E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Të paktën 14 persona humbën jetën në Afganistan dhe Pakistan nga tërmeti 6.5 ballë i regjistruar pasditen e djeshme. • Por numri i të vdekurve nga një tërmet i fortë që goditi Afganistanin verilindor mund të rritet shumë më tepër. Ndërkohë raportohet se 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur. •Në Afganistan, të paktën katër persona u vranë dhe 70 të tjerë u plagosën në zonat e prekura në të gjithë vendin. • Në Pakistan, shtëpitë dhe ndërtesat e tjera u shembën në provincën Khyber Pakhtunkhëa, duke lënë të vdekur dhe dhjetra të plagosur. • Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti e kishte epiqendrën afër Jurm në Afganistanin verilindor. • Tërmeti, ka zgjatur më shumë se 30 sekonda, aq sa u ndje nga Azia Qendrore deri në Nju Delhi në Indi, më shumë se 2000 km larg. Lëkundjet sizmike me magnitudë 6.4 shkaktuan dëme të mëdha materiale në ndërtesa, shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe përhapi panik të qytetarët. Në kryeqytetin e Islamabadit, një bllok i madh banimi shumëkatësh u evakuua pasi u shfaqën çarje të mëdha në ndërtesë. Linjat telefonike janë prekur dhe në Pakistan autostrada në zonën më të goditur Sëat është bllokuar nga rrëshqitjet e dheut. Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif u ka kërkuar agjencive të fatkeqësive të marrin masa urgjente për të ndihmuar njerëzit.
2 artikuj për këtë temë.
AFGANISTAN- Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm i së martës në Afganistan ku lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Pakistan. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani 12 persona kanë humbur jetën. Ndërsa më shumë se 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur .
Tërmeti me magnitudë 6.4 dëmtoi ndërtesa, shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe bëri që njerëzit të vrapojnë në rrugë. Lëkundjet sizmike me epiqendër në një rajon malor në veri-lindje të Afganistanit, pranë kufirit me Pakistanin u ndjenë deri në Indi.
"Ishte një dridhje e tmerrshme. Unë kurrë nuk kisha ndjerë një dridhje të tillë më parë në jetën time," tha banorja e Kabulit Khatera.
Nëntë nga vdekjet e konfirmuara u raportuan në rajonin e luginës së Khyber Pakhtunkhwa në Pakistan. Tre të tjerë u vranë në Afganistan. Një fëmijë ishte në mesin e të vrarëve në provincën Laghman pranë kufirit të vendit me Pakistanin. Largësia dhe terreni i thyer i zonave të prekura mund të ngadalësojë punën e ndihmës dhe shpëtimit. Në kryeqytetin e Islamabadit, një bllok i madh banimi shumëkatësh u evakuua pasi u shfaqën çarje të mëdha në ndërtesë. Linjat telefonike janë prekur dhe në Pakistan autostrada në zonën më të goditur Sëat është bllokuar nga rrëshqitjet e dheut. Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif u ka kërkuar agjencive të fatkeqësive të marrin masa urgjente për të ndihmuar njerëzit.
AFGANISTAN- Pesë persona kanë mbegtur të vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Afganistanin verilindor mbrëmjen e së martës, me lëkundje të ndjera në qytete në Pakistan dhe Indi. Mediat e huaja raportojnë se 3 viktima janë shënuar në Pakistan dhe 2 në Afganistan, më konkretisht në provincën verilinore në Laghman, ku mbetën të plagosur edhe 8 persona.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se tërmeti me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit, 40 kilometra në juglindje të qytetit Jurm, ishte 187.6 km i thellë. Nga viktimat në Pakistan 2 janë fëmijë. Të paktën 41 persona të tjerë janë plagosur në provincën Kyber Pakhtunkhwa. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar gjithashtu rrugët në qytetin verior pakistanez të Abbotabad.