LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I kërkuan 10 vota për kandidatin e PS! Dhunohet punonjësi i bashkisë në Patos, Dalipaj: Përgjegjësi më grushtoi. Policia: Nuk firmosi formularin

•Punonjësi i bashkisë Bato Dalipaj është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi. •Dalipaj pretendon se Pëllumbi i ka kërkuar në nënshkruajë një formular me 10 vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë. •Në momentin që punonjësi nuk ka pranuar të nënshkruaj formularin, atëherë Petrit Pëllumbi e ka goditur disa herë me grushte. •Ai i është drejtuar komisariatit ku edhe ka bërë denoncimin. •Bashkë me të ka qenë edhe deputeti Luan Baçi, i cili i ka bërë thirrje ambasadës amerikane dhe misioneve ndërkombëtare që të ndalohen këto fenomene gjatë fushatës elektorale. • Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 55 vjeçari Bato Dalipaj është rrahur pasi nuk ka pranuar të firmosë një formular.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i punonjësit të bashkisë së Patosit, Baçi: Rama të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi

I kërkuan 10 vota për kandidatin e PS! Dhunohet punonjësi i
Luan Baci

FIER- Kreu i PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi deklaroi se Bato Dalipaj, punonjësi i Bashkisë së Patosit, është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes, Petrit Pëllumbi. Ai tha se persona që mbështesin Partinë Socialiste i kanë kërkuar Dalipajt që të plotësonte një formular ku të shkruante emrat e familjarëve që do të votonin për PS-në.

Baçi i bën thirrje Qeverisë që të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet, pasi në fund do dalë i humbur.

“Kryeministri duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi, duhet s’del vete kryeministri po dalin të vegjlit e kryeministrit. Jemi në mes të fushatës dhe situata do agravojnë. Edi Rama e di që do të humbë se nuk ia voton njeri kandidatët problematikë dhe do që t’i marrë bashkitë me dhunë. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR që të jetë në terren për të vëzhguar situatën”, tha Baci ndër të tjera.

Punonjës i Bashkisë në Patos, Bato Dalipaj pretendon se është dhunuar fizikisht, për shkak të votave. Dalipaj ka treguar se është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi, pasi ky i fundit i ka kërkuar në nënshkruajë një formular me vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë, e cila garon sërish për lokalet e 14 Majit.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i punonjësit të bashkisë Patos, Policia: Pretendon se është dhunuar, po marrim në pyetje përgjegjësin

I kërkuan 10 vota për kandidatin e PS! Dhunohet punonjësi i
Policia

FIER- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar mbi dhunën e punonjësit të Bashkisë Bato Dalipajt. Sipas forcave blu, Dalipaj pretendon se në ambientet e punës, eprori i tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 16:10, shtetasi B. D., 55 vjeç (punonjës i ndërmarrjes së komunales, bashkia Patos), është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallëzim, duke pretenduar se në ambientet e punës, eprori i tij, shtetasi P. P. ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për shkak nuk ka pranuar të plotësojë një formular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, dhe në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore, shtetasit B. D. po i merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet procedurale.

Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

3 VITE ME PARE

I kërkuan votat e familjes por refuzoi të firmoste formularin! Dhunohet punonjësi i bashkisë Patos, dëshmia: Më goditi përgjegjësi

I kërkuan 10 vota për kandidatin e PS! Dhunohet punonjësi i
Bato Dalipaj

PATOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos. Punonjës i bashkisë, Bato Dalipaj është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi. Sipas Dalipajt, përgjegjësi i kërkoi të nënshkruajë një formular me vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë, mirëpo ai refuzoi.

Për mediat, Dalipaj thotë se është mbështetës i kandidates Sofije Alushaj. Më tej, ai shton se përgjegjësi i bashkisë Petrit Pëllumbi i ka kërkuar të shkruaj 10 votues të sigurtë por pasi refuzoi, është goditur me grushta. 


"Më kërkuar të nënshkruaj pjestarët e familjes unë se pranova u thashë jo unë jam thjesht 4 orarsh dhe nuk e pranova. Ti s’më ke futur 8 orarsh i thash, unë s’të kam futur dhe unë s’do të fus. Formulari ishte për votime dhe të shkruaja pjestarët e familjes. I thashë falimenderit dhe mora rrugën ika në korridor, më erdhi nga mbrapa dhe më gjuajti duke më shtrirë përtokë, Petrit Pëllumbi. Ndjejta rreth 30 minuta i gjakosur atje dhe erdhën shokët më ndihmuan, pastaj më çuan në spital. Ia di për nder drejtor Artjolit se ai më çoi në spital. Atje në spital doktori më tha që je goditur dhe unë i thash jo kam rënë, jo më tha je goditur, ia di për nder. Pastaj më çuan në shtëpi, tani mbasdite ndjeva që kisha dhimbje dhe po enjtesha, i them doktoreshë Sofies moj këtu këtu, syri po më mbyllet fare.

Çfarë ka ndodhur më pyeti doktoresha, më kanë goditur Petrit Pëllumbi dhe erdha këtu të bëj një denoncim për rastin në fjalë që më goditën. Petriti është një përgjegjës që ndan punën në komunalen e Patosit. Jam i punësuar 4 orarsh tani në qershor më mbaron kontrata 1 vjeçare. Kam kontaktuar me Sofien Alushin si mjeke jo si kandidate. Po më mbyllet syri i thash"

dhunohet bato dalipaj bato dalipaj

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë