LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd, ta shoqërojmë me polici", Komisioni për TIMS, mungon drejtoresha e SHISH, Salianji: E pranoni që jeni kapur

• Ka nisur sot mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Sistemin TIMS. Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni sot duhej të ishte e pranishme për të folur si dëshmitare në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. • Në fakt Hyseni nuk është paraqitur. • Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji nuk i kurseu ironitë ndaj mazhorancës dhe faktit që Hyseni nuk ishte e pranishme teksa tha se do të njoftohej policia. • Gjatë fjalës së tij, socialisti Xhemal Qefalia iu kundërpërgjigj ironive të kryetarit, Ervin Salianji. • Qefalia tha se Salianji po thoshte gjëra të llahtarshme dhe se shpreson se deri në fund të punimeve të komisionit të bëjnë gjëra të mira. • Deputeti Nasip Naço, i kërkoi Salianjit që të jetë më i kujdesshëm me akuzat ndaj Hysenit, duke pasur parasysh edhe pozicionin e saj. • Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani tha sot se ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë me urdhër të politikës. • Dogjani tha në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS, se në këtë rast është cënuar siguria kombëtare. • Ai shtoi se se kjo u bë me qëllim që persona me pushtet politik të fshihnin gjurmët e tyre për lidhjet me krimin. • Neritan Nallbati, drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit, kërkoi që dëshmia e tij të jetë me dyer të mbyllura, pasi tha se ka sekrete hetimore. • Socialistët në Komisionin hetimor për sistemin TIMS, votuan 'pro' kërkesës së Nallbatit. 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Ndërhyrja në TIMS, me urdhër të politikës", Dogjani: U cënua siguria kombëtare, donin të fshinin gjurmët

"Ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh
Asllan Dogjani

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani tha sot se ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë me urdhër të politikës. Dogjani tha në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS, se në këtë rast është cënuar siguria kombëtare. Ai shtoi se se kjo u bë me qëllim që persona me pushtet politik të fshihnin gjurmët e tyre për lidhjet me krimin.

“Është provuar se në sistem është ndërhyrë dhe janë eksportuar të dhënat, me USB, dhe ndodhen në Prokurorinë e Tiranës. Kanë dalë raste kur zyrtarë, ku shihen përmes sistemit TIMS, udhëtojnë me eksponentë të krimit, si Ahmetaj. Edhe budalli e di se pas kësaj ndërhyrje qëndrojnë persona me pushtet, me suport politik", tha ai.

2 VITE ME PARE

“Drejtuesja e SHISH në Beograd”, debat Salianji-Naço: E pranoni që jeni kapur

"Ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh
Ervin Salianji

TIRANA- Kanë vijuar debatet në Komision hetimor për sistemin TIMS pas deklaratës së kryetarit Ervin Salianji, se drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni ndodhet në një aktivitet në Beograd dhe nuk mund të dëshmojë në këtë komision. Deputeti Nasip Naço, i kërkoi Salianjit që të jetë më i kujdesshëm me akuzat ndaj Hysenit, duke pasur parasysh edhe pozicionin e saj. Salianji iu kthye duke i thënë "e pranoni se jeni të kapur".

Pjesë nga debati:

Naço: Kjo është për lavdinë tuaj personale

Salianji: E pranoni që jeni të kapur.

Naço: Për pjesën e drejtueses së SHISH, që qenkeni i zoti në të. Sigurinë nuk e morëm dot, ajo ka ardhur edhe kur anëtarët e opozitës nuk ishin. Vini birbilosni sot…

2 VITE ME PARE

Komisioni Hetimor për TIMS, ishte kërkesa e tij, drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale do dëshmojë pa mediat

"Ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh
Komisioni

TIRANA- Neritan Nallbati, drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit, kërkoi që dëshmia e tij të jetë me dyer të mbyllura, pasi tha se ka sekrete hetimore. Socialistët në Komisionin hetimor për sistemin TIMS, votuan 'pro' kërkesës së Nallbatit.

Sot ishte parashikuar të vinte në Komision për të dëshmuar dhe drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni e cila nuk është paraqitur në Komision. 

RENDI:

Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, 26 Qershor 2024
Miratim i procesverbaleve të mbledhjeve datë 4.06.2024 dhe 11.06.2024.
Si dhe zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:
1. Ora 11:00 – Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.
2. Ora 12:00 – Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
3. Ora 13:00 – Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
4. Ora 14:00 – Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.

2 VITE ME PARE

"Thoni gjërat të llahtarshme", mungesa e Drejtoreshës së SHISH, Qefalia-Salianjit: Tjetër qëndrim keni kur jeni pa mediat

"Ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh
Xhemal Qefalia

TIRANA- Vijon mes debatesh mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Gjatë fjalës së tij, socialisti Xhemal Qefalia iu kundërpërgjigj ironive të kryetarit, Ervin Salianji. Qefalia tha se Salianji po thoshte gjëra të llahtarshme dhe se shpreson se deri në fund të punimeve të komisionit të bëjnë gjëra të mira.

"Mos përmendni fjalë të tjera, Beograd apo Sofja. Sa i përket gjërave që mundoheni sa herë që keni të drejtën dhe mundësinë për të folur hapur me mediat, thoni gjërat e ‘llahtarshme’. Por kur dëgjoni dëshmitarët, nuk thoni ashtu. Unë shpresoj që në fund të punimeve të këtij komisioni, të bëjmë një gjë të mirë dhe të ofrojmë zgjidhje ligjore. Është e vërtetë që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dhe 3 anëtarë të tjerë zëvendësueses dhe ju duhet t’i kishit bërë publike", tha Xhemal Qefalia.

Nga ana tjetër ka ardhur dhe reagimi i Salianjit i cili tha se arsyetimi i drejtoreshës së SHISH ishte i pajustifikueshëm.

"Këtu nuk është me qejf zoti Qefalia, por është me detyrim që të japë dëshminë si dëshmitare. Është e pajustifikueshme të thuash; nuk vij se kam një punë. Institucionet e kësaj Republike i ka kthyer në hiçgjë. Pse ça është SHISH? Është institucion privat. Janë favorizuar persona të paautorizuar nga policia, janë fshehur të dhëna", tha Salianji.

2 VITE ME PARE

"Ta shoqërojmë me polici", Drejtoresha e SHISH nuk paraqitet për të dëshmuar në Komisionin për TIMS, Salianji: Ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd

"Ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh
Ervin Salianji

TIRANA- Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni sot duhej të ishte e pranishme për të folur si dëshmitare në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Në fakt Hyseni nuk është paraqitur. 

Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji nuk i kurseu ironitë ndaj mazhorancës dhe faktit që Hyseni nuk ishte e pranishme teksa tha se do të njoftohej policia.

"Në 11:00 ishte lajmëruar për të dhënë dëshminë drejtori i SHISH, na ka sjellë një shkresë ku thuhet se drejtori do të jetë në një aktivitet. Ç’a e tund kokën kot, se nuk është dasmë këtu. Ta shoqërojmë me polici, do të lajmërojmë policinë, do e vëmë në dijeni dhe drejtoresha, që ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd.

Të vijë të japë dëshmi, siç e përcakton ligji. Jeni si lakuriqët e natës. Keni frikë. Keni bërë dëshmitë me dyer të mbyllura, se keni frikë nga ato që do të dalin. Keni bërë gati dhe nja 2 deputetë të tjerë, se ju duhet ndihma e të tjerëve", tha Salianji.

komisioni per sistemin tims

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet