LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri në darkë për 'Territorialen'. Boçi: Nuk jemi noterët tuaj

•Sot po mbahet seaca e radhës parlamentare, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika. •Fillimisht seaca nisi me debate mes opozitës dhe mazhorancës për bojkotin në mbledhjet e Komisionit të Reformës Territoriale. •Por, PS nuk pranoi të heqë nga rendi i ditës propozimin e tyre për zhbërjen e formulës së barazisë dhe që të marrin drejtimin, duke i lënë afat PD-së që të vendosin deri në mbrëmje nëse do marrin pjesë ose jo në komision, në të kundërt do të votojnë ndryshimet. •Gjatë fjalës së tij Kryedemokrati Sali Berisha i'u drejtua socialistëve, duke thënë se ata po mbrojnë Edi Ramën por ai do 'ti marrë me vete'. •Gjithashtu nuk munguan as akuzat për lidhje me krimin e organizuar, teksa e cilësoi qeverinë si 'e keqja radikale' dhe se kjo 'e keqe' vjedh çdo ditë të varfrit, qytetarët dhe shqiptarët. •Lideri i opozitës akuzoi më tej mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe për mbrojtje të hapur të korrupsionit dhe u shpreh ky vendim përbën një akt grushti shteti dhe e kthen Kuvendin në mburojë të krimit dhe të vjedhjes së fondeve publike. •Berisha iu referua konceptit të “banalitetit të së keqes” të filozofes Hannah Arendt, duke akuzuar deputetët e mazhorancës se po veprojnë pa përgjegjësi morale dhe si zbatues të verbër të urdhrave të kryeministrit Edi Rama. •Berisha deklaroi se përdorimi i imunitetit parlamentar për të mbrojtur korrupsionin po rrit revoltën qytetare dhe në përfundim u bëri thirrje shqiptarëve të reagojnë kundër qeverisë. •Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është përgjigjur pyetjeve të deputetit Tedi Blushi në lidhje me arrestimin e Ilir Metës. •Gjatë fjalës së tij, Lamallari duke cituar raportin e Avokatit të Popullit u shpreh se Meta nuk është rrëmbyer gjatë arrestimit. •Po ashtu ai thekson se pretendimet për mohim të lirisë së shprehjes dhe fjalës nuk qëndrojnë dhe se Meta po trajtohet njësoj si të gjithë të paraburgosurit e tjerë.   •Ndërsa, Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla i ka dhënë një ultimatum Opozitës në lidhje me komisionin për reformën 'Territooriale'. •Gjatë fjalës në Kuvend, Balla është shprehur se opozitën do ta presin deri në darkë nëse do të vijnë komision, ose do të ndryshojnë përbërjen për komisionin. •Gjithashtu Balla ironizoi opozitën pas mbledhjes së grupit, duke thënë se çfarë thonë në darkë nuk e thonë në mëngjes.

29 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ball ka njoftuar se Partia Socialiste ka tërhequr nga rendi i ditës projektvendimin për ndryshimet në përbërjen e Komisionit të Reformës Territoriale. Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se mazhoranca ka vendosur heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet e kësaj lëvizjeje.

“E heqim nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale! Do vijojë puna në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale”, u shpreh Balla gjatë seancës.

Pas këtij vendimi, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, kërkoi që mazhoranca të mos mjaftohet vetëm me heqjen e pikës nga rendi i ditës, por të tërhiqet plotësisht nga ndryshimet e propozuara në Komisionin e Reformës Territoriale.

“Duhet të tërhiqeni nga ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale, jo thjesht ta hiqni nga rendi i ditës! Tërheqja tregon vullnetin, shtyrja nuk tregon asgjë," deklaroi Boçi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Do ta votoja me shumë kënaqësi..."/ Balla: Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç është domosdoshmëri

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se të rinjtë dhe fëmijët janë grupi më i ekspozuar ndaj rrezikut të drogës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai theksoi nevojën për rritjen e sigurisë brenda dhe përreth shkollave.

Gjithashtu Balla u shpreh se është detyrim i Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Brendshme dhe i të gjithë aktorëve të tjerë institucionalë të forcojnë masat për mbrojtjen e fëmijëve nga shpërndarja e lëndëve narkotike. 

“Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, një praktikë që po ndiqet nga vende që marrin përgjegjësi si Franca, Spanja dhe Australia”, u shpreh Balla./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze"/ Debati Korreshi- Gogu, Braçe: O Saimir ai është i bindur që t’i s’je euroskeptik, por nuribehist

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe është përfshirë në debatin mes deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe ministrit Toni Gogu. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe e ka quajtur me shaka ligjvënësin e PD-së ‘nuribehist’.

Deputeti socialist tha se niveli i marrëdhënieve, jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik, është i tillë që të shtyn jo vetëm më përpara sa i takon aspektit politik, por edhe ekonomik.

Sipas tij, sot në Shqipëri ke investime të drejtpërdrejta franceze. Në fund, ai tha se mpianti më i madh i prodhimit të energjisë elektrike nga dielli në Ballkan, është në kufijtë mes Divjakës, Lushnjës e Fierit. 

“Ju të dy na përfshitë në këtë debat. O Saimir nuk të tha dhe ai është i bindur që t’i s’je euroskeptik. Por që ti je nuribehist je. Nejse mos harro Saimir që Lushnja ka drejtori bujqësie. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për atë rreth, sepse me thënë të drejtën nuk funksionon vetëm Lushnja, por edhe Divjaka. Dhe vërtetë është ajo linja e gjatë nga shtëpia jote deri te kthesa e Çermës, por nga Kthesa e Çermës deri në Divjakë është në rregull Saimir. Kështu që brenda rrethit të Lushnjës je dhe po të duash mund të vish edhe në Divjakë.

Megjithatë që t’i themi gjërat si janë, të katërta këto marrëveshje natyrisht që reflektojnë edhe përmbushje të detyrimeve dhe standardeve nga ana e palës shqiptare dhe pa më të voglin diskutim krijojnë një hapësirë të re edhe financiare, edhe fiskale, edhe konkurruese për të gjithë ata operatorë ekonomikë apo jo. Marrëveshje me Francën reflekton një marrëdhënie që nuk ka qenë kurrë midis Shqipërisë dhe Francës.

Niveli i marrëdhënieve, jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik, është i tillë që të shtyn jo vetëm më përpara sa i takon aspektit politik, por edhe ekonomik. Sot në Shqipëri ke investime të drejtpërdrejta franceze. Dhe meqë jemi këtu Saimir, më vjen ta them se impianti më i madh i prodhimit të energjisë elektrike nga dielli, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ekzaktësisht në kufijtë mes Divjakës, Lushnjës e Fierit. Ndërkohë që për tre marrëveshjet e tjera, është e njëjta logjikë, por e shtrirë në territor”, tha mes të tjerash Braçe./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Braçe habitet me deklaratën e Ulsi Manjës: Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe është habitur dhe ka qeshur pas deklaratës së Ulsi Manjës në Kuvend. Manja u shpreh se qyteti i Lushnjës me anë të eksportit dhe bujqësisë i sjell buxhetit të shtetit rreth 500 milionë euro. Kjo deklaratë e deputetit Ulsi Manja, ishte një replikë ndaj deputetit Sajmir Korreshi.

“Nuk dua të hyj në domainin e ministrit të Bujqësisë, Lushnja sot, në eksportet që kemi në bujqësi, sjell në buxhetin e shtetit rreth 500 milionë euro.”/Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend/ Zhupa kërkon fjalën për replikë, drejtuesja e seancës refuzon, Manastirliu- demokrates: Ke gjë personale me mua?

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Ina Zhupa, Ogerta Manastirliu

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu u 'përplas' me deputeten e PD-së Ina Zhupa në Kuvend. Debati mes tyre erdhi, pasi, Zhupa i ndërhyri gjatë kohës që Manastirliu po fliste nga foltorja për çështjen e pagave të mësuesve që janë diplomuar para sistemit të Bolognas.

“Ke gjë personalisht me mua?” i tha Manastirliu Zhupës.

Pasi përfundimit të fjalimit të Manastirliu Zhupa kërkoi mundësinë për të replikuar, por kjo kërkesë iu refuzua nga nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

"Integrimi në BE s’është klub barsaletash por..."/ Toni Gogu- Korreshit: Mos fol me dialekt Myzeqar, jemi në Kuvend duhet të flasim si ligjbërës

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu, ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gogu iu drejtua Korreshit duke i thënë të mos fliste me dialekt, por me gjuhë standarte. Ai tha se integrimi në BE s’është klub barsaletash.

"Dy momente po i shijoj pa masë. Një dialektin myzeqar se më kujton fëmijërinë, buzë rremës në Berat, por kemi lëvizur të dy, kemi ardhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet të flasim si ligjbërës. Dhe e dyta, skeçet e portokallisë. Është shumë mirë që t’i mbash copy-rightin këtyre skeçeve, por baltën ti mua nuk ma tregon dot. Sepse unë çohem në mëngjes dhe jetoj në Maknorë, ka baltë atje, ka edhe drita, por baltën zotëri e pastron ai që e sheh dhe që është atje për të pastruar baltën.

Siç pastruam baltën e drejtësisë që ti i thoje dje Prokurores së Përgjithshme ‘lavire rrugësh’. Zotëri, integrimi Europian nuk është klub barsaletash, por është që baltën që thua ti, të marrësh atë lopatën dhe ta pastrosh. Nuk është që t’i bësh presion me libër shtëpie gjyqtarëve, por të vesh të ballafaqohesh me drejtësinë”, tha mes të tjerash Gogu./Dosja.aj

4 MUAJ ME PARE

"Merrni furkë e tirrni lesh"/ Korreshi ironizon ministrin: O Toni, kryetari i KLGJ-së tall ‘xhevahiret’ në komision, ti do të na fusësh në BE

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka debatuar ditën e sotme në Kuvend me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogun. Ky debat është zhvilluar lidhur me ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE. 

Korreshi tha se nuk mund të futesh në Europë, kur vendi nuk ka ujë dhe drita. Sipas tij, nuk mund të pretendohet hyrja në BE, kur vidhen fondet e dhëna prej saj.

"Të vjen të tall hevahetret kryetari i KLGJ-së në komisionin. Thotë: kemi ulur vonesat nga 16 vjet në 16 ditë vonesë. Thërrasim atë të KLP-së, ajo nuk ka xhevahire por...

Është një komedi e fadil hasës që thotë 20 vjet mbrapa e 50 vjet anash, si do hymë në europë ne kështu? Se Europa nuk të qas pa ujë e drita. Ne jemi akoma me qenefë fiku, ju do hyni në europë. Ai thotë reforma në shëndetësi, shkoni shihni onkologjikun, regjistrohesh dot pa mik atje?

Ku janë këto refomat në arsim? Në po na mbyllen klasat e shkollat. Si do hyjmë në euopë ne duke vjedhur fondet e BE, se hundët edhe ke specat i futët…

Rrëshqiti para ca ditësh rruga në Librazhd, si ka mundësi që na bien rrugët kështu neve? Nuk hyhet në europë me brekë të grisura…. Merrni furkë e tirrni lesh se vetëm për këtë punë jeni", tha Korreshi ndër të tjera./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Skandal, asnjë ministër i fushës nuk është prezentë..."/ Marrëveshjet e paraqitura nga PS në Kuvend, Tritan Shehu: Do t’i votoj, pavarësisht rezervave që kam me qeverinë

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar ditën e sotme se Parlamenti është kthyer krejtësisht në formalizëm. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehu u shpreh se marrëveshjet që janë paraqitur janë marrëveshje të rëndësishme, që lidhen me politikat rajonale mbi rolin e Shqipërisë për marrëdhëniet reciproke në rajon. Deputeti e quajti 'skandal' faktin që asnjë ministër i fushës nuk është prezent.

“Ka diçka që nuk shkon në këtë Parlament, i cili është kthyer krejtësisht në formalizëm. Së pari marrëveshjet që janë paraqitur janë marrëveshje të rëndësishme, që lidhen me politikat rajonale mbi rolin e Shqipërisë për marrëdhëniet reciproke në rajon. Dhe unë nuk shoh asnjë ministër të fushës që të jetë prezent. Është një skandal i vërtetë kjo që po ndodh në Parlament.

Jemi në një situatë vërtetë qesharake dhe të rëndë në Parlamentin shqiptar. Këto marrëveshje unë do t’i votoj, megjithë rezervat që kam në konceptet e politikës së jashtme rajonale të realizuara nga kjo qeveri, e cila në vend të forcojë bashkëpunimin me faktorët rajonalë, e ka shkatërruar atë”, tha mes të tjerash Shehu./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Parlamenti t’i shqyrtojë me seriozitet marrëveshjet"/ Ministri Gogu: Shqipëria vazhdon dhe përfiton nga fondet e BE-së

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Toni Gogu

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, është shprehur se Shqipëria po vazhdon të përfitojë nga fondet e BE-së. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gogu u shpreh se fondet IPARD të BE-së për bujqësinë do të vazhdojnë të jepen për Shqipërinë.

Ai tha se Parlamenti duhet t’i shqyrtojë me seriozitet marrëveshjet. Në fund, ministri ftoj kolegët e opozitës që të bëhen pjesë, në mënyrë që standardet e BE-së të fillojnë të ndihen në jetën e përditshme të qytetarëve.

“I përmenda të gjitha këto detaje për të thënë se bëhet fjalë për standarde europiane, financim me standarde europiane, për financim që prek jetën e përditshme, për auditim europian, ashtu siç u përmend këtu që Shqipëria vazhdon dhe përfiton nga fondet e BE-së, edhe kur në to konstatohen pas auditimeve keqfunksionime.

Atëherë pezullohen dhe rivazhdon financimi, siç do të jetë edhe rasti i IPARD, i cili do të vazhdojë më fuqishëm se më parë. Nuk kemi vetëm retorikë anëtarësimi.

E kuptoj fare mirë parodizimin që përpiqet t’i bëhet situatës, sikur anëtarësimi në BE të ishte ndryshimi i realitetit brenda orës dhe jo sikur të ishte ndryshim dekadash që kanë kaluar të gjitha vendet para se ta aksesonin atë.

Kështu që e vetmja rrugë që ky Parlament ka është që t’i shqyrtojë me seriozitet të gjitha këto marrëveshje, t’i miratojë ato dhe prandaj i ftoj edhe kolegët e opozitës që të bëhen pjesë, në mënyrë që standardet e BE-së të fillojnë të ndihen në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha mes të tjerash Gogu./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Paguan lekë për të bërë ‘share’ dhe..."/ Balla- Shehajt: S’bëhesh dot politikan me para dhe ‘boost’ në Facebook

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Agron Shehajt lidhur me çështjen e Ballukut. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla i tha Shehajt se politikan nuk bëhesh me para dhe ‘boost’ në Facebook.  Në fund, Balla akuzoi Shehajn se është politikani që paguan më shumë lekë për të bërë ‘share’ dhe ‘boost’ në faqen tënde.

"Si the për Erion Veliaj? Si the? Si thoshte Erioni për ty? Histori sukssi. Goni, na erdhi Goni, na ka hapur, ka ardhur këtu për të na sjellë modelin. Nuk po shpik, po u referohem lajmeve publike të një vizite që ministri për mirëqenien sociale ka bërë në biznesin e një sipërmarrësi, ministria po e mbështeste. Shiko, burrëria nuk është kusht që të veshësh pantallona.

Ti, për fatin e keq, ashtu siç ke hyrë në këtë sallë në 2017, ta kam thënë shpesh se ma kanë thënë ata që të sollën, nuk bëhesh dot politikan duke paguar para për t’u bërë deputet dhe duke bërë ‘boost’ në Facebook. Je politikani që paguan më shumë lekë për të bërë ‘share’ dhe ‘boost’ në faqen tënde", tha Balla./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Ne jemi në komisionin e Reformës Territoriale, mos besoni gënjeshtrat e Taos

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se opozita është pjesë e Komisionit të Reformës Territoriale, duke hedhur poshtë pretendimet për bojkot. 

Në një prenoncim për mediat jashtë Kuvendit,  Berisha tha se parlamenti është i paralizuar ndërsa shtoi  se kryeministri Rama po bën përpjekje për përjashtimin e opozitës nga proceset vendimmarrëse. Sipas Berishës opozita mbetet e përqendruar në atë që ai e quajti “grusht shteti”.

*Eksiola Shehu, Euronews:*
*Z.Berisha, nëse u kuptova drejt, në artikulimin tuaj thatë se çdo veprim është i paralizuar, duke përfshirë edhe mospjesëmarrjen në komisionin e reformës territoriale?*

Sali Berisha: Thashë parlamenti është i paralizuar. Asgjë nuk mund të kemi ne në rend dite përveçse grushtin e shtetit që po kryen Edi Rama për të mbrojtur veten e tij.

*Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Në rend dite ka një vendim për ndryshimin e përbërjes së komisionit....*

Sali Berisha: Të bëjnë ç’të duan. Ne jemi në komision. Duan të na përjashtojnë fare? Le ta bëjnë.

*Eksiola Shehu, Euronews: Zoti Berisha, po ju nuk po shkoni në komision? Keni munguar në tre mbledhje.*

Sali Berisha: Kush të tha? Në asnjë mbledhje nuk janë njoftuar anëtarët e opozitës. Janë që të gjitha manipulime të Edi Ramës sepse do të spostojë, por ne jemi të përqendruar tek grushti i tij i shtetit. Është i pashpresë. Çfarë do të bëjë, ai do përfundojë me Lubinë, në krah të saj, aty ku e ka vendin.

*Andon Kello, Abc News: Pra, ju jeni në komision?*

Sali Berisha: Jemi, si nuk jemi. Kush tha që nuk jemi? Ne kemi qenë dhe jemi. Nuk ka asnjë diskutim. Besoni ju gënjeshtrat e Taos? E patë ju kush ishte Tao, ia lexova aty para jush. Si mund t’i besoni ju atij?/Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Ergys Agasi po kërcënon prokurorët! Vrasja në aeroport ishte e organizuar prej tij

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se Ergys Agasi po kërcënon prokurorët e SPAK. I pyetur nga gazetarët në dalje të Parlamentit, Berisha u shpreh se vrasja e Gilmando Danit e ndodhur në aeroport ishte e organizuar prej tij.

Më tej, Berisha u shpreh se e gjithë vëmendja politike dhe publike duhet të përqendrohet te ajo që ai e cilësoi si “grusht shteti” për të mbrojtur Ramën. Ndërsa hodhi poshtë debatet mbi pjesëmarrjen e opozitës në komisionet e posaçme, duke i quajtur përpjekje për të devijuar diskursin nga çështjet kryesore.

"Tani edhe njëherë, sot PD, sot çdo qytetar shqiptar ka në axhendë sa hap sytë gjersa bie në darkë, luftën kundër grushtit të shtetit në mburojë të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Pra, çdo veprim është i paralizuar në momentin kur mbrohet një kriminele e damkosur me një kryekriminel, me një kryetar të organizatës kriminale që e ka emrin Edi Rama. Pra, edhe njëherë, unë e kuptoj se narkoqeveritarët, se Edi Rama bën gjithçka për të spostuar diskursin nga Lubia dhe vetja e tij tek komisionet, tek kjo, tek ajo, por ai me këtë nuk do realizojë dot asgjë. Ka një çështje në rendin e ditës të çdo shqiptari dhe kjo çështje është grushti i shtetit kundër shtetit, i kryer nga Edi Rama për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet e tmerrshme.

A e shihni ju se edhe imunitetin po e përdor për të mbuluar Agasin. A e dini ju se Agasi është sot i lirë nga kafja në kafe? A e dini ju se Agasi është organizatori i kërcënimit të prokurorëve? Në vitet 2005-2013 janë arrestuar dhe vendosur para ligjit 1500 banditë dhe kapobanda, prej tyre, disa, jo pak, kanë marrë dënime përjetë dhe janë edhe sot. Disa u lirua nga Edi Rama. Të tjerë kanë marrë dënime 25-30 vite e me radhë. Por ju jeni dëshmitarë, nuk ka pasur kërcënime të paktën prokurorë nuk kanë dalë publikisht të thonë se po na kërcënojnë. Unë besoj se kanë kërcënime sot. Nuk i shtojnë ata. Unë e kam kollaj të them se Altin Troplini gënjen, jo nuk them se gënjen.

Sepse mekanizmi i kërcënimit me jetë të tyre është mekanizmi që përdor Edi Rama nëpërmjet Ergys Agasit. E patë ekzekutimin në sheshin e pushtetit? Aeroporti është sheshi i pushtetit. Është sheshi më i mbrojtur i vendit. Aty mund të ekzekutojë vetëm policia. Askush tjetër nuk çmendet të marrë guximin të kryejë atë vrasje që e panë shqiptarët. Ajo ishte vrasje e organizuar nga Ergys Agasi. Ishte nga ato që thoshte pam, pam, pam. E dëgjuat ju. Plus pastaj e vërteta është se e tepruan kur e krahasuan me dosjen e atij tjetrit, se nuk ka ndonjë ngjashmëri të madhe. Por nuk është se galeria e Ergys Agasit, e videove dhe fotografive është nga më të turpshmet dhe në krye të këtij turpi qëndron Edi Rama," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama bëri grusht shteti në Kuvend, përgjigjen e merituar do e marrë nga qytetarët më 10 shkurt

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka bërë një 'grusht shteti' në parlament.

Berisha vijon me akuza ndaj kreut të qeverisë, për shkelje të ligjit dhe kapje të pushtetit të drejtësisë, duke bllokuar autoritetet kushtetuese për ngritjen e akuzave ndaj cilitdo që shkel ligjin. Kryedemokrati Berisha, theksoi se me datë 10 shkurt do të jetë dita e uraganit të fuqishëm të lirisë, të shqiptarëve dhe të përmbysjes së këtij regjimi.

"Parlamenti është transformuar në një mburojë, në një parzmore të vjedhjeve të papërmbajtura, të plaçkitjes së papërmbajtur të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale që kryeson Edi Rama. Sot, parlamenti përsëri mblidhet, diskuton gjithçka vetëm e vetëm që të shurdhojë, vetëm e vetëm që të mbulojë krimin monstruoz që ka kryer, grushtin e shtetit, Edi Rama nëpërmjet tij, duke marrë pushtetin e drejtësisë, duke bllokuar prokurorinë dhe të drejtën kushtetuese, detyrimin e saj kushtetues për ngritjen e akuzave ndaj cilitdo që shkel ligjin.

Me këtë akt të pashembullt në historinë e vendit, dëshmon se jemi në kushte në të cilat qytetarët dhe vetëm qytetarët mund t’i japin përgjigjen më të merituar.
Është sot koha më shumë se kurrë 10 shkurti të shndërrohet në ditën e viganit, në ditën e uraganit të fuqishëm të lirisë, të shqiptarëve dhe të përmbysjes së këtij regjimi të urryer që nuk ndjek asnjë ligj, parim dhe as Kushtetutë.", tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Krimineli Tao është i implikuar në afera të rënda me kunatën e Fate Velës

 

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur akuza të forta ndaj drejtuesit të grupit socialist Taulant Balla. Berisha deklaroi se po rikujtonte rolin e Taulant Ballës në marrëdhënie me persona të botës së krimit, duke cituar disa komunikime të datës 10 shkurt 2020.

Sipas tij, përgjigjja e Ballës ishte se do të garantonte vota nëse disa emra të caktuar përfshiheshin në lista, pavarësisht se ndodheshin në burg.

"Ju doni të fshihni të keqen banale.
Më lejoni tua rikujtoj pak se kush është parafolësi.
Me datën 10.2.2020, Target, ky është kaunterparti i tij, informon pinin AM5P80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin kriminelit Tao asnjë tender publik, asnjë favor tjetër përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkojnë.
Ky mesazh iu përcoll kriminelit Tao dhe i dhanë afat deri në dhjetor.
Krimineli Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz që votojnë për ne nëse vendosim në lista ata që thoni ju në burg?
Përgjigjja ishte: Po, ne e garantojmë këtë.
Më pas krimineli Tao: Ata shkojnë në burg këtë vit.
Krimineli Tao është i implikuar në afera të tjera të rënda me kunatën e Fate Velës, njëfarë Eriona Daupaj.
Eriona Daupaj thotë: Do ta çoj për sekuestro se do i bëj nder Taos, kriminelit Tao.
Prisni, se ka të tjera prapë.
Ju lutem, se janë shumë të rëndësishme këto për kriminelin Tao.
“Këto ditë po më pyet do jetë prapë Balla apo do jesh ti”
Vladi: Ok se flas unë me Ballën, ia tregoj unë atij.
Dëgjoni tani se ka shumë ky.", tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Nuk të kam takuar kurrë"/ Topalli i përgjigjet Ballës: Ke takuar Lulzim Bashën

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja demokrate Jozefina Topalli i është përgjigjur deputetit Taulant Balla, që i tha se në 2021 bashkëpunoi me të kundër PD-së. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli u shpreh se ajo se ka takuar kurrë privatisht Ballën, por Lulzim Basha po.

Ndërkohë që shtoi se në 2021 krijoi një lëvizje, pasi PS-ja kishte kapur Bashën. 

"Është e njohur publike që në ’21-shin kam krijuar një lëvizje. Vura re se në krye të Partisë Demokratike ishte njëri që ju e kontrollonit, nuk të kam takuar kurrë në jetën time, por ke takuar Lulzim Bashën në mënyrë të fshehtë. Prandaj mos u merr me mua. Koha më ka dhënë të drejtë dhe sot jam më krenare se kurrë. Të thuash të vërtetën kur të tjerët thonë të kundërtën," tha Topalli./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha u drejtohet deputetëve të PS: Ju po mbroni Ramën, por Rama do u marrë me vete

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i'u drejtua Partisë Socialiste duke thënë se ata po mbrojnë Edi Ramën por ai do 'ti marrë me vete'. 

Në fjalën e Berishës në foltore, nuk munguan as akuzat për lidhje me krimin e organizuar. Ai e cilësoi qeverinë si 'e keqja radikale' dhe se kjo 'e keqe' vjedh çdo ditë të varfrit, qytetarët dhe shqiptarët.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, unë fola për të keqen banale për këta që janë këtu, kurse ai që është mbrapa me suitën e tij, ata janë e keqja radikale.
Dhe e keqja radikale është ligësia më e madhe njerëzore.Sepse ata, pra, po, po, se ka të keqe banale dhe të keqe radikale, e dini ju këtë, në doktrinë. Këta të keqes radikale janë njerëzit më të pashpirt që majmen çdo ditë duke vjedhur të varfrit, duke vjedhur qytetarët, duke vjedhur shqiptarët.

Këta të gjithë këtu janë e keqja radikale. Këta janë hajdutë të pashoq. Por ju që i mbroni këta dhe nuk ua tregoni vendin, ju jeni e keqja banale. Ndaj dhe nuk ka kuptim, se unë mund të flisja këtu për Eskobarin e Ballkanit dhe Europës, për Ramaduron, për çfarë nuk mund të flisja, për drogën dhe narkoshtetin.Por e keqja, ajo që bëni ju këtij vendi është e tmerrshme, nuk ka të ndalur. Po si mor bëheni ushtarë, shërbëtorë të Lubi Ballukut? Po çfarë dinjiteti keni ju që bëni këtë akt? Po si mor bllokoni ju imunitetin? Çfarë u thoni ju qytetarëve, familjarëve tuaj, që ne do mbrojmë vjedhësen, hajduten Lubi Balluku dhe Edi Ramën? Po cili nga familjarët tuaj, njerëzit tuaj, miqtë tuaj, shokët tuaj do miratonte këtë akt?m Po ajo është kapur tani? Ju mbroni Ramën, por Rama do u marrë me vete ju. U garantoj! Kaq!", tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Kaos në Kuvend, ndërpritet seanca plenare për 5 minuta

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë për 5 minuta për shkak të kaosit të krijuar. Gjatë seancës, deputetët kanë shkuar në foltore, ndërkohë që zhurma e krijuar ka pamundësuar zhvillimin e seancës plenare.

Kryetarja e Kuvendit ka ndërprerë seancën për 5 minuta, në mënyrë që të qetësoheshin deputetët./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Ju jeni e keqja banale, zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros dhe bëheni shërbëtorë

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për shkelje të Kushtetutës dhe për mbrojtje të hapur të korrupsionit. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh ky vendim përbën një akt grushti shteti dhe e kthen Kuvendin në mburojë të krimit dhe të vjedhjes së fondeve publike.

Berisha iu referua konceptit të “banalitetit të së keqes” të filozofes Hannah Arendt, duke akuzuar deputetët e mazhorancës se po veprojnë pa përgjegjësi morale dhe si zbatues të verbër të urdhrave të kryeministrit Edi Rama. Berisha deklaroi se përdorimi i imunitetit parlamentar për të mbrojtur korrupsionin po rrit revoltën qytetare dhe në përfundim u bëri thirrje shqiptarëve të reagojnë kundër qeverisë.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj deputetë, ky parlament çdo sekondë, çdo minutë nxin për aktin antikushtetues, për shndërrimin e mandateve të krimit në mburojë të Lubi Ballukut. Në parzmore të vjedhjeve së miliarda eurove taksa tuaja nga Ramaduro dhe Lubia e tij. Ky parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e delinkuentes Lubi Balluku. Para se të ndalem më me hollësi në këtë çështje, të dashur qytetarë dhe qytetare, dje u detyrova t’i referohem Joneskut dhe rinocerontit të tij. Sot do sjell tek ju konstatimin e filozofes së shquar gjermane, Hannah Arendt. Kjo filozofe e shquar, ndër më të mëdhatë e shekullit të shkuar, në vitet ’60 vendosi të ndjekë gjyqin kundër Eichmann, një nazist që kishte përcjellë në furrat e djegies dhe dhomat e gazit miliona hebrenj. Arendt u ul në sallën e gjyqit dhe ndoqi të gjithë seancat. Mirëpo, për habinë e të gjithë atyre që prisnin konkluzionet e saj, kjo filozofe e madhe doli me përfundimin se kemi të bëjmë me banalitetin e të keqes apo të keqen banale.

Pra, sipas saj, në rastin e këtij burokrati xhelat nuk ishte një monstër, por ishte një njeri që nuk mendonte. Ishte një automat që zbatonte urdhrat siç i vinin. Ndaj Hannah Arendt la si trashëgimi filozofike të saj, doktrinën e të keqes banale. E keni të shkruar secili prej jush në ballë. Ja, po të lexoj unë në ballet tuaja, lexoj e keqja banale, me të cilën ju në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirjes së qytetarëve. Ju bllokoni heqjen e imunitetit të një njeriu, që të paktën 1.2 miliardë me këto dosje gjer tani, me patronin e saj ua ka vjedhë shqiptarëve.

Çfarë thotë Arendt janë personazhet e të keqes banale? Njerëz që nuk mendojnë. Automatë që nuk mendojnë. Nuk ndjejnë përgjegjësi. T’u bëj një pyetje tani: a jeni secili prej jush prej tyre tani në këtë moment që mbroni Lubi Ballukun? Si u duket vetja juaj? U kërkoj të lexoni sa të dilni nga kjo seancë të keqen banale dhe të shihni se si jeni prototipi i saj. Po si ka mundësi? Po ç’të lidh ty që po të nxirrte nga partia, që të mos ngresh zërin tani? Mirë kjo tjetra që ia ka falur shpirtin dreqit, nuk kam çfarë them për të, por ju të tjerat që bëheni avokate të saj? A e kuptoni ju se ç’do të thotë të bllokoni imunitetin e një njeriu?

A e kuptoni se ç’do të thotë të përdorni imunitetin si mburojë për vjedhjen e shqiptarëve? A mendoni ju se çfarë zemërimi dhe revolte të jashtëzakonshme krijoni tek qytetarët që mezi mbyllin ditën për kafshatën e gojës? Që mezi mbyllin muajin, që nuk blejnë dot ilaçet e tyre, që vdesin spitaleve se ua vidhnin ilaçet njësoj siç Tanerdie i vidhte ushtarët e plagosur dhe të vrarë në Vaterlo. Çfarë jeni ju? E keqja banale. Si e pranoni ju këtë pozicion? Ku është? Nuk është. Ja, ku këtu mbrapa është përfaqësuesi i saj, që del dhe i bën avokati ministrit sepse ministri nuk mbrohet dot. Po në qoftë se i keni analfabetë, mos i vini ministra.
Po a keni përgjegjësi ju ndaj vetes, ndaj familjes tuaj, ndaj fëmijëve tuaj, ndaj njerëzve tuaj, ndaj zgjedhësve tuaj? A ndjeheni të përgjegjshëm apo jo? Ja, u shoh unë ju.

A bëtë reagim ju nga 6 mijë familje që përmbysën një Durrës dhe rrethe të tjera dhe nuk u keni dhënë asnjë qindarkë? A jeni ju e keqja banale e vendit apo jo?
Si mund të pranoni ju? Si mund të diskutoni ju kur të përmbyturve nuk u keni dhënë asnjë kacidhe? A i përfaqësoni ju ata? Jo mor jo, ju jeni e keqja banale, njerëz që nuk ndjeni asnjë përgjegjësi, që nuk mendoni dhe zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros. Nuk është kjo për çfarë qëndroni këtu. Po a ka gjë më të turpshme se sa të bëhesh shërbëtor i Lubi Ballukut? A e dini ju se ajo u urren ju?
Dhe ju këtë e dini por prapë e mbroni? A e dini se e ka kapur kreun tuaj për koke dhe këmbësh dhe ju prapë e mbroni? Sepse u detyron kryekorruptori. Nuk duhet të vini si automat këtu ju.

Ç’është kjo? Ky është një akt depersonalizimi. Njerëz që nuk mbani asnjë përgjegjësi ndaj shqiptarëve, ndaj vetes tuaj, ndaj familjeve tuaja. Se unë nuk mund të them se jeni të gjithë të përzier në Tunelin e Llogarasë? Se nuk jeni të gjithë të përzier tek Unaza e Madhe. Po pse i merrni ju përsipër këto ju? Se të vidhni edhe ju pak, ndryshe nuk ka kuptim. Kjo është e keqja banale. E keqja brirë nuk ka, kjo është. Jeni personazhe. Prandaj dhe kjo seancë është e turpshme. Nuk ka kjo seancë. Shqiptarët kërkojnë të zhbllokohet sistemi i drejtësisë. Tani keni filluar t’i çoni mesazhe ju, t’i kërcënoni. Mos kërcënoni prokurorët, as gjykatësit sepse Edi Rama do jetë përgjegjës për çdo akt që do kryhet ndaj tyre. Çfarë do të thotë kjo, u arrestuan 200 banda, u dënuan përjetë 50 banditë, nuk pati kërcënime, nuk u kërcënua kush. Kurse tani që kur është arratisur Agasi, Edi Rama u çon mesazhe njëri pas tjetrit prokurorëve, gjykatësve për t’i dekurajuar, për t’i tmerruar ata. A e kuptoni se ku qëndroni apo jo? Ndaj edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihen me të gjithë forcën e tyre për të larguar këtë të keqe të tmerrshme banale që ka mbërthyer Shqipërinë, Edi Ramën, Lubinë dhe suitën e tyre kriminale," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD-së u bien tavolinave 

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi është kthyer në kaos për pak çaste, pasi kryetarja e Kuvendit nuk i ka dhënë fjalën kryedemokratit Sali Berisha për replikë. Deputetët e PD-së në këto raste i kanë rënë tavolinave me grusht, duke krijuar kaos në Kuvend.

Më pas kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën Berishës për procedurë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Lamallari i përgjigjet Blushit për arrestimin e Metës: Nuk u rrëmbye, as liria nuk i është mohuar

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është përgjigjur pyetjeve të deputetit Tedi Blushi në lidhje me arrestimin e Ilir Metës. Gjatë fjalës së tij, Lamallari duke cituar raportin e Avokatit të Popullit u shpreh se Meta nuk është rrëmbyer gjatë arrestimit. 

Po ashtu ai thekson se pretendimet për mohim të lirisë së shprehjes dhe fjalës nuk qëndrojnë dhe se Meta po trajtohet njësoj si të gjithë të paraburgosurit e tjerë.  

"U tha një pretendim për mohim të lirisë së fjalës, së shprehjes, raporti përmend, citoj këtu në faqen 22, se në përfundim të shqyrtimit të këtij rasti, shprehim se përdorimi i lirisë së shprehjes duhet të bëhet në përputhje me nenin 10 të Konventës Kombëtare. Avokati i Popullit, vijon raporti, nuk promovon apo amniston përdorimin e gjuhës së urretjes, së ashpër, fyese apo denigruese në media por imponon detyrimin për përdorimin e saj në përputhje të përgjegjshme.

Sa i përket pretendimeve për burg politik, nga analizimi i informacioneve, rezulton se nuk qëndrojnë dhe janë të pabazuara, pra avokati i popullit konfirmon të kundërtën. Nuk ka persekutim politik. Dhe nuk kemi cënim të lirisë së shprehjes për sa kohë duhet balancë nga njëra anë lirisë së shprehjes dhe detyrimet që kanë institucionet për të garantuar sigurinë”, u shpreh Lamallari./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Ilir Meta po vuan burg politik"/ Blushi: Presidenti u rrëmbye nga policia e Prodës me urdhër të Ramës dhe Agasit

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar në Kuvend se ish-Presidenti Ilir Meta po vuan burg politik. Gjatë fjalës në Kuvend, Blushi u shpreh se Meta është rrëmbyer në mes të rrugës nga policia e Ilir Prodës me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe Ergys Agasit.   

Blushi në interperlancë me Ministrin Lamallari tha se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s me të burgosur politikë. Sipas tij, në vendin tonë ka paradokse, ku burgjet amnistohen për mbipopullimin dhe qytetarët burgosen për parking dysh.

"Në një anë shpallni amnistinë për të ulur mbipopullimin në burgje, në anën tjetër miratoni burgun për parkingjet dyshe ndaj qytetarëve të ndershëm. Të paktën 251 anëtarë të bandave më të rrezikshme enden të lirë rrugëve, më i fundit një killer i rrezikshëm që u arratis nga spitali i Durrësit, që ju ia krijuat mundësitë, duke qenë as me pranga dhe as i ruajtur mirë. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë.

Nuk e fshihni dot, as me propagandë, sepse e pa e gjithë bota se çfarë ndodhi më 21 tetor 2024, me qëllim që të vidheshin zgjedhjet e 11 majit dhe terrorizuar anëtarët e Partisë së Lirisë, ish-presidenti i Republikës, në mbrojtje nga Garda, ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-kryeministri Ilir Meta u rrëmbye në mes të ditës nga banda e maskuar e policëve, u mor me forcë u fut në furgon pa asnjë vendim gjykate.

Edhe ndërkombëtarët e nënvizuan këtë shkelje, ku rrëmbimi ndodhi në mesditë dhe vendimi i gjykatës doli dy orë më pas. Pra fiks dy orë i rrëmbyer dhe i marrë peng bashkë me shoferin e tij në atë periudhë, për të cilin nuk kishte asnjë urdhër ndalimi. Akt kriminal, banditesk, i kryer nga çeta e Ergys Agasit, me ndikim direkt nga çiraku i tij, kreu i Policisë, Ilir Proda dhe me ndihmën e ministrit tuaj që tani po largohet nga salla, Ervin Hoxhën, të cilin e shpërblyet si më të votuarin në zgjedhjet e 11 majit.

Ju e dini mirë se kush e urdhëroi dhe organizoi atë akt kriminal dhe rrëmbim, pra nga njeriu i afërt i Ramës, Ergys Agasi. Ndaj duhet që sot të jepni llogari për këtë krim me urdhër direkt të kreut të bandës qeveritare. Prej ditësh Avokati i Popullit ju ka dhënë në tavolinë rekomandime për të zbatuar, në lidhje me akin e rrëmbimit të zotit Ilir Meta, që e rrëmbyer në mënyrë mafioze, e vijoni ta mbani në izolim pa asnjë provë e fakt, me zero pasuri të paluajtshme. Meta qëndron i izoluar, kurse hajdutët tuaj janë të lirë e vijojnë të vjedhin. Belinda Balluku vijon të japë tendera edhe pse ka mbi shpinë një mal me akuza, sigurisht me urdhër të Ramës.

Avokati i Popullit arriti në përfundimin se ndaj zotit Meta nuk janë shkelur vetëm të drejtat themelore, por edhe ato politike e drejta e fjalës, takimeve dhe komunikimit me mediat, deputetëve, eurodeputetëve, si rast unikal në Evropë e Botë. Përjashto ato që ndodhin në burgjet e Kim Jong Un. U bë kufizimi i takimeve, vetëm në 4 në muaj, kur ligji thotë ndryshe, përbën shkelje të rëndë sipas konventave ndërkombëtare. Po kështu rasti i deputetëve, më i fundit i deputetit Klevis Balliu, kur është e siguruar me ligj, u ndalua me urdhër të drejtorit patronazhist të burgut te “Jordan Misja”.

Ilir Meta u rrëmbye me urdhër të Edi Ramës, i lejohet vetëm një herë  në ditë e drejta e ajrimit, sigurisht me urdhër të Ramës. Edhe në burgjet e Putinit lejohen intervistat e të burgosurve politikë me mediat, kurse këtu jo, pse? Ndaj kërkoj dhënien e llogarisë nga ministri i drejtësisë se përse nuk zbatohen rekomandimet e Avokatit të Popullit”, tha Blushi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Gjendja në Burgje/ Blushi interpelancë me Lamallarin: Në vend të rehabilitojnë, i keni kthyer në makineri çnjerëzore terrori

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Ted Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se burgjet dhe paraburgimi janë kthyer në vend të një institucioni rehabilitime, në një makineri dhune dhe terrori institucional.

Në seancën e sotme plenare, ku po zhvillohet interpelanca me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari,  Blushi u shpreh se, viktimë nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe burgosurit, por edhe vetë gardianët që janë shndërruar në skllevër. Sipas Blushit, kjo interpelancë është kërkuar për të dhënë llogari për një krim shtetëror.

“Ministër, ju kam thirrur në interpelancë për të dhënë llogari për një krim shtetëror të kryer me vetë dije, nga kthimi në institucion rehabilitimi, në një makineri çnjerëzore dhune, frike dhe terrori institucional. Në këto institucione të denjë për republikat e bananeve, viktimë nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe burgosurit, por edhe vetë gardianët që i keni shndërruar në skllevër”, u shpreh ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Territorialja"/ Kapri i drejtohet Opozitës: Si do bashkëpunoni me Ramën, kur ju kërcënon

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti i partisë 'Mundësia' Erald Kapri i është drejtuar opozitës, duke i pyetur se si do të bashkëpunojnë me maxhorancën, kur Rama i kërcënon për të marrë pjesë në reformën 'Territoriale'. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri ka deklaruar se nuk mund të ulesh për të hartuar reforma me një kryeministër, i cili kërcënon me forcën e numrit të deputetëve dhe kartonëve.  

“Dua të kuptojmë, do të bashkëpunohet apo jo me Ramën? Si mund të ulesh me Ramën kur Rama të kërcënon thotë kam numrat dhe nuk pyes me ty. Dhe i lutemi Ramën tani na prit në komision është e pamundur me këtë kryeministër ku ka këtë dhunë kartoni të negociosh dhe të bësh reforma të mëdha. E pamë Reformën e Ramës në 2015 të pushtetit lokal dhe e pamë se çfarë ndodhi. Pushteti lokal është në gjendjen më të rëndë të mundshme”, tha Kapri./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Inteligjenca juaj është nën mesatare"/ Boçi i përgjigjet Ballës: Nuk jemi noterët tuaj ne

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Luciano Boci

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi i është përgjigjur Taulant Ballës në lidhje me kërkesën për ndryshime të formulës për reformën Territoriale. Gjatë fjalës në Kuvend, Boçi u shpreh se mbledhjet e thirrura për këtë komision kanë qenë të njëanshme nga ana e maxhorancës.

Po ashtu ai ka theksuar se socialistët nuk mund t’i ndryshojnë komisionet sipas dëshirës e qejfit.  

“Nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, është diskutuar, është dhënë ultimatum për mbledhjen nga komisioni për reformën territoriale. Një mbledhje e komisionit, kur ja një kyetar, thirret përmes dakordësisë së kryesisë së komisionit. Kurse komisioni i poaçëm thirret me urdhrin e një bashkëkryetari. Nuk ka dakordësi, nuk ka konsultim, unë jam bashkëkryetari. Kjo mbledhje është nul dhe mbledhjet e tjera nuk janë thirrur në konsulencë me kryesinë e komisionit, që përrbëhet nga du bashkëkryetarë. Ku është rregullorja e parlamentit, pazar është këtu? Kjo është e turpshme. Më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve. I morët të gjitha, merrni edhe komisionet e përhershme, pse nuk i merrni? Vijnë këtu anëtarët e komisionit të posaçëm dhe firmosin ndryshimin e përbërjes së komisionit. Noterët tuaj jemi ne? E bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale. I themi qytetarëve, ne do jemi në shesh, ne do japim opsionin tonë, por jo me ju,jo me shumicën e imponuar nga ju. Me ju çfarë nuk shihet, çfarë nuk dëgjohet," tha Boçi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"S'ju marrim vesh as me ChatGPT"/ Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri në darkë për 'Territorialen'

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla i ka dhënë një ultimatum Opozitës në lidhje me komisionin për reformën 'Territooriale'. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla është shprehur se opozitën do ta presin deri në darkë nëse do të vijnë komision, ose do të ndryshojnë përbërjen për komisionin. 

Balla ironizoi opozitën pas mbledhjes së grupit, duke thënë se çfarë thonë në darkë nuk e thonë në mëngjes.

“Ç’thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes. Doli dje ky zotëria, që as nuk kuptohej pyeta Chat GPT, dhe tha u tërhoqëm nga bojkoti. Këtë haber na sollët dje. Sot jeni tërhequr. Jeni aq kakofonikë sa për një çështje çoheni dy vetë. Jeni shpartalluar fare. Zonja dhe zotërinj të PD ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit? Këtë e keni deri në darkë, kur vjen votimi për pikën 12. Nëse na thoni do të vijmë në mbledhje, ok, nuk bëhet mbledhja me 8 se është gjysma e 16 por juve ju la pa shkollë Luli. Nëse keni ndërmend të vini na e thoni”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Ina Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin për ‘Territorialen’

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar nga maxhoranca ndryshtë heqin nga rendi i ditës ndryshimet për Komisionin e posaçëm për 'Territorialen'. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa u shpreh se kjo kërkesë nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve.   

Ndërkohë që mbledhjen e ditës së djeshme, Zhupa e ka quajtur si të paligjshme pasi ishte e padakordësuar.

"Dua t’i kujtoj mazhorancës që në Konferencën e Kryetarëve nuk është votuar as pro, as kundër për një vendim të tillë. Është marrë vendim, dhe me propozimin e kreut të grupit të PD-së, që kjo çështje do të shtyhej dhe do të kishim mundësi për të diktuar për territorialen. Nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve. Diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të futet për votim në seancë plenare. PD ka qenë gjithmonë e gatshme t’i qëndrojë vendimit që ka votuar këtu në Kuvend, bashkërisht, për të bërë reformën territoriale.

Ju e bëtë njëherë në mënyrë të njëanshme në vitin 2014 dhe e pranoni që ka qenë e dështuar. Nëse do të bëjmë një reformë që t’u shërbejë qytetarëve, qëndrojini vendimit që ka marrë Parlamenti, me ndihmën edhe të ndërkombëtarëve, për të pasur kryesinë dhe për të vendosur duke dëgjuar ekspertët. Tërhiqeni atë projektvendim që keni futur pa rregullore. Janë dy bashkëkryetarë që duhet të bashkërendojnë për mbledhjet. Nuk mundet PS t’i imponohet PD-së. Ndaj janë dy bashkëkryetarë. Dhe në mbledhjet e komisioneve të zakonshme bashkërendojmë me njëri-tjetrin", tha Zhupa./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Jemi në kulmin e sezonit të gripit, mijëra njerëz pa shërbim shëndetësor”/ Braçe në Kuvend: Dua pyetje-përgjigje me ministren! Mos thoni do ta shohim, por…

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u shpreh me tone të ashpra duke thenë se, ka paraqitur një kërkesë për pyetje përgjigje me ministrin e Shëndetësisë, lidhur me mos funksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë nr.5.

Ai u shpreh se jemi në pikun e periudhës së gripit dhe mijëra njerëz në atë zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë. Sipas Braçes, kërkesa është bërë me 19  janar dhe ende nuk është marrë një përgjigje.

"Kam paraqitur një kërkesë për pyetje përgjigje me ministrin e Shëndetësisë, lidhur me mos funksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë nr.5. Jemi në pikun e periudhës së gripit dhe mijëra njerëz në atë zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë. Nga 19 janari është bërë kërkesa, sot data 3 shkurt. Ata njerëz prej 4 muajsh kanë në nevojë. Duhet të ishte edhe në interesin e ministrit të vinte në këtë pyetje përgjigje të kërkuar. Nuk pres përgjigje në Kuvend që duhet ta shohim, Se po hyjmë në majin e 5 me shërbim shëndetësor të kufizuar. Kur kthehet qendra shëndetësore në atë zonë?", tha Braçe./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri në darkë për 'Territorialen'. Boçi: Nuk jemi noterët tuaj

 

4 MUAJ ME PARE

Prezantohen në Kuvend nëntë kandidatët e parë për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH, ja cilët janë ata

Nis seanca plenare në Kuvend, Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri
Banka e Shqiperise

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën dëgjimore me një pjesë të kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kandidatja Erjona Bejleri, në prezantimin e vizionit të saj, theksoi se mbikëqyrja duhet të vendosë theks më të madh te qëndrueshmëria e modeleve të biznesit të bankave, dhe jo vetëm te treguesit financiarë.

Sipas saj, kapitali dhe likuiditeti i fortë janë thelbësorë, por nuk garantojnë stabilitet afatgjatë nëse përfitueshmëria mbështetet në strategji të ngushta, të përqendruara ose afatshkurtra. Ajo nënvizoi se kuptimi i mënyrës se si bankat gjenerojnë të ardhura, menaxhojnë përqendrimin dhe përshtaten me ndryshimet strukturore është kyç për parandalimin e rreziqeve të ardhshme.

Znj.Bejleri u angazhua gjithashtu t’i japë prioritet forcimit të qeverisjes korporative në përmbajtje. Sipas saj, bordet efektive, mbikëqyrja e pavarur dhe një kulturë që sfidon vendimmarrjen e menaxhimit përbëjnë linjën e parë të mbrojtjes kundrejt paqëndrueshmërisë financiare.

Kandidati Arben Zibri e vendosi theksin te forcimi i kuadrit makroprudencial, përdorimi i hershëm i indikatorëve paralajmërues dhe instrumenteve makroprudencialë të mbështetur në të dhëna. Sipas tij, prioritet tjetër duhet të jetë rritja e aksesit të ekonomisë në financë. Sipas tij, niveli i ulët i kreditimit, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kufizon rritjen e tyre dhe në përgjithësi rritjen e produktivitetit të ekonomisë shqiptare.

Kandidatja Matilda Shehu, në prezantimin e saj, vendosi theksin te mbrojtja e konsumatorit financiar. Ajo u shpreh në favor të krijimit të institucionit të ombudsmanit financiar. Gjithashtu, ajo vendosi theksin te nevoja e forcimit të zbatimit të ESG (mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes) në veprimtarinë e sistemit bankar në vend.

Kandidati Saimir Muçmata vendosi gjithashtu fokus te mbrojtja e konsumatorëve, nëpërmjet masave si standardizimi i informacionit parakontraktor, trajtimin e drejtë, ngritjen e mekanizmave efektivë për trajtimin e ankesave dhe masave kundër praktikave të padrejta dhe keqinformuese. Ai propozoi ngritjen e një zyre për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve në Bankën e Shqipërisë.

Kandidatja Eni Xheko vendosi theksin te kontributi për forcimin e pavarësisë së institucionit dhe vendimmarrjes transparente, te lidhja më e fortë e politikave të Bankës Qendrore dhe ekonomisë reale dhe te puna për të përmirësuar edukimin financiar dhe përgjegjësinë institucionale.

Kandidati Emis Cerava në prezantimin e tij, vendos fokus te nevoja e nxitjes së kreditimit në sektorët kyç të ekonomisë, si bujqësia dhe turizmi. Ai gjithashtu u shpreh për monitorim të kujdesshëm të financimit të sektorit të ndërtimit, si edhe nevojën për zhvillimin e produkteve të reja bankare dhe financiare

Kandidatja Fatmira Kola theksoi rëndësinë e rritjes së besimit të institucionit, nëpërmjet rritjes së transparencës dhe komunikimit me publikun.

Kandidati Aleksandër Çavo theksoi fokusin te forcimi i dimensionit ligjor në mbikëqyrjen bankare, me vëmendje të veçantë ndaj rreziqeve dixhitale. Ai propozoi ndërtimin e një kuadri ligjor për përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin bankar.

Kandidatja Adela Karapici propozoi ngritjen e një kurrikule për edukimin financiar në të gjithë sistemin arsimor. Ajo vendosi gjithashtu theksin te forcimi i pavarësisë institucionale të Bankës së Shqipërisë.

Në fund të vitit 2025, përfundoi mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tre prej anëtarëve të rinj, duhet të propozohen nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet Komisionit për Ekonominë dhe Financat, ndërsa tre kandidatë të tjerë do të propozohen nga Këshilli i Ministrave./Monitor.al

seance plenare 3 shkurt 2026

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta