LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I zhdukur prej më shumë se dy vitesh, gjendet i groposur në Mamurras Klevis Lleshi, dyshohet se ishte marrë peng e torturuar

• Klevis Lleshi, 24 vjeç është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet në Mamurras. I riu ishte zhdukur pa gjurmë që prej datës 5 gusht të vitit 2020. • Pritet që të kryehet ekspertiza e nevojshme për të nxjerrë më shumë detaje mbi mënyrën e vrasjes së të riut, por paraprakisht raportohet se i riu dyshohet të jetë marrë peng e torturuar për shkak të hakmarrjes 10-vjeçare mes familjes Lleshi dhe Hoxha. • Pas denoncimit të nënës së Klevis Lleshit, prokuroria hapi hetimet, por për muaj me radhë nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të personave që kishin autorësinë e ngjarjes, deri sot, kur u zbulua trupi i 24-vjeçarit. • Klevis Lleshit i është vrarë babai, Xhavit Lleshi në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai, Hajredin Lleshi para shtëpisë. Po në vitin 2016, nga familja Lleshi është zhdukur dhe një tjetër person, i cili nuk është gjetur ende.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mbi 10 vite histori e 4 jetë të humbura/ Sot u gjet trupi i Klevisit, si nisi hakmarrja me fisin Hoxha në Angli, Agimi u shkrumbua, familja Lleshi pagoi 4-fish

I zhdukur prej më shumë se dy vitesh, gjendet i groposur në
Arben Lleshi (majtas) Klevis Lleshi (lart), Agim Hoxha (poshtë), Artan Lleshi (majtas)

TIRANË- Një sagë hakmarrjeje mes familjeve Lleshi e Hoxha shënoi një tjetër viktimë! Data e vrasjes së Klevis Lleshit, vetëm 24 vjeç, nuk dihet ende, por dyshimet nisën që dy vite e gjysmë më parë, kur i riu u zhduk pa gjurmë mesditën e 5 gushtit. Zbulimi i mbetjeve kockore të 24-vjeçarit, të futur në një gropë në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit zyrtarizoi një tjetër emër në listën e të vdekurve pas përplasjeve që datojnë nga viti 2012.

Agim Hoxha u gjet i shkrumbuar në makinën e tij në Britaninë e Madhe. Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.

Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.  

Lleshaj është dënuar me 32 vite burg dhe në vitin 2016 u ekstradua drejt Shqipërisë për të shlyer 28 vitet e mbetura.

Por, ndërkohë që Lleshaj kishte marrë dënimin nga drejtësia, familja Hoxha s’e fali! Kështu nisi dhe hakmarrja.

Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i të riut që iu gjet sot trupi. Xhavit LLeshit iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’.

Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel.

Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Deri në vitin 2017, drejtësia e kishte bërë punën e saj, por edhe familja Hoxha gjithashtu. Djemtë e familjes Lleshi ishin ‘shuar’, por Klevisi po rritej. Mbi shpatullat e djalit që ishte ende një fëmijë rëndonte barra për të vënë drejtësi, për të marrë hak për babain e xhaxhain e vrarë dhe kushëririn e zhdukur. Por Burreli është i vogël, zërat përhapen shpejt dhe planet e Klevisit kishin mbërritur në veshin e fisit Hoxha gjithashtu.

Kështu, kur Klevisi s’kishte mbushur ende 22 vjeç dhe sapo kishte nisur të bënte përplasjet e para për të fituar terren, u zhduk. Sot, dy vite më vonë u gjet i vrarë e i groposur…

Autorët?

Familja shënjestroi fisin Hoxha, madje nëna e tij që në momentin që u zhduk tha se shoqëria ia kishte ‘tradhëtuar’ të birin e ia kishte nxjerrë në ‘prite’ te armiku. Deri më tani, drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj për tre të vrarë tashmë dhe një të zhdukur…

3 VITE ME PARE

FOTOJA/ Ky është Klevis Lleshi që u gjet i vdekur në Mamurras, si u mor peng dy vite më parë, e ëma ngriti alarmin në polici

I zhdukur prej më shumë se dy vitesh, gjendet i groposur në
Klevis Lleshi

BURREL- Personi që po shikoni në foto është Klevis Lleshi, 24-vjeçari që u gjet sot i pajetë në Mamurras, në fshatin Shpërdhet. I riu ishte zhdukur që prej datës 5 gusht të vitit 2020, kur ende nuk kishte mbushur 22 vjeç. 

Klevis Lleshi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi akuzohej se kishte kanosur me jetë një person të identifikuar si Mariglen Hoti, por që nga ora 13:00, e datës 5 gusht, nuk ka pasur më kontakte me familjen e tij.

Pas disa orësh pritje, nëna e e të riut ka denoncuar rastin në polici. Në atë kohë nëna e tij deklaronte se kishte rreth 10 ditë që nuk kishte pasur asnjë kontakt me të. Ajo shprehej se dyshonte se miqtë e të birit mund ta kenë tradhëtuar dhe mund ta kenë çuar tek ‘armiku’, që për ata është familja Hoxha. Dy familjet janë në hasmëri prej dhjetë vitesh.

3 VITE ME PARE

I zhdukur 2 vite më parë, gjendet trupi i pajetë i Klevis Lleshit në Mamurras

I zhdukur prej më shumë se dy vitesh, gjendet i groposur në
Klevis Lleshi

MAMURRAS- Trupi i pajetë i Klevis Lleshit, i cili u zhduk dy vite më parë është gjetur në Mamurras. Mësohet se trupi i 24-vjeçarit është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Trupi i të riut është zbuluar si rezultat i erozionit dhe kanë qenë banorët të zonës ata që kanë njoftuar policinë. Më pas është kryer testi i AND-së dhe ka rezultuar se trupi i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.

Për rastin e Lleshit, Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet në qershor të vitit 2020 pas denoncimit të familjarëve se ai dyshohej të ishte marrë peng në Burrel.

klevis lleshi vritet klevis lleshi zhduket klevis lleshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet