LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Koalicioni "PD- ASHM" mbyll fushatën elektorale në Burrel/ Berisha: Në 11 maj matjanët, ndahen nga regjimi që në 10 vite i varfëroi në mënyrë të frikshme

• Koalicioni "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore" ka zhvilluar sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Burrel. • Kreu i PD-së, Sali Berisha e nisi fjalën e tij, qytetarëve që të mbahet 1 minutë heshtje për nder të Ditës së Dëshmorëve. • Berisha tha se më 11 maj shqiptarët do të ndahen nga një qeverisje që në 10 vite i ka varfëruar në mënyrën më të frikshme. • Ndërsa foli për largimet masive të të rinjve nga vendi, kryedemokrati u shpreh se në 10 vite janë larguar 620 mijë të rinj, ndërsa shtoi se pa ta Shqipëria nuk ka të ardhme. • Më tej, Berisha tha se në tre mandate qeverisje të Partisë Socialiste pensionisti shqiptar që merrte pension mesatar 143 mijë lekë, merr gjithsej 172 mijë lekë pension mesatar. • Gjatë fjalës së tij në takim, Berisha u shpreh se ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri. • Berisha tha se skema e aferës "5D" të bashkisë Tiranë ndodh në Mat dhe kudo. • Sipas tij në vend që biznesmenët të aplikojnë dhe të fitojnë tendera, i bllokojnë dhe i marrin vetë me familjarët. • Duke iu drejtuar qytetarëve matjanë, Berisha tha se për qeverinë populli nuk ekziston. • Më tej ai u shpreh se kërkon nga qytetarët të çfarëdolloj bindje politike, vetëm 100 ditë provë për atë që do të transformojë Shqipërinë. • Berisha u shpreh se rikthimi i tij në politikë nuk është për ambicie për pushtet ose për para, por u ngrit për t'i rikthyer njerëzve një opozitë që ecën drejt fitores. • Ai u zotua se me ardhjen e PD në qeveri do të hiqet mesatarja për të hyrë në universitete. • Berisha tha se studentët më bursë do kenë 200 euro bursën, ndërsa studentët pas përfundimit të studimeve, qeveria do u paguajë sigurimet shoqërore një vit. • Ai u shpreh se programi i PD-së nuk është për partinë po për çdo qytetar të këtij vendi. Berisha theksoi se do të ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve, ndërsa shtoi se prodhimi vendas do të jetë krenaria kombëtare.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Garantoj se do ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve", Berisha: Të bëjmë sa 100 ditë në këto 4 ditë që kanë mbetur

Koalicioni "PD- ASHM" mbyll fushatën elektorale në Burrel/
sali berisha

BURREL- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Burrel se do të hiqet mesatarja për të hyrë në universitete.

Berisha tha se studentët më bursë do kenë 200 euro bursën, ndërsa studentët pas përfundimit të studimeve, qeveria do u paguajë sigurimet shoqërore një vit.

Ai u shpreh se programi i PD-së nuk është për partinë po për çdo qytetar të këtij vendi. Berisha theksoi se do të ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve. Ai tha se prodhimi vendas do të  jetë krenaria jonë kombëtare.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Mesatarja hiqet. Nuk ka më mesatare për të hyrë në universitete. Tarifat e universiteteve pjesëtohen me 4 për çdo student.
Studentët më bursë do kenë 200 euro bursën, minimumin jetik. Studentët pas përfundimit të studimeve, qeveria do u paguajë sigurimet shoqërore një vit. Çdo çift i ri një çati, 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë.

Miqtë e mi, ky program nuk është një program as për partinë, as për Sali Berishën. Ky program është për cdo qytetar të këtij vendi. Garantoj se do ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve. A e dini ju se këta kanë dhjetëfishuar taksën mbi sipërfaqen e ndërtimit? Ajo ishte 2 përqind të kostos, e kanë kthyer në 10 përqind të çmimit të shitjes. 3 përqind taksa sociale, hiqet.

Në këtë mënyrë një ndërtues që do paguante 400, do paguajë 40. Do paguajë shumë më pak. Jo vetëm kaq, por ne do ndërtojmë ndërtesa sociale gjersa të mbyllim në mënyrë përfundimtare kanalet e narkoeurove që po helmojnë Shqipërinë, që po largojnë shqiptarët. Ky është programi ynë dhe ky program është vetëm 100 ditë. Ditët e tjera Shqipëria do bëhet madhështore, u garantoj ju se me këto masa Mati, pasuritë e veta do i shndërrojë në pasuritë e matjanëve.

Made in Mat, Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare. E afërt dita kur ne do subvencionojmë panelet diellore në çdo çati shqiptari që do dhe pas tre vitesh ai do marrë energjinë falas prej tyre. Ndaj dhe këto 4-5 ditë që kanë ngelur, le t’i bëjmë ne 100 ditët e jetës tonë. Të bëjmë sa 100 ditë në këto 4 ditë. Dhe u garantoj se do jetë në interesin më madh direkt të çdo qytetari shqiptar. Dhe kur është në interesin më të madh të çdo qytetari, është në interesin më të madh të kombit, të Matit, të Shqipërisë. Rroftë Mati, rroftë Shqipëria!

1 VITE ME PARE

"Për qeverinë populli nuk ekziston", Berisha shpalos programin në Burrel: Kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Koalicioni "PD- ASHM" mbyll fushatën elektorale në Burrel/
takimi ne mat

BURREL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Burrel ka risjellë në vëmendje disa nga pikat e programit të koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Duke iu drejtuar qytetarëve matjanë, Berisha tha se për qeverinë populli nuk ekziston. 

Më tej ai u shpreh se kërkon nga qytetarët të çfarëdolloj bindje politike, vetëm 100 ditë provë për atë që do të transformojë Shqipërinë. 

Berisha u shpreh se rikthimi i tij në politikë nuk është për ambicie për pushtet ose për para, por u ngrit për t'i rikthyer njerëzve një opozitë që ecën drejt fitores. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Matjane dhe matjanë, për këta njerëz ju nuk ekzistoni. Këta njerëz u shumëzojnë ju me zero. A e morët vesh ju Lubi Ballukun që ndan menderen e makinës së saj me 10 mijë euro në muaj. Të sëmurët vdesin për ilaçe nga sëmundjet e rënda në spitale, kurse kjo xhingla-mingla që hedh valle, kjo makinën do e pastrojë me 10 mije euro në muaj, paratë tuaj, taksat tuaja. Zgjohuni shqiptarë! Çfarë e do Edi Rama mandatin? Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga krimet e tij monstruoze që ka kryer ndaj shqiptarëve. Po unë jam këtu, unë jam Sali Berisha. Dhe unë u jap fjalën ju, u jap fjalën matjanëve dhe shqiptarëve se ai kurrë nuk do shpëtojë. Ai do përgjigjet një më një për atë që u ka bërë Matit dhe Shqipërisë. Ai e bëri provën, tani është radha ime. Tani do e shohë ai!

Vij këtu tek ju pasi është futur në rreth të kuq. Jo për hakmarrje personale ndaj meje. Kurrë, kurrë se në politikë ajo nuk të ndihmon kurrë, por për atë që u ka bërë ju. Jam i kënaqur, nuk e mohoj, pasi ai është futur në rrethin e kuq. Ky njeri që me mafien ndërkombëtare, me Xhorxh Sorosin dhe të tjerë, për këtë njeri 6 muajt e fundit janë katër rezoluta botërore, të cilat e damkosin fjalë për fjalë me ato që i kemi thënë ne. Dhe u garantoj se ata kurrë nuk do votonin fjalët tona po të mos ishin 100 përqind të vërteta. Edi Rama, këtu nga Mati i burrave, e di vetë ti! Të garantoj se shpallja jote në Valencia nga 82 parti politike më të fuqishmet e Europës, nga udhëheqja politike kryesore e Europës, partia e kancelarit Merz, e presidentes Von der Leyen, e 14 kryeministrave, shpallja jote si armik i votës së lirë të shqiptarëve, shpallja jote si njeri që kërkon të shtypësh pluralizmin dhe opozitën, shpallja jote si pushtetar që qeveris me krimin, nuk do të ndahen kurrë në jetën tënde. Ky është rrethi i kuq, ndaj dhe je i pashpresë.

Ke futur si veten Agron Malajn, Belinda Ballukun, ke prurë kryebixhozxhiun e vendit, Blendi Klosin... Udhëheqësi i tij në Dibër, njeriu që loz bixhoz me apartamente. Raca juaj do ketë vendin atje ku e meriton. Të dashur miq, Edi Rama gënjeu shqiptarët për 12 vite. Ai premtoi shëndetësinë falas, premtoi 300 mijë vende pune, premtoi 24 orë ujë të pijshëm, premtoi rritje rrogash dhe pensionesh. Por e vërteta është se në 12 vite varfëroi shqiptarët si në asnjë vend tjetër, rriti çmimet si në asnjë tjetër, largoi shqiptarët nga Shqipëria. Ndaj dhe unë jam këtu sot të kërkoj nga ju matjane dhe matjanë të çdo force politike qofshi, vetëm 100 ditë provë. Nuk kërkoj për pushtetin tim, se nuk kam ambicie për pushtet, nuk kam ambicie për para, se po të kisha ambicie për para, do isha një nga mjekët më të pasur.

Por 3 vite më parë, kur konstatova se duan t’u lënë pa opozitë, u ngrita dhe sot ju keni opozitë që ecën drejt fitores. Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë. 100 ditë në një mision, në të cilin të gjithë shqiptarët do bashkojnë zemrat e tyre për të ndihmuar në radhë të para ata 760 mijë burra dhe gra të thinjur që trajtohen në mënyrën më të padenjë me një pension qesharak. Për të vendosur minimumin jetik 200 euro. Kërkoj 100 ditë që ne të vendosim pensionin minimal 200 euro. Kërkoj 100 ditë për të shpalosur përpara çdo shqiptari një mundësi të re. Kërkoj 100 ditë për t’i dhënë çdo pensionisti dhe rrogëulëti që nuk do ketë rrogë nën 500 euro. Kërkoj 100 ditë për të dhënë rrogën minimale 500 euro dhe kartën e konsumatorit. Kërkoj 100 ditë për të përgjysmuar tarifën e ujit për qytetarët, për të ulur në 7 lekë çmimin e energjisë për qytetarët. Kërkoj 100 ditë për të vendosur në Shqipëri listën italiane të rimbursimit të ilaçeve. Na duhen 100 ditë dhe vetëm 100 ditë që të vendosim të bëjëm realitet kontratën e firmosur me presidentin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për minatorët, për gjeologët, për naftëtarët, statusin e tyre 100 përqind sipas kontratës. Plotësisht.

Kërkoj 100 ditë që çdo biznesmen i vogël t’i ulet çmimi i energjisë nga 18 lekë në 6 lekë. Të ulet për çdo shqiptar nafta 30-40 përqind të çmimit. T’i përgjysmohet biznesmenit të vogël tarifa e ujit. T’i vihet kufiri te thana bashkisë, të mos vendosë më kurrë tarifa e taksa mbi biznesin më shumë se 1 përqind të xhiros. Kërkoj vetëm 100 ditë që çdo fermer i Matit dhe Shqipërisë të subvencionohet për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi, pesë herë më shumë se sot.

1 VITE ME PARE

"5D është edhe në Mat", Berisha: Agron Malaj është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore

Koalicioni "PD- ASHM" mbyll fushatën elektorale në Burrel/
sali berisha ne burrel

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri. 

Berisha tha se skema e aferës "5D" të bashkisë Tiranë ndodh në Mat dhe kudo. Sipas tij në vend që biznesmenët të aplikojnë dhe të fitojnë tendera, i bllokojnë dhe i marrin vetë me familjarët. Lideri i opozitës u shpreh se ish-kryebashkiaku ka një vëlla me emrin Fatos, që sipas "vjedh tendera" në Tiranë. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Po ndërtojmë rrugë, thotë. Aty janë vjedhjet më të tmerrshme. Do u jap një shifër. Rruga e Kombit është rruga të cilën vetë Behteli e ka shpallur një nga projektet më të vështira që ka realizuar në botë. 27 metra e gjerë, ka kushtuar 10 milionë euro kilometri me gjithë tunelet e gjata të Kalimashit. Rruga e Arbrit, 27 kilometrat e mbetura, 10 metra të gjera, kanë kushtuar 11 milionë euro kilometri. Prisni. Po i lëmë zonat malore. Po zbresim në fushë. Rruga Lushnje-Fier me 4 korsi ka kushtuar 1 milion euro kilometri e ndërtuar me kompani italiane. Në vitin 2012 kemi përfunduar rrugën Levan-Vlorë. Ajo është rruga më e gjerë në Shqipëri, 35 metra e gjera. Ajo kushtoi gjithsej 2.4 milionë euro. 2.4 milionë euro kur në një kohë kur rruga te Ura e Limuthit kushton 20 milionë euro. Unaza 17 milionë euro.

Pra, o miq, çfarëdo që jeni, të cilës parti që i përkisni, shikoni se si vidheni në mënyrë të pamëshirë nga këta hajdutë. Ato para mund të ishin pensione sot dhe ju duhet të kishit një pension 450 euro sot. Nuk është vetëm kaq, janë 130 milionë euro të djegësit të Tiranës, që nuk ka një tullë të vendosur. Paratë tuaja të zhdukura. 130 milionë euro janë 812 mijë pensione. Të zhdukura. Miq, nuk është pra një problem partie. Është një problem qytetari, është një problem kombëtar. Çfarëdo bindje të kesh, nuk mund të pajtohesh kurrë me kriminelë të tillë. Po 5D-ja, këtu në Mat është, kudo. Çfarë bënë këta? Në vend se biznesmenët të aplikojnë, të fitojnë tendera, i bllokuan, i marrin vetë me familjarët.

Ky Agron Malaj këtu, ky është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri. Ky ka një vëlla që quhet Fatos. A e dini ju se Fatosi është një hajdut i pamëshirë i tenderave në Tiranë? Pra, Agroni nuk ngopet me ato që vjedh ju matjanëve. Nuk i dalin. Po me Fatosin dhe Erion Veliajn kanë vjedhur dhjetëra miliona euro qytetarëve të Tiranës për punë, ujësjellësa, etj. Këta ndajnë paratë njëri me tjetrin. Këta ndjekin modelin Rama. Sepse Edi Rama është sot i vetmi kryeministër në Europë që ka oborrin 8300 metër katrorë tokë, të tërën të plaçkitur, të grabitur. Që ka sarajet, dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës, i cili ishte një gjakësor, por sarajet nuk i regjistroi në emër të vet, as të fëmijëve. I regjistroi pronë të shtetit. Kurse këto saraje janë pronë e Edit.

1 VITE ME PARE

"Fitorja mbi të keqen i ka ditët e numëruara", Berisha: Më 11 Maj, matjanët ndahen nga një regjim që në 10 vite i varfëroi në mënyrën më të frikshme

Koalicioni "PD- ASHM" mbyll fushatën elektorale në Burrel/
sali berisha

BURREL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në Burrel se fitorja e shqiptarëve mbi "të keqen" i ka ditët e numëruara. Berisha tha se më 11 maj shqiptarët do të ndahen nga një qeverisje që në 10 vite i ka varfëruar në mënyrën më të frikshme. 

Ndërsa foli për largimet masive të të rinjve nga vendi, kryedemokrati u shpreh se në 10 vite janë larguar 620 mijë të rinj, ndërsa shtoi se pa ta Shqipëria nuk ka të ardhme. Më tej, Berisha tha se në tre mandate qeverisje të Partisë Socialiste pensionisti shqiptar që merrte pension mesatar 143 mijë lekë, merr gjithsej 172 mijë lekë pension mesatar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

I dashur zoti Xhelal Mziu, udhëheqës politik i qarkut të Dibrës. Të dashur kryetarë të PD për Matin, Bulqizën, Klosin dhe Dibrën. Të dashur kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kandidatë të shkëlqyer, përfaqësues dinjitozë të këtij qarku që jeni krenaria e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, jeni krenaria e shqiptarëve. Të dashur miq, fushata elektorale mbyllet për 3-4 ditë. Fitorja historike e shqiptarëve mbi të keqen i ka ditët e numëruara. Me 11 Maj, me votën tuaj ajo vendoset në fronin që meriton. Ne me 11 Maj, matjanet dhe matjanët, shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë vendit, ndahen nga e keqe e dytë e madhe që u ra në 34 vite si asnjë kombi tjetër në Europë dhe në botë. Ndahen nga regjimi i krimit, i drogës dhe vjedhjes së tyre. Ndahen nga një regjim që i shkretoi ata më shumë se çdo pushtim tjetër në historinë tonë. Ndahen nga një regjim që në 10 vite i varfëroi ata në mënyrën më të frikshme. Ndahen nga një regjim që në 10 vite bëri që Mati të ketë në një vit vetëm 13 lindje, ndërkohë që qindra zogj të Matit të bëjnë foletë në dherat e tjera. Dje isha në Tropojë, një vajzë e re juriste deklaroi: kemi qenë në klasë 32 shoqë dhe shokë, prej tyre vetëm tre jemi në Shqipëri. Pak ditë më parë isha në Korçë, Erseka në vitin 2023 kishte regjistruar vetëm një lindje.

Miq, nuk duhet të harrojmë se para se të jemi demokratë, socialistë, të paparti, jemi shqiptarë me gen shqiptari, me gjak shqiptari. Dhe çdo njeri që e ndjen se në deje ka gjak shqiptari, duhet të ndjejë një dhimbje të madhe shumë për këtë shkretim të kombit dhe vendit. Duhet të zgjohet fuqishëm për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo rrokullisje e madhe njerëzore.
Pra, këtu shuhen kufijtë midis partive. Këtu partia e të gjithë shqiptarëve duhet të jetë Shqipëria. Miq, pse po ndodh kjo? Pse shqiptarët po e braktisin masivisht këtë vend? Pse matjanët po largohen nga ky vend i mrekullueshëm? Nga kjo tokë e pasur, mbi tokë dhe nën tokë, ndër më të pasurat që mund të ekzistojë? Nuk largohen se nuk e duan Matin, largohen nga skamja, largohen nga shpresa e vrarë, largohen nga papunësia, largohen sepse prindërit e tyre, gjyshërit e tyre, në sofër nuk kanë më të mbushin pjatat që duhet të mbushin për të gjithë familjen. Dhe detyrohen t’u thonë, merrni rrugët e botës. Sot, çdo shqiptar që ndjen se në gjakun e tij rrjedh gjaku shqiptari, duhet të dëgjojë sirenat nga shpirti i kombit, sirena që bien për një komb aktualisht pa asnjë të ardhme.

Kombi pa rini të ardhme nuk ka kurrë. Këtij kombi i kanë ikur në 10 vite 620 mijë të rinj. Këtij kombi i ka ndodhur që nga viti 2019 gjer sot ka shumë më tepër vdekje se lindje. Ky komb, deklaroi OKB një javë më parë, ka sot për shkak të emigracionit indeksin më të ulët të lindjeve në botë. Shqiptare dhe shqiptarë, cilitdo që i ka mbetur edhe një nanogram përgjegjësi ndaj Matit dhe Shqipërisë, duhet të ngrihet për të shpëtuar Matin dhe Shqipërinë. Miq, nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i qytetarëve në Mat dhe në Shqipëri është rritur nga viti në vit. Pra nuk është se kishim rroga kaq të larta, as pensione kaq të larta, por kishte një gjë: rrogat rriteshin çdo vit. Pensionet rriteshin çdo vit. Kjo do të thoshte, sot kam pak, por vitin tjetër do kem edhe më shumë.

Sot jam jo mirë, por vitin tjetër do bëhem më mirë. Pra, kjo mbante shpresën. Çfarë ndodhi miq? Nga viti 2013 gjer sot, pensionisti shqiptar që merrte pension mesatar 143 mijë lekë, merr gjithsej 172 mijë lekë pension mesatar. Por 57 përqind e tyre nuk marrin pension të plotë, marrin pension të pjesshëm dhe të stërpjesshëm. Pra, ndërsa pensionisti i Malit të Zi, që merrte në vitin 2013, 138 mijë lekë, sot merr 450 mijë lekë. Po pse? Sepse qeveria kur ndante paratë çdo vit, i kalonte një pjesë tek rrogat dhe pensionet. Sepse qeveria ua kthen paratë atyre që ua merr. Kurse këta jo, nuk ekzistonin. Edi Rama solli 8 miliardë euro në buxhetin e vitit 2025. Sa ndau për 760 mijë burra dhe gra që kanë shkrirë jetën e tyre? 16 milionë.
Kur ne i kërkuam të votojë pensionin minimal 200 euro, jo, tha, biem në katastrofë, biem në humnerë. Albin Kurti, një kryeministër tjetër shqiptar në Prishtinë, të njëjtin muaj, ndau për gratë dhe burrat e thinjur të Kosovës, jo 16, por 100 milionë euro dhe rriti pensionet e tyre 20 përqind. Ra në humnerë Kosova? Jo. Pse u ndala këtu? Edhe njëherë, matjane e matjanë, nuk janë çështje partiake këto. Dhembshuria nuk është virtyt i një partie. Dhembshuria është virtyt i qenies njerëzore. Po këta çfarë bëjnë? Fondet tuaja, paratë tuaja, pensionet tuaja i vjedhin dhe vetëm i vjedhin.

1 VITE ME PARE

Takimi përmbyllës i fushatës në Burrel, Berisha mban 1 minutë heshtje për Ditën e Dëshmorëve: Lavdi të rënëve të kombit tonë!

Koalicioni "PD- ASHM" mbyll fushatën elektorale në Burrel/
sali berisha

BURREL- Koalicioni "Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore" zhvillon sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Burrelit. 

Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa mori fjalën në podium ka kërkuar që të mbahet 1 minutë heshtje për nder të Ditës së Dëshmorëve. Ai u shpreh se me ardhjen në qeveri, Partia Demokratike do t'i rikthejë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve. 

"Të dashur matjane dhe matjanë, nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen më të pakufishme dhe përshëndetjet më të përzemërta për mbështetjen e madhe që më keni dhënë mua dhe PD-së, për qëndrimin e Matit ndaj historisë, kontributin e tij në historinë kombëtare. Të dashur miq, ne mblidhemi këtu në një ditë që është dita e të rënëve të kombit. Ndaj u ftoj të nderojmë me 1 minutë heshtje të rënët e gjitha kohërave të kombit shqiptar, të cilëve sot u detyrohemi më shumë se kurrë, t’i rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve. Lavdi të rënëve të kombit tonë!", u shpreh Berisha.

sali berisha ne burrel

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria