrot, ka vizituar qendrat e votimeve në veri ku po zhvillohet referendumi për largimin e kryetarëve shqiptarë. Guerrot gjatë fjalës së tij para mediave në Kosovë u shpreh se ka shkuar të shohë nga afër se çfarë po ndodh në qendrat e votimit. Ai më tej shtoi se nuk mund të komentojë në lidhje me procesin por se do të dalin me një komunikim në fund të ditës.

"Unë nuk jam në gjendje të komentoj ngjarjet. Unë jam këtu në kuadër të aksionit të përbashkët të ambasadave të BE-së dhe Turqisë, të cilat u organizuan për të ardhur dhe për të vizituar qendrat e votimit. Kam vizituar disa në Mitrovicën e Veriut dhe do të vizitoj edhe disa në Zveçan”, tha ai.

"Unë nuk jam në gjendje të komentoj atë që kam parë, do të komunikohet kolektivisht në fund të ditës. Është e rëndësishme që ne të marrim një mendim se si janë gjërat. Por sot, pasi është dita e votimit, nuk jam në gjendje të komentoj përmbajtjen”, tha ambasadori.

4 JAVE ME PARE

Shkarkimi i kryetarëve në veri, Shefi i EULEX-it: Po monitorojmë situatën e sigurisë me policinë dhe KFOR-in rreth pikave të votimit

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Giovanni Pietro Barbano

KOSOVË- Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano për mes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka bërë të ditur se bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in janë duke monitoruar situatën rreth pikave të votimit në katër komunat në veri.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat ku po zhvillohet votimi për largimin e kryetarëve”, ka shkruar ai në platformën X.

Në katër komunat në veri po votohet referendumi për shkarkimin apo jo të kryetarëve ndërsa pjesamarrja ka qene shumë e ulët. Sipas raportimeve të fundit të KQZ-së pjesëmarrja më e lartë është në Leposaviç me 122 votues dhe me asnjë pjesëmarrës Zubin Patoku. Mediat në Kosovë kanë raportuar se serbët në veri kanë bojkotuar votimin ashtu siç ndodhi për zgjedhjet e kryetarëve pak muaj më parë.

4 JAVE ME PARE

Shkarkimi i kryetarëve, pjesëmarrja në votim në Veri akoma e ulët deri në orën 15:00, në Zveçan ende asnjë votues

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Foto ilustruese

KOSOVË- Zyrtari i KKZ-së në Leposaviç, Selim Mehmeti ka bërë me dije se deri në orën 15:00 në këtë komunë kanë votuar 122 persona.

“Deri në orën 15:00 në Leposaviç kanë votuar 122 votues”, tha ai për mediat në Kosovë.


Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 në katër komunat në Veri për largimin ose jo të kryetarëve aktualë në Veri. Pas Mehmetit zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi doli në një konferencë për media ka bërë të ditur të dhënat mbi daljen e qytetarëve në votimin që po mbahet sot në katër komunat veriore të Kosovës.

“Duke u mbështur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se Qendrat e Votimit janë të hapura dhe vazhdojnë të presin qytetarët me të drejtë vote”, tha ai.


Pjesëmarrja deri në orën 15:00, sipas Elezit është si në vijim:

Leposaviç: 122


Zubin Potok: 17

Zveçan: 0

Mitrovicë e Veriut: 64

Gjatë fjalës së tij Elezi ftoi qytetarët në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë.

4 JAVE ME PARE

FOTOT/ Shkarkimi i kryetarëve në veri, Rohde shkon në Zubin Potok

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde mësohet se ka shkuar në Zubin Potok për të parë nga afër votimin që po zhvillohet atje dhe tri komunat tjera në Veri për shkarkimin e kryetarëvë. 

Sipas mediave në Kosovës Rohde nuk është prononcuar për mediat ndërsa kanë ndarë pamje nga vizita e tij në Zubn Patok. Sot po zhvillohet votimi për shkarkimin e kryetarëvë në veri të Kosovës ndërsa sipas raportimeve pjesëmarrja ka qenë e ulët. Gjithashtu gjatë këtj votimi nuk kanë marrë pjesë as sërbët e veriut të cilët kanë bojkotuar procesin.

4 JAVE ME PARE

Shkarkimi i kryetarëve në veri, serbët vijojnë bojkotimin e votimit

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Foto ilustruese

KOSOVË- Lista Serbe dhe qytetarët serbë në Veri të Kosovës sipas raportimeve nga mediat në vend kanë bojkotuar votimet që po mbahet në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dy javë më parë njoftoi për mospjesëmarrjen e tyre në këtë proces. Ai e cilësoi si jolegjitim këtë votim, pasi sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri gjithçka që referendumi të mos ketë sukses. Elek u ankua edhe për vendimin e KQZ-së për vendosjen e kamerave në vendet ku do të mbahen votimet.

Deri në orën 11:00, sipas të dhënave të prezantuara nga kryetari i KQZ-së, për të votuar në tre komunat kanë dalë 85 persona, ndërkaq në Zveçan asnjë. Konferencën e radhës KQZ do ta mbajë në orën 15:30, ku do të tregojë për pjesëmarrjen në votim.

Pas njoftimit të Listës Serbe për bojkot, shtetet e QUINT-it dhe BE-së kishin lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku thonin se ju vjen keq për deklaratat e Listës Srpska dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim për tërheqjen e kryetarëve të komunave.

 

4 JAVE ME PARE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë: Lista Serbe dëshiron të ketë monopol mbi politikën e serbëve në vend

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Elbert Krasniqi,

KOSOVA- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se procesi i votimit në katër komunat në veri të Kosovës, lidhur me shkarkimin e kryetarëve shqiptarë po shkon “qetë dhe mirë”. Në një deklarim për gazetarët nga Leposaviçi, ku vizitoi qendrat e votimit, Krasniqi u ndal edhe te bojkotimi i procesit të votimit nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, të cilën e akuzoi se dëshiron të ketë “monopol” mbi politikën e komunitetit serb në Kosovë.

“Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë. Ata i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët. Ata vazhdojnë t’i kenë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe mos t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, mirëpo t’i marrin pagat e Kuvendit të Kosovës. Tashmë qytetarët, edhe me votim, deklarojnë nëse janë për largimin e kryetarëve ose jo”, tha Krasniqi.

Ai tha se institucionet kanë realizuar të gjitha obligimet për mbajtjen e këtij procesi, duke nisur nga nxjerrja e udhëzimit administrativ në shtator, e deri tek organizimi i votimit më 21 prill. Dalja në votime është e ulët. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, vetëm 85 persona kanë votuar.

Qytetarët që marrin pjesë në zgjedhje zgjedhin opsionin “po” ose “jo” lidhur me shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Që procesi të jetë i suksesshëm, duhet që 50 për qind plus një votues të votojë për largimin e kryetarëve. Në të kundërtën, një nismë e tillë mund të merret sërish pas 12 muajsh. Serbët kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, kur u zgjodhën kryetarët aktualë shqiptarë.

Në maj 2023, kur këta kryetarë shkuan në zyre për të nisur mandatin, u përballën me revoltë të popullatës lokale, të cilët protestuan para ndërtesave komunale, të cilat njëkohësisht ishin objekte të komunave që funksionojnë sipas sistemit serb./ REL

4 JAVE ME PARE

Shkarkimi i kryetarëve, KQZ në Kosovë: Deri në orën 11:00 në veri votuan 85 persona

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Foto ilustruese

KOSOVA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në orën 11:00 në katër komunat në veri të Kosovës 85 persona morën pjesë në votimet për shkarkimin e kryetarëve komunalë. Ky proces po mbahet teksa Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, ka bërë thirrje për bojkotim të votimeve në katër komunat e banuara me shumicë serbe.

“Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok shtatë votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 32 votues”, tha Radoniqi, i cili shtoi se qendrat e votimit janë të hapura dhe vazhdojnë të presin qytetarë.

Më herët gjatë ditës, rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha se ka interesim minimal të qytetarëve për të marrë pjesë në votimet në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

“Procesi i votimit, deri në orën 09:00 është i qetë dhe nuk është vërehet interes nga qytetarët për pjesëmarrje në proces të votimit”, tha DnV që po përcjell votimin nga afër përmes ekipeve mobile.

Edhe ekipet e gazetarëve të Radios Evropa e Lirë që gjenden në terren, raportuan se në orën e parë pas hapjes së vendvotimeve, nuk u panë qytetarë duke votuar në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç dhe Zubin Potok. KQZ njoftoi më herët se të gjitha qendrat e votimit u hapën në orën 07:00, përjashtuar në disa që u hapën disa minuta me vonesë për shkaqe teknike, dhe ato do të mbyllen në orën 19:00.

Rrjeti i organizatave joqeveritare, DnV ndërkaq ka kritikuar KQZ-në për vonesa që të informojë qytetarët se ku janë qendrat e votimit. Po ashtu tha se vendosja e kamerave të vëzhgimit në vendvotime mund të përbëjë cenim të fshehtësisë së votës, për shkak të pozicionit se ku janë vendosur. KQZ ka thënë se për herë të parë në këto votime janë vendosur kamera vëzhguese dhe një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme zgjedhore. Për këto votime, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të drejtë vote kanë 46.556 persona, apo 1.461 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë.

Në Mitrovicë të Veriut, të drejtë vote kanë 18.796 persona. Në Leposaviq, ky numër është 13.674. Në Zveçan të drejtë vote kanë 7.209 persona, ndërkaq në Zubin Potok 6.877 persona. Që votimi për shkarkimin e kryetarëve të konsiderohet i suksesshëm do të duhen të votojnë 50 për qind plus një votues, në komunat përkatëse. Në katër komunat në veri janë 23 qendra votimi, me 63 vendvotime dhe katër qendra për votim me kusht. Sipas KQZ-së, në Leposaviq janë tetë qendra votimi, ndërkaq në Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut nga pesë, numër shumë më i ulët i qendrave të votimit në veri nga 43 sa ishin miratuar fillimisht nga KQZ-ja.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së të mbajtur një ditë para votimeve, u tha se drejtorët e 33 shkollave në veri – që punojnë sipas sistemit serb- kanë thënë se kanë “aktivitete shkollore” dhe nuk mund t’i japin për shfrytëzim objektet për procesin votues. Prandaj, KQZ-ja ka vendosur që disa objekte alternative të shndërrohen në vendvotime. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit të vitit 2023, që u mbajtën pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022 në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për targat të Qeverisë së Kosovës, u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Si rrjedhojë, udhëheqjen e Leposaviqit e mori Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, atë të Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës, udhëheqja e Zveçanit iu besua Ilir Pecit po nga PDK-ja, ndërkaq në krye të Mitrovicës së Veriut u zgjodh Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në maj 2023, kur këta kryetarë, përjashtuar Atiqin shkuan në zyre për të nisur mandatin, u përballën me revoltë të popullatës lokale, të cilët protestuan para ndërtesave komunale, të cilat njëkohësisht ishin objekte të komunave që funksionojnë sipas sistemit serb.

Situata u përshkallëzua më 29 maj në Zveçan, pas përleshjeve mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Për pasojë, dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët. Faktori ndërkombëtar i bëri thirrje Kosovës që të organizojë votime të reja. Në shtator 2023, Qeveria e Kosovës nxori një udhëzim administrativ që u mundësonte qytetarëve të ndiqnin disa procedura për të shkarkuar kryetarët. Sipas udhëzimit, serbët, përmes peticioneve mblodhën 20 për qind të nënshkrimeve të nevojshme, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, dhe KQZ-ja vendosi 21 prillin si datë të votimit.

Sipas udhëzimit, do të duhen 50 për qind, plus një votë, nga lista e votuesve të votojnë për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse. Më pas, rezultati i dërgohet presidentes, Vjosa Osmani, e cila ka afat që nga 30 deri 45 ditësh të shpallë zgjedhjet. Teksa KQZ-ja veçse kishte nisur procedurat për organizimin e votimeve, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – më 7 prill njoftoi se do të bojkotonte votimet. Kreu i kësaj partie, Zllatan Ellek, u ankua se autoritetet kanë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit dhe se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren”, duke argumentuar se numri i shqiptarëve në listat e votuesve "është rritur"./ REL

4 JAVE ME PARE

Rrjeti i organizatave joqeveritare në Kosovë: Në veri ka interesim minimal për të votuar

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Foto ilustruese

KOSOVA- Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha se ka interesim minimal të qytetarëve për të marrë pjesë në votimet në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

“Procesi i votimit, deri në orën 09:00 është i qetë dhe nuk është vërehet interes nga qytetarët për pjesëmarrje në proces të votimit”, tha DnV që po përcjell votimin nga afër përmes ekipeve mobile.

Në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët po votojnë sot nëse duan apo jo të largojnë kryetarët komunalë shqiptarë. Procesi mbahet mes thirrjeve nga Lista Serbe për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe. Edhe ekipet e gazetarëve të Radios Evropa e Lirë që gjenden në terren, raportuan se në orën e parë pas hapjes së vendvotimeve, nuk u panë qytetarë duke votuar në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ndërkaq, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në konferencën e parë për media, bëri të ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur. Ato do të mbyllen në orën 19:00. Elezi tha se "mund të ketë pasur ndonjë vonesë teknike në hapjen e ndonjë vendvotimi", por shtoi se kjo është gjë e zakonshme.

DnV po ashtu kritikoi KQZ-në për vonesa që të informojë qytetarët se ku janë qendrat e votimit. Po ashtu tha se vendosja e kamerave të vëzhgimit në vendvotime mund të përbëjë cenim të fshehtësisë së votës, për shkak të pozicionit se ku janë vendosur. KQZ ka thënë se për herë të parë në këto votime janë vendosur kamera vëzhguese dhe një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në proceset e ardhshme zgjedhore.

Për këto votime, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të drejtë vote kanë 46.556 persona, apo 1.461 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë. Në Mitrovicë të Veriut, të drejtë vote kanë 18.796 persona. Në Leposaviq, ky numër është 13.674. Në Zveçan të drejtë vote kanë 7.209 persona, ndërkaq në Zubin Potok 6.877 persona. Që votimi për shkarkimin e kryetarëve të konsiderohet i suksesshëm do të duhen të votojnë 50 për qind plus një votues, në komunat përkatëse.

Në katër komunat në veri janë 23 qendra votimi, me 63 vendvotime dhe katër qendra për votim me kusht. Sipas KQZ-së, në Leposaviq janë tetë qendra votimi, ndërkaq në Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut nga pesë, numër shumë më i ulët i qendrave të votimit në veri nga 43 sa ishin miratuar fillimisht nga KQZ-ja.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së të mbajtur një ditë para votimeve, u tha se drejtorët e 33 shkollave në veri – që punojnë sipas sistemit serb- kanë thënë se kanë “aktivitete shkollore” dhe nuk mund t’i japin për shfrytëzim objektet për procesin votues. Prandaj, KQZ-ja ka vendosur që disa objekte alternative të shndërrohen në vendvotime. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit të vitit 2023, që u mbajtën pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022 në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për targat të Qeverisë së Kosovës, u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Si rrjedhojë, udhëheqjen e Leposaviqit e mori Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, atë të Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës, udhëheqja e Zveçanit iu besua Ilir Pecit po nga PDK-ja, ndërkaq në krye të Mitrovicës së Veriut u zgjodh Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje. Në maj 2023, kur këta kryetarë, përjashtuar Atiqin, shkuan në zyre për të nisur mandatin, u përballën me revoltë të popullatës lokale, të cilët protestuan para ndërtesave komunale, të cilat njëkohësisht ishin objekte të komunave që funksionojnë sipas sistemit serb.

Situata u përshkallëzua më 29 maj në Zveçan, pas përleshjeve mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Për pasojë, dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët. Faktori ndërkombëtar i bëri thirrje Kosovës që të organizojë votime të reja. Në shtator 2023, Qeveria e Kosovës nxori një udhëzim administrativ që u mundësonte qytetarëve të ndiqnin disa procedura për të shkarkuar kryetarët.

Sipas udhëzimit, serbët, përmes peticioneve mblodhën 20 për qind të nënshkrimeve të nevojshme, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, dhe KQZ-ja vendosi 21 prillin si datë të votimit. Sipas udhëzimit, do të duhen 50 për qind, plus një votë, nga lista e votuesve të votojnë për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse. Më pas, rezultati i dërgohet presidentes, Vjosa Osmani, e cila ka afat që nga 30 deri 45 ditësh të shpallë zgjedhjet.

Teksa KQZ-ja veçse kishte nisur procedurat për organizimin e votimeve, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, më 7 prill njoftoi se do të bojkotonte votimet. Kreu i kësaj partie, Zllatan Ellek, u ankua se autoritetet kanë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit dhe se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren”, duke argumentuar se numri i shqiptarëve në listat e votuesve "është rritur".

“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, tha ai.

Në ditët në vijim, Lista Serbe tërhoqi anëtarët e saj nga Komisionet Komunale Zgjedhore. Vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar votimet u kritikua nga Bashkimi Evropian, që i bëri thirrje këtij subjekti që të rishqyrtojë vendimin dhe të mos bëjë thirrje për bojkot. Kryeministri i Kosovës, Kurti, ndërkaq, më 19 prill u bëri thirrje serbëve që të votojnë nëse duan të shkarkojnë kryetarët, duke argumentuar se ata mund të shkarkohen vetëm përmes votave, “e jo bandave”. Ai tha se nëse qytetarët vendosin të shkarkojnë kryetarët, Qeveria garanton se ky vendim do të zbatohet “me shpejtësi”./ REL

4 JAVE ME PARE

"Duan apo nuk duan t'i largojnë", veriu i Kosovës voton sot për "fatin" e kryetarëve shqiptarë, Lista Serbe, thirrje për bojkot të procesit

Referendumi për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë
Foto ilustruese

KOSOVA- Në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët votojnë sot nëse duan apo jo të largojnë kryetarët komunalë shqiptarë. Procesi mbahet mes thirrjeve nga Lista Serbe për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe. Vendvotimet janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Për këto votime, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç të drejtë vote kanë 46.556 persona, apo 1.461 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë. Në Mitrovicë të Veriut, të drejtë vote kanë 18.796 persona. Në Leposaviç, ky numër është 13.674. Në Zveçan të drejtë vote kanë 7.209 persona, ndërkaq në Zubin Potok 6.877 persona. Që votimi për shkarkimin e kryetarëve të konsiderohet i suksesshëm do të duhen të votojnë 50 për qind plus një votues, në komunat përkatëse.

Në katër komunat në veri do të jenë 23 qendra votimi, me 63 vendvotime dhe katër qendra për votim me kusht. Sipas KQZ-së, në Leposaviç do të jenë tetë qendra votimi, ndërkaq në Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut nga pesë, numër shumë më i ulët i qendrave të votimit në veri nga 43 sa ishin miratuar fillimisht nga KQZ-ja.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së të mbajtur një ditë para votimeve, u tha se drejtorët e 33 shkollave në veri – që punojnë sipas sistemit serb- kanë thënë se kanë “aktivitete shkollore” dhe nuk mund t’i japin për shfrytëzim objektet për procesin votues. Prandaj, KQZ-ja ka vendosur që disa objekte alternative të shndërrohen në vendvotime. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit të vitit 2023, që u mbajtën pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022 në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për targat të Qeverisë së Kosovës, u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Si rrjedhojë, udhëheqjen e Leposaviçit e mori Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, atë të Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës, udhëheqja e Zveçanit iu besua Ilir Pecit po nga PDK-ja, ndërkaq në krye të Mitrovicës së Veriut u zgjodh Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje. Në maj 2023, kur këta kryetarë përjashtuar Atiqin shkuan në zyre për të nisur mandatin, u përballën me revoltë të popullatës lokale, të cilët protestuan para ndërtesave komunale, të cilat njëkohësisht ishin objekte të komunave që funksionojnë sipas sistemit serb.

Situata u përshkallëzua më 29 maj në Zveçan, pas përleshjeve mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Për pasojë, dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët. Faktori ndërkombëtar i bëri thirrje Kosovës që të organizojë votime të reja. Në shtator 2023, Qeveria e Kosovës nxori një udhëzim administrativ që u mundësonte qytetarëve të ndiqnin disa procedura për të shkarkuar kryetarët.

Sipas udhëzimit, serbët, përmes peticioneve mblodhën 20 për qind të nënshkrimeve të nevojshme, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar dhe KQZ-ja vendosi 21 prillin si datë të votimit. Sipas udhëzimit, do të duhen 50 për qind, plus një votë, nga lista e votuesve të votojnë për shkarkimin e kryetarit të komunës përkatëse. Më pas, rezultati i dërgohet presidentes, Vjosa Osmani, e cila ka afat që nga 30 deri 45 ditësh të shpallë zgjedhjet. Teksa KQZ-ja veçse kishte nisur procedurat për organizimin e votimeve, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, më 7 prill njoftoi se do të bojkotonte votimet.

Kreu i kësaj partie, Zllatan Ellek, u ankua se autoritetet kanë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit dhe se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren”, duke argumentuar se numri i shqiptarëve në listat e votuesve "është rritur".

“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, tha ai.

Në ditët në vijim, Lista Serbe tërhoqi anëtarët e saj nga Komisionet Komunale Zgjedhore. Vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar votimet u kritikua nga Bashkimi Evropian, që i bëri thirrje këtij subjekti që të rishqyrtojë vendimin dhe të mos bëjë thirrje për bojkot. Kryeministri i Kosovës, Kurti, ndërkaq, më 19 prill u bëri thirrje serbëve që të votojnë nëse duan të shkarkojnë kryetarët, duke argumentuar se ata mund të shkarkohen vetëm përmes votave, “e jo bandave”. Ai tha se nëse qytetarët vendosin të shkarkojnë kryetarët, Qeveria garanton se ky vendim do të zbatohet “me shpejtësi”./ REL

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni