Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Irani ka nisur sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit. • Referuar raportimeve të mediave ndërkombëtare rreth 200 raketa balistike janë hedhur drejt territorit izraelit, ndërsa sirenat e alarmit janë aktivizuar në të gjithë territorin. • Ushtria izraelite njofton se banorët janë urdhëruar të shkojnë në vend-strehime apo të qëndrojnë pranë tyre. • Presidenti i SHBA-së, Joe Biden urdhëroi forcat ushtarake amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat, ka thënë Shtëpia e Bardhë. • Ai po monitoron sulmin nga dhoma e situatës në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me nënpresidenten e tij, Kamala Harris. • Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se dhjetëra raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe duke paralajmëruar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet. • Ky i fundit është zotuar për hakmarrje dhe ka njoftuar se sulmi do të ketë pasoja. • Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, dëshmitarët thanë se panë të rrëzohen mbi hapësirën ajrore të Jordanisë disa nga raketat e nisura, ndërsa dhjetëra të tjera vazhduan lëvizjen drejt Izraelit. • Alarmi për një sulm iranian ndaj Izraelit u dha pak orë para se ai të fillonte nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. • Irani është zotuar të hakmerret pas sulmeve që vranë lidershipin e lartë të aleatëve të tij të Hezbollahut në Liban. • Gjuajtja e raketave erdhi pasi Izraeli tha se trupat e tij kishin nisur sulme tokësore në Liban, megjithëse i përshkroi ato si të kufizuara. • Fushata izraelite në Liban është përshkallëzimi më i madh i luftës rajonale që nga shpërthimi i luftimeve në Gaza një vit më parë.
19 artikuj për këtë temë.
IZRAEL- 11 fluturime nga vendet evropiane me destinacion Izraelin u devijuan në aeroportin e Larnakës. Siç raportohet disa linja ajrore ndërkombëtare shmangën fluturimet mbi zonat në Lindjen e Mesme të prekura nga konflikti. Shumë prej tyre duke zgjatur pezullimin e fluturimeve, veçanërisht në Bejrut, Tel Aviv dhe Teheran.
Gjithashtu linjat ajrore amerikane Delta dhe United kanë pezulluar fluturimet për në Izrael, ndërsa Qatar Airways ka anuluar fluturimet për dhe nga Bejruti. Grupi gjerman i linjës ajrore Lufthansa, i cili përfshin Swiss Air, Austrian Airlines dhe Eurowings, tha se fluturimet e tij për nga Tel Aviv do të mbeten të pezulluara deri më 31 tetor. Linja ajrore holandeze KLM njoftoi gjithashtu të premten se një fluturim i saj ditor për në Tel Aviv do të pezullohej deri në fund të vitit.

BRUKSEL- Bashkimi Europian ka dënuar sulmet e Iranit dhe përsërit thirrjen për armëpushim në konfliktin në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell shkruan në "X" se BE-ja mbetet e përkushtuar për të kontribuar në shmangien e një luftë rajonale.
POSTIMI I BORRELL:
BE-ja dënon në termat më të ashpër sulmin e Iranit kundër Izraelit. Cikli i rrezikshëm i sulmeve dhe hakmarrjes rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Nevojitet një armëpushim i menjëhershëm në të gjithë rajonin. BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për të kontribuar për të shmangur një luftë rajonale.
The EU condemns in the strongest terms Iran’s attack against Israel.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 1, 2024
The dangerous cycle of attacks and retaliation risks to spiralling out of control. An immediate ceasefire across the region is needed.
The EU remains fully committed to contribute to avert a regional war.
Irani nisi sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe Hamasit. Urdhri për lëshimin e gati 200 raketave në Izrael është bërë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei. Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) ku parlajmërohej një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet. Ky i fundit është zotuar për hakmarrje dhe ka njoftuar se sulmi do të ketë pasoja.
MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit me termat më të fortë gjatë një telefonate me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu këtë pasdite. Starmer shprehte angazhimin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë izraelite dhe mbrojtjen e civilëve.
Gjithashtu ai foli për rëndësinë e një armëpushimi në Liban dhe situatën në Gaza. Kryeministri po ashtu foli gjithashtu me Mbretin Abdullah II të Jordanisë këtë pasdite.
“Ata të dy bënë thirrje për de-përshkallëzimin për të parandaluar përkeqësimin e situatës ekstreme humanitare. Kryeministri tha se do të punojë së bashku me partnerët dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të nxitur de-përshkallëzimin dhe për të nxitur një zgjidhje diplomatike”, thotë një zëdhënës i Downing Street, duke dhënë një përmbledhje të thirrjes.

IZRAEL- Ambasada shqiptare në Izrael ka reaguar pas sulmit të fundit me raketa balistike nga Irani. Në njoftimin e ambasadës tregohen dy numrat e vënë në dispozicion, ku shtetasit shqiptarë atje mund të telefonojnë në rast nevoje emergjente.
NJOFTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË IZRAEL:
Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:
Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:
+972 544806601
+972 549042813, si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: [email protected]
Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në WhatsApp apo në telefonat celularë. Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.
Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.
Irani nisi sot sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe Hamasit. Urdhri për lëshimin e gati 200 raketave në Izrael është bërë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei. Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) ku parlajmërohej një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet. Ky i fundit është zotuar për hakmarrje dhe ka njoftuar se sulmi do të ketë pasoja.
IRAN- Qindra iranianë janë fotografuar duke u shfaqur për të festuar në rrugët e Teheranit pasi Irani lëshoi rreth 200 raketa drejt Izraelit.
Nuk raportohet për viktima pas breshërisë që ndodhi më herët sonte. Irani nisi sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe Hamasit. Urdhri për lëshimin e gati 200 raketave në Izrael është bërë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.
Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) ku parlajmërohej një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet. Ky i fundit është zotuar për hakmarrje dhe ka njoftuar se sulmi do të ketë pasoja.
IRAN- Presidenti i Iranit, Massoud Pezheskian, paralajmëroi se breshëria e raketave sonte kundër Izraelit ishte vetëm një shije e aftësive të tyre. Pezheskian gjithashtu nënvizoi se sulmi me raketa ishte një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve të regjimit sionist.
Më tej ai shtoi se veprim u ndërmor për të mbrojtur interesat iraniane dhe qytetarët e Iranit Po ashtu ai tha se Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk është luftarak, por do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi.
Breshëria e raketave sonte kundër Izraelit ishte vetëm një shije e aftësive tona. Sulmi me raketa ishte një përgjigje vendimtare... ndaj sulmeve të regjimit sionist. Ky veprim u ndërmor për të mbrojtur interesat iraniane dhe qytetarët e Iranit. Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk është luftarak, por do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi. Kjo është vetëm një shije e aftësive tona. Mos u përfshini në konflikt me Iranin”, tha Massoud Pezheskian.
IZRAEL- Televizioni shtetëror iranian ka pohuar se 80 përqind e rreth 200 raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat izraelite. Megjithatë, Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë thënë se nuk janë në dijeni për ndonjë lëndim nga sulmi, i cili u nis në orët e fundit.
Për më tepër, një zëdhënës i Magen David Adom shërbimi i reagimit emergjent të Izraelit deklaroi se nuk kishte raportime për të lënduar nga zjarri në drejtim të Izraelit. Gjithashtu Presidenti i SHBA, Joe Biden udhëzoi ushtrinë amerikane që të ndihmonte Izraelin për të rrëzuar raketat e Iranit.
Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris ndodhen në Shtëpinë e Bardhë dhe po monitorojnë sulmin iranian kundër Izraelit. Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në një sulm me armë në Jaffa pranë Tel Avivit. Shtatë persona janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
IZRAEL- Ushtria izraelite ka reaguar sërish pas nisjes së sulmit me raketa balistike nga Irani drejt Izraelit. Forcat e Mbrojtjes izraelite bëjnë me dije se izraelitët në të gjithë vendin tani janë në gjendje të lënë strehimoret dhe hapësirat e tyre të mbrojtura pas një vlerësimi të bërë situatës.
Zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari, tha në një deklaratë për kombin se në këtë fazë, ata nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani.
“Ne kemi kryer një numër të madh përgjimesh”, ka vazhduar ai. "Ka pasur disa goditje në qendër dhe zona të tjera në jug të vendit. Në këtë fazë, ne jemi ende duke vlerësuar situatën."
Ai u zotua se ky sulm do të ketë pasoja duke shtuar: “Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që do të vendosim." Nuk ka raportime për ndonjë të lënduar pas breshërisë së raketave, tha shërbimi i ambulancës izraelite.
More crazy footage from Israel amid a massive missile attack from Iran pic.twitter.com/CmyThV7ERb
— Faytuks News (@Faytuks) October 1, 2024
Israel is under an insane attack right now by Iran. This would not be happening if Trump were President.
— Libs of TikTok (@libsoftiktok) October 1, 2024
This November we must bring back mean tweets and world peace! pic.twitter.com/YTProy4uPO
???????? At least 80% of Iranian missiles hit targets during the 'first wave of strikes on Israel,' with a second wave expected, reports the Fars agency.
— DD Geopolitics (@DD_Geopolitics) October 1, 2024
However, Israel does not anticipate another wave of attacks from Iran. According to a military spokesperson, residents may leave… pic.twitter.com/Fp1aMdmAAm
IZRAEL- Komanda e Ushtrisë Izraelite u ka bërë thirrje popullsisë të dalin nga bunkerët antiajror. Izraelitët u urdhëruan të qëndronin në strehimore një orë më parë pasi Irani filloi të lëshonte sulmin e tij me raketa balistike në vend.

Zëdhënësi i IDF-së, adm. Daniel Hagari thotë se aktualisht nuk ka kërcënime shtesë drejt Izraelit nga Irani, gjë që tregon se sulmi me raketa ka përfunduar. Banorët janë njoftuar pak më parë se pas një ore mund të largohen nga stacionet e bombave.
“Gjatë mbrojtjes kemi bërë mjaft përgjime. Ka disa ndikime në qendër dhe zona në jug të vendit. Në këtë fazë ne jemi ende duke kryer një vlerësim [të sulmit], por nuk jemi në dijeni të viktimave. Ne jemi në gatishmëri të luftuar në mbrojtje dhe sulm, ne do të mbrojmë qytetarët e Izraelit. Ky sulm me raketë do të ketë pasoja per ato qe i hodhen. Ne kemi plane dhe do të veprojmë në kohën dhe vendin që do të zgjedhim”, thotë Hagari.
IZRAEL- Irani ka nisur sulmin me raketa balistike drejt Izraelit, ku sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare janë hedhur rreth 200 të tilla. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka reagur menjëherë, duke e dënon zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Guterres dënon zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe bën thirrje përsëri për një armëpushim.
"Dënojnë zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi. Kjo duhet të ndalet. Ne kemi nevojë absolutisht për një armëpushim," tha ai në një postim në X.
I condemn the broadening of the Middle East conflict with escalation after escalation.
— António Guterres (@antonioguterres) October 1, 2024
This must stop.
We absolutely need a ceasefire.
IZRAEL- Irani ka nisur sulmin me rreth 200 raketa balistike ndaj Izraelit, ndërsa sistemi antiraketë i Kupolës së Hekurt ka kapur disa nga raketat mbi Ashkelon, Izraeli jugor.
Që kur Izraeli aktivizoi Kupolën e Hekurt në vitin 2011, sistemi i fundit i mbrojtjes me raketa ka kapur mijëra raketa të lëshuara në Izrael, shumica nga Rripi i Gazës. Sistemi u ka dhënë banorëve një ndjenjë sigurie dhe izraelitët shpesh mund të shihen duke parë predha duke fluturuar nëpër qiell dhe duke shkatërruar objektivat e tyre lart.
Sistemi shumë i çmuar i mbrojtjes ajrore i Izraelit, Iron Dome, vihet në veprim kur vendi përballet me sulme ajrore - por çfarë është?
Si funksionon Iron Dome?
Iron Dome është një seri baterish që përdorin radarë për të zbuluar raketat me rreze të shkurtër veprimi dhe për t'i kapur ato.
Çdo bateri ka tre ose katër lëshues, 20 raketa dhe një radar, sipas Raytheon, gjiganti i mbrojtjes amerikane që bashkëprodhon sistemin me Sistemet e Mbrojtjes Rafael të Izraelit. Pasi radari zbulon një raketë, sistemi përcakton nëse raketa është drejtuar drejt një zone të populluar.
Nëse po, ajo lëshon një raketë tjetër për të kapur dhe shkatërruar raketën. Nëse sistemi përcakton se raketa është drejtuar në një zonë të hapur ose në det, ajo lejohet të ulet, duke ruajtur kështu raketat. Sipas ushtrisë, të gjitha përgjimet ndodhin në hapësirën ajrore izraelite.
Ushtria ka refuzuar të komentojë se sa bateri Iron Dome janë vendosur aktualisht. Por që nga viti 2021, Izraeli kishte 10 bateri të shpërndara në të gjithë vendin, secila në gjendje për të mbrojtur një territor prej 60 miljesh katrorë (155 kilometra katrorë), sipas Raytheon.
Iron Dome është pjesë e një sistemi më të madh të mbrojtjes ajrore me shumë shtresa që përfshin Shigjetën, e cila kap raketat balistike me rreze të gjatë, dhe gjithashtu hoben e Davidit, e cila kap raketat me rreze të mesme veprimi si ato që besohet se zotërohen nga Hezbollahu në Liban. .
Të dy sistemet, si Iron Dome, u zhvilluan së bashku me Shtetet e Bashkuara. Izraeli po zhvillon gjithashtu një sistem me bazë lazeri të quajtur Rrezja e Hekurt, për të cilin thotë se do të jetë në gjendje të përgjojë raketa dhe kërcënime të tjera me rreze të shkurtër veprimi me një fraksion të kostos së Kupolës së Hekurt. Nga fundi i vitit të kaluar, Izraeli tha se sistemi, i zhvilluar me financimin e SHBA, nuk ishte vendosur ende.
Sa e saktë është Kupola e Hekurt?
Është afërsisht 90% efektiv, sipas Rafael. Por mund të mbingarkohet nëse lëshohet një breshëri masive raketash, duke i lejuar disa të kalojnë.
Çdo raketë kushton rreth 40,000 deri në 50,000 dollarë, sipas Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare, një institut kërkimor në Tel Aviv.
SHBA-ja ka investuar shumë në sistem, duke ndihmuar me kostot e zhvillimit dhe duke e rimbushur atë gjatë kohërave të luftimeve.
Çfarë tjetër fshihet pas sistemit shumështresor të mbrojtjes ajrore të Izraelit?
Sistemi mbrojtës i Izraelit përfshin gjithashtu Arrow, i cili u zhvillua me SHBA-në dhe është projektuar për të kapur raketa me rreze të gjatë, duke përfshirë llojet e raketave balistike që Irani tha se lëshoi të martën. Shigjeta, e cila operon jashtë atmosferës, është përdorur në luftën aktuale për të kapur raketat me rreze të gjatë të lëshuar nga militantët Houthi në Jemen.
Një sistem tjetër është David's Sling, i cili u zhvillua gjithashtu me SHBA-në dhe synonte të kapte raketa me rreze të mesme, të tilla si ato të zotëruara nga Hezbollahu në Liban.
Sistemi Patriot i prodhuar nga Amerika është anëtari më i vjetër i sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit – i përdorur gjatë Luftës së Parë të Gjirit në 1991 për të kapur raketat Scud të lëshuara nga udhëheqësi i Irakut në atë kohë, Saddam Hussein. Patriot tani përdoret për të rrëzuar avionë, përfshirë dronët.
Për shkak të kufizimeve të Iron Dome, Izraeli ka zhvilluar një sistem të ri të quajtur Rrezja e Hekurt për të kapur kërcënimet hyrëse me teknologjinë lazer. Izraeli ka thënë se ky sistem do të ndryshojë lojën sepse është shumë më i lirë për t'u operuar sesa sistemet ekzistuese. Megjithatë, ajo ende nuk është funksionale. Në fillim të këtij viti, Presidenti Joe Biden nënshkroi një projekt-ligj që përfshin 1.2 miliardë dollarë për prokurimin e Rrezit të Hekurt.
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi forcat ushtarake amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Ai po monitoron sulmin nga dhoma e situatës në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me nënpresidenten e tij, Kamala Harris.
Irani ka nisur sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe Hamasit. Urdhri për lëshimin e gati 200 raketave në Izrael është bërë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei.
Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se dhjetëra raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe duke paralajmëruar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet.

IRAN- Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se dhjetëra raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe duke paralajmëruar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet.
Garda e fuqishme Revolucionare e përshkruan sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten, dhe për vrasjen e popullit libanez dhe palestinez.
Ajo tha se forcat e saj ajrore kishin shënjestruar baza të rëndësishme dhe do të njoftonte detajet më vonë.
SHBA- Presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Izraelin të mbrohet kundër sulmeve iraniane dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon.
Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë në lidhje me takimin mes presidentit amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe këshilltarëve të tyre të sigurisë kombëtare.
“Ata rishikuan gjendjen e përgatitjeve të SHBA për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër këtyre sulmeve dhe për të mbrojtur personelin amerikan në rajon”, thuhet në deklaratë.
SHBA-të po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme, siç njoftoi më herët Pentagoni, me qëllim, siç thotë, për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme. Skuadriljet e avionëve luftarakë dhe personeli i tyre do të përforcojnë praninë e tyre në rajon, tha një zëdhënës i Pentagonit.
JORDANI- Irani ka nisur sulmin me raketa balistike drejt Izraelit, ku sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare janë hedhur rreth 102 të tilla. Nisjen e sulmit e konfirmoi edhe Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA.
Ndërkohë, dëshmitarët i kanë thënë Reuters se kanë parë dhjetëra raketa që fluturojnë mbi Jordaninë qendrore për në Izrael. Shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në luginën e Jordanit, e cila ndodhet në kufirin midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor.
Një reagim pas nisjes së sulmit ka ardhur dhe nga ushtria izraelite, ku ju bën thirrje popullit se me të dëgjuar alarmet e sirenave duhet të hyjnë në një hapësirë të mbrojtur.
“Pak kohë më parë, raketat u lëshuan nga Irani drejt shtetit të Izraelit. Ju udhëzohen të qëndroni vigjilentë dhe të ndiqni me saktësi udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm Në minutat e fundit, Komanda e Frontit të Brendshëm ka shpërndarë udhëzime për shpëtimin e jetës në zona të ndryshme në të gjithë vendin. Publikut i kërkohet t'i përmbahet udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm. Me të dëgjuar një sirenë, duhet të hyni në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndroni atje deri në një njoftim të dytë. IDF po bën dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur civilët e shtetit të Izraelit.", thuhet në deklaratë.
IZRAEL- Irani ka nisur sulmin pa ndalim me raketa balistike ndaj Izraelit. Ushtria izraelite njofton se banorët janë urdhëruar të shkojnë në vend-strehime apo të qëndrojnë pranë tyre. Sirenat e alarmit janë aktivizuar gati në të gjithë Izraelin.
Raportet e mediave izraelite thanë se ishin lëshuar mbi 100 raketa, shkruan Reuters. Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA ka konfirmuar se ushtria e Teheranit ka nisur të lëshojë raketa balistike drejt Izraelit.
Më herët, ushtria kishte njoftuar se çdo sulm me raketa balistike nga Irani pritej të ishte i përhapur dhe i tha publikut të strehohej në dhoma të sigurta në rast të një sulmi.
Irani është zotuar të hakmerret pas sulmeve që vranë lidershipin e lartë të aleatëve të tij të Hezbollahut në Liban.
Gjuajtja e raketave erdhi pasi Izraeli tha se trupat e tij kishin nisur sulme tokësore në Liban, megjithëse i përshkroi ato si të kufizuara. Fushata izraelite në Liban është përshkallëzimi më i madh i luftës rajonale që nga shpërthimi i luftimeve në Gaza një vit më parë.
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se nuk kishte identifikuar ende një kërcënim ajror nga Irani, pasi SHBA tha se besonte se Teherani po përgatitej të niste një sulm me raketa balistike kundër Izraelit.
“Në këtë moment, Izraeli nuk e percepton kërcënimin e afërt nga Irani”, tha të martën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.
Gjatë një video-mesazhi të shkurtër, ai tha se avionët ushtarakë izraelitë aktualisht po "skanojnë qiellin" për çdo kërcënim të afërt nga Irani.
"Ne jemi në gatishmëri maksimale si në ofensivë ashtu edhe në mbrojtje," shtoi Hagari, duke paralajmëruar Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit do të kishte pasoja.
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se kanë marrë njoftime se Irani po përgatitet të nisë një sulm me raketa balistike kundër Izraelit menjëherë. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar Izraelin të përgjojë çdo gjë që Irani lëshon drejt tij, tha një zyrtar amerikan për CNN.
Këto përpjekje do të ishin të ngjashme me mënyrën se si SHBA ofroi ndihmën e saj në prill, kur Irani nisi një valë dronësh dhe raketash drejt Izraelit. Në atë sulm, Irani nisi një valë dronësh dhe raketash drejt Izraelit në hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në një kompleks diplomatik iranian në Siri. Më shumë se 300 predha – duke përfshirë rreth 170 dronë dhe mbi 120 raketa balistike – u hodhën drejt Izraelit në sulmin e prillit, por “99%” e tyre u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit dhe “partnerët” e tij, sipas ushtrisë izraelite.
Media shtetërore e Iranit nuk ka njoftuar për ndonjë sulm të afërt. Zyrtarët iranianë nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për një koment. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se ushtria është e gatshme të mbrohet dhe shtoi se Izraeli dhe aleatët e tij janë në një gjendje të lartë gatishmërie dhe çdo sulm nga Irani do të kishte pasoja. Disa orë para këtij njoftimi zoti Hagari tha se ushtria izraelite kishte filluar një operacion të pjesshëm tokësor në disa fshatra kufitare libaneze. Qëllimi i operacionit është të goditen zonat e kontrolluara nga grupi militant Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit. Grupi Hezbollah është shpallur si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.