Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një dokument me logon e Partisë Socialiste ka krijuar 'një lëmsh' pasi pretendohej se ministrja Edona Bilali kishtë dhënë dorëheqjen e saj. • Dokumenti qarkulloi pasditen e sotme, mbi të cilin pretendohej se ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali kishte dhënë dorëheqjen nga posti i saj në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. • Mirëpo, menjëherë pas publikimit të dokumentit nëpër media, Bilali doli dhe e mohoi. • Sipas saj, e gjitha është një lajm i rremë dhe se ajo është e përkushtuar në mbajtjen e postit dhe arritjen e qëllimeve që i janë vendosur për 2023.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ditën e sotme në vend ka qarkulluar lajmi se ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali kishte dhënë dorëheqjen nga posti i saj në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Edhe pse sot ka qarkulluar një dokument me logon e Partisë Socialiste, Bilali e ka mohuar lajmin duke bërë me dije se ende e mban postin e saj.
“Fake Neës! Do të vazhdojë punën në ministri për të përmbushur objektivat për vitin 2023,”-është shprehur ajo në lidhje me lajmin e bërë publik.
TIRANË- Një letër e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali po qarkullon në rrjet. Në atë letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, paraqitet dorëheqja e ministres. Nuk dihet ende vërtetësia e saj mirëpo aty parashtrohen arsyet se përse Bilali kërkon të largohet nga detyra e ministres.
'Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministre kërkon angazhim dhe kohë. Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur. Në çdo rast të gjitha ngazhimet e mia publike janë mirëkuptuar dhe i falenderoj për këtë.'- shkruhet aty.
Pritet që vetë ministrja të dalë me një njoftim zyrtar për të konfirmuar nëse lajmi është apo jo i vërtetë.
LETRA E PLOTË DREJTUAR RAMËS:
Duke falënderuar qeverinë dhe kryeministrin për besimin e dhënë në punën time si ministre në këto ditët e qeverisëse. Ka qenë një eksperiencë, mjaft mbresëlënëse periudha në krye te ministrise. Arsyet janë tërësisht personale. Si një qytetare e përgjegjshme, nuk mund të ja lejoja vetes këtë vendim në një moment tjetër. Gjej rastin që të shpreh mirënjohje e falenderim për Partinë Socialiste dhe kryeministrit për aftësitë e mia duke më bërë pjesë e kësaj mazhorance. Ka qenë nder e privilegi të isha pjesë e këtij kabineti qeveritar.
Kjo vendimmarrje e imja nuk e vë aspak ne besim bindjen time tek ky kabinet qeveritar per seriozitetin që kanë marrë kundrejt shqiptarëve për të përmbushur premtimet e bëra. Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministre kërkon angazhim dhe kohë. Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur. Në çdo rast të gjitha ngazhimet e mia publike janë mirëkuptuar dhe i falenderoj për këtë.
