LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ RENEA e FNSH kontrolle në Nikël e Tapizë, arrestohet Valter Bami: Viktimën e kam kushëri!

• Vijojnë hetimet për atentatin që iu bë Gentian Bejtjas në Krujë, aty ku u vra Ramazan Sino dhe u plagosën djemtë e 'objektivit'. • Policia ka arrestuar Valter Bamin i cili ka mohuar sërish të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Bejtjas. • Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Vendore të Policisë së Tiranës, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si të seancës së parë të marrjes në pyetje pak orë pas ngjarjes. • Por për "mbrojtje" ka shtuar se viktima i atentatit të para pak netëve, Ramazan Sino ishte kushëriri i tij i dytë. • Gjithashtu shtoi se gjurmët e barutit në dorën e majtë i ka nga arma sportive që mban me leje në banesën e tij. • Evidentimi i shenjave të barutit është bërë ne mikroskop elektronik, vendimtar për nxjerrjen e urdhër-arrestit për të. •Gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi dorës së majtë. •Ndërkohë, FNSH dhe RENEA kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në Nikël dhe Tapizë. • Deri tani janë shoqëruar disa persona të tjerë, por identiteti i tyre ende nuk është bërë me dije.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Atentati në Larushk, Valter Bami ndryshon DËSHMI: Kam barut në duar se bëj qitje me armë sportive. Viktimën e kam kushëri

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ RENEA e FNSH kontrolle në Nikël e
Valter Bami

TIRANË- Valter Bami ka mohuar të jetë i përfshirë në atentatin në Krujë, pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik), ku humbi jetën 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën 2 nipërit e tij (fëmijët e Gentian Bejtjas). Vëllai i Durim Bamit kishte mbetje baruti në pjesën e dorës së majtë, incidie që mjaftoi për prangosjen e tij mbrëmë nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë që fillimisht tha se kishte mbetje pasi kishte salduar, sot Valter Bami ka pretenduar në takimin me avokatin e tij Ilir Murati se gjurmët e barutit në duart e tij janë për shkak se ai bën qitje rregullisht me një armë sportive që e ka në banese me leje. Gjithashtu, shtoi se nuk ka asnjë lidhje me atentatin, duke shtuar se viktimën e kishte të afërm. 

“Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së Ramazan Sinos që e kam të kushëri pasi nëna e Ramazanit dhe nëna ime janë vajza tezesh. Do ta dorëzoj lejen e armës që zotëroj dhe do kërkoj lirimin,”- mësohet të ketë thënë i akuzuari.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë gjurmë se ku ndodhet Gentian Bejtja, i cili dyshohet se ndodhje në makinë me kunatin dhe fëmijët e tij natën e krimit. Ai dyshohet se ka zbrituar nga makina pak para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushkë, ku ndodhi edhe atentati, por që nga ai moment nuk ka më dijeni lidhur me vendndodhjen e tij. Madje përgjatë ditëve të fundit, nuk ka shkuar as në spital për të parë nga afër gjendjen e fëmijëve të tij të plagosur. 

3 VITE ME PARE

Atentati ndaj Bejtjas/ 'RENEA' dhe 'FNSH' në Nikël dhe Tapizë, disa të shoqëruar

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ RENEA e FNSH kontrolle në Nikël e
Foto ilustruese

TIRANË- RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tapizës dhe Niklës, në kuadër të veprimeve për atentatin në Larushk të Krujës, ku humbi jetën Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e Gentian Bejtjas, i cili ishte objektivi i atentatit.

Në Tapizë dhe Nikël kanë qenë dy furgonë të RENEA-s dhe FNSH-së dhe sipas informacioneve paraprake, janë shoqëruar disa persona. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këto kontrolle dhe shoqërime./Dosja.al

3 VITE ME PARE

I arrestuar për atentatin në Larushk, ky është Valter Bami (FOTO)

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ RENEA e FNSH kontrolle në Nikël e
Valter Bami

TIRANË- Ky është Valter Bami, i arrestuar një natë më parë për armëmbajtje pa leje, për shkak se dyshohet si autor i atentatit ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur. Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi. Mirëpo, burime nga policia bëjnë me dije se sipas veprimeve hetimore, 37-vjeçari ka qëlluar atë natë.

Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër-arrestit për Bamin. Gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi i dorës. Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të “armëmbajtjes pa leje”./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Atentati në Larushkë/ Arrestohet Valter Bami, 'prova' që e çoi në burg, dëshmia: Isha në shtëpi

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ RENEA e FNSH kontrolle në Nikël e
Gentian Bejtja dhe Valter Bami

TIRANË- Valter Bami u arrestua pasditen e djeshme nga Policia në Tiranë. Ai u shoqërua në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 4 Korrik në Larushkë të Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Kjo është hera e dytë që Valter Bami shoqërohet nga policia. Fillimisht ai u shoqërua të martën, disa orë pas ngjarjes në fjalë, por u la i lirë.

Mirëpo, mbrëmjen e kaluar, u bë e ditur se Bami u arrestua dhe i ishin marrë shenjat e gishtave. Nga ekspertiza rezultatet e të cilës dolën një ditë më parë doli se në dorën e majtë të Bamit janë konstatuar mbetje baruti, ç'ka nënkupton se ka shtënë me armë zjarri natën e vrasjes.  

Gjatë marrjes në pyetje në drejtorinë e policisë së Tiranës, Bami ka thënë se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi.

Mirëpo, në dëshminë e tij, Bami deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen, e se kishte salduar, ndaj kishte mbetje baruti, por hetuesit dyshojnë se është i përfshirë. Deri me tani akuzën e ka për armëmbajtje deri në momentin që do i gjenden prova më të forta për ta fajësuar për atentatin./Dosja.al

gentian bejtja valter bami

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet