LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni për Shëndetësinë/ Debate në seancë, Vokshi: Është shkelur 4 herë ligji me bojkotimet! PS: Thirrjet e mbledhjeve nuk mund të jenë të njëanshme

• Ka nisur seanca e radhës e Komisionit hetimor për Shëndetësinë. • Gjatë fjalës së saj, kryetarja e komisionin Albana Vokshi, tha se anëtarët e mazhorancës kanë shkelur katër herë rregulloren duke bojkotuar mbledhjet, ku shtoi se parashikohet në ligj se duhet të zëvendësohen me deputetë që kanë vullnet. • Në përgjigje, nënkryetari Plarent Ndreca tha se mazhoranca jo vetëm që nuk e ka bojkotuar këtë komision, por sipas tij kanë punuar për një Plan Hetimor të detajuar. • Ndreca iu drejtua Vokshit duke i thënë se thirrjet e mbledhjeve nuk duhet të jenë të njëanshme • Në seancën e sotme, opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

5 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

Përfundon mes debatesh mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, votimi i kërkesave për informacion të enjten

Komisioni për Shëndetësinë/ Debate në seancë,
Komisioni

TIRANA- Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka përfunduar. Pas rreth 3 orë mbledhjeje e karakterizuar nga debatet komisioni nuk arriti të votojë dërgimin e kërkesave për informacion drejtuar institucioneve. Anëtarët e mazhorancës propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhen për në mbledhjen e radhës që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.

Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009 dhe ka shtuar se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish-drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

4 JAVE ME PARE

Komisioni për Shëndetësinë/ Metaj ironizon kryetaren: Nuk jemi në "Albana Vokshi Fun Club"

Komisioni për Shëndetësinë/ Debate në seancë,
ilir metaj

TIRANË- Anëtari i mazhorancës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Ilir Metaj iu drejtua kryetares Albana Vokshi, se janë mbledhjen e komisionit dhe jo në “Albana Vokshi Fun Club”. Metaj shtoi se anëtarët e opozitës mund të duan që komisioni të mbushet vetëm me opinionet e tyre, por komisionet hetimore nuk funksionojnë në këtë mënyrë.

“Për fat të mirë apo të keq jemi në komisionin hetimor të shëndetësisë dhe jo në Albana Vokshi Fun Club Nuk pranojmë rolin e statistikës në skenarin e shkruar nga ju. Mund të doni që koha e komisionit të mos ketë opinionet tona dhe të mbushet me zhurmën e zërit tuaj të artikuluar por nuk funksionon kështu”, tha ai.

PJESË NGA DEBATI:

Metaj: Jemi në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë dhe jo në Albana Vokshi Fun Club, kështu që të paktën asnjë nga ne, të anës këtej të tavolinës nuk e pranojmë rolin e statistikës në skenarin e parashkruar nga ju.Keni treguar qartë dhuntinë tuaj për të marrë tezat dhe antitezat e rregullores dhe për të prodhuar një sintezë ku rregullorja, ka vetëm pikat që sugjestionohet nga pëlqimi juaj. Edhe vetë Hegel do t’ju duartrokiste fort. Ju mund të doni që koha e këtij komisioni të mos ketë opinionet tona dhe të mbushet me zhurmën e zërit uaj të artikuluar por nuk funksionoin kështu komisioni hetimor. Do të duhet të mbijetoni me opinionet tona dhe t’i respektoni deri në fund.

Vokshi: Për të respektuar kërkesat tuaja, miratuam rendin e ditës. Ju kujtoj që hetimi fillon me dërgimin e kërkesat e nismëtarit, pastaj pasi merren provat miratohet plani. Plani është për dijeni, jo për miratim plani. Nuk jemi fare në dijeni të këtij plani. Po dezinformojni.

4 JAVE ME PARE

"Ca është ky kërcënim?"/ Debate të Komisioni për Shëndetësinë, Ndreca-Vokshit: Do dakordësinë tonë apo jo?

Komisioni për Shëndetësinë/ Debate në seancë,
mbledhja e komisionit

TIRANË- Ka nisur dhe vijon me debate mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Debati mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca, ka qenë për shkak të kërkesave të dorëzuara për informacion dhe propozimet e ekspertëve të të dy palëve.

PJESË NGA DEBATI:

Vokshi: Nuk kemi ardhur këtu për tu tallur, bëhuni pak seriozë

Klevis Xhoxhi: Anëtarët të njihet me gjërat që të jetë i bindur për atë që do të diskutohet

Vokshi: Kërkesat për informacion i janë dërguar Sekretarit Xhoxhi nga sekretarja. Kërkesat që janë shqyrtuar nga ekspertët. Nëse nuk i keni lexuar tregon që nuk jeni të përgatitur. Kërkesat kanë tre javë. Ekspertët tuaj kanë punuar, janë bërë disa vërejtje. Nuk mund të thoni që nuk jemi njohur.

Ndreca: Kërkesat bëhen kur ekspertët po punojnë për planin e hetimit. Që është dorëzuar. Pa u miratuar plani kërkesat janë pa sens. Sot nuk kemi një kërkesë të miratuar nga të dy palët ekspertëve.

Vokshi: Dakordësia është këtu.

Ndreca: Duhet të kishim një kërkesë të dakordësuar që të binim dakord menjëherë këtu.

Vokshi: Tentativa juaj për të vonuar punën ka kaluar cdo limit.

Ndreca: Do ti miratosh apo jo?

Vokshi: Ca është ky kërcënim?

Ndreca: Do dakordësinë tonë apo jo? Se po bëjmë debate bazike.

Edhe në nisje të mbledhjes ka pasur debate mes Ndrecës dhe Vokshit, ku kjo e fundit tha se mazhoranca ka shkelur 4 herë ligjin me bojkotimet e mbledhjeve. Deputeti i PS tha se mazhoranca jo vetëm që nuk e ka bojkotuar këtë komision, por sipas tij kanë punuar për një Plan Hetimor të detajuar, ndërsa shtoi se thirrjet e mbledhjeve nuk duhet të jenë të njëanshme.

4 JAVE ME PARE

Komisioni për Shëndetësinë/ Vokshi: Mazhoranca ka shkelur 4 herë ligjet me bojkotimet! Ndreca: Kemi punuar për Planin Hetimor

Komisioni për Shëndetësinë/ Debate në seancë,
komisioni hetimor per shendetesine

TIRANË- Ka nisur pak minuta më herët seanca e radhës e Komisionit hetimor për Shëndetësinë. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e komisionin Albana Vokshi, tha se anëtarët e mazhorancës kanë shkelur katër herë rregulloren duke bojkotuar mbledhjet, ku shtoi se parashikohet në ligj se duhet të zëvendësohen me deputetë që kanë vullnet.

“1/3  e komisionit mund të thërrasë në çdo kohë mbledhje e cila është e detyrueshme. Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren. Ligji thotë që nëse mungojnë anëtarët më shumë se tre herë ata duhet të zëvendësohen me deputetët që kanë vullnet. Po ju shtrij dorën e bashkëpunimit që sot të kemi një mbledhje të rregullt. Qytetarët presin shumë nga ne. Presin hetim të paanshëm dhe transparencë”, tha ajo.

Në përgjigje, nënkryetari Plarent Ndreca tha se mazhoranca jo vetëm që nuk e ka bojkotuar këtë komision, por sipas tij kanë punuar për një Plan Hetimor të detajuar.

"Më vjen shumë keq që e nisni me deklarata politike. Shumica nuk e ka bojkotuar këtë komision. Thirrjet e mbledhjeve nuk mund të jenë të njëanshme. Jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar, por kemi punuar intensivisht me një Plan Hetimor, atë që ju nuk e keni bërë prej vitesh. Ta fillojmë mbarë mbledhjen duke miratuar fillimisht rendin e ditës dhe pastaj vijojmë me pikat e tjera", deklaroi Ndreca.

Në seancën e sotme, opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

 

4 JAVE ME PARE

Mazhoranca bojkoi 4 mbledhjet e mëparshme, mbahet sot seanca e radhës Komisionit për Shëndetësinë

Komisioni për Shëndetësinë/ Debate në seancë,
pamje nga komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në orën 13:00 pritet të mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Mbledhja e sotme vjen pas 4 seancave të bojkotuara nga mazhoranca. Ndërkohë sot opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

Teksa PS do të kthehet në tryezën e punës, ka gati edhe propozimin për planin paraprak të hetimit. Partia Socialiste do të propozojë përfshirjen në planin e hetimit parlamentar të vizitave në terren për të parë nga afër sesi janë zbatuar kontratat: ajo e check-upet dhe sterilizimit, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.

Struktura organizative e Planit Hetimor të PS ka 7 hapa. Plani i dakordësuar i hetimit, që do të ketë të integruara propozimet e bëra më herët nga opozita dhe dokumentin e PS, pritet të miratohet sot. 

komisioni per shendetesine 23 prill 2024

Sondazh

Poll

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Nis fuqishëm protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin molotov para godinës

Të pranishëm në protestë, akti fisnik i qytetarëve, u japin ujë efektivëve të policisë

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat