Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në Kukës. • Dy vëllezër 38 dhe 39-vjeçar kanë qëlluar me armë zjarri dy persona të tjerë pranë Radio Kukësi. • Plagosja ka ndodhur pas një sherri mes vëllezërve dhe një prej të plagosurve, i cili agravoi në përdorimin e armës. • Dy të plagosurit janë identifikuar si Amarildo Cena dhe Sadik Kapica, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. • Dy vëllezërit Fatri Iseberi dhe Ndriçim Iseberi kanë pasur problem me Sadik Kapicën, të cilin e kanë qëlluar me tytën e armës në kokë. • Ndërkohë që i plagosuri tjetër, Cena ka qenë kalimtar në zonë dhe e ka kapur një plumb qorr
5 artikuj për këtë temë.
KUKËS- Dinamika e plagosjes së dyfishtë në Kukës është zbardhur. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se dy vëllezërit Fatri Iseberi dhe Ndriçim Iseberi kanë pasur problem me Sadik Kapicën.
Pas disa debateve, ngjarja ka agravuar dhe vëllezërit e kanë goditur atë me qytën e armës në kokë. Ndërkohë që i plagosuri tjetër Amarildo Cena ka qenë kalimtar në zonë dhe e ka kapur një plumb qorr./Dosja.al
KUKËS- Dy të plagosurit në Kukës janë identifikuar. Mësohet se bëhet fjalë për Amarildo Cenën dhe Sadik Kapicën.
Cena dhe Kapica janë qëlluar me armë zjarri nga dy vëllezër ditën e sotme, pranë Radio Kukësi./Dosja.al
KUKËS- Dy autorët e plagosjes së dyfishtë në Kukës janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Mësohet se autorët janë dy vëllezër 39 dhe 38-vjeçar. Ata kanë qëlluar me armë mbi dy persona të tjerë me iniciale A.C dhe S.K. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër). Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre. Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit./Dosja.al
KUKËS- Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Kukës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur pranë Radio Kukësi.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore si dhe ambulanca. Ndërkohë që autorët e plagosjes janë shpallur në kërkim./Dosja.al
KUKËS- Të shtëna me armë janë raportuar mesditën e sotme në Kukës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kukësit, pranë Radio Kukës.
Ende nuk dihet nëse nga të shtënat ka persona të lënduar apo kanë qenë të shtëna në ajër. /Dosja.al