LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Investimet tona kanë zhvilluar turizmin në veri", Rama: Bizneset e vogla zero taksë deri në 2029! Tavani do të mbetet në vlerën 140 mln euro

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve në Velipojë. • Rama u shpreh se Velipoja është një nga zonat më të bukra të Evropës dhe si e tillë meriton zhvillim me standardet më të larta europiane. • Ai tha se do punohet për të tërhequr fuqinë e madhe të konsumit nga turistët që shpenzojnë shumë. • Kreu i qeverisë bëri me dije se projekti për nënstacionin e ri në Shëngjin është gati dhe do fillojë nga ndërtimi. • Rama tha sot se investimet e qeverisë së tij në veri kanë zhvilluar turizmin dhe ekonominë. • Gjatë fjalës së tij, Rama tregoi edhe disa nga projektet infrastrukturore të kryera në veri.  • Kryeministri tha se me investimet në të ardhmen do t'i kthejnë malet e Shqipërisë si ato në Zvicër dhe Austri. • Pas Velipojës, kreu i qeverisë i shoqëruar nga ministrja Delina Ibrahimaj dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci zhvilloi gjithashtu një takim me bizneset dhe sipërmarrjet e vogla. • Rama tha gjatë fjalës së tij, se qeveria dhe bashkia në këtë qytet duhet të punojnë për një program të përbashkët specifikisht për artin dhe kulturën në Shkodër. • Ai tha se arti dhe kultura kombinuar dhe me elementë të tjerë mund të ndihmojnë në rritjen e turizmit dhe biznesit. • Rama njoftoi gjithashtu se para pak ditë arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore, ndërsa shtoi se Shkodra ka një kontribut në arkivin e botës. • Gjatë fjalës së tij, ai tha se deri në 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa dhe se tavani do të qëndrojë i pandryshuar në vlerën 140 mijë euro. • Më tej shtoi se për ata që kalojnë 140 mijë euro, po punohet për një ide të re për të krijuar një periudhë lehtësie. • Ai u shpreh se janë rreth 700 mln euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk i janë marrë në arkën e shtetit.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet, mbetet në vlerën 140 mln euro

"Investimet tona kanë zhvilluar turizmin në veri", Rama:
edi rama

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama në takimin në Shkodër tha se deri në 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa. Rama tha gjithashtu tavani do të qëndrojë i pandryshuar në vlerën 140 mijë euro. Më tej shtoi se për ata që kalojnë 140 mijë euro, po punohet për një ide të re për të krijuar një periudhë lehtësie. Ai u shpreh se janë rreth 700 mln euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk i janë marrë në arkën e shtetit.

“Për të mbyllur me biznesin e vogël, unë besoj se në këtë pikë nuk ka gjë për të shtuar, sepse është i vetmi biznes i vogël në rajon me taksa zero dhe me tavanin 140 mijë euro me taksa zëro. Janë tarifat e bashkisë, por këto tarifa i paguan edhe një familje. Unë e kam thënë që deri në 2029 do qëndrojë zero.

Janë rreth 700 mln euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk i janë marrë në arkën e shtetit. Pa llogaritur 140 mln euro në vit që i janë lënë punonjësve me ndryshimin e regjimit fiskal, nga taksa e sheshtë 10% në taksën progresive. Taksa progresive është më impenjative që fitojnë më shumë. Por në fashën që prek 98 % të punonjësve, taksa është një ose zero deri në 10%. Për këtë arsye 140 mln euro në vit i janë lënë në xhep punonjësve.

Edhe tavanin nuk do ta prekim, edhe sistemi do mbetet njësoj. Deri në 100 mijë euro do jetë pa TVSH. Jemi duke punuar një ide të re për të krijuar një periudhë lehtësie atyre që kalojnë mbi 140, por këtë do të duhet ta konsultojmë. Atyre që kalojnë 140 mln ti japim mundësinë të deklarojnë më shumë, që mos detyrohen të fshihen”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Arti e kultura mund të ndihmojnë në rritjen e turizmit dhe biznesit", Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Investimet tona kanë zhvilluar turizmin në veri", Rama:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Shkodër një takim me përfaqësuesit e bizneseve të vogla. Rama tha gjatë fjalës së tij, se qeveria dhe bashkia në këtë qytet duhet të punojnë për një program të përbashkët specifikisht për artin dhe kulturën në Shkodër. Ai tha se arti dhe kultura kombinuar dhe me elementë të tjerë mund të ndihmojnë në rritjen e turizmit dhe biznesit. Rama njoftoi gjithashtu se para pak ditë arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore, ndërsa shtoi se Shkodra ka një kontribut në arkivin e botës.

"Ne kemi hyrë në një fazë të re me hapësirat për vajzat dhe djemtë të teknologjisë që kanë nisur të zhvillojnë bizneset e tyre. Kemi aktiv parkun Dyrana ku mund të regjistrohesh online, jemi duke përfunduar një bazë cilësore në Vlorë dhe në modelin e Piramidës për të pasur brenda programet e TUMOS-s edhe hapësirat për më të rriturit, kemi me Fondin e Zhvillimit projektin për Shkodrën. Një opsion është që në bashkëpunim me RTSH të shfrytëzojmë një pjesë të godinës dhe ka një pjesë që është e pashfrytëzuar dhe një variant tjetër është te Uzina e Telit, jemi duke punuar. Dikur ka qenë një hapësirë për orkestrën, besoj shumë që ne duhet të ecim me një program të përbashkët të qeverisë dhe bashkisë specifikisht për artin dhe kulturën në Shkodër sepse kanë një traditë dhe e kombinuar me elementë të tjerë mund të bëjnë një punë të madhe për më shumë turizëm dhe biznes. Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore. Shkodra ka një kontribut në arkivin e botës.", u shpreh Rama. 

 

1 VITE ME PARE

"E kam bezdi kur më thonë e la veriun", Rama: Investimet tona kanë zhvilluar turizmin këtu! Malet e Shqipërisë do i kthejmë si në Zvicër dhe Austri

"Investimet tona kanë zhvilluar turizmin në veri", Rama:
edi rama

VELIPOJË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Velipojë se investimet e qeverisë së tij në veri kanë zhvilluar turizmin dhe ekonominë. Gjatë fjalës së tij, Rama tregoi edhe disa nga projektet infrastrukturore të kryera në veri.  Kryeministri tha se me investimet në të ardhmen do t'i kthejnë malet e Shqipërisë si ato në Zvicër dhe Austri.

"E kam bezdi kur më thonë e la veriun. Por të shohësh ç’kemi bërë në investime në veri, atëherë e kupton pse ka zhvillim turizmi dhe ekonomia në veri. Po ta filloj nga rruga e Valbonës, Bajram Curri. Kur kemi marrë detyrën, Bajram Curii ishte ça të të them. Ishte një vend, thoja cila është arsyeja që njeriu të rrijë këtu një minutë. Sot rruga e Valbonës ka gjeneruar atë turizëm në Valbonë. Bajram Curri është bërë një qytet i vizitueshëm. Vazhdojmë me rrugën e Vermoshit. Nuk ekzistonte, Tamara ishte një vend vetëm plehra dhe qen. E bëmë pikë turistike. Vazhdojmë me Komanin, me këtë Shkodër-Velipojë. Nuk ishte.

Vazhdojmë me pjesën e zonës nga vijnë udhëheqësit e vërtetë nga Puka. Puka vetë. Thethi nga lart, Thethi nga poshtë. Mund të shtyhem më tutje, të flas për qarkun e Dibrës. Edhe rrugën e Lurës, edhe rrugën e Arbrit. Është bërë një infrastrukturë që ka hapur qarkullimin e gjakut. Çështja është shumë e thjeshtë, nuk ka një vend të bukur në këtë pjesë, ku ti ndërton agroturizëm dhe njeriu nuk vjen dot. Unë e them, bregdeti normal është bregdet. Por miniera e arit shqiptar të turizmit, është çfarë ka matanë bregdetit. Edhe fillon nga kjo zonë lartë deri poshtë në jug. Malet tona janë mrekulli. Kur të fillojnë investimet me 5 yje në male atëherë do flasim. Zvicër, Austri pa asnjë diskutim. Kjo është e ardhmja.", u shpreh Rama.

1 VITE ME PARE

Rama në Velipojë: "Airbnb"-t nuk janë ende cënim për hotelerinë! Do të ndërhyjmë me qetësi, prandaj kemi nisur marrëveshjet me hotelet

"Investimet tona kanë zhvilluar turizmin në veri", Rama:
edi rama

VELIPOJË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në bashkëbisedimin me përfaqësuesit e bizneseve dhe hotelerive në Velipojë se Airbnb ende nuk janë një cënim për hotelet.

Rama tha se nuk ka ende një plan për njësitë akomoduese të Airbnb për shkak se nuk ka kapacitet maksimal akomodues përmes hoteleve. Ai shtoi se ndërhyrjen qeveria do ta nisë avash avash, duke nisur nga marrëveshja me hotelet.

"Sot kemi 5 miliardë të hyra në ekonomi që është shifër e jashtëzakonshme, ndërkohë që kur vjen puna tek të ardhurat e deklaruara të biznesit formal është dyfish, por nuk është aq sa është. Një pjesë e konsiderueshme këtu është Airbnb, është plot kudo dhe janë para ekstra për familjet që nuk deklarohen. Ne nuk kemi dashur të futemi në këtë pjesë sepse ne nuk kemi ende kapacitete hoteliere që të mund të nisim shtrëngimin nga ana tjetër. Airbnb nuk ka nisur të cënoj hotelet sepse hotelet mbeten plot edhe në sezonin kur Airbnb merr pjesën më të madhe. Do ta nisim ndërhyrjen me qetësi dhe butësi, prandaj kemi nisur marrëveshjen me hotelet. Ne jemi të lumtur që ju të pranoni 65%-in e deklaruar për shtretërit, jemi të kënaqur që mbi 1000 hotele i janë afruar derës sonë dhe kërkojnë marrëveshje. Paralelisht me këtë do të nisim edhe për Airbnb.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama takim me bizneset në Velipojë: Kjo zonë meriton zhvillim me standardet më të larta të Evropës, do tërheqim fuqinë e madhe të konsumit

"Investimet tona kanë zhvilluar turizmin në veri", Rama:
edi rama

VELIPOJË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve në Velipojë. Rama u shpreh se Velipoja është një nga zonat më të bukra të Evropës dhe si e tillë meriton zhvillim me standardet më të larta europiane. 

Ai tha më te tej se do punohet për të tërhequr fuqinë e madhe të konsumit nga turistët që shpenzojnë shumë. Rama shtoi se po ashtu lind nevoja që punonjësit dhe stafet të paguhen më shumë. Kreu i qeverisë bëri me dije se projekti për nënstacionin e ri në Shëngjin është gati dhe do fillojë nga ndërtimi.

"Shqipëria do të përfaqësohet me një mozaik të jashtëzakonshëm arkitektësh. Janë projekte shumë ambicioze. Do tërheqim fuqinë e madhe të konsumit nga ana e kategorisë së turistëve që shpenzojnë shumë. Ata kanë nevojë për këtë infrastrukturë, të ardhurat rriten. Lind nevoja të paguhen edhe më shumë stafet, lidhen edhe me cilësinë. Ne do të mbështetësim. Kemi bërë si vend, shumë gabime në të shkuarën, kemi bërë gabime në zhvillimin e bregdetit tonë në të shkuarën. Kemi shumë akoma mundësi për të ndërtuar infrastrukturë hotelerie, mikpritjeje shembullore. Kjo është një nga zonat më të bukura të Evropës, nuk diskutohet. Meriton zhvillim me standardet më të larta të Evropës. Projekti për nënstacionin e ri në Shëngjin është gati, do fillojë nga ndërtimi.", tha Rama. 

edi rama ne shkoder

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet