6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një ditë pas shoqërimit për t’u marrë në pyetje për vrasjen e kunatit të Gentian Bejtjes, Policia e Krujës ka liruar Durim e Valter Bamin (vëllezër) dhe Marklen Hakën. • Ata u morën në pyetje si persona që mund të kishin dijeni për atentatin ndaj Bejtjes, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të objektivit. • Ata kanë mohuar të kenë dijeni për atentatin, duke përjashtuar mundësinë se kanë konflikte me Gentian Bejtjen. • Bejtja nuk rezulton i regjistruar në sistemin TIMS, lëvizje që ngre dyshime se mund të ketë hyrë në vend në mënyrë ilegale. • Por përveç vëllezërve Bami dhe Hakës janë shoqëruar 10 persona. • Gentian Bejtja, një eksponent i njohur i botës së krimit, shpëtoi për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij. Ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016. • Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. • Gentjan Bejtja së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. • Gjithashtu ai rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Policia ka mundur të marrë në pyetje njërin prej fëmijëve të Gentian Bejtjas i cili ka pohuar te hetuesit se babai i tyre ka qenë në automjet me ta, duke konfirmuar kështu se 42-vjeçari ndodhet ne Shqipëri. Për vendndodhjen e tij, policia ka marrë informacione në rrugë operative se fshihet në Laç, megjithatë nuk janë bërë kontrolle.
Të shtënat me breshëri i morën jetën kunatit të Gentjan Bejtjas ndërsa lanë të plagosur dy djemtë e tij 10 dhe 13 vjeç të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gentian Bejtja është një personazh me shumë dritëhije i botës së krimit. Ai ka qenë mik i ngushtë me Enver Stafukën i cili rezulton i zhdukur prej 8 vitesh dhe së bashku dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. E po ashtu, është personi që kontaktoi i fundit me biznesmenin e vrarë të kromit Iljaz Calit. Deri më sot, ai u ka shpëtuar 2 atentateve. /Dosja.al
KRUJË- Ramazan Sino nuk ishte shënjestra e atentatit ku mbeti i vdekur në Larushkë të Fushë Krujës. 29 vjeçari, babai i një fëmije disa muajsh kishte mbi 10 vite i punësuar si shofer në prokurori, e për shkak të detyrës dhe të shkuarës së kunatit të tij, shumë rrallë shoknte dhe takonte të motrën.
Natën e vrasjes, po kthente në shtëpi 2 nipërit e tij, të cilët gjithashtu mbetën të plagosur në këtë ngjarje. Sipas të informacioneve të siguruara nga TopChannel Gentjan Bejtja vetëm pak kohë më parë është kthyer nga jashtë vendit por ai nuk ka dhënë ende një dëshmi për autoritetet.
Me pretendimin se ndihet i kërcënuar nga miqtë e dikurshëm me të shkuar kriminale Gentjan Bejtja së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët tentoi të marrë azil në 2 vende europiane por iu refuzua dhe vetëm pak ditë më parë ishte rikthyer në Larushkë, ku duket se vrasësit e prisnin për ta eliminuar me çdo kusht duke mos kursyer as të miturit.
Deri më tani, Policia dhe prokuroria dyshojnë se ngjarja është hakmarrje për një krim të ndodhur rreth një vit më parë në zonën e Fushë Krujës që është ende pa autor, por që ka dyshime se bejtja ka qenë i implikuar. Por nuk kanë bërë me dije detaje të tjera se për cilën vrasje bëhet fjalë.
TIRANË- Ka të dy djemtë e tij të mitur në spital, por Gentjan Bejtja ende nuk ka shkuar që t'i vizitojë. E po ashtu, as Policia e Shtetit nuk ka ende gjurmë të shënjestrës së atentatit, prej të cilit ndërroi jetë kunati i tij, Ramazan Sino pranë banesës së tyre në Larushkë të Krujës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se 10-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe ka mundur të flasë për grupin hetimor, por do të merret sërish në pyetje me detaje nën prezencën e një psikologu; ndërsa vëllai i tij 13-vjeçar është në gjendje më të stabilizuar, por mjekët nuk e konsiderojnë ende se e ka kaluar rrezikun.
Sipas saj, në zonë është e njohur përplasja që Bejtja ka me vëllezërit Bami dhe Marklen Hakën, të tre të marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por shtoi se asnjë prej tyre nuk ka pranuar asgjë gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Krujës. E megjithatë, sipas Lalës, përplasja është bërë me dije nga burime operative në zonë, madje prej kohësh Bejtja është vendosur në Lezhë, ku edhe është marrë në mbrojtje nga një tjetër grup kriminal. Por nuk e përjashtoi mundësinë që nëse kapet, Gentjan Bejtjas mund t’i ofrohet edhe statusi i të penduarit nga drejtësia, pasi është një personazh që mund të zbulojë shumë ngjarje kriminale në zonën ku ai banon.
Gentian Bejtja është një personazh me shumë dritëhije i botës së krimit. Ai ka qenë mik i ngushtë me Enver Stafukën i cili rezulton i zhdukur prej 8 vitesh dhe së bashku dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. E po ashtu, është personi që kontaktoi i fundit me biznesmenin e vrarë të kromit Iljaz Calit. Deri më sot, ai u ka shpëtuar 2 atentateve.

Vijon zbulimi i detajeve mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, ku mbi i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë, 10 dhe 13 vjeç të Gentian Bejtjes, që ishte edhe shënjestra e atentatit në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.
Një nga të afërmit e Gentianit për policinë është shprehur se për shkak të errësirës ka arritur të shquajë vetëm hijet e autorëve, që ndodheshin në këmbë dhe makinën e kishin parkuar në rrugën kryesore. Sipas tij, pasi ka dëgjuar rreth 20 të shtëna arme, autorët janë larguar për disa metra dhe kanë qëlluar sërish në drejtim të banesës së Bejtjes për herë të dytë.
Për këtë ngjarje janë shoqëruar për tu marrë në pyetje më shumë se 10 persona, që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Ende policia nuk ka asnjë pistë që çon në zbulimin e atentatorëve, të cilët kanë qëlluar në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas, një person me precedent penal.
Viktima Ramazan Sino ishte kunati i Bejtjes, konkretisht vëllai i gruas. Ky ishte atentati i tretë ku mendohet se ka shpëtuar Bejtja.
vijon...
KRUJË- Shoqërimi i të ashtuquajturve "të fortit e Niklës", vëllezërit Durim dhe Valter Bami, e gjithashtu të Marklen Hakës kanë rezultuar jo të frytshme për Policinë e Shtetit. Të tre janë liruar pasi u shoqëruan dje në Komisariatin e Krujës për të zbuluar më shumë detaje lidhur me atentatit që iu bë Gentian Bejtjas, gjatë së cilit mbeti i vrarë kunati i tij, 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të objektivit.
"Kam qenë në banesën time, e cila është e monitoruar me kamera. Nuk kam pasur konflikte me Bejtjan,"-mësohet se ka thënë Valter Bami para Policisë, ndërkohë që gazetarja Klodiana Lala bëri me dije se e kundërta është e vërtetë. Bami dhe Bejtja kanë përplasje të forta, aq sa shënjestra e atentatit nuk qëndronte më në Larushkë në banesën e tij, por stehohej në Lezhë, nën 'kujdesin' e një tjetër grupi kriminal.
Pasi dhanë deklarimet për disa orë me radhë dhe veçmas njëri-tjetrit ata janë lënë të lirë nga Policia e Krujës. Deri më tani, nga ajo që është zbuluar është se të shoqëruarit e kanë mohuar të kenë dijeni për atentatin e orëve të para të mëngjesit të djeshëm, duke e përjashtuar kështu edhe mundësinë se kanë pasur konflikte me Bejtjën. Deklarimet e tyre kanë qenë pa vlerë, ndërsa sot, pritet që të merret në pyetje edhe vetë shënjestra e atentatit.
Ky i fundit ishte kthyer në Shqipëri ditët e fundit. Por sipas gazetares së ABC News, Xhensila Kodra, nuk rezulton i regjistruar në sistemin TIMS, lëvizje që ngre dyshime se mund të ketë hyrë ilegalisht në Shqipëri. Po ashtu, duket se prej kohësh Bejtja është ndjerë i rrezikuar, madje dhe kishte kërkuar azil në vendet nordike, por i ishte refuzuar. E për rrjedhojë ishte kthyer në Shqipëri.
Në kuadër të punës për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorëve, tri armët kallashnikovë bashkë me gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore dhe pritet përgjigje nëse janë përdorur të treja për të qëlluar, si dhe nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale. Ndërkohë lidhur me gjendjen e dy djemve të mitur të Bejtjas, të cilët dje u dërguan në spital në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plumbave të marrë mësohet se djali 10-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dhënë një dëshmi të shkurtër për hetuesit, por nuk u vazhdua gjatë për shkak të shokut. Ndërsa 13-vjeçari është në gjendje më të stabilizuar, por për mjekët ende nuk e ka kaluar rrezikun. Gjithashtu, vlen të theksohet se që nga mbrëmja e djeshme, Bejtja nuk ka shkuar për të parë fëmijët e tij në spital, edhe pse ndodhet në Shqipëri.