LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kërcet arma në gjimnazin e Laçit! Plagoset 15-vjeçari, arrestohet autori i ngjarjes, u zunë sapo mbaroi mësimi

• Një 15-vjeçar me inicialet L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnazin e Kurbinit ka mbetur i plagosur këtë mesditë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo ka mbaruar mësimi në gjimnazin “At' Shtjefën Gjeçovi”. I mituri ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. • Autor i ngjarjes, është gjithashtu një nxënës i këtij gjimnazi, A.Gj., 17 vjeç. Ai është zënë me 15-vjeçarin në përfundim të mësimit dhe e ka qëlluar me armë. Më pas është larguar nga vendngjarja. Policia e ka arretsuar pas disa orë kërkimesh. Shkaku i sherrit mes adoleshentëve nuk dihet ende.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Plagosi me armë gjimnazistin në Kurbin, gjendet pistoleta me të cilën qëlloi i riu. Policia: E kishte hedhur poshtë një ure...

Kërcet arma në gjimnazin e Laçit! Plagoset 15-vjeçari,
Arma e plagosjes

LAÇ- Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur nga autori në ngjarjen e ndodhur në Laç ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar. Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 12:20 ku jashtë rrethimit të gjimnazit, adoleshenti A. Gj. ka plagosur me armë zjarri të miturin tjetër, të identifikuar me inicialet L. Rr.

“Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kontrolleve të shtuara me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 12:20 ku jashtë rrethimit të gjimnazit, shtetasi A. Gj. ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. Rr., u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit e përdorur nga autori, të cilën e kishte hedhur për ta fshehur në një parcelë toke, në afërsi të një ure në Sanxhak. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit si dhe disa fishekëve luftarakë të cilët iu gjetën në dhomën e tij gjatë kontrollit të banesës. Shtetasi A. Gj. u arrestua në flagrancë për veprat penale " Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,"-bën me dije Policia. 

3 VITE ME PARE

Plagosja me armë zjarri në gjimnazin e Laçit, arrestohet pas disa orësh 17-vjeçari

Kërcet arma në gjimnazin e Laçit! Plagoset 15-vjeçari,
Policia

LAÇ- Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 17- vjeçarin i cili mesditën e sotme dyshohet se plagosi me armë zjarri një 15- vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo ka mbaruar mësimi në gjimnazin “At' Shtjefën Gjeçovi”. I mituri ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia njofton se 17 vjeçari është zënë me 15-vjeçarin në përfundim të mësimit dhe e ka qëlluar me armë. Shkaku i sherrit mes adoleshentëve nuk dihet ende.

"Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj", njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Përplasja me armë mes nxënësve në Laç, policia del me njoftim zyrtar: Adoleshenti qëlloi 15-vjeçarin

Kërcet arma në gjimnazin e Laçit! Plagoset 15-vjeçari,
Policia

LAÇ- Policia e Laçit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen me armë zjarri në gjimnaz. Në njoftim bëhet me dije se është plagosur me armë zjarri në këmbë i mituri me inicialet L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autor, sipas policisë është A.Gj., 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi: 

Në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj., 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Të shtënat me armë në Laç, një person ka mbetur i plagosur

Kërcet arma në gjimnazin e Laçit! Plagoset 15-vjeçari,
Policia

LAÇ- Një person ka mbetur i plagosu në Laç. Mësohet se bëhet fjalë për një prej nxënësve të gjimnazit. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në momentin që ka përfunduar orari mësimor në gjimnazin e Kurbinit. Autor i ngjarjes, mësohet se është gjithashtu një gjimnazist. Pritet njoftimi zyrtar nga Policia për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. 

3 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri pranë gjimnazit në Laç

Kërcet arma në gjimnazin e Laçit! Plagoset 15-vjeçari,
Foto Ilustruese

LAÇ- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Laç këtë mesditë. Një telefonues anonim ka raportuar se janë dëgjuar të shtëna pranë gjimnazit të përgjithshëm në Kurbin.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera. Pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Kurbinit për të mësuar të dhëna mbi ngjarjen. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjs dhe ka rrethuar zonën.

plagoset nxenesi ne lac

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet