LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kryebashkiakët e djathtë pas mbledhjes me Ramën: Nuk kishte ndarje politike, ishim aty për qytetarët

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një mbledhje me qeverinë dhe kryebashkiakët e vendit. • Takimit i janë bashkuar dhe kryebashkiakët e dalë nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës, "Bashkë Fitojmë. • Pas përfunidmit të mbledhjes dy prej tyre patën edhe një prononcim për mediat. • Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja tha se në mbledhje u fol për problematikat e qytetarëve dhe kërkesat e tyre. • Ai tha se aty morën pjesë për qytetarët dhe theksoi se e kanë treguar në 14 maj se në cilën forcë politike bëjnë pjesë. • Nga ana tjetër ai u shpreh se nuk kanë ndjerë ndasi politike gjatë mbledhjes dhe se kanë marrë garanci nga Kryeministri për të realizuar planet e tyre. • Në të njëjtë linjë u shpreh edhe kryebashkiaku i Fushë- Arrëzit, Hil Curri, i cili tha se takimin e sotëm nuk e ka parë në aspektin politik, pasi sipas tij problematikat e qytetarëve janë më të rëndësishme. • Curri u shpreh se gjatë mbledhjes kanë marrë një garanci duke qenë se vendi është në rrugën e integrimit drejt BE, duke theksuar se nëse ata do të ndihen të parespektuar do të ankohen te kancelaritë evropiane. • Më tej ai tregoi se gjatë takimit u vendos që një herë në muaj kryebashkiakët të kenë një komunikim me ministrat përmes platformës Skype për të thelluar bashkëpunimin.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Takimi qeveritar në Shkodër/ Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit: Nuk e kemi parë në aspektin politik, problemet e qytetarëve janë më të rëndësishme

Kryebashkiakët e djathtë pas mbledhjes me Ramën: Nuk kishte
hil curri

SHKODËR- Kryetari i bashkisë Fushë Arrëzit, Hil Curri tha për mediat pas mbledhjes së zhvilluar në Shkodër mes kryebashkiakëve të vendit dhe kryeministrit Rama, se nuk e ka parë takimin në aspektin politik pasi sipas tij problematikat e qytetarëve janë më të rëndësishme.

Curri u shpreh se gjatë mbledhjes kanë marrë një garanci duke qenë se vendi është në rrugën e integrimit drejt BE, duke theksuar se nëse ata do të ndihen të parespektuar do të ankohen te kancelaritë evropiane. Më tej ai tregoi se gjatë takimit u vendos që një herë në muaj kryebashkiakët të kenë një komunikim me ministrat përmes platformës Skype për të thelluar bashkëpunimin.

“Asnjë prej nesh nuk e ka parë në aspektin politik sepse problematikat e qytetarëve janë janë më të rëndësishme se disa gjëra të vogla. Morëm një farë garancie duke qenë se po shkojmë drejt BE, edhe bashkëpunimi me ministrat dhe u la të komunikojmë një herë në muaj në Skype me gjithë ministrat dhe kjo ndihmon në bashkëpunimin tonë.

Nuk besoj të ketë përplasje për shkak të politikës pasi garancia më e madhe për ne është BE. Nëse ne ndihemi të parespektuar do ankohemi te gjithë kancelaritë evropiane. Ne jemi përfaqësues të qytetarëve, kur kryeministri dhe ministri i Pushtetit Vendor na thërrasin ne duhet t’i përgjigjemi për hir të interesave qytetare”, u shpreh ai.

2 VITE ME PARE

"E kemi treguar në 14 Maj se kush jemi politikisht"/ Qosja pas mbledhjes së qeverisë: Nuk kishte ndasi në mbledhje, presim veprat

Kryebashkiakët e djathtë pas mbledhjes me Ramën: Nuk kishte
Foto ilustruese

SHKODËR-Fisnik Qosja, Kryetari i Bashkisë Kavajë ka folur pas mbledhjes së qeverisë. Qosja është ndalur pas gazetarëve dhe ka dhënë detaje nga mbledhja.

Sipas tij në mbledhje u fol për problematikat e qytetarëve dhe kërkesat e tyre. Qosja tha se ata aty morën pjesë për qytetarët dhe theksoi se ata e kanë treguar në 14 Maj se me kë forcë politike bëjnë pjesë. Nga ana tjetër ai u shpreh se nuk kanë ndjerë ndasi politike gjatë mbledhjes dhe se kanë marrë garanci nga Kryeministri për të realizuar planet e kryera.

Qosja: Besoj që gjithë kolegët e mi, nuk kemi ndasi për punët e qytetarëve. E kemi treguar në 14 maj se kush jemi politikisht. Nuk u ndjemë jo të barabartë, folëm për kërkesat. Veprat do tregojmë sesa garancia që dha Kryeministri Edi Rama do jetë në funskion.

2 VITE ME PARE

Rama mbledh qeverinë në Shkodër, në takim edhe kryebashkiakët e opozitës

Kryebashkiakët e djathtë pas mbledhjes me Ramën: Nuk kishte
Shkodër


SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët socialistë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Mësohet se takimit i janë bashkuar dhe  kryebashiaku i Fushë-Arrëz, Hilë Curri dhe ai i Pukës, Rrok Doda, të dy kryebashkiakëopozitarë të dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në takimin në fjalë pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe të diskutohen edhe projektet e BE-së, shërbimet, si edhe burimet njerëzore. 

 

 

fisnik qosja hil curri mbledhja e qeverise ne shkoder

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet