Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kuvendi ka rrëzuar sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. • Pas leximit të raportove të Opozitës dhe Maxhorancës, Kuvendi ka hedhur në votim kërkesën, ku me votat e mazhorancës është rrëzuar kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit. • Pro kërkesës së SPAK ishin 47 vota, ndërsa kundër ishin 82 vota. • Anëtari i Këshilit të Mandateve Oerd Bylykbashi ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi lexoi përmbledhjen e raportit të PD dhe kërkoi dhënien e autorizimit sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. • Bylykbashi iu drejtua dhe deputetëve të Kuvendit duke kërkuar që të votojnë pro heqjes së imunitetit të deputetes. • Bylykbashi nënvizoi se rekomandimi bazohet në një analizë të detajuar të fakteve, provave dhe dispozitave kushtetuese, ligjore dhe rregullore të Kuvendit, duke bërë të qartë se qëllimi kryesor i këtij vendimi është të sigurojë përgjegjësinë penale të deputetes dhe funksionarit publik. • Ndërsa nga maxhoranca ka folur kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke kërkuar nga deputetët që ta rrëzojnë këtë kërkesë. • Manja theksoi se kjo çështje e cila duhet të mbetet vetëm e drejtësisë, është shndërruar sot në një fasadë politike dhe sipas tij, sot Kuvendi duhet të flasë qartë dhe të ndahet zhurma nga fakti. • Manja theksoi se Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive në bazë të ndryshimeve në qeveri dhe për këtë arsye masa personale nuk prodhon më asnjë efekt juridik real. • Pas rrëzimit të kërkesës së SPAK, Kuvendi është kthyer në kaos, me deputetët e PD-së që kanë protestuar para foltores. • Kreu i Kuvendit Niko Peleshi me urdhër nga PS mbylli seancën plenare duke kaluar vetëm në votim projektligjet dhe projektvendimet.
14 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren, teksa po protestojnë në sallë pas votimit kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut. Me propozim të Taulant Ballës, diskutimet janë ndërprerë dhe është kaluar në votim i gjithë rendi i ditës.
Gjatë votimit, demokratët goditën tavolinat me pankarta duke krijuar zhurmë. Kërkesa për arrestimin e ish-zv.kryeministres mori 82 vota kundër dhe 47 vota pro./Dosja.al

TIRANË- Teksa mazhoranca me shumicë kartonësh rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku, demokratët protestuan brenda Kuvendit.
Opozita nisi duke përplasur tavolinat dhe duke krijuar zhurmë. Kërkesa për arrestimin e ish-zv.kryeministres mori 82 vota kundër dhe 47 vota pro./Dosja.al

TIRANË- Kuvendi nuk i ka hequr imunitetin deputetës Belinda Balluku. Me votat e mazhorancës kundër, Kuvendi ka rrëzuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Kërkesa e SPAK mori 47 pro në Kuvend (të Opozitës), 82 kundër (të mazhorancës)./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja po lexon raportin e PS, për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut, të cilën PS nuk e mbështet. Gjatë fjalës së tij, Manja theksoi se kjo çështje e cila duhet të mbetet vetëm e drejtësisë, është shndërruar sot në një fasadë politike dhe sipas tij, sot Kuvendi duhet të flasë qartë dhe të ndahet zhurma nga fakti. Manja theksoi se Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive në bazë të ndryshimeve në qeveri dhe për këtë arsye masa personale nuk prodhon më asnjë efekt juridik real.
"Raportin tonë e kemi bërë publik. Më lejoni që të shpreh qëndrimin tim lidhur me raportin e pakicës. Kam që nga viti 2013 në këtë Kuvend dhe kjo është kërkesa e shtatë për deputeten Belinda Balluku. Nuk ka në këtë sallë raport më të detajuar me faktet dhe provat të prokurorisë, e cila bie ndesh me rregullat e Kuvendit. Këtë raport nuk e kam dëgjuar nga deputetët e opozitës, as në vitin 2023 ku kishim kërkesën nga Prokuroria e Posaçme për një tjetër deputet.
Në emër të anëtarëve të shumicës në këtë këshill, në momentin që ne e paraqitëm raportin tonë në lidhje me kërkesën e SPAK me dhënien e aturoizimit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive në bazë të ndryshimeve në qeveri, për këtë arsye masa personale nuk prodhon më asnjë efekt juridik real. Kjo nuk do të thotë se paraqitja e këtij raporti para këtij Kuvendi është një procedurë formale. Përkundrazi ajo është një shprehje institucionale e drejtësisë.
Aq më tepër që kjo çështje e cila duhet të mbetet vetëm e drejtësisë, është shndërruar sot në një fasadë politike. Është e domosdoshme sot që Kuvendi të flasë shumë qartë, të ndajë politikën, nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe nga procesi i qetë gjyqësor. Jemi përballë një vendimmarrje që prek drejtpërsëdrejti të drejtat e një deputeti," tha Manja./Dosja.al

TIRANË- Diplomatët ndërkombëtarë kanë bojkotuar seancën e sotme plenare, ku pritet të votohet për imunitetin e Belinda Ballukut. Siç shihet edhe në pamje, lozhat e Kuvendit të Shqipërisë, aty ku qëndrojnë përfaqësuesit e ambasadave të huaja apo të misioneve të bashkëpunimit të Shqipërisë me te huajt janë bosh.
Siç duket, ky është një paralajmërim i qartë nga ndërkombëtarët për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij që po mbron korrupsionin./Dosja.al
TIRANË- Anëtari i Këshilit të Mandateve Oerd Bylykbashi ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi përmendi provat që ka paraqitur SPAK, krahas kërkesës për heqjen e imunitetit, duke theksuar se ish-zv.kryeministrja ka tentuar të intimidojë dëshmitarët përmes personave të fortë dhe zyrtarëve të emëruar prej saj.
Më tej, deputeti përmendi dyshimet e SPAK se ajo rrezikon që të largohet për shkak të pozitës së rënduar penale si dhe rrezikut që mund të kryejë sërish shkelje. Në fund, Bylykbashi theksoi se ajo rrezikon deri në 35 vite burg, duke marrë parasysh përsëritjen me 11 herë të së njëjtës vepër penale.
”Provohet se ekziston një procedim penal i ligjshëm dhe jemi përpara prezumimit bazik se imuniteti duhet të hiqet se nuk ka pretendim se akuzat ndaj Ballukut janë të motivuara politikisht. Edhe vetë ajo, përmes avokatëve të saj e konfirmon një gjë të tillë. Prokuroria tregon se ekziston dyshimi i arsyeshëm, që bazohet në një set provash, 80 prova, të ndara në 12 volume.
Provohet rreziku për procedimin penal, prokuroria, në kërkesë, treguan qartazi se ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal. Pozicioni i saj si deputet i maxhorancës, ish zv kryeministër dhe ish ministër, lidhja e ngushtë me një numër të ministrave aktualë apo funksionarë të administratës publike, është tregues i lidhjeve të saj për të ndikuar në cilësinë e provave.
Për më tepër, gjatë mbledhjes së 23 shkurtit, prokurorët paraqitën provat se deputetja Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët përmes dy formave, të fortëve, për të cilët Prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar. Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të saj, që ose kanë shantazhuar për shkarkimin nga puna të familjarëve, ose kanë ofruar para për ndryshimin e dëshmive”, tha Bylykbashi./Dosja.al

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla po ruhet me gardist në tavolinën e Kuvendit. Siç duket, Balla ka marrë masa, pas incidentit në seancën e kaluar, ku deputeti i PD-së i shkoi pranë tavolinës.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Flamur Noka, duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit për arsyen se përse gardisti po qëndron i vendosur tek tavolina e Ballës, gjatë kohës kur seanca vijonte punën.
Gjithashtu në seancën e kaluar pati debate dhe përplasje, pasi Balla ofendoi dhe fyeu deputeten e PD, Albana Vokshi, duke iu drejtuar asaj “për ty Albana kam numrin 0900”./Dosja.al
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme, ku do të votohet nëse do të hiqet apo jo imuniteti i Belinda Ballukut. Në seancën e sotme mungojnë disa deputetë të Partisë Socialiste ndërkohë që arsyet e mungesës nuk dihen.
Deputetët socialistë që mungojnë në Kuvend janë Fatmir Xhafaj, Blendi Gonxhe, Elisa Spiropali dhe vetë Belinda Balluku.

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, kanë marrë në Kuvend edhe pankarta me disa mesazhe. Siç shihen nga pamjet, në tavolinat e deputetëve opozitarë janë vendosur foto të Ramës dhe Ballukut, me mbishkrimet; ‘Dorëheqje!’, ‘Qeveri Teknike’ apo dhe ‘Wanted’.


Të njëjtat pankarta mbahen edhe jashtë nga protestuesit, që janë mbledhur para godinës së Parlamentit./Dosja.al
TIRANË- Anëtari i Këshilit të Mandateve Oerd Bylykbashi ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi lexoi përmbledhjen e raportit të PD dhe kërkoi dhënien e autorizimit sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Po ashtu, Bylykbashi iu drejtua dhe deputetëve të Kuvendit duke kërkuar që të votojnë pro heqjes së imunitetit të deputetes. Bylykbashi nënvizoi se rekomandimi bazohet në një analizë të detajuar të fakteve, provave dhe dispozitave kushtetuese, ligjore dhe rregullore të Kuvendit, duke bërë të qartë se qëllimi kryesor i këtij vendimi është të sigurojë përgjegjësinë penale të deputetes dhe funksionarit publik
'Sot, në emër të pesë deputetëve anëtarë të Këshillit për rregulloren, mandatet dhe imunitetin, do të lexoj një përmbledhje të raportit rekomandues të gjysmës së Këshillit, pra të përfaqësuesve të opozitës në Këshill, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për rastin Balluku. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në datën 16 dhjetor 2025, është vënë në lëvizje nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me shkresën numër 43019 të protokollit datë 16 dhjetor 2025, ku ka kërkuar nga Kuvendi dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e ndalimit të daljes jashtë shtetit, e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, dhe pezullimit të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik, e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në atë të arrestimit në burg apo në shtëpi të zonjës Belinda Balluku, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit.
Kërkesa e Prokurorisë shoqërohet me relacionin përkatës të arsyetuar, si dhe me provat e plota të administruara në mbledhjen e Këshillit, të cilat parashtrojnë se Prokuroria, në kuadër të procedimit penal numër 136 të vitit 2025, ka marrë si të pandehur dhe person nën hetim deputeten Belinda Balluku. Dyshohet se ajo ka kryer në mënyrë të përsëritur – 11 herë – veprën penale shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Kërkesa, e cila bazohet në nenet 73, 95, 103 të Kushtetutës, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 13 dhe 118 të rregullores së Kuvendit, është shqyrtuar nga Këshilli për rregulloren, mandatet dhe imunitetin, në mbledhjet e datave 19 dhjetor 2025 dhe 23 shkurt 2026.
Në përfundim të shqyrtimit, pesë anëtarët e Këshillit, përfaqësues të pakicës parlamentare, në mbështetje të nenve përkatës të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale, si dhe të rregullores së Kuvendit, dhe pas analizës së fakteve dhe rrethanave të çështjes, rekomandojnë që deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro për miratimin e kërkesës numër 43019 të protokollit, datë 16 dhjetor 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke dhënë autorizimin për arrestimin apo heqjen e lirisë të deputetes Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit me arrest në burg ose në shtëpi. Në kuadër të procedimit penal numër 136 të vitit 2025, zonja Balluku është marrë si e pandehur dhe person nën hetim për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale shkelja e barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Në miratimin e këtij rekomandimi, mbahen në konsideratë të gjitha faktet dhe rrethanat e çështjes,' tha Bylykbashi./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka porosituar deputetët socialistë pak para nisjes së Kuvendit, që të mos provokojnë. Në mbledhje i pranishëm ishte dhe Kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë, në seancë do të shqyrtohen dy raportet e përgatitura nga shumica dhe opozita për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, e cila ndodhet në Kuvend që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar./Dosja.al

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, po mban një mbledhje në selinë blu, pask para nisjes së protestës para godinës së Kuvendit dhe njëkohësisht dhe seancës plenare.
Në orën 10:00 opozita ka paralajmëruar të mbajë protestën e radhës, jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa brenda në Kuvend do të votohen 2 raportet e maxhorancës dhe opozitës mbi kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes socialiste Belinda Balluku, duke vulosur fatin e kësaj kërkese që qëndron në Kuvend prej datës 16 dhjetor të vitit të kaluar./Dosja.al

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë pak para nisjes së seancës plenare ku do të shqyrtohet dhe imuniteti i Belinda Ballukut. Kryeministri është parë të hyjë në Kuvend me makinën e tij dhe më pas ka hyrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.
Në orën 10:00 Kuvendi do të votojë në seancën plenare 2 raportet e maxhorancës dhe opozitës mbi kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes socialiste Belinda Balluku, duke vulosur fatin e kësaj kërkese që qëndron në Kuvend prej datës 16 dhjetor të vitit të kaluar./Dosja.al

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në orën 10.00 në seancë plenare, ku do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut. Kjo çështje pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike. Sipas njoftimit të rendit të ditës, kjo pikë do të jetë e para në axhendë, menjëherë pas nisjes së seancës në orën 10:00.
Sipas agjendës së Kuvendit, para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehet deputetja Belinda Balluku. Më pas opozita do të paraqesë raportin e hartuar nga anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Po ashtu dhe shumica parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të paraqesin qëndrimin e tyre dhe më pas do të hidhet për votim.
Rendi i ditës
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.3.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.3.2026.
2. Njoftime.
3. Projektvendimi "Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit".
4. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Metrit, nënshkruar në Paris, më 20 maj 1875, të ndryshuar me konventën e nënshkruar në Sèvres, më 6 tetor 1921, dhe rregulloren përkatëse"
5. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfË, Frankfurt am Main (KfË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës".
6. Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".
7. Projektvendimi "Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë