LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni i Ligjeve/ Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë urgjencë. Lamallari: Do rishikohet edhe Kodi Civil, e përafrojmë me direktivat e BE

• Në ambientet e Kuvendit po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. • Në seancën dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024 dhe veprimtarinë e institucionit që ai drejton. •  Gjatë fjalës së tij, Çela theksoi se gjatë vitit 2024, janë shqyrtuar 61,167 materiale kallëzimi dhe 47,576 procedime penale, duke nënvizuar volumin e lartë të punës së prokurorive në të gjithë vendin. • Ai tha se përsa i përket Kodit të ri Penal, që ka vetëm dy argumente për ndryshimin e tij, që është i vitit 1995 dhe sipas tij ky as nuk qëndron si argument. • Ai shtoi se Kodi Penal ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat. • Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i është drejtuar me disa pyetje Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili po raporton për gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024. • Ashtu si në dalje të mëparshme publike, Korreshi e shoqëroi fjalën e tij me nota ironie dhe humor, duke e bërë ndërhyrjen e tij një nga momentet më të spikatura të seancës. • Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka qenë dje duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, ku ka relativizuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, me aksidentet në punë. • Në nisje të fjalës së tij përpara deputetëve, Rusi u shpreh se e kuptonte mirë familjen e gjyqtarit Kalaja, pasi dhe ai vetë e kishte humbur të atin si pasojë e një aksidenti në punë. • Gjithashtu Ministri i ri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaruar se gjatë vitit 2024 Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të hetimeve proaktive. Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se hetimet e nisura nga prokurorët janë rritur me 12.3%. • Ndërkohë që ka theksuar se janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri. • Më tej Lamallari ka deklaruar se çështjet e terrorizimit apo armëve janë problematika që nuk i ka vetëm vendi ynë. • Ndërkohë që ka theksuar se gjatë kohës, kanë identifikuar dhe tendenca të ndryshme kriminale, siç është krimi kibernetik, që kërkon vëmendje parësore. 

10 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Kryeprokurori Olsjan Çela në Komisionin e Ligjeve: Duhet prezenca e Policisë së Shtetit, kompania private Ilirjan Guard për sigurimin e perimetrin jashtë institucioni nuk ka funksionuar

Komisioni i Ligjeve/  Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë
Olsjan Çela

TIRANË - Kryeprokurori Olsjan Çela ka thënë se mbrojtja e institucioneve nga kompania private Ilirjan Guard nuk ka funksionuar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Çela deklaroi se prezenca e Policisë së Shtetit në gjykata e prokurori është e domosdoshme.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm kushtet në gjykata nuk janë optimale, si dhe se ka një nevojë për tu rivlerësuar si mbrohen këto institucione.

 “Patjetër në gjykata kushtet nuk janë optimale. Në një mbledhje qe patëm kemi nisur një proces konsultimi. Ka nevojë për të rivlerësuar sesi ne mbrojmë këto institucione.

Ky sistemi që kemi zgjedhur për të siguruar perimetrin jashtë institucioni me kompaninë Ilirjan Guard nuk ka funksionuar. Duhet riparë. Do të zhvillojmë disa mbledhje me te gjitha prokuroritë për te mbledhur shqetësimet dhe propozimet për sigurinë dhe nevoja për prezencën e policisë së shtetit në gjykata e prokurori është e domosdoshme”, tha Çela./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Prokuroria ka zero hetime"/ Bylykbashi: Janë kryer krime kundër njerëzimit gjatë diktaturës komuniste

Komisioni i Ligjeve/  Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka ngritur shqetësimin se prokuroria nuk po heton krimet e kryera nga diktatura komuniste. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi u shpreh se janë kyer krime kundër njerëzimit gjatë diktaturës komuniste e përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Gjithashtu ai e cilësoi të paflashme faktin që prokuroria ka zero hetime për këtë krim.

"Autoriteti I Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit na raportoi që janë rreth 11 vendvarrime të identifikuara për krimet e kohës së komunizmit, por janë ende të pahapura. Ndërkohë ka raste të tjera kur janë gjetur të dhëna për persona të zhdukur. Të gjithë këto përbëjnë krime kundër njerëzimit. Në të gjithë vendet e tjera janë trajtuar si krime kundër njerëzimit. Ju raportoni zero raste.

Pse nuk ka hetime për krime kundër njerëzimit për krimet e kohës së komunizmit duke arritur deri në vrasjet në kufi në verën e vitit 1990. Kjo shoqëri po nuk u nda me krimet e komunizmit, nuk ka për ta gjetur ndonjëherë veten e vet. Dhe këto janë krime që nuk parashkruhen, ju e dini më mirë se unë.  Por po parashkruhen në mënyrë biologjike, njerëzit po vdesin; ata që kanë kryer krime dhe ata që po presin drejtësi!”, deklaroi Oerd Bylykbashi./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Ligji 7501 është miratuar nga PD", debate në Kryesinë e Kuvendit! Deputeti i PD - Lamallarit: Nuk është e vërtetë!

Komisioni i Ligjeve/  Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë
Lamallari, Kaso

TIRANA- Një deklaratë e bërë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, ka shkaktuar debat të fortë mes mazhorancës dhe opozitës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Lamallari deklaroi se ligji 7501 për ndarjen e tokës bujqësore u miratua nga Partia Demokratike, çka solli reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës.

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, e akuzoi ministrin për dezinformim publik, duke i kërkuar që të niste fjalimin me një ndjesë për atë që e cilësoi si shqiptim të pavërtetë historik.

“Ministri ka pretenduar se ligji 7501 është miratuar nga PD, dhe kjo nuk është e vërtetë. Përfaqësimi i tij si ministër e bën këtë deklaratë të rëndësishme për opinionin publik,” tha Kaso.

Por Ministri i Drejtësisë e justifikoi deklaratën duke thënë që e kam dëgjuar në media./ Dosja.al

 

 

 

 

9 MUAJ ME PARE

"Nuk ka asnjë prokuror në gjendje të bëjë një analizë", Olsian Çela rendit problematikat: Teknika e dispozitave nuk është në lartësinë e duhur

Komisioni i Ligjeve/  Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë
Olsian Çela

TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shprehur kritika ndaj drafit të Kodit të ri Penal, teksa theksoi se asnjë prokuror nuk është në gjendje të bëjë një analizë të saj për shkak të kohës së kufizuar. Teksa raportonte tek “Ligjet”, Çela shprehur ka renditur problematikat, ku u shpreh se teknika e dispozitave nuk është në lartësinë e duhur. Çela shtoi se e sheh si të pamundur të bëjë një vështrim kritik mbi draftin, sepse sipas tij nuk kanë as kapacitete dhe as kohë.

Olsian Çela: Sot nuk ka asnjë prokuror në gjendje që të bëjë një analizë 900 e ca dispozitave që ka Kodi i ri, nuk ka kohë. Nëse ka 400, 500, 600 dosje ku e gjeti ky prokuror kohën të japë një mendim të profesional në ato pak orë me një grup njerëzish sa i përket Kodit.

Procesi është formal, jo thelbësor. Kjo gjë do sjellë mungesën e një kritike serioze mbi Draftin. Kemi kaluar nga një kod me 400 e ca nene, në një draft me 900 e ca nene, bëj një pyetje: Ne këto 500 nenet që kemi, paskemi udhëtuar në një paligjshmëri të madhe ku shumë veprime që kanë qenë të padënuara do i dënojmë këtej e tutje. Ka një problem në konceptim. Së treti, teknika e dispozitave nuk është në lartësinë e duhur.

Do bëjmë një Kod të ri? Ky është qëndrimi si Prokurori i Përgjithshëm. Sot e kam të pamundur të bëj një vështrim kritik mbi draftin me funksion përmirësim, sepse duhet të ngre një grup pune që duhet të bëjë një draft të ri, mbi draftin aktual, s’kemi as kapacitete dhe as kohë./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Raporti i KLGJ/ Bylykbashi: Shifrat e paraburgimit alarmante! Për Kodin Penal nuk jeni konsultuar as me OSBE-në

Komisioni i Ligjeve/  Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se vetëm për vitin 2024 janë regjistruar mbi 84 mijë çështje të reja, ku më shumë se gjysma e tyre janë të natyrës penale. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi tha se ky është një tregues i qartë, i një rritjeje të kriminalitetit dhe konflikteve në shoqëri.

Bylykbashi e lidhi këtë fenomen me atë qasjen represive të qeverisë ndaj sistemit të drejtësisë dhe gjytarëve e prokurorëve në vend. Duke cituar raporte të mëparshme, ai theksoi se mbi 60% e të burgosurve në Shqipëri janë në paraburgim, një shifër shokuese krahasuar me mesataren prej 25% të Këshillit të Evropës. Sipas deputetit, kjo tregon një problem të thellë në sistem dhe një nevojë urgjente për ndryshim qasjeje nga ana e qeverisë, duke kërkuar masa konkrete për të kufizuar përdorimin e kësaj mase ekstreme.

"Dje KLG-ja na raportoi për situatën në sistemin e drejtësisë, gjyqësorit, vetëm për vitin 2024, janë regjistruar 84.719 çështje të reja në... shkallën e parë, prej të cilave 38.448 ishin penale, më shumë se gjysma, pra më shumë se gjysma e vitit 2024 janë çështje penale, pra çështje kriminaliteti, e, ndërkohë që në totalin e vet, 66% janë çështje civile, por për vitin 2024 është rritur përplasja, konflikt i madh në shoqëri, pse qeveria shqiptare ka një qasje kaq represive mbi shoqërinë, e cila, nëse doni s'ka nevojë për ta materializuar, por është merrni deklaratat e kryeministrit dhe ajo që flet është gjithë kohës dhunë, dhunë e shtetit mbi shoqërinë, mbi qytetarët.

Çfarë masash do marri qeveria që të ndryshojë qasjen në lidhje me mënyrën se si përdoret paraburgimi, e kemi rreth diku mbi 60%, nga raportimi i vjetshëm ka qenë mbi 60% kemi pas paraburgimin si situatë në burgje, ndërkohë sivjet nuk e di sa është shifra. Por Europa e ka 25% mesataren.

OSBE-ja gjithashtu në deklaratën e saj flet për të njëjtin problem, pra, paraburgimi që përdoret në mënyrë masive për qytetarët dhe gjithashtu në lidhje me Kodin Penal ka thënë se nuk i keni konsultuar. Minimalisht përsëri citoj OSBE-në, drejtuesin e prezencës, që në një intervistë thotë, ne nuk jemi konsultuar në lidhje me kodin penal.- tha deputeti i PD," tha Bylykbashi./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Ka pasur nevojë për risistemim", Prokurori i Përgjithshëm kundër Kodit të ri Penal: S’ka asnjë argument, po ndryshohet vetëm se është i 1995

Komisioni i Ligjeve/  Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë
Olsian Çela

TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë kundër Kodit të ri Penal. Në Komisionin e Ligjeve, Çela tha se përsa i përket Kodit të ri Penal, që ka vetëm dy argumente për ndryshimin e tij, që është i vitit 1995, sipas tij ky as nuk qëndron si argument. Ai shtoi se Kodi Penal ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat.

Çela deklaroi se nuk ekziston asnjë arsye ligjore apo shoqërore për të zëvendësuar Kodin aktual, duke theksuar se ai ka funksionuar me sukses për gati 30 vjet. Çela, në anën tjetër, paralajmëroi se ndryshimet kozmetike, pa një analizë të thelluar, rrezikojnë të prishin ekuilibrat në sistemin penal shqiptar.

"Unë sot nuk kam një informacion alakitim për problemet që ka Kodi Penal. Në mungesë të metodologjisë, nuk shoh reflektim të nevojave të shoqërisë për ndryshimet e kodit. Asnjë sot nuk është në gjendje të përcaktojë, veç dy argumente që kodi është I995 që nuk është argument, dhe integrimi evropian. Ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat. E kam të pamundur të bëj vështrim kritik të draftit me funksion përmirësim sepse duhet të ngre grup pune, sepse s’kemi as kohë as kapacitet", tha Çela./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Raporti mbi kriminalitetin në vend/ Olsian Çela raporton në Kuvend: 2159 persona të përgjuar në 2024, 933 me autorizim nga gjykata

Komisioni i Ligjeve/  Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë
Foto ilustruese

TIRANA- Në ambientet e Kuvendit po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Në seancën dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024 dhe veprimtarinë e institucionit që ai drejton.

Gjatë fjalës së tij, Çela theksoi se gjatë vitit 2024, janë shqyrtuar 61,167 materiale kallëzimi dhe 47,576 procedime penale, duke nënvizuar volumin e lartë të punës së prokurorive në të gjithë vendin.

“Tirana me procedimet më të larta, Dibra dhe Kukësi me numrin me të ulët të procedimeve. Gjatë 2024 janë ekzekutuar 933 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 538 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Është mundësuar interceptimi për 2361 pajisje fundore në përdorim të 2159 personave të dyshuar si të përfshirë ne vepra penale”, tha ai./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"E konsideroni veten produkt të Soros?"/ Plas te 'Ligjet', Lamallari: Fond ekselence në atë kohë kanë marrë fëmijët e politikanëve

Komisioni i Ligjeve/  Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë
Besfort Lamallari

TIRANË- Një debat ka nisur në fund të raportimit të Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari në Komisioni i Ligjeve. Ka qenë pyetja e deputetes Elda Hoti, e cila i ka bërë Lamallarit nëse e konsideron veten si produkt të Soros.

Ndërkohë që Lamallari ka deklaruar se ai nuk ka pasur mundësi të merrte bursa ekselente, pasi ato i jepeshin fëmijëve të politikanëve, duke nënkuptuar kështu deputetët demokratë. Në fund të fjalës së tij, Lamallari theksoi se nuk ia bën biografinë familjare askujt dhe as nuk kompleksohet nëse ia bëjnë atij. 

Pjesë nga debati:

Hoti: Është publikuar se fondacioni Soros ka marrë 9 milionë USD për reformën në Shqipëri. A keni punuar me fondacionin Soros dhe a konsideroni veten produkt të tij?

Manja: Kjo është pyetje për interpelancë në seancë plenare, megjithatë deputetët mund të shfrytëzojnë ccdo lloj mediumi për t’i bërë këto pyetje. Është në diskrecionin tuaj në lidhje me përgjigjet.

Lamallari: Jam shumë krenar për përvojën profesionale që më ka shoqërur deri tani. Jam bashkëautor i studimit të parë për krimin e organizuar në vend dhe janë momente të tilla që mundësojnë avancimin në karrierë për të kontribuar falë edhe mbështetjes së këtyre organizmave ndërkombëtare të cilët kanë dhënë mbështetje. Kur shteti shqiptar shpërndante bursat e ekselencës te fëmijët e politikanëve, kemi raste konkrete edhe në këtë sallë, dhe ata që mundoheshin shumë por vinin nga familje normale shqiptare, nuk kishin mundësi, sado që ishin ekselentë, e vetmja mundësi ishte përmes fondeve dhe granteve të partnerëve të tjerë. Kjo ideja e bërjes së biografisë sikur tjetri do kompleksohet, kjo nuk ndodh me mua. Unë nuk ia bëj askujt biografinë familjare.

Hoti: Nuk mund ta vazhdosh fjalën pa fund. Unë pyeta a ke studiuar, nuk të bëra biografinë familjare.

Lamallari: Është e njohur publikisht se kush ka studiuar me fondet e ekselencës në atë kohë në Britaninë e Bashkuar dhe nuk kam qenë unë./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Ndryshimet në Kodin Penal/ Lamallari: Çështjet e terrorizimit apo armëve janë problematika, krimi kibernetik kërkon vëmendje

Komisioni i Ligjeve/  Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka folur për ndryshimet në Kodin e ri Penal. Gjatë fjalës së tij në komisionin e Ligjeve, Lamallari ka deklaruar se çështjet e terrorizimit apo armëve janë problematika që nuk i ka vetëm vendi ynë. Ndërkohë që ka theksuar se gjatë kohës, kanë identifikuar dhe tendenca të ndryshme kriminale, siç është krimi kibernetik, që kërkon vëmendje parësore. 

“Vlera e pasurive të konfiskuara përkon me 60% më shumë se një vit më parë. Kemi dhe të pandehur më shumë për çështje korrupsioni. Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është me rëndësi të veçantë, jo vetëm për statusin ku ndodhet Shqipëria, por dhe për dimensionin e sigurisë. Tendencat kriminale rrezikojnë jo vetëm Shqipërinë, por dhe më gjerë. Çështjet e terrorizimit, apo dhe çështjet e armëve, janë problematika jo vetëm të Shqipërisë. Ne jemi angazhuar ndaj Komisionit Europian për të plotësuar dhe kapitullin 23, për ta bërë të prekshme angazhimin tonë për përmbylljen e piketave të ndërmjetme deri në 2025.

Krahas punës që po bëhet me kodin penal, po vijon puna dhe për kodi e ri Penal, që do të vijojë dhe gjatë vitit 2026. Kemi rreth 25 tryeza të planifikuara që po ndodhin dhe do të ndodhin. Takime me shoqëri civile apo me biznese. Kodi ekzistues penal u miratua në 1995 dhe ka kaluar shumë vite që atëherë. Përgjatë kësaj kohe kemi identifikuar probleme por dhe tendenca të ndryshime kriminale, siç është krimi kibernetik. Është e domosdoshme që të reflektojmë këto ndryshime dhe t’i ofrojmë mundësi këtyre ndryshimeve. Kodi i Procedurës Penale duhet t’i nënshtrohet ndryshimeve,” tha ai./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"65.5 mln euro pasuri të sekuestruara"/ Besfort Lamallari raporton te Ligjet: 569 çështje korrupsioni janë çuar për gjykim

Komisioni i Ligjeve/  Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i ri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaruar se gjatë vitit 2024 Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të hetimeve proaktive. Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se hetimet e nisura nga prokurorët janë rritur me 12.3%. Ndërkohë që ka theksuar se janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri.

“Shqipëria ka pasur në 2024 rritjen më të lartë të hetimeve proaktive dhe sekuestrimet pasurore të 5 viteve të fundit. Hetime të nisura kryesisht nga prokurorët janë rritur me 12.3 për qind. Janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri. 569 çështje korrupsioni me 234 të pandehur janë çuar për gjykim, ndërsa SPAK ka regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht”, tha ai./Dosja.al

komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet