LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I shoqëruar nga Gjikuria, Fredi Beleri rikthehet në burgun e Fierit pas betimit në PE: Nuk përdora imunitetin si eurodeputet! Kam kërkuar lirim me kusht, drejtësia të veprojë pa u ndikuar

• Eurodeputeti i "Demokracisë së Re", Fredi Beleri është paraqitur pasditën e sotme në ambientet e burgut të Fierit. • Para se Beleri të rikthehej në ambientet e burgut Beleri ka mbajtur një prononcim para mediave. Beleri u shpreh se ka kërkuar lirinë me kusht. •  Ai më tej theksoi se nuk e përdori imunitetin e tij si eurodeputet dhe u rikthye në burg ndërsa tha se shpreson që drejtësia të veprojë kësaj here pa u ndikuar. • I shoqëruar nga kandidati i opozitës për Himarën Petro Gjikuria, Beleri vlerësoi kandidaturën e tij ndërsa shtoi se ai nuk ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën. • Beleri rikthehet në burg 5 ditë pasi mori leje për të bërë betimin e tij si eurodeputet në Strasburg. • Pasi doli nga burgu Beleri udhëtoi drejt Athinës ku u prit me brohoritje dhe duartrokitje ndërsa u takua edhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. • Më pas ai ka shkuar drejt Strasburgut ku bëri edhe betimin si eurodeputet. • Gjatë këtyre 5 ditëve të lirisë Beleri ka zhvilluar disa intervista me mediat greke ku u shpreh se do të rikthehej në burg për të kryer pjesën tjetër të dënimit. • Beleri u shpreh se nuk do ti japë askujt kënaqësisnë për tu marrë masa të tjera ndaj tij nëse ai nuk rikthehej në burg. • Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

I shoqëruar nga Gjikuria/ Beleri rikthehet në burg: Nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet! Kam kërkuar lirim me kusht (VIDEO)

I shoqëruar nga Gjikuria, Fredi Beleri rikthehet në burgun e Fierit

FIER- Eurodeputeti, Fredi Beleri është kthyer pasditen e sotme në burgun e Fierit për të kryer dënimin e mbetur pas betimit të tij në Parlamentit Europian. Para se Beleri të rikthehej në ambientet e burgut Beleri ka mbajtur një prononcim para mediave.

Beleri u shpreh se ka kërkuar lirinë me kusht. Ai më tej theksoi se nuk e përdori imunitetin e tij si eurodeputet dhe u rikthye në burg ndërsa tha se shpreson që drejtësia të veprojë kësaj here pa u ndikuar.

I shoqëruar nga kandidati i opozitës për Himarën Petro Gjikuria, Beleri vlerësoi kandidaturën e tij ndërsa shtoi se ai nuk ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.


"Siç u kisha thënë, u ktheva sot në burg. Nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet. U ktheva se këtu në Shqipëria është shtëpia ime dhe jam i bindur për drejtësinë time, në mos gjykatat këtu, në gjykatat europiane. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës Petro Gjikuria një djalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.

Himara në duart e Petro Gjikurisë do jetë e sigurt, do ketë vend në Bruksel, Amerikë dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira. Për mua ishte një eksperiencë e veçantë, isha i gëzuar, emocionuar dhe i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë. Atje është një detyrim i madh dhe një angazhim për të dalë faqebardhë dhe për të mbështetur të drejta tona.

Kam kërkuar lirim me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet. Nuk më vajti në mendje të mos kthehem se këtu është shtëpia ime, këtu është jeta ime. Nuk kam arsye të mos kthehem," tha ai.

2 VITE ME PARE

Mori leje për t'u betuar si eurodeputet në PE, Fredi Beleri kthehet në burgun e Fierit për të kryer dënimin

I shoqëruar nga Gjikuria, Fredi Beleri rikthehet në burgun e Fierit
Beleri

FIER- Eurodeputeti i "Demokracisë së Re", Fredi Beleri është paraqitur pasditën e sotme në ambientet e burgut të Fierit. Beleri rikthehet në burg 5 ditë pasi mori leje për të bërë betimin e tij si eurodeputet në Strasburg.

Pasi doli nga burgu Beleri udhëtoi drejt Athinës ku u prit me brohoritje dhe duartrokitje ndërsa u takua edhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Më pas ai ka shkuar drejt Strasburgut ku bëri edhe betimin si eurodeputet. Gjatë këtyre 5 ditëve të lirisë Beleri ka zhvilluar disa intervista me mediat greke ku u shpreh se do të rikthehej në burg për të kryer pjesën tjetër të dënimit. Beleri u shpreh se nuk do ti japë askujt kënaqësisnë për tu marrë masa të tjera ndaj tij nëse ai nuk rikthehej në burg. 

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

2 VITE ME PARE

Fredi Beleri kthehet në Shqipëri pas betimit në PE, eurodeputeti: Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli

I shoqëruar nga Gjikuria, Fredi Beleri rikthehet në burgun e Fierit
fredi beleri

TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri është kthyer mëngjesin e sotëm në Shqipëri pasi ka përfunduar leja e dhënë për 5 ditë nga Drejtoria e Burgjeve me qëllim kryerjen e betimit në Strasburg. Beleri do të rikthehet në burgun e Fierit, nga ku do të zhvillojë pasdite rreth orës 15:30 edhe një konferencë me gazetarët.

“Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli”, u shpreh Beleri për mediat në aeroportin e Rinasit. 

Beleri i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit ku ka kërkuar lirimin me kusht. Seanca e parë për të shqyrtuar këtë kërkesë të Belerit është realizuar në 17 korrik, por është shtyrë për shkak të mungesës së juristit të burgut të Fierit. Belerit i kanë mbetur edhe rreth 2.5 muaj burg nga masa e dënimit, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë hekurave të qelisë duke shfrytëzuar lejen e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve.

Fredi Beleri ndodhet prej 5 ditësh në Strasburg, ku kreu betimin e tij si eurodeputet dhe ishte i pranishëm në punimet e Parlamentit Europian. Para Strasburgut, ish-kryebashkiaku i Himarës vizitoi Athinën dhe zhvilloi edhe një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, "Demokracia e Re" në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

fredi beleri burgu i fierit betimi ne strasburg

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet