LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni/ Prezantohen kandidatët për ambasador, opozita: Të lihen pas ndasitë politike

•Në Komisionin e Jashtëm u prezantuan 4 nga kandidatët për ambasadorë të depozituar nga qeveria në Kuvend. •Deputetët demokratë Kreshnik Çollaku, Agron Gjekmarkaj dhe të pranishmit e tjerë dhanë mendime mbi platformat e paraqitura. •Mustafa Nano kandidati për ambasador në Zvicër ishte një prej kandidatëve që u prit më mirë nga anëtarët e Komisionit. •Ai tha se nuk e kishte rreth dy dekada që nuk e kishte menduar që do t’i ofrohej të kandidonte për ambasador, duke thënë se kishte menduar se do kishte vdekur në gazetari. •Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi deklaroi se synimi i tij është ekstradimi i personave të dënuar. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Bossët e mafias shqiptare në Dubai, kandidati për ambasador: Prioriteti im do jetë marrëveshja e ekstradimeve

Komisioni/ Prezantohen kandidatët për ambasador, opozita: Të
Ridi Kurtezi

TIRANË- Kandidat për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi prezantoi ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm platformën e tij për këtë pozicion. Ai u shpreh se roli i tij do të jetë edhe më i thjeshtë se një ambasador, duke zbuluar objektivin. Kurtezi tha se prioriteti i tij do të jetë marrëveshja e ekstradimeve. 

'Kuadri lidhor është i konsoliduar. Sa i takon marrëveshjeve në fushën penale janë pothuajse të papërfunduara. Por mesa lexoj nga dosjet ka filluar puna dhe roli im do jetë që të shtyhet më tej. Si për shembull marrëveshja e ekstradimit, që nuk është vetëm për ne por për shumë të tjera, do ta shoh me prioritet dhe e kam një nga objektivat e aktivitetit të ardhshëm në atë vend. E specifikova që do jetë prioritet marrëveshje në gjyqësor dhe në atë të ekstradimeve në veçanti. Pro varet si do shkojë ne perspektivë, sepse është e dyanshme'- tha ai. 

3 VITE ME PARE

Kandidat për Ambasador në Zvicër, Mustafa Nano: Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem kështu

Komisioni/ Prezantohen kandidatët për ambasador, opozita: Të
Mustafa Nano

TIRANË- Gazetari i njohur Mustafa Nano, kandidat për ambasador i Shqipërisë në Zvicër, raportoi ditën e sotme para Komisionit të Jashtëm. Ai u shpreh se ky pozicion do jetë shumë interesant për të. Pas raportimit të tij, fjalën e kishin deputetë e pranishëm, të cilët shprehën fjalë pozitive për këtë kandidim.

Nano, nga ana tjetër u shpreh se ndihet i llastuar që po merr vetëm komente pozitive. 

Bisedat:

Mustafa Nano: Do doja të ishte një moment i vecantë në jetën time. Shpresoj që puna të jetë interesante. Në Zvicër ka një rreth të madh shqiptarësh. Do mbaj fokus të vecantë te detyra ime. Unë kam vendosur të jem më aktiv se ambasadorët e tjerë në botë. Unë do doja të isha më aktiv. Do doja që roli i ambasadorit të ishte më i madh. Do kuroj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Kreshnik Collaku: Më vjen mirë që vuri theksin te diaspora. E nxis dhe me entuziasmoi dëshira për këtë risi në diasporë. Me keqardhjen e madhe që Tiranës do t'i mungojë një studio ku ne flasim

Agron Gjekmarkaj: Jemi munduar që Zvicrës ti gjejmë ambasadorë të qetë. Duhet ti kishim marrëdhëniet me cilësore, ndoshta duke dërguar atje një zhurmues do ketë ndryshim. Më vjen mirë që kemi ambasador dikë që ka shkruar libra. Shpresoj që Shqipëria të fitojë një ambasador cilësor. Besoj se ai është njeri i lirë dhe do jetë shërbëtor cilësor i vendit tonë. 

Mustafa Nano: Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë. Nuk kisha dyshime.  

3 VITE ME PARE

Prezantohet kandidatët për ambasador në Komisionin e Jashtëm, Çollaku: Shqetësimi im është nëse dikush është politik

Komisioni/ Prezantohen kandidatët për ambasador, opozita: Të
Komisioni i Jashtem

TIRANË- Ditën e sotme po prezantohen në Komisionin e Jashtëm ambasadorët e rinj të vendit në shtete të ndryshme. Gjatë prezantimit të tyre, ndërhyrje ka pasur edhe nga ana e opozitës.  Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha se ky është një moment i rëndësishëm, ndonëse e quajti një proces të vonuar.

“Moment i rëndësishëm që vjen pas një situate në trajnimin e përfaqësive tana politike, që tejkaloi avaritë e ligjit, ambasadorë nga 80 vite nuk është e denjë për një vend anëtar të NATO-s. Procesi i vonuar. Kam parë një tërësi emrash, disa i njoh, disa jo. E kuptoj që me ligjin e re, shqetësimi im nuk është nëse dikush është më politik, apo me pak politik. E di që kështu do ndodhë, po të ishim ne do kërkonim të njëjtën gjë”, tha Çollaku.

Çollaku përshëndeti kandidaturën e Ervin Bushatit për në SHBA, si edhe atë Blerta Kadzadej për në Turqi. 

E përshëndes emërimin e Bushatit, ka njohjen e politikë. Sfida është nëse do jetë ambasadori i një pale, apo në funksione të detyrës që ka, do thoja të njëjtën gjë edhe për zonjën Kadzadej. Ju keni shërbyer në sektorin e konsullatës prej vitesh, por ju po shkoni ambasadore në një ndër vendet më të rëndësi strategjike për Shqipërinë. Ke një detyrë shumë të madhe, për ti shërbyer interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nga radha, pashë që diasporës shqiptare në Turqi e aletë nga mesi i fundit kur bëhet fjalë për diasporën atje, nuk është vetëm çështje konsullore, burokratike, sidomos në Turqi kemi potencial të jashtëzakonshëm, është një hapësirë që duhet ta eksplorojmë, ju duhet të ngacmoni qeverinë e parlamentin me nisma për ta bërë aktive diasporën, shpresoj të jeni më aktive”, tha Çollaku.p

Pas prezantimit të Blerta Kazadej, kandidate për ambasadore të Shqipërisë në Turqi, deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj vuri theksin te marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. 

Dëshiroj shumë që të kemi marrëdhënie miqësore sepse Turqia është një vend mik. Jam kundër çdo tendence asimilimi dhe trajtimit të Shqipërisë si vilajet. Ne jemi vend i pavarur. Kam parë tendencë gjatë këtyre viteve. Ndërhyrje të forta brenda Shqipërisë. Nuk ekzistojnë vendet vëllezër. Termi vëlla është një term religjioz që nuk i bën nder një shteti laik i Shqipëria.

Ambasadorja duhet të ketë për zemër integritetin dhe sovranitretin e vendit të saj dhe çështjes së diasporës. Diaspora e vjetër për shumë vite është turqizuar. Shqipëria nuk ka pasur kurajo të kërkojë katedra. Ne kemi një diasporë në Itali që na ka mbajtur gjallë gjuhën shqipe prej 500 vitesh. Nuk është kompleks që ambasadorja shqiptare atje të kërkojë që ata që ndihen shqiptarë, shteti shqiptarë t’i mbështesë”, u shpreh ai.

Ditën e sotme raportuan Blerta Kadzadej, e cila propozohet për ambasadore në Turqi si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin. Mustafa Nano, kandidat për Ambasador në Zvicër, jo rezident. Ilir Gjoni, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në NATO, rezident. Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident./Dosja.al

komisioni i jashtem 12 qershor 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet