LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Komisioni Antikorrupsion u krijua për integrimin në BE"/ Rama: SPAK të punojë për të zvogëluar pjesën e zezë të administratës! Ftesa për opozitën

• Pasditen e sotme po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. • I pari që ka mbajtur fjalën është kryeministri, njëkohësisht kreu i partisë, Edi Rama. • Rama foli për Komisionin Antikorrupsion, për të cilin tha se krijimi i tij u aludua se ishte një përpjekje e PS për të kapur drejtësinë. • Rama tha më tej se ky komision dhe reforma të tjera janë të domosdoshme për të mundësuar “leximin deri në qelizë të gjendjes së organizimit të shtetit”, në kuadër të procesit të ‘diagonostikimit të Shqipërisë’ pas hapjes së negociatave me BE-në. • Teksa po fliste për integrimin në BE, Rama tha se gjithë procesi ka rezultuar befasues për Komisionin Evropian. • Sipas tij, PS është e vetmja forcë historike që mund ta çojë para këtë integrimin. • Kryeministri foli edhe për administratën për të cilën tha se ka pjesë të bardhë, por ka edhe një pjesë të zezë. • Ai shtoi se inkurajon prokurorët e SPAK, që me punën e tyre ta zvogëlojnë pjesën e zezë të administratës. • Rama e cilësoi këtë pjesë është një turp kombëtar dhe popullor. • Rama gjatë fjalimit të tij, ftoi opozitën të bëhet pjesë e Komisionit Antikorrupsion, pasi ata e kanë bojkotuar.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Opozita bojkotoi Komisionin Antikorrupsion, Rama: Të duash të vish në pushtet vitin tjetër duhet të jesh më i interesuari të jesh në këtë tryezë

"Komisioni Antikorrupsion u krijua për integrimin në BE"/
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ftoi opozitën të bëhet pjesë e Komisionit Antikorrupsion, pasi ata e kanë bojkotuar.  

Duke ironizuar Rama tha pjesëmarrja në Komision duhet ti shërbejë opozitës edhe "si një kurs parashkollor, pasi nëse e marrin pushtetin, ai tha se këto punë duhet ti bëjnë ata”.

“Është një ushtrim që do ishte shumë mirë të kishte edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj skuadre kombëtarë sepse janë në opozitë. Nuk janë sot, nuk paraqiten. Ndërkohë komisioni i posaçëm është ngritur për të qenë një hapësirë jashtë perimetrit të luftës parlamentare, qoftë kjo luftë në sallën e seancave apo në komisione. Është një hapësirë ku nuk bëhet politike dite, po ku të gjithë ata që janë brenda këtij perimetri me një mandat qytetar duhet të jenë pjesë. Aq më tepër që i dëgjojmë që do vijnë në pushtet vitin tjetër. Të duash të vish në pushtet vitin tjetër duhet të jesh më i interesuari të jesh në këtë tryezë. Nëse vjen në pushtet vitin tjetër do ti kesh ti për tu marrë. Qoftë edhe si një kurs parashkollor që mund të vleje që në momentin kur të marrësh pushtetin të jesh gati. Por gjasat janë që askush nga ata që thotë do marrim pushtetin, nuk besojnë se do marrin pushtetin. Unë mendoj se ne nuk kemi asnjë arsye të humbasim fokusin nga puna. Me ata apo pa ata, ne këtë punë do ta bëjmë, sepse Shqipëria nuk mund të pres që ata të vijnë të bëjnë punën e tyre. Ky nuk është kopsht”, tha Rama.

 

1 VITE ME PARE

"Janë turp kombëtar", Rama: Administrata ka pjesën e saj të zezë, merret drejtësia me ta

"Komisioni Antikorrupsion u krijua për integrimin në BE"/
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se administrata ka një pjesë të bardhë, por edhe një pjesë të zezë. 

Ai tha se inkurajon prokurorët e SPAK, që me punën e tyre ta zvogëlojnë pjesën e zezë të administratës. Sipas tij, ajo pjesë është një turp kombëtar dhe popullor.

Rama: Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, por ka edhe një pjesë të zezë, ku fatmirësisht sot arrin të merret drejtësia, përfitoj nga rasti të falenderoj dhe të inkurajoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që munden që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë. Ama pjesa e bardhë e administratës nuk është opinion, unë kam pasur pagjumësi kur ka nisur procesi i diagnistimit, nga ideja që administrata, sepse  në këtë proces është përfshirë një numër i madh punonjësish, ekspertësh drejtuesish të administratës, 1746 persona që nuk kanë shkuar në Bruksel se i kemi zgjedhur ne, por për shkak të pozitës.

1 VITE ME PARE

Integrimi në BE/ Rama: Procesi ka rezultuar befasues për KE, kërkon eksperiencë, nuk mjafton dija dhe dëshira

"Komisioni Antikorrupsion u krijua për integrimin në BE"/
edi rama

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë. Teksa po fliste për integrimin në BE, Rama tha se gjithë procesi ka rezultuar befasues për Komisionin Evropian. 

Sipas tij, PS është e vetmja forcë historike që mund ta çojë para këtë integrimin. Ai shtoi se procesi kërkon eksperiencë, ndërsa u shpreh se nuk mjafton dija dhe dëshira.

"E para që procesi ka rezultuar befasues për Komisioni Evropian, në aspektin e paraqitjes së skuadrës tonë kombëtarë dhe ka rezultuar i kënaqshëm në aspektin e stadit të zhvillimit ku e kemi sjell vendin. Ana tjetër është se çfarë duhet bërë akoma që vendi të plotësoj të gjitha kushtet për të qenë një vend anëtarë i BE. Pastaj vendimmarrja politike për anëtarësimin është një çështje tjetër që do të merremi të gjithë nën ndërveprimin me partnerët që dyja këto të bëhen bashkë dhe ku objektiv historik të realizohet.

Kjo vlen që të gjithë të kuptojnë që nuk ka objektivisht asnjë forcë tjetër në këtë vend të jetë në gjendje jo ti bëjë këto, por ti kuptoj këto, e ti transmetoj këto. Ti transmetoj me forcën dhe aftësinë që disponon kjo forcë politike. Është shume e rëndësishme të vetëdijesohen sa më shumë qytetarë e të tjerë. Për sa kohë ne do të kemi aftësinë për të qenë të pakënaqur me veten dhe të vetë përmirësohemi në vazhdim, jo vetëm që jemi e vetmja mundësi, por ne jemi e vetmja garanci. Përndryshe ky proces është objektivisht i pamundur për këdo tjetër, sepse është një proces që kërkon eksperiencë nuk mjafton dija dhe dëshira.

Nëse do bëja një paralelizëm, nëse skuadra jonë kombëtare nuk do kishte Evropianin e dytë në historinë e vetë dhe nuk do ishte hera e parë e lojtarëve tanë, me çka skuadra jonë dha, rezultati mund të kishte qenë ndryshe. Ne jemi një skuadër që jemi mësuar të luajmë në atë lartësi dhe kemi kuptuar se çfarë duhet për të funksionuar në atë lartësi.", u shpreh Rama. 

1 VITE ME PARE

Mbledhja e grupit të PS, Rama: Komisioni Antikorrupsion u cilësua si përpjekje për të kapur drejtësinë, ja pse vendosëm ta krijonim

"Komisioni Antikorrupsion u krijua për integrimin në BE"/
edi rama

TIRANË- Po zhvillohet pasditen e sotme mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. I pari që ka mbajtur fjalën është kryeministri, njëkohësisht kreu i partisë, Edi Rama.  Ai tha se komisioni "Antikorrupsion" u aludua se ishte një përpjekje e PS për të kapur drejtësinë.

Rama tha më tej se ky komision dhe reforma të tjera janë të domosdoshme për të mundësuar “leximin deri në qelizë të gjendjes së organizimit të shtetit”, në kuadër të procesit të ‘diagonostikimit të Shqipërisë’ pas hapjes së negociatave me BE-në.

“Padrejtësisht u parapërfytyra si përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë. Dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha për pse-në e ngritjes së komisionit ‘Antikorrupsion’ dhe domosdoshmërinë e një dallge të re reformash që nuk lodhet vetëm dhe drejtpërdrejtë me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura. E gjithë lënda për të kuptuar nismën gjendet në dokumentet e formuluara gjatë dhe në fund të procesit të diagnostikimit të Shqipërisë pas hapjes së negociatave, një proces që në gjuhën e BE, quhet screening. Mundëson leximin deri në qelizë të gjendjes së organizimit të shtetit. Sigurisht pasohet nga recetat për të kuruar deri në fund atë organizëm duke mundësuar që përgatitja për anëtarësimin e shtetit, të Shqipërisë në BE të përfundojë me një diagnozë plotësisht të qartë dhe të suksesshme

Qeveria udhëheq procesin e negociatave me BE dhe ka një pjesë të rëndësishme të punës, por BE nuk negocion me qeverinë, BE negocion me shtetin shqiptar dhe 157 institucione janë pjesë të gjithë përbërjes së skuadrës sonë kombëtare që negocion me BE. Janë përfshirë në këtë listë dhe proces 32 institucione të pavarura. Për të siguruar që diagnoza të shkojë deri në qelizë, procesi ka një numër të jashtëzakonshëm takimesh mes palëve, të cilat janë të drejtpërdrejta shpjeguese. Janë bërë 67 të tilla në Bruksel. Janë takime koordinuese, 114 të tilla në 14 muaj. 777 prezantime janë bërë nga Shqipëria në tryezën e bisedimeve dhe 232 takime të grupeve ndërinstitucionale të punës. Këto janë të rëndësishme për të kuptuar “pse-në” e këtij komisioni të posaçëm parlamentar”, tha kryeministri.

edi rama mbledhja e grupit të ps 26 qershor 2024

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje