Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin e organizuar lidhur me temën e menaxhimit ë mbetjeve. • Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ende nuk është vënë re një përmirësim në procesin e mbetjeve dhe njoftoi se për këtë çështje qeveria do të përgatisë një paketë të re reformash dhe masash. • Gjithashtu, Rama njoftoi ngritjen e Operatorit Kombëtar të mbetjeve. Ai tha procesi i trajtimit të mbetjeve nuk do të administrohet më nga bashkitë por nga ky operator. • Më tej, ai është shprehur sot se kapitulli i mjedisit është më sfiduesi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. • Rama tha se ajo që e bën më sfidues është procesi i menaxhimit të mbetjeve. • Ai tha se ky proces do të zhvillohet me sukses përmes disa hapave duke filluar nga krijimi i projektligjeve të reja dhe më pas tek të gjitha fazat e tjera si riciklimi e asgjësimi. • Kreu i qeverisë paralajmëroi heqjen e të gjithë varrezave të makinave. Rama u shpreh se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në Europë që ka "ligjëruar pa ligj" varrezat e makinave. • Lidhur me këtë çështje, ai tha se është krijuar një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti. • Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro u shpreh se aktualisht në gjithë vendin janë 7 landfille të grumbullimit të mbetjeve, ndërsa shtoi se janë të pamjaftueshme. • Ajo u shpreh më tej se ndër sfidat për menaxhimin e mbetjeve, një nga më kryesoret është fluksi i turistëve në vend.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha gjatë fjalës së saj në aktivitetin për Reformën e Trajtimit të Integruar të Mbetjeve, se është ndërtuar sistemi dixhital i integruar i të gjitha të dhënave mjedisore. Kumbaroi deklaroi se sitemi i ngritur nga AKM dhe AKSHI është sot funksional dhe shtoi se do të ndjekë në kohë reale të gjitha ndotjet ku shkojnë, kush i bën dhe ku përfundojnë.
"Puna 2-vjeçare e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe AKSHI-t, pas një vëzhgimi shumë të detajuar të gjithë situatës dhe të dhënave që ne kemi për mjedisin, kush gjeneron mbetje, kush ndot, kush prodhon, ku i çon, si i çon, me çfarë i çon, sigurisht kemi një databazë të plotë, por na ka munguar elementi i teknologjisë dixhitale në menaxhimin e kësaj databaze. AKM dhe AKSHI kanë ngritur dhe e kanë mbaruar dhe sot që flasim, e bëj për herë të parë publike, sistemi është gati. Sistemi dixhital i integruar i të gjitha të dhënave mjedisore në Republikën e Shqipërisë është funksional. Viti 2025-2026 do të jetë periudha e popullimit të tij me të gjitha të dhënat të akumuluara në të gjithë databazat që ne kemi në formate të ndryshme dhe në kohë reale do të ndjekë të gjitha ndotjet ku shkojnë, kush i bën dhe ku përfundojnë. Do të modernizojë dhe optimizojë menaxhimin e të dhënave mjedisore, jo vetëm të mbetjeve, do të sigurojë të dhëna parësore në kohë reale për cdo njësi të vetëqeverisjes vendore si dhe regjistrin e transfertave të mbetjeve, do të garantojë raportimin dhe informacionin dhe nga ana e subjekteve sepse gjithçka do të jetë transparente aty në kohë reale si nga punonjësit, përdoruesit dhe shkelësit.", u shpreh Kumbaro.
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka mbajtur fjalën e saj në aktivitetin për Reformën e Trajtimit të Integruar të Mbetjeve. Kumbaro u shpreh se aktualisht në gjithë vendin janë 7 landfille të grumbullimit të mbetjeve, ndërsa shtoi se janë të pamjaftueshme. Ajo u shpreh më tej se ndër sfidat për menaxhimin e mbetjeve, një nga më kryesoret është fluksi i turistëve në vend.
"Në vitin 2013, mblidheshin në territor vetëm 51% e mbetjeve të gjeneruara lart e poshtë në territor, qoftë nga familjet apo bizneset. Në 2020, jemi me 87% të mbledhjes së mbetjeve në territor dhe në 2024 arritëm të 98% të mbledhjes së mbetjeve, që do të thotë nga territori të përhapura, në ato që janë pika të destinuara konkretisht, koshat. Në vitin 2013 kishim vetëm një landfill se nuk mjafton vetëm t’i mbledhësh. Sot çështja dhe vështirësia e të gjitha bashkive është i mblodhëm, por ku do t’i çojmë? Nëse kishim vetëm një landfill, sot kemi 7 të tilla. Edhe këto nuk mjaftojnë duke marrë parasysh vështirësitë shumë të mëdha që kemi në relievin e Shqipërisë apo në rrugët e aksesit që jo gjithmonë janë të lehta nga pikat më të larta, ku mbetjet depozitohen nëpër kosha apo hidhen në territor, çka e bën të vështirë ushtrimin për bashkitë, ndonjëherë edhe të pamundur, siç është bashkia e Tropojës që e ka territorin shumë të vështirë dhe ndonjëherë ato mbetje që ne i shikojmë në rrjetet sociale në sipërfaqet ujore siç mund të jetë liqeni i Komanit, nuk janë mbetje të hedhura në liqen, janë mbetje që vijnë nga fshatra të ndryshëm të territoreve të bashkive malore që nuk arrijnë të mblidhen dhe të shkojnë në një pikë fundore. Ajo që e shton sfidën nuk është thjesht mungesa e përvojës, nuk është thjesht shtrirja e flukseve në territor, është shtimi i flukseve turistike. Nuk është e njëjta gjë si të menaxhosh mbetjet e 2,5 milionë banorëve dhe mbetjeve e 15 milionë banorëve, bashkë me mysafirët që na vijnë." tha Kumbaro.
Ashtu si kryeministri Edi Rama edhe ministrja Mirela Kumbaroi u shpreh se kapitulli 27 i negociatave për integrimin e vendit në BE, është më i gjati dhe më i kushtetueshmi.
"Kapitulli 27, është kapitulli më i vështirë, më gjatë dhe më i kushtueshmi dhe për të cilin kemi arritur të negociojmë me sukses sot pasi na u miratua hapja, një periudhë tranzitore të konsiderueshme, pa të cilën nuk do t’i arrijmë ato kritere dhe puna ka filluar sepse po nuk i dhamë përparësi këtij sektori, ne nuk do t’i plotësojmë ato kritere, po nuk e futëm si prioritet hierarkinë e mbetjeve nga ndarja në burim dhe asgjësimi, qoftë edhe për të prodhuar energji apo biogaz, ne nuk do t’ia arrijmë; dhe sidomos po nuk u përfshi në mënyrë të detyrueshme edhe sektori privat brenda këtij detyrimi.", u shpreh Kumbaro.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar heqjen e të gjithë varrezave të makinave. Rama u shpreh se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në Europë që ka "ligjëruar pa ligj" varrezat e makinave. Lidhur me këtë çështje, ai tha se është krijuar një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti.
"Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për zhdukjen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti.”, u shpreh Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se kapitulli i mjedisit është më sfiduesi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Rama tha se ajo që e bën më sfidues është procesi i menaxhimit të mbetjeve. Ai tha se ky proces do të zhvillohet me sukses përmes disa hapave duke filluar nga krijimi i projektligjeve të reja dhe më pas tek të gjitha fazat e tjera si riciklimi e asgjësimi.
"Do të ecim falë projektligjit të menaxhimit të mbetjeve për të harmonizuar legjilacionin tonë me legjislacionin europian. Për të përcaktuar hierarkinë nga parandalimi te asgjësimi. Për të krijuar fondin e ekonomisë së mbetjeve.
Kryefjala e këtij procesi është marrja e përgjegjësisë për trajtimin e mbetjeve si përgjegjësi e përbashkët kombëtare dhe marrja përgjegjësisë për riciklimin e mbetjeve deri në asgjësimin e tyre. Pa këto dy hapa rruga drejt kapitullit të negociatave lidhur me mjedisin, është një rrugë pa dalje. Ka dhe hapa tjerë por këto janë kryesore dhe themelore. Duke filluar nga vendosja në kornizë ligjore dhe më pas gjitha fazat e implementimit.", tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin e organizuar lidhur me temën e menaxhimit ë mbetjeve. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ende nuk është vënë re një përmirësim në procesin e mbetjeve.
Ai njoftoi se për këtë çështje qeveria do të përgatisë një paketë të re reformash dhe masash. Gjithashtu, Rama njoftoi ngritjen e Operatorit Kombëtar të mbetjeve. Ai tha procesi i trajtimit të mbetjeve nuk do të administrohet më nga bashkitë por nga ky operator.
"Ndërsa kemi venë re një përmirësim të proceseve të pastrimit nuk vëmë re një ndërgjegjësim të qytetarëve për mabjtjen pastër të territorit dhe as përmirësim në trajtimin e mbetjeve. Ne do të cojmë para një paketë të re reformash dhe masash. Për të cilat dua të them se së pari është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të mbetjeve. Do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, pushtetit vendor dhe qytetarëve. Trajtimi i mbetjeve nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar, në raport me të cilin bashkitë do të jenë klientë.", u shpreh Rama.