Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Dy banesa janë djegur në orët e para të mëngjesit në Llakatund të Vlorës. • Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri i vendosur qëllimisht. • Shkak për vendosjen e zjarrit është bërë konflikti mes një çifti. • Ish-dhëndri i familjes Lutfi Fanaj nga Kosova, Haki Bajrami pas konflikteve fizike me ish-nusen e tij dhe familjarët e saj ka shkuar në orët e para të mëngjesit dhe me ndihmën e një miku të tij i ka vënë flakën. • E gjitha pasi ish-gruaja kishte ikur me djalin nga banesa e tyre. • Si pasojë, ka marrë zjarr edhe banesa e fqinjit. • Edhe pse nuk ka të lënduar, disa prej tyre kanë përfunduar në spital për shkak të tymit.
3 artikuj për këtë temë.
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti në familje në Llakatund të Vlorës që çoi në djegien e dy banesave. Banesa në pronësi të famiiljes së Lutfi Fanajt, është përfshirë nga flakët pasi ish-dhëndri i tij ka shkuar bashkë me shokun, është konfliktuar i ka dhunuar familjarët e ish-gruas dhe më pas është larguar. Fqinjët tregojnë se ai e kishte mbyllur në shtëpi gruan dhe djalin e tij dhe u tha se do t'i përvëlonte.
‘Kur erdhëm neve ishte bërë dasma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin i dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ishte shoku edhe ky! Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin. Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty.’- u shpreh fqinja.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet se është bërë prishja e martesës. Ish-dhëndri nga Kosova ka shkuar në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes së tij, është konfliktuar me ta, i ka dhunuar dhe më pas u ka vënë flakën shtëpisë dhe është larguar. Ai mësohet se ka qenë në shoqërinë e një shokut të tij. Si pasojë e agravimit të flakëve, është djegur dhe banesa e fqinjit, Petrit Izeti. Si pasojë e flakëve nuk raportohet për të lënduar.
VLORË- Zbardhen detaje të reja nga konflikti në familje në Llakatund, e cila përfundoi në djegien e dy banesave. I përfshirë në këtë konflik është një shtetas nga Kosova i cili për shkak të prishjes së martesës është konfliktuar me pjesëtarët e familjes së gruas dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë.
Zjarri iu vu banesës së Lutfie Fanajt, e cila është përhapur duke përfshirë edhe një banesë tjetër në pronësi të Petrit Izetit.
VLORË- Një sherr në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Llakatund të Vlorës, si pasojë e të cilës janë djegur dy banesa.
Nga burimet paraprake mësohet se personat që ishin brenda kanë shpëtuar pa lëndime. Zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve mes familjarëve. Debatet mes familjes kanë agravuar, pasi dhëndri i shtëpisë është konfliktuar me familjët dhe më pas me benzinë ka djegur një banesë e për pasojë ka marrë flakë edhe banesa tjetër.