Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Plagosje në Lezhë. • Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në zonën e pazarit në Lezhë. • Por konflikti me fjalë ka degraduar në përdorimin e armës • Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur shoferi i një autobusi pasagjerësh me emrin Marjan Kola, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Ndërkohë që autori Tonin Ndreca është shpallur në kërkim dhe po punohet nga policia për ta arrestuar. • Shkak për plagosjen në Lezhë është bërë vendi i parkimit të mjetit.
6 artikuj për këtë temë.
LEZHË- Shkaku i plagosjes së sotme në Lezhë ka qenë një vend parkimi. Policia bën me dije se Marjan Kola ka plagosur me armë Tonin Ndrecën për vendin e parkimit të mjetit. Ndreca ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërkohë që Kola është shpallur në kërkim nga policia.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola, banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të
LEZHË- Pamjet e mëposhtme janë nga plagosja në Lezhë. Siç shihet policia ka vendosur shiritin e verdhë që ndalon kalimin në zonën e krimit.
Ndërkohë që autobusi ku ndodhi plagosja nuk është hequr ende nga vendngjarja. Autori i plagpsjes është shpallur në kërkim dhe po punohet për ta arrestuar. Ndërsa shoferi i autobusit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
LEZHË- I plagposur në Lezhë mëngjesin e sotëm ka mbetur një drejtues furgoni nga Laçi. Mësohet se momenti i sherrit mes shoferit të furgonit dhe personit tjetër të paidentfikuar ende, ka ndodhur pranë një furrë buke në Lezhë.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur vetëm shoferi i furgonit. Ndërkohë që furgoni ishte plotë me pasagjerë, por fatmirësisht asnjë plumb nuk i ka kapur.

LEZHË- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Lezhë. Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin mëngjesin e sotëm.
Nga të shtënat me armë ka mbetur një person i plagosur, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që autori është shpallur në kërkim nga policia.
LEZHË- Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Mësohet se nga të shtënat që tronditën qytetin mëngjesin e sotëm, ka një person të plagosur.
Ende nuk dihet shkaku i të shtënave me armë ditën e sotme. Policia nuk ka reaguar për ngjarjen.
LEZHË- Të shtëna me armë janë raportuar mëngjesin e sotëm në Lezhë. Mësohet se të shtënat me armë kanë ndodhur pranë zonës së tregut.
Ende nuk dihet arsyet e të shtënave apo personat e përfshirë në ngjarje.