Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kuvendi u mblodh ditën e sotme në seancën e radhës plenare për t'i hapur rrugë punës së Komisioneve parlamentare. • Gjatë kësaj seancë u miratua procesverbali i seancës plenare të kaluar të datës 24 shtator vetëjm më votat e maxhorancës. • Në seancë deputetët e Opozitës kanë kërkuar që të rikthehet seanca për programin qeverisës në Kuvend. • Ndërkohë që një pikë tjetër e diskutimit në Kuvend, ku u bë debat ishin akuzat për pjesëmarrjen e qeverisë Rama në një takim me trafikant në ishullin Aruba në vitin 2019. • Opozita po ashtu denoncoi maxhorancën që duan të kalojnë 19 projektligje të mbetura nga legjislacioni i parë, padebat dhe vetëm me një procedure 5 minutshe. • Për raportin e DASH mbi klimën e biznesit në Shqipëri, Opozita u shpreh se ky raport nxin Shqipërinë dhe tregon realitetin e korrupsionit në vendin tonë. • Nga maxhoranca fjalën e ka marrë zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila duke folur për investimet e huaja në vendin tonë theksoi se vetëm në 6 mujorin e dytë të vitit, janë rritur me 8 mln euro.
16 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend i është përgjigjur opozitës lidhur me raportin e fundit të DASH për Shqipërinë. Balluku tha se PD-ja duhet të përdorë një standard kur i referohet DASH-it. Zv.kryeministrja gjithashtu iu drejtua Balliut lidhur me akuzat për udhëtimin në Aruba. Balluku theksoi se të gjithë kolegët e saj që ndodheshin në seancën plenare nuk u ka rënë rruga për në Aruba.
“Ju këtu duket që jeni në ditë të keqe. Sa i përket DASH që i referoheni, duhet t’a vendosni një standard. Nëse i referoheni DASH, duhet ti referoheni gjithmonë, jo vetëm kur keni interes dhe duke shtrembëruar raportet e tyre, ndërkohë ju jeni një parti me një person non grata të shpallur nga DASH. Të vendosim një standard për DASH. Është apo nuk është një Bibël te e cila bazoheni dhe gjithçka që thuhet pa u shtrembëruar, se ju i lejoni vetes interpretime të DASH?
Megjithatë nëse i referoheni edhe duke e shtrembëruar, duhet ti referoheni edhe te masa që ka marrë ndaj liderit tuaj shpirtëror. Po ndaloj te investimet e huaja, që në 6 mujorin e dytë të vitit janë rritur me 8 milionë duke shkuar në 759 milionë euro investime për 2025. Të mos e krahasojmë pastaj me 2013. Edhe krahasuar me veten tonë, jemi plus 8 milionë. Për të mos folur pastaj për gjithë brandet e huaja që vijnë në Shqipëri. Ju investoheni për t’i prishur imazhin vendit çdo gjashtë muaj. Bukurosh (i drejtohet Balliut) kur të të drejtohem ty, mund të përgjigjesh. I dashur koleg, kur del e bën akuza, vëri emër akuzave. Të gjithë kolegëve të mi këtu nuk i ka rënë rruga për në Aruba. Nëse ke informacione, bën mire të mos hedhësh tym, por vëri emra kush ka shkuar në Aruba, se ne këtu nuk kemi shkuar”, tha Balluku.
TIRANË – Deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka ironizuar Toni Gogun duke e quajtur një njëri të Zotit, që rri krah atyre që shkatërruan kishat e xhamitë. Strazimiri tha se të gjesh një njeri të Zotit, që flet për Zotin dhe të jetë ulur përkrah me Edi Ramën dhe me partinë që kanë shkatërruar kisha dhe xhamia, këtu çdo besimtar është në moment dyshimi.
“Kërkesë shumë proceduriale që e kam me ju personalisht zoti Peleshi. Ndaleni këtë abuzim me deputetet e reja që u çoni të njëjtin tekst. Ndaleni që të flasin këtu. Ato nuk e mbulojnë dot zullumin që bëni ju. Te ajo Akademia politike t’i kishit sqaruar se çfarë është Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Kuvendi i dikurshëm, ku ishte Namik Dokle psh, janë shembuj që t’ju frymëzojnë, dhe jo sms që ju vijnë. Të gjesh një njeri të Zotit, që flet për Zotin dhe të jetë ulur përkrah me Edi, me Ramën, me partinë që ka shkatërruar kisha dhe xhamia, këtu çdo besimtar është në atë momentin e dyshimit. Oh Zot a je kund mo që e lë të rrijë në këtë sallë?!”, tha Strazimiri.

TIRANË- Opozita ka braktisur seancën plenare ditën e sotme. Pasi kanë përfunduar fjalët e tyre në Kuvend, në momentin që Taulant Balla ka marrë fjalën në foltore, janë larguar nga karriget e tyre.
TIRANË – Deputetja e PS-së Sara Mila, tha sot gjatë seancës parlamentare se kjo seancë i duket normale, pasi sipas saj kështu ka ndodhur dhe kur ajo ka qenë më e vogel. Mila akuzoi opozitën se nuk bëjnë asgjë tjetër, përveç se ofendojnë dhe akuzojnë të tjerët.
Sipas saj ata kanë bërë të njejtën gjë edhe gjatë debatit për projektet dhe për të gjithë programin që ata do të kishin. Mila tha se ishte përgaditur për këtë debat politik, por opozita ua shkatërroj këtë mundësi si gjithë herët e tjera. Në fund Mila dha dhe një propozim, që të shënoheshin të gjithë akuzat, sharjet dhe ofendimet e opozitës në proces verbal.
“Për çfarë normaliteti keni folur se mua krejt normale më duket kjo gjë. Unë që kur kam qenë e vogël dhe kam ndjekur parlamentin nga shtëpia, këtë normalitet kam parë, këta shkatërrojnë dhe këta punojnë. Të jesh në normalitetin e përhershëm të një parlamentit nuk është asgjë normale. Këta flasin linxhojnë publikisht dhe akuzojnë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe në debatin më të rëndësishëm që ishte ajo për debatin për projektet, për të gjithë programit që ne do të kishim.
Ishim përgatitur edhe ne deputetët e rinj, ishim përgatitur për debatin politik. Ndërkohë këta na e shkatërruar këtë mundësi, siç kanë shkatërruar gjithçka deri më sot. Dhe vijnë këtu që ‘ne nuk kemi mundësi të flasim’, ata kanë folur. Hapeni procesverbalin keni 15 te folura pa mikrofon. Sigurisht të patranskriptuara në procesverbal. Sepse kanë qenë ofendime, sharje, akuza dhe gjuha e përhershme e këtyre. Do e kisha dhe një propozim shënojeni dhe atë në proces verbal e le të ngelet ai proces verbal në turpin e Kuvendit. Se si ata nisën të denigronin një grup njerëzish pa njohur pa i ditur, apo bërë më parë asnjë debat me ta. Dhe ndoshta kështu do ta shihni dhe shqiptarët dhe çfarë ndodhi në realitet me këtë seancë”, tha Sara Mila.
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka kërkuar që të rikthehet seanca për programin qeverisës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi ka theksuar se është në turpin e deputetëve të maxhorancës që ta nisin punën pa diskutuar programin qeverisës.
"Këtu flitet për normalitet, ju si kryetar më keni kërkuar mua t votoj një projekt program që jam njohur 20 minuta para. Kjo është tejet anormale. Ju po flisni për 19 projektligje dhe nuk jam i informuar. Normaliteti më i madh është që keni kalua programin qeverisës pa debat, pa diskutim. Dua të shpreh mbështetjen e Lëvizjes Bashkë me mocionin e kolegëve të opozitës sa i përket rikthimit në seancë plenare të programit qeverisës. I bej thirrje mazhorancës që është në nderin e tyre ta mbështesin dhe në turpin e tyre që ta nisni punën pa diskutuar programin qeverisës”, tha Redi Muçi.
TIRANË – Deputeti i PS-së Toni Gogu, tha se projektligjet e sotme në Kuvend, erdhën për shkak të mbylljes së legjislaturës së kaluar. Gogu deklaroi se legjislatura e kaluar nuk mundi ti shqyrtonte këto projektligje dhe se këshilli i ministrave i ka kthyer mbrapsht. Deputeti Gogu tha në fund se mezi po pret altenativat e opozitës, ndërsa i akuzoi se kanë dhjetë ditë që harxhojnë kohë pa thënë asgjë.
"Një sqarim për ju dhe për gjithë publikun, nuk janë 17, por janë 19 projektligje. Kanë ardhur si pasojë e ridërgimit të Kuvendit me mbylljen e legjislaturës së kaluar. Legjislatura e kaluar nuk mundi ti shqyrtonte këto projektligje. Këshilli i ministrave ka shprehur vullnetin për ti kthyer mbrapsht. Për të vazhduar shqyrtimin i cili lidhet me një objektiv integrimin ne vendit në BE. Janë ato përpjekjet, nuk ka asgjë të re dhe nuk ka nevojë që të vijojmë me ato akrobacira proceduriale, siç u përdor edhe në fillim. Siç u krijua procesverbali si një pedan për të kapërcyer ne çështje të tjera. Ne mezi e presim opozitën që ti vijë me të gjitha alternativat e saj. Nëse do të vijoni të harxhoni 10 ditë, siç keni harxhuar dhe nuk keni thënë asgjë për programin që është publik, por thjesht kërkoni të drejtën për të folur, ndërkohë që e keni. Ne do vazhdojmë t’i shqyrtojmë ato dhe e keni parë gatishmërinë tonë," tha Gogu.

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar programin qeverisës të Partisë Socialiste. Korreshi duke folur në Kuvend, theksoi se programi i PS është i lyer me buzëkuq, por me çizme me gisht përpara. Në fjalën e tij, Korreshi shton se deputetët e opozitës mjaftohen duke 'vjedhur' 2 minuta për të folur vetëm.
"Na vjen keq që mandati e parë të dyshoj që u mërzitën, i përulemi, i kërkojmë falje. Ore e dinë ata kryetarë që je me një parti me ata apo se dinë? Për t’i kthyer normalitetin kësaj seance je ti. E dyta, me fol në këtë seancë s’po na jep leje ti… ndaj kërkojmë kthim seance që të kthejmë atë ‘tobestrafkulla’ votimi.
Nuk është ashtu si thua ti atë programin, atë që keni bërë ju me buzëkuq dhe çizme para me gisht. Ke një muaj o kryetar që as na jep fjalën, dhe ne hallexhinjtë vjedhim naj 2 minutsh për procedurë. Ne që sot jemi për kthim normaliteti, ktheje atë seancë dhe jemi gati që sot”, tha Korreshi.
TIRANË – Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, tha se deputetët e maxhorancës vijnë me gëzim për të votuar, por nuk trishtohen se kanë një muaj që nuk po flasin në kuvend. Duke folur në Kuvend, Gjekmarkaj i bëri thirrje maxhorancës se ka kohë ta rregulloj gabimin, duke rikthyer seancën për programin e qeverisë.
"Kolegë të maxhorancës vinë me kaq gëzim për të votuar dhe nuk trishtohen që nuk flasin prej 1 muaj në Kuvend. Kjo është sallë e politikës, e debatit, por e keni kthyer në sallë të procesverbaleve. Duhet të ishte programi i qeverisë, fjala e saj, që mungoi. Keni kohë që ta rregulloni gabimin, që në fakt është faj. Për sa kohë do të bëni edukatorin e opozitës, ju zoti kryetar ju duhet një fjalor. Ju mund të thoni që Gjekmarkaj është i thinjur, po është i thinjur. Nëse është gjatosh, atëherë është i gjatë dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar," tha Gjekmarkaj.

TIRANË – Deputeti i PD-së Klevis Balliu tha se e gjithë bota po flet për takimin në Aruba, por maxhoranca tenton ta fshehë. Balliu deklaroi sot gjatë seancës parlamenatare, se ndonëse DASH tregon se është një qeveri e tërë e cila gjen kohë për takime kriminale si ai i Arubas, Rama nuk gjen dot kohë të përballet me parlamentin. Deputeti demokrat akuzoi maxhorancën se po tenton t’i mbyll gojën opozitës.
“Unë e kuptoj nxitimin këtu për t’i mbyllur gojën opozitës. Po të kishit edhe këtë nxitim të na jepnit rregulloren do e kishim pasur. Nuk ka vend tjetër ku parlamenti mblidhet vetëm për të noterizuar procesverbale. Ne diskutojmë procesverbalin, gjithë bota flet për Arubën, DASH thotë që ke një qeveri të tërë që gjen kohën për të shkuar në Aruba, por gjatoshi juaj nuk gjen kohën të përballet me Parlamentin”, tha Balliu.
TIRANË- Deputetja socialiste Zegjine Caushi ka marrë fjalën për herë të parë në Kuvend ditën e sotme. Teksa po fliste, Caushi tha se opozita në Kuvend është marrë vetëm me ofendime për programin dhe për Diellën. Ndërkohë që në fund ajo përmendi dhe Gazment Bardhin në fjalën e saj, duke paralajmëruar deputetët e tjerë demokratë se do të përfundojnë si ai.
"Jeni marrë vetëm me ofendime për programin, për Diellën e për çdo gjë tjetër. Ishit ju që e kthyet atë seancë të parë plenare, që ne deputetët të rinj mezi po e prisnim, ju arritët ta kthenit në kaos. Gazi nuk është këtu se atë sjellje ka, dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”, tha Caushi.
TIRANË – Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar sot gjatë seancës plenare të respektohet rregullorja e Kuvendit. Balla tha se për herë të parë në këto vite, kanë ndodhur precedentë që nuk ka qenë asnjëherë më parë. Balla shtoi, se fjala për procedurë merret pas miratimit të procesverbalit dhe pas prezantimit të rendit të ditës një për një.
"Në seancën e kaluar kam kërkuar, kam marrë fjalën ku në bazuar që në procesverbal kam kërkuar respektimin e rregullores. Kam cituar se seanca plenare fillon me votimin e procesverbalit të seancës së kaluar. Kemi mbi 20 minuta që dëgjojmë diskutantë që nuk kanë thënë asnjë fjalë për fjalën e tyre në seancën e shkuar. Dhe për herë të parë në kaq vite, ka precedentë që nuk ka ndodhur asnjëherë, nuk ka pasur diskutime në pikë të rendit të ditës.
Fjala për procedurë merret pas miratimit të procesverbalit dhe pas prezantimit të rendit të ditës një për një. Ne kemi pasur një diskutim frutdhënës në Konferencën e Kryetarëve, dhe dëgjova këtu një deputete që iu referua kësaj çështje, por nuk iu durua dot të kalonim tek kjo çështje dhe e mori fjalën për procesverbal. Tani pak durim, se për atë pikë janë të autorizuar krerët e grupeve parlamentare”, tha Balla.
TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar zhvillimin e seancave me debat në Kuvend. Gjatë fjalës së saj, Zhupa theksoi se PS-ja ka sjell 19 projektligje për një ditë dhe po tenton që t'i kalojë ato në një procedurë për 5 minuta.
“Sollët 19 projektligje për një ditë. Procesverbali është i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon Kuvendi dhe seanca dhe kush është prioriteti. Nuk mund të kalojë një procedurë për 5 minuta. Duhet transparenca dhe diskutimi dhe kjo ka munguar në atë procesverbal dhe rrezik do mungojë edhe te të tjerët”, tha Zhupa.
TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është antikushtetues. Gjatë fjalës së saj, Tabaku tha se ky komision është në shkelje të rregullores së Kuvendit, pasi ka një Komision përgjegjës për raportimin e institucioneve.
"Grupi Parlament i PD ka kërkuar një mocion për kryetarin e Parlamentin dhe një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë për integrimin në BE. Mendoj që duhet të fokusohemi tek kërkesat që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve. Ne e patëm një debat në Konferencën e Kryetarëve për përgjegjësinë e Komisioneve Parlamentare. Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit. Ka vetëm një Komision përgjegjës, ashtu si e thotë rregullorja në nen 37 dhe 38, Komisioni Përgjegjës, mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve. Nuk ka komisione parlamentare të rëndësi së parë dhe të dytë, të gjithë kanë të njëjtën rëndësi”, tha Tabaku.
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me debate ditën e sotme. Ka qenë deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ka shpërthyer ndaj maxhorancës, duke thënë se po tallen me shqiptarët. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Niko Peleshi e paralajmëroi se do i ndërpritet fjala.
“Është e disata seancë që po talleni. Shqiptarët nuk mund të rrinë para ekranit dhe të shikojnë seanca përçudnuese 5 minutshme, ndërkohë që presin që kryeministri të flas për programin e qeverisë”, u shpreh Noka.
“Do ndërpritet fjala nëse nuk jeni për procesverbalin”, tha Peleshi.

TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në këtë seanca pritet që të miratohet procesverbali i seancës plenare të shkuar ku dhe u miratua përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare.
Pas miratimit të seancës së shkuar, do të lexohen njoftimet dhe më pas do të mbyllet seanca plenare.
TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare në orën 13:00 për t'i hapur rrugë punës së Komisioneve parlamentare. Gjatë kësaj seancë pritet të miratohet procesverbali i seancës plenare të kaluar të datës 24 shtator, ku u miratua përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare që më pas do t’i hapë rrugë nisjes nga puna të komisioneve parlamentare.
Kuvendi miratoi seancën e 24 shtatorit me 94 vota pro 3 abstenime dhe 1 kundër projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe miratoi me 87 vota pro, 4 abstenim dhe 2 kundër projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.