LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita Malltezi e pranishme me bluzën "Free Berisha", Këlliçi: SPAK qëndron para dy opsioneve!

• Ka përfunduar pas dy orësh, protesta para bashkisë së Tiranës, e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. • Nuk kanë munguar molotovët dhe tensionet edhe në protestën e sotme. • Qytetarët shkulën gardhin metalik të vendosur para bashkisë, ndërsa tentuan të çajnë kordonin policor dhe të futenin brenda institucionit. • Ndryshe nga herët e tjera, gardhi metalik nuk është vidosur në tokë por betonizuar, për ta bërë të pamundur shkuljen e tij nga toka, por që duket se ky qëllim nuk u arrit. • Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur për mediat në protestën para bashkisë së Tiranës, ku tha se sot SPAK ndodhet para dy opsioneve, të çojë para drejtësisë Veliajn ose të shembë reformën në drejtësi. • Argita Malltezi është shfaqur në protestë me bluzën me mbishkrimin "Free Berisha". • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në fjalën e tij në protestën para Bashkisë së Tiranës tha se kjo është hera e shtatë e protestës dhe janë të shtatat e një 'monstre politike', duke iu referuar Veliajt, ndërsa shtoi se drejtësinë nuk do e sjellë SPAK, por populli. • Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë fjalës së tij tha se Veliaj përballet me kolegë, duke iu referuar drejtësisë, dhe jo me prokurorë, sepse nuk ka prokuror, sipas tij, që e lë Veliajn në bashki. • Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mbyllet protesta pas dy orësh, qytetarët largohen nga bashkia e Tiranës

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita
protesta

TIRANË- Ka përfunduar pas dy orësh protesta e zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në të njëjtën datë dhe orë, konkretisht të martën në 11:00. 

Nuk kanë munguar molotovët dhe tensionet edhe në protestën e sotme. Qytetarët shkulën gardhin metalik të vendosur para bashkisë, ndërsa tentuan të çajnë kordonin policor dhe të futenin brenda institucionit.

Ndryshe nga herët e tjera, gardhi metalik nuk është vidosur në tokë por betonizuar, për ta bërë të pamundur shkuljen e tij nga toka, por që duket se ky qëllim nuk u arrit. 

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

2 VITE ME PARE

“Të shtatat e një monstre politike”, Blushi në protestë: Veliaj edhe rrobat i ka të vjedhura

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në fjalën e tij në protestën para Bashkisë së Tiranës tha se kjo është hera e shtatë e protestës dhe janë të shtatat e një 'monstre politike', duke iu referuar Veliajt. Blushi tha se Veliaj edhe rrobat e trupit i ka të vjedhura. Ai shtoi se drejtësinë nuk do e sjellë SPAK, por populli.

"Sot janë të shtatat e një monstre politike dhe një fundërine, simbol i internacionales së surrogative, simbol i prindit 1 dhe prindit 2. Do ta shembim murin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Kjo bashki ka vjedhur së paku 137 milionë euro vetëm me projektin e inceneratorin e Tiranës.

Ne protestojmë sot sepse nuk mund të pranojmë që bizneset e ndershme në Tiranë të falimentojnë, ne nuk mund të pranojmë që qytetarët paguajnë më shumë për ujin dhe nuk ka ujë, nuk mund të pranojmë që qytetarët paguajnë taksë për gjelbërimin dhe nuk ka gjelbërim. Sot për një dritare arrestohesh dhe kur ndërtohen kullat shpërblehesh.

Do të jemi këtu derisa Veliaj të arrestohet, do i sekuestrohet çdo qindarkë, do ta nxjerrim cullak, do ia heqim edhe rrobat që ka vjedhur me paratë e popullit. Këta nuk mund t’i arrestojë drejtësia e re, por do i arrestojë populli", tha Blushi.

2 VITE ME PARE

Tensione në protestën para bashkisë/ Qytetarët tentojnë të shkulin gardhin metalik, hedhin molotov drejt godines

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita
pamje nga protesta

TIRANË- Qytetarët kanë tentuar të shkulin gardhin metalik para bashkisë së Tiranës, ndërsa kanë hedhur molotov drejt godinës.

Ndryshe nga herët e tjera, gardhi metalik nuk është vidosur në tokë por betonizuar, për ta bërë të pamundur shkuljen e tij nga toka. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të mos hedhin molotov drejt policisë. 

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

2 VITE ME PARE

"Shikoni Irena Gjokën që u vërtetua me dokument", Balliu në protestë: Gjykata bëri sulm ndaj opozitës

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita
Klevis Balliu

TIRANA- Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën në protestën përpara Bashkisë së Tiranës deklaroi se keu i saj, Erion Veliaj, ka bërë pallate për të mbushur xhepat e tij. Balliu tha se Veliaj përballet me kolegë, duke iu referuar drejtësisë, dhe jo me prokurorë, sepse nuk ka prokuror, sipas tij, që e lë Veliajn në bashki. Ai shtoi se për gjyqtaren Irena Gjoka u vërtetua me dokument që kishte problem dhe gjykata bëri sulm ndaj denoncimit të opozitës.

"Veliaj përballet me kolegë atje dhe jo me prokurorë, sepse nuk ka prokuror që e lë Veliajn në bashki, një njeri që ka bërë pallate për të mbushur xhepat e veta. Këta shkatërrojnë çdo shtëpi që del përpara dhe legalizojnë çdo person që iu jep para. Të luftosh Ramën është detyrë kombëtare. Rama dhe Veliaj janë pasojë e mungesës së drejtësisë. Këta mbijetojnë me pushtetin e korruptuar sepse këtu nuk ka drejtësi.

Shikoni Irena Gjokën që u vërtetua me dokument që kishte problem dhe gjykata bëri sulm ndaj denoncimit të opozitës. Pas denoncimit të faktuar, pse nuk largohet kjo zonjë. Kemi pushtetarë të korruptuar të Dubait. Sa më i lidhur me krimin, aq më lart shkon në PS, prandaj është Edi Rama në krye të tyre sepse është kumbari i drogës. Është e pafalshme që i lejojmë këta. Ne duhet që të përshkallëzojmë protestën tonë", tha Balliu.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Këlliçi "prangos" Veliajn në protestën para bashkisë së Tiranës

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita
belind kellici

TIRANË- Gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi ka "arrestuar" kryebashkiakun Erion Veliajn. Këlliçi i ka vënë prangat një personi i cili mbante një maskë në fytyrë me foton e Veliajt.

Demokrati tha se ky është një akt simbolik dhe kjo do të ishte pamja e kryebashkiakut së shpejti, ndërsa shtoi më tej se vjedhja e bërë me bandën “5D” ka habitur partnerët ndërkombëtarë.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ "Zdromsat 5D", Argita Malltezi me bluzën për lirinë e të atit, Balliu fotografon para Bashkisë, çfarë nuk po shihet nga protesta e opozitës?

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita
Foto nga protesta

TIRANA- Sot mbahet protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës ku duket se nuk mungon as vajza e kreut të Partisë Demokratike, Argita Malltezi e cila është shfaqur me bluzën me mbishkrimin "Free Berisha". Nga ana tjetër opozitarët po mbajnë fjalimet e tyre dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as hedhja e bombave molotov në drejtim të godinës së Bashkisë.

Për këtë protestë policia ka rrethuar me furgonë godinën e institucionit. Veç kësaj ajo që bie në sy është se ndryshe nga herët e shkuara, ku prezente ishin barrierat metalike, në këtë protestë Bashkia "do të mbrohet" nga barrierat prej betonit. Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë/ Këlliçi: SPAK qëndron para dy opsioneve, të çojë para drejtësisë Veliajn ose të shembë reformën në drejtësi

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita
belind kellici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur për mediat në protestën para bashkisë së Tiranës. Këlliçi tha se sot SPAK ndodhet para dy opsioneve, të çojë para drejtësisë Veliajn ose të shembë reformën në drejtësi.

Ai tha se "çdo ditë kalon ne njihemi me fakte të reja me dononcime të reja për të gjithë ekipin dhe zinxhirin elektoral të Veliajt në Tiranë."

KëlliçiNe nuk kemi ndonjë pritshmëri që një hajdut që qëndron aty do të japë dorëheqje. SPAK qëndron sot para dy opsioneve. Ose do të çojë para  drejtësisë një hajdut të kapur në flagrancë ose do të shembë reformën në drejtësi dhe vetë Dumani i cili në raportin që ka shkuar vetë e ka cituar emrin e Veliajt 11 herë, si person të lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Tani o ka Dumani të drejtë, ose do të bjerë Reforma në Drejtësi, sepse zgjidhje tjetër nuk mund të ketë. Në vijojmë t’i qëndrojmë kërkesës tonë për të cuar para drejtësisë të gjitha ta që kanë vjedhur taksat e qytetarëve. Çdo ditë kalon ne njihemi me fakte të reja me dononcime të reja për të gjithë ekipin dhe zinxhirin elektoral të Veliajt në Tiranë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ "Free Berisha", Argita Malltezi në protestë para Bashkisë së Tiranës, mban veshur bluzën me mbishkrimin për të atin

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita
Argita Berisha

TIRANA- Sot mbahet protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës ku duket se nuk mungon as vajza e kreut të Partisë Demokratike, Argita Malltezi e cila është shfaqur me bluzën me mbishkrimin "Free Berisha".

 

Për këtë protestë policia ka rrethuar me furgonë godinën e institucionit. Veç kësaj ajo që bie në sy është se ndryshe nga herët e shkuara, ku prezente ishin barrierat metalike, në këtë protestë Bashkia "do të mbrohet" nga barrierat prej betonit.

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës, hidhet molotov drejt godinës

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita
foto nga protesta

TIRANË- Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës. Qytetarët kanë hedhur molotov drejt godinës së institucionit, ndërsa tymi ka mbuluar derën e bashkisë. 

Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë. Ajo që bie në sy në protestën e sotme është se ndryshe nga herët e shkuara, ku prezente ishin barrierat metalike, në këtë protestë Bashkia "do të mbrohet" nga barrierat prej betonit.

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ "Betonizohet Bashkia e Tiranës", protesta, barrierat metalike zëvendesohen me ato të betonit

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita
Barrierat para Bashkisë

TIRANA- Sot mbahet protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës teksa policia ka rrethuar me furgonë godinën e institucionit. Veç kësaj ajo që bie në sy është se ndryshe nga herët e shkuara, ku prezente ishin barrierat metalike, në këtë protestë Bashkia "do të mbrohet" nga barrierat prej betonit.

 

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për masat e marra për tubimin, që do të nisë në orën 11:00. Gjithashtu policia ka bërë me dije se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor.

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D.

 
2 VITE ME PARE

Sot protesta para bashkisë së Tiranës, segmentet rrugore që do të bllokohen

Dy orë protestë para Bashkisë së Tiranës/ Argita
protestat e kaluara

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet para bashkisë së Tiranës protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Ndërkohë ditën e djeshme, Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për masat e marra për tubimin, që do të nisë në orën 11:00. Gjithashtu kanë bërë me dije se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 14 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

Ashtu si në ato të zhvilluara javët më para, qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

proteste para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët