LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komision/ Bardhi: ILD të kryejë inspektim në Prokurori. Alibeaj: Rrezikohet të lirohen kriminelët

• Në komisionin e ligjeve u miratuan ditën e sotme projekt-rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë vitit 2021. • Deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kishin kritika për rezolutat e paraqitura në komision. • Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko kishte rezerva për rezolutën e KLP. Ai deklaroi se në rezolutë nuk janë zbatuar të gjitha rekomandimet. • Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk po e 'vë ujin në zjarr' ndaj bojkotit të avokatëve të vendit e se greva ka krijuar kaos e ka rrezik që të lirohen nga burgjet potenciali kriminal të vendit. •Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi theksoi se ILD-Ja duhet të kryejë një inspektim në Prokurorinë e Tiranës, pasi prokurorë të caktuar refuzojnë përmbushjen e detyrave të tyre.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

VD-Rezoluta/ Bardhi: Duhet pjesa me rekomandimet e papërmbushura, ILD të kryejë inspektim

Komision/ Bardhi: ILD të kryejë inspektim në Prokurori. Alibeaj:
Gazment Bardhi

TIRANË- Gjatë komisionit të Ligjeve, aty ku po diskutohej për rezolutën e Projekt- Rezolutën e vlerësimit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë vitit 2021, deputeti Gazment Bardhi bëri një sygjerim. Ai kërkoi një shtim në rezolutë ku të jenë rekomandimet që nuk janë përmbushur. Sipas deputetit të PD-së, rezoluta është shumë rrëmujë. Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka u shpreh se ka një mospërmbushje të rekomandimeve që nuk kanë justifikim pasi është detyrim ndaj ligjit që të zbatohen të gjitha rekomandimet e Kuvendit. 

REPLIKAT:

Gazment Bardhi: Rezoluta e KLP duhet të jetë e veçantë. Duhet të ketë një pjesë të posaçme me rekomandimet që nuk janë përmbushur. Propozoj që ne duhet t'i japim rëndësi atyre që propozuan kolegët. Është shumë rrëmujë rezolta. Duhet të ketë një pjesë të posaçme për rekomandimet e papërmbushur. 

Klotilda Bushka: Rezoluta ka një format. Jepet cfarë vlerësohet e se çfarë rekomandohet. Te pjesa e konstatimeve jepet kjo çështje, një pjesë e mospërmbushjeve janë të justifikuara një pjesë tjetër jo. Është detyrim i ligjit që të realizohen detyrimet ndaj Kuvendit. Unë mendoj se kjo do të rrijë si strukturë por do të jetë më e plotë për të dalë në pah ajo që thoni ju. Jeni dakord me këtë rezolutë? Të gjithë pro.

Po ashtu, Bardhi theksoi se ILD-Ja duhet të kryejë një inspektim në Prokurorinë e Tiranës, pasi prokurorë të caktuar refuzojnë përmbushjen e detyrave të tyre.

'Ne kërkojmë që në projekt rezolutë ILD-së t’i sugjerohet të kryejë një inspektim tematik në Prokurorinë e Tiranës sa i përket hetimit të veprave penale nisur të pastrimit të parave nisur nga deklarata e prokurorit të përgjithshëm të çështjeve ligjore se prokurorë të caktuar në kundërshtim me ligjin refuzojnë përmbushjen e detyrave të tyre. Kërkojmë të përfshihet një sugjerim që ILD-së i kërkohet të trajtojë ankesa të depozituara që për shkak të afatit 5 vjeçar mund të parashkruhen duke shmangur arkivimin pa i nënshtruar verifikimit dhe hetimit nga ILD. Të shtohet një pikë që trajtohen rastet e konfliktit të interesit që krijohen nga organet e qeverisjes së drejtësisë nga KLGJ, KLP me gjyqtarë dhe prokurorë nga shkallë të ndryshme të sistemit gjyqësor, këto ishin sugjerimet tona”, tha Bardhi.

4 VITE ME PARE

VD-'Alarm i madh për KLP'/ Bojkoti i avokatëve, Alibeaj: Po i hapet dera kriminelëve të dalin nga burgjet

Komision/ Bardhi: ILD të kryejë inspektim në Prokurori. Alibeaj:
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi gjatë komisionit të Ligjeve se situata e drejtësisë në vend është në kolaps. Ai deklaroi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk po e 'vë ujin në zjarr' ndaj bojkotit të avokatëve të vendit. Sipas tij, kjo grevë ka krijuar kaos dhe ka rrezik që të lirojë nga burgjet potencialin kriminal të vendit. 

'Lidhur me rekomandimin 15, për hartën e re gjyqësore, KLP ka dhënë opinionin e vet, rekomandimi ynë është se kur i kemi paraqitur, datojnë para se KLP të jepte opinionin vet. Bie dakord me ju por duke ruajtur të pacënuar atë që është kushti, garantimi i të drejtave të qytetarëve. Kur flasim për hartën gjyqësore, sistemi aktual është në kolaps, mungesa e avokatëve 1 prej 3 elementëve, në proceset penale figura e avokatit është e domosdoshme. Prezenca e avokatit është akoma më e domosdoshme në çështjet e masave të sigurisë. Mund të ndodhë që të pandehurit të dalin nga burgu për këtë shkak, do duhet të jetë alarm i madh për KLP. Ne e dimë se prokuroria duhet të zbatojë ligjin. Por organi i lartë nuk e ka vënë ujin në zjarr. Mund të ndodhë një situatë e pakënaqur, duke bërë që për masat e sigurisë të mos jenë pjesmarrës. Kjo është t'i japësh një derë të madhe potencialit kriminal që të dalë nga burgjet. Është e detyrueshme, ulëritëse, që KLP të jetë prezent në këtë proces, e di që kanë dhënë opinionin e tyre, por në këtë rekomandim do duhet t'ua vendosim theksin më shumë.'- deklaroi Alibeaj. 

4 VITE ME PARE

VD-'KLP nuk zbaton rekomandimet'/ Majko me kritika: Situatë e rrallë, parlamenti të jetë i vetëdijshëm

Komision/ Bardhi: ILD të kryejë inspektim në Prokurori. Alibeaj:
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi ditën e sotme në komisionin e ligjeve se KLP nuk ka zbatuar rekomandimet. Ai tha se situata është e rrallë e se parlamenti duhet të marrë masa.

'Disa prej shqetësimeve që unë kisha për formulimin e rezolutës u trajtuan nga përfaqësuesi i opozitës. Kemi të bëjmë me një institucion që nuk ka respektuar rekomandimet e vitit të kaluar. Duhet të identifikohet qartë në tekst dhe mungesat. Nga formulimi duhet rregulluar. është shqetësuese se mund të kenë pasur dhe justifikime por parlamenti duhet të jetë i vetëdijshëm, është situtatë e rrallë që KLP nuk zbaton rekomandimet.'- deklaroi Majko. 

4 VITE ME PARE

VD-Rezoluta e KLP për 2021, Sula: Ka problematika, për të ardhur keq, vetëm 4 detyra janë përmbushur

Komision/ Bardhi: ILD të kryejë inspektim në Prokurori. Alibeaj:
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi ditën e sotme se raporti i KLP-së është për të ardhur keq. Në komisionin e Ligjeve, Sula tha se nga gjitha rekomandimet që janë dhënë vetëm 4 janë përmbushur. Po ashtu, ai deklaroi se në raport duhen bërë përmirësime. 

'Na duhen disa përmirësime, aq më tepër që e ka bërë një relator i vlerësuar. Në seancën e kaluar kishim diskutime dhe debat që duhet të përmirësohej aktiviteti i prokurorisë, të gjithë e pamë që kishte konflikt mes prokurorit të përgjithshëm dhe këshilli i lartë i prokurorisë, duke mos pasur dakordësi. Të gjithë e mbani mend, unë e mbaj mend shumë mirë dhe pyetjet e shtruara nga Xhafaj. Mendoj se rezoluta ka dhe disa problematika të tjera, pavarësia e prokurorëve dhe intimidimi i tyre është problematike. Zërat nga maxhoranca dhe opozita duhet të jenë të kujdesshëm që të mos intimidojmë punën e prokurorisë. Ne sa të jemi këtu duhet të jemi të kujdesshëm që të mos kontestojmë veprimtarinë e prokurorit, kjo ka ndodhur me Ramën në disa dalje të tij publike dhe ministri i drejtësisë, ka treguar një mungesë jo etike, ti drejtohesh SPAK apo prokurorëve me një qasje që pse zoti Majko apo Sula të burgosen apo të hetohen, nuk është e drejtë, e kam për këdo. Po sugjerojmë që të merren masa për veprimtarinë e tyre, ekzekutivi të njëjtën gjë ka bërë për 30 vite, i shërben mirë rezoltuës. Pika 14, të rritet bashkëpunimi dhe të rritet masa e ndëshkimeve. Kjo lë shumë për të dëshiruar, se ata që e dinë se do të ikin neglizhojnë detyrën duke pritur orën për të dalë para vettingut. Ata sheshojnë pyllin për të arritur gjërat e tyre personale, këshilli i lartë i prokurorisë duhet t'i presë rrugën këtyre prokurorëve. Unë nuk kam asgjë me kryetarin e ri të këshillit të lartë të prokurorisë, ato që kanë pasur detyrë për të përmbushur detyrat nuk e kanë bërë, është për të ardhur keq, nga 7 vetëm 4 të realizohen. Shumica kanë qënë subjektive, ndoshta për moskordinim brenda KLP. '- tha Sula. 

4 VITE ME PARE

VD-Komisioni i ligjeve/ Rezoluta e SPAK, Majko: Pse votuat kundër?. Opozita: S'na pëlqeu

Komision/ Bardhi: ILD të kryejë inspektim në Prokurori. Alibeaj:
Pandeli Majko

TIRANË- Ditën e sotme, u miratua në Komisionin e Ligjeve, Projekt- Rezolutës për vlerësimin e veprimtarisë
së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) gjatë vitit 2021. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi se në rezolutë janë pasqyruar të gjitha ndryshimet që u rekomanduan mirëpo theksoi se opozita nuk ka paraqitur asnjë ndryshim. Gjatë votimit, 4 deputetë të opozitës votuan kundër e kjo tërhoqi vëmendjen e Majkos i cili pyeti se përse u bë ky veprim. Deputeti i PS-së, nuk mori përgjigje konkrete. 

DEBATI:

Pandeli Majko: Cfarë kemi disktuar si ndryshime janë pasqyruar të gjithë ndryshimet që kanë të bëjnë me rekomandimet. Propozime të tjera nuk kam marrë, disa janë sjellë por te unë nuk kanë ardhur. Unë kam qënë i gatshëm, asnjë ndryshim nuk më kanë sjellë, deputetët e opozitës kanë kohë që ti sjellin. Me propozimet të gijitha janë paraqitur në projektrezolute, ftoj që ti votojnë pro.

Klotilda Bushka: Hedhim në votim draftin e rezolutës për SPAK. Pro, kundër 4, abstenim s'ka. Zoti Majko e kaluam këtë pikë.

Pandeli Majko: Pse votuar kundër?

Dikush nga opozita: Nuk na pëlqen

komisioni i ligjeve 4 korrik 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet