LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK/ Rama: Mbështetja jonë vijon e palëkundur. Ambasada e SHBA: Presim vazhdimin e partneritetit me kreun e ri

• Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pasi Prokurori Klodian Braho është zgjedhur sot drejtues i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke siguruar 7 vota pro në garë me tre kandidatë të tjerë. • Përmes rrjeteve sociale, Rama ka përgëzuar drejtuesin e ri të SPAK-ut, duke i uruar punë të mbarë në drejtimin e institucionit, ndërsa përgëzoi drejtuesin aktual, Altin Dumani, për të cilin tha se meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. • Kryeministri gjithashtu theksoi se SPAK do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet. • Ndërkoë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar pasi Braho u zgjodh si kreu i SPAK. • Në deklaratën e saj, Ambasada vlerëson kontributin e Dumanit duke theksuar se integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes SHBA dhe Shqipërisë. • Më tej, Ambasada thekson se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Brahon.

3 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK/ Ambasadori i Gjerman: Mbështetje për pavarësinë e standardeve më të larta të drejtësisë

Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK/ Rama: Mbështetja jonë vijon e
Klodjan Braho

TIRANË- Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner ka uruar drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho. Ambasadori thekson se Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Bergner duke i uruar sukses në detyrë Brahos dhe prokurorëve të SPAK, shton se ndjehet mirënjohës edhe ndaj KLP-së për procesin transparent në zgjedhjen e kreut të ri.

Reagimi i ambasadori gjerman:

Urime drejtuesit të ri të zgjedhur sot të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodjan Braho. Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës.

I uroj shumë sukses Klodjan Brahos dhe të gjithë punonjëseve e punonjësve të SPAK-ut në detyrën e tyre ambicioze, si dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Mirënjohja ime sot shkon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës./Dosja.al

 

 

7 MUAJ ME PARE

"Presim vazhdimin e partneritetit me kreun e ri të SPAK"/ Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Dumanin për shërbimin e pashembullt

Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK/ Rama: Mbështetja jonë vijon e
Foto Ilustruese

TIRANË- Ambasada e SHBA ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të SPAK. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada i ka uruar Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, rolin e tij të ri në krye të SPAK.  Ambasada ka përgëzuar punën e Altin Dumanin, për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK.

Ata shkruajnë se integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës, ka forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Kjo duke i bërë ata, më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. 

"Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK." shkruan ambasada./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK/ Rama: Punë të mbarë, mbështetja jonë vijon e palëkundur

Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK/ Rama: Mbështetja jonë vijon e
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka reaguar, pasi Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK. Me anë të një postimi në rrjetin social "X", Rama i uron Brahos punë të mbarë në marrjen e detyrës si kreu i Prokurorisë së Posaçme dhe thekson se SPAK do të ketë mbështetjen e palëkundur për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.

REAGIMI i EDI RAMËS:

Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet./Dosja.al

klodian braho edi rama ambasada e shteteve të bashkuara të amerikës në tiranë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet