Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
LIVE UPDATES
Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
• Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Himarës, ka zgjedhur si kryetare të komanduar të bashkisë së Himarës, Blerina Balën. • Zgjedhja e saj në këtë detyre vjen pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku ne detyrë, Jorgo Goro ndodhen në burg. • Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.
• Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. • Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje
• Në nisje të mbledhjes ka pasur edhe tensione pasi mbështetësit e Belerit kanë kërkuar largimin e Vangjel Tavos nga salla. • Banorët janë përplasur gjithashtu edhe me policinë e cila ka shtuar forcat për mbarëvajtjen e mbledhjes.
5 artikuj për këtë temë.
2 VITE ME PARE
Blerina Bala u zgjodh në krye të Himarës, Rama: U tregua se shumica e himariotëve nuk i përket llogores së konfliktit
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjen e nënkryetares së bashkisë së Himarës, Blerina Bala, si kryetare në detyrë. me anë të një postimi në X, Rama shkruan se zgjedhja e Balës me 15 vota pro është zhvillim pozitiv për vazhdimin e qeverisë vendore. Po ashtu ai thekson se përpjekja e një grushi njerëzish të dështuar tregoi se shumica e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit
Postimi i plotë:
Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës.
Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.
Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur…
ME 15 vota pro, Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë
blerina bala
HIMARË- Blerina Bala është zgjedhur kryetarja e komanduar e bashkisë Himarë. Zgjedhja e saj erdhi pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku ne detyrë i cili dha dorëheqjen, Jorgo Goro ndodhen në burg.
Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje
2 VITE ME PARE
Zgjedhja e drejtuesit të Himarës/ Tavo shoqërohet jashtë nga policia, banori e pështyn në fytyrë (VIDEO)
pamje nga salla e mbledhjes
HIMARË- Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës ka nisur me tensione dhe përplasje mes banorëve me policinë mdhe të pranishmit.
Mbështetësit e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Belerit kanë kërkuar largimin nga salla të prefektit të Vlorës, Vangjel Tavos i cili ishte aty bashkë me drejtuesin politik të PS-së në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi.
Ndërkohë teksa Tavo i rrethuar nga policia po linte sallën një nga banorët e revoltuar e ka pështyrë në fytyrë.
Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Himarës, do të vendosë se cili do të drejtojë bashkinë, pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku ne detyrë, Jorgo Goro ndodhen në burg.
Këshilli Bashkiak do të zgjedhë mes dy nënkryetarëve, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria. I zgjedhuri do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje
2 VITE ME PARE
Shtyhet mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarës/ Mbështetësit e Belerit kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
qytetaret
HIMARË- Ka nisur me tensione mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarë. Banorët dhe mbështetës të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, kanë kërkuar largimin nga salla të Vangjel Tavos. Banorët e tensionuar janë përplasur edhe me policinë, ndërsa mbledhja është shtyrë.
Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Himarës, do të vendosë se cili do të drejtojë bashkinë, pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku ne detyrë, Jorgo Goro ndodhen në burg.
Këshilli Bashkiak do të zgjedhë mes dy nënkryetarëve, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria. I zgjedhuri do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje
2 VITE ME PARE
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri
jorgo goro, fradi beleri
HIMARË- Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Himarës, do të vendosë se cili do të drejtojë bashkinë. Kjo zgjedhje vjen pasi edhe krybashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku ne detyrë, Jorgo Goro ndodhe në burg.
Këshilli Bashkiak do të zgjedhë mes dy nënkryetarëve, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria. I zgjedhuri do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.
Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, ndërsa koalicioni opozitar ka vetëm 8, pra mazhoranca do të zgjidhë e vetme.
Ndërkohë, Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje